Tag: çokaj

  • I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident: U vra nga bashkëpunëtorët për… 

    I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident: U vra nga bashkëpunëtorët për… 

    Familja Çokaj ka bërë një kallëzim në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për 4 punonjës të policisë Malësi e Madhe lidhur me Mirel Çokaj që u gjet i pajetë në një humnerë në fshatin malor Kozhnje.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Familjarët kanë dyshime të forta se Mirel Çokaj është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij me të cilët kishte një parcelë droge që më pas policia e asgjësoi. Ngjarja ndodhi më 18 shtator ndërsa trupi i pajetë u nxor nga humnera një ditë më pas nga Forcat e Ushtrisë që erdhën me një helikopter. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Katër efektivët janë denoncuar nga familja Çokaj për shkak se sipas tyre nuk kanë kryer procedurat hetimore dhe kanë dyshime se kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar siç duhet për mbledhjen e provave dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Policia e Malësisë së Madhe dhe më pas drejtoria vendore e Shkodrës e kanë raportuar si ngjarje aksidentale fillimisht por familja që në momentet e para ka dyshuar se Mirel Çokaj është vrarë dhe nuk ka rrëshqitur në mal siç u pretendua në fillim.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Ndërkohë prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” duke mos pushuar e çështjen që policia e referoi si aksidentale

    Organi i akuzës ka ngritur dyshimet e veta pas denoncim të familjarëve dhe është duke marrë në pyetje të gjitha palët si dhe duke mbledhur të gjjtha provat e mundshme për të vërtetuar se a kemi të bëjmë me një vrasje apo jo.

    Nëna dhe motra e viktimës bashkë me një kushëri të tyre në SHBA, ish oficer policie edhe publikisht kanë deklaruar se janë të bindur për një vrasje të Mirel Çokaj nga bashkëpunëtorët e tij në parcelën e drogës dhe kërkojnë me ngulm që kjo çështje të zbardhet plotësisht dhe sipas tyre të marrin drejtësi dhe autorët të dënohen.

    Familjarët pretendojnë se e kanë vrarë për të mos i dhënë hisen që i takonte duke qenë se bimët narkotike ishin në prag të korrjes dhe thuajse gati për t’u shitur.

    Tashmë përveç denoncimit në prokurori familja Çokaj ka ndërmarrë edhe këtë hap tjetër duke bërë një kallëzim në AMP për 4 punonjësit e policisë të Malësisë së Madhe, dy oficerë krimesh dhe dy të tjerë trupë shërbimi të komisariatit atje. Kallëzimi është dërguar me postë nga familjarët tek AMP.

    AMP do ta shqyrtojë këtë rast për të parë nëse ka patur shkelje të procedurave hetimore apo abuzim dhe shpërdorim detyre nga ana e 4 efektivëve.

  • U vra dhe u hodh në humnerë nga shokët për çështje droge, familja e Mirel Çokajt kallëzon në AMP 4 punonjës policie

    U vra dhe u hodh në humnerë nga shokët për çështje droge, familja e Mirel Çokajt kallëzon në AMP 4 punonjës policie

    Familja Çokaj ka depozituar një kallëzim në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ndaj katër punonjësve të Policisë së Malësisë së Madhe, në lidhje me vdekjen e Mirel Çokajt, i cili u gjet i pajetë në një humnerë në fshatin malor Kozhnje.
    Trupi i tij u nxor nga terreni i vështirë një ditë pas ngjarjes, më 19 shtator, me ndihmën e Forcave të Ushtrisë që u angazhuan me helikopter. Familjarët dyshojnë se Mirel Çokaj është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij, me të cilët pretendohet se kishte një parcelë kanabisi, e cila u zbulua dhe u asgjësua më pas nga policia. Sipas tyre, vdekja nuk është aksidentale, siç u raportua fillimisht nga policia lokale dhe më pas nga Drejtoria Vendore e Shkodrës.Lexo edhe :Related Posts
    Në kallëzimin e tyre, familjarët akuzojnë katër efektivët, dy oficerë krimesh dhe dy punonjës të tjerë të shërbimit, se nuk kanë kryer siç duhet veprimet procedurale dhe hetimore. Ata pretendojnë se ka pasur shpërdorim detyre dhe mungesë të mbledhjes së provave që, sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    Ndërkohë, Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”, duke mos pranuar mbylljen e çështjes si aksidentale. Pas denoncimit të familjes, prokuroria po merr në pyetje palët e përfshira dhe po mbledh të gjitha provat e mundshme për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo një incident të rastësishëm.
    Nëna dhe motra e viktimës, si edhe një kushëri i tyre nga SHBA, ish-oficer policie, kanë deklaruar publikisht se besojnë se Mirel Çokaj është vrarë për shkak të konflikteve të mundshme me bashkëpunëtorët e tij lidhur me ndarjen e përfitimeve nga parcela e drogës, e cila ishte në prag të korrjes. Përveç denoncimit në prokurori, familja ka bërë edhe kallëzimin e ri në AMP, i cili është dërguar me postë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të verifikojë nëse katër efektivët e përmendur kanë kryer shkelje në procedurat./vizionplus.tv

  • ‘U vra’-Mirel Çokaj u gjet i pajetë në humnerë, familja kallëzim në AMP: Policët e raportuan si aksident

    ‘U vra’-Mirel Çokaj u gjet i pajetë në humnerë, familja kallëzim në AMP: Policët e raportuan si aksident

    Mirel Çokaj dhe motra e tij

    SHKODËR-Familja Çokaj ka bërë një kallëzim në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për 4 punonjës të policisë Malësi e Madhe lidhur me Mirel Çokaj që u gjet i pajetë në një humnerë më 19 shtator. Familjarët kanë dyshime të forta se Mirel Çokaj është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij me të cilët kishte një parcelë droge që më pas policia e asgjësoi.
    Katër efektivët janë denoncuar nga familja Çokaj për shkak se sipas tyre nuk kanë kryer procedurat hetimore dhe kanë dyshime se kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar siç duhet për mbledhjen e provave dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë. Policia e Malësisë së Madhe dhe më pas drejtoria vendore e Shkodrës e kanë raportuar si ngjarje aksidentale fillimisht por familja që në momentet e para ka dyshuar se Mirel Çokaj është vrarë dhe nuk ka rënë aksidenatlisht në mal siç u pretendua në fillim.
    Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” duke mos pushuar e çështjen që policia e referoi si aksidentale.

    Nëna dhe motra e viktimës bashkë me një kushëri të tyre në SHBA, ish oficer policie edhe publikisht kanë deklaruar se janë të bindur për një vrasje të Mirel Çokaj nga bashkëpunëtorët e tij në parcelën e drogës. Sipas tyre, kanabisi ishte gati për t’u korrur, dhe pikërisht në këtë periudhë Çokaj humbi jetën. Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se telefoni i tij nuk është gjetur ende, çka ka ngritur hipotezën se mund të jetë zhdukur qëllimisht për të fshehur provat.
    Në orët e pasdites së 17 shtatorit fillimisht përmes dronit, efektivët konfimuan se trupi i pajetë i përkiste shtetasit Mirel Çokaj. 24 orë pas njoftimit u bë e mundur nxjerrja e viktimës nga humnera përmes një helikopteri të Forcave të Ushtrisë të cilët erdhën dhe nxorën trupin e pajetë. Pas ngjarjes, policia gjeti dhe asgjësoi 780 bimë kanabis sativa në zonën ku ndodhej parcela./ZËRI

  • I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident

    I biri u gjet i pajetë në humnerë, familja Çokaj kallëzim në AMP për 4 efektivë që raportuan rastin si aksident

    Familja Çokaj ka bërë një kallëzim në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për 4 punonjës të policisë Malësi e Madhe lidhur me Mirel Çokaj që u gjet i pajetë në një humnerë në fshatin malor Kozhnje.

    Familjarët kanë dyshime të forta se Mirel Çokaj është vrarë nga bashkëpunëtorët e tij me të cilët kishte një parcelë droge që më pas policia e asgjësoi. Ngjarja ndodhi më 18 shtator ndërsa trupi i pajetë u nxor nga humnera një ditë më pas nga Forcat e Ushtrisë që erdhën me një helikopter.

    Katër efektivët janë denoncuar nga familja Çokaj për shkak se sipas tyre nuk kanë kryer procedurat hetimore dhe kanë dyshime se kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar siç duhet për mbledhjen e provave dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë.

    Policia e Malësisë së Madhe dhe më pas drejtoria vendore e Shkodrës e kanë raportuar si ngjarje aksidentale fillimisht por familja që në momentet e para ka dyshuar se Mirel Çokaj është vrarë dhe nuk ka rrëshqitur në mal siç u pretendua në fillim.

    Ndërkohë prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes” duke mos pushuar e çështjen që policia e referoi si aksidentale

    Organi i akuzës ka ngritur dyshimet e veta pas denoncim të familjarëve dhe është duke marrë në pyetje të gjitha palët si dhe duke mbledhur të gjjtha provat e mundshme për të vërtetuar se a kemi të bëjmë me një vrasje apo jo.

    Nëna dhe motra e viktimës bashkë me një kushëri të tyre në SHBA, ish oficer policie edhe publikisht kanë deklaruar se janë të bindur për një vrasje të Mirel Çokaj nga bashkëpunëtorët e tij në parcelën e drogës dhe kërkojnë me ngulm që kjo çështje të zbardhet plotësisht dhe sipas tyre të marrin drejtësi dhe autorët të dënohen.

    Familjarët pretendojnë se e kanë vrarë për të mos i dhënë hisen që i takonte duke qenë se bimët narkotike ishin në prag të korrjes dhe thuajse gati për t’u shitur.

    Tashmë përveç denoncimit në prokurori familja Çokaj ka ndërmarrë edhe këtë hap tjetër duke bërë një kallëzim në AMP për 4 punonjësit e policisë të Malësisë së Madhe, dy oficerë krimesh dhe dy të tjerë trupë shërbimi të komisariatit atje. Kallëzimi është dërguar me postë nga familjarët tek AMP.

    AMP do ta shqyrtojë këtë rast për të parë nëse ka patur shkelje të procedurave hetimore apo abuzim dhe shpërdorim detyre nga ana e 4 efektivëve.

  • Flet mes lotësh kushëriri i Mirel Çokajt, dyshon se ai u vra nga ortaku për parcelën e drogës

    Flet mes lotësh kushëriri i Mirel Çokajt, dyshon se ai u vra nga ortaku për parcelën e drogës

    Kushëriri i Mirel Çokajt, Rifat Çokaj ka deklaruar se ai dyshon se i afërmi i tij është vrarë nga ortaku i parcelës me bimë narkotike kanabis, në Malësinë e Madhe.
    Duke folur ekskluzivisht për emisionin” Në Kohë Reale”, në RTSH1 ai tregon detaje lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Mirel Çokaj, ngjarje e ndodhur më 18 shtator të këtij viti.
    Deklarata e kushëririt, Rifat Çokaj
    “Nuk e kam ditur se çfarë pune bënte. Ka qenë i martuar me një polake në Itali, u nda dhe është kthyer në Shqipëri për të jetuar këtu. Ka dhe një fëmijë, i cili jeton në Poloni.Sipas deklaratës së Policisë, ai është rrëzuar nga bjeshkët e Kelmendit pasi kishte dalë për gjueti. Por në fakt, ai nuk ka qenë as për gjueti, as nuk i ka rrëshkitur këmba ai kishte një parcelë me drogë të mbjellë në bjeshkët e Kelmendit. Kam dërguar njerëz atje për ta parë parcelën dhe ata kanë parë bimët, vendin ku ishte strehuar, si dhe disa mjete vaditëse e orendi gatimi. Pra, gjithçka që lidhej me jetesën e tij katër muajt e fundit atje.
    Pas çdo investigimi, kushdo që do të hetojë, do të zbulojë se Mireli kishte vetëm një ortak për atë parcelë droge. I vetmi person me të cilin kishte pasur debat, konflikt edhe kohë përpara se të ndodhte ngjarja ishte ortaku i tij, Gëzim Prelakaj. Di që kishte pasur pakënaqësi për shkak të shërbimeve, për shkak të ruajtjes. Nuk bëhet fjalë për para apo borxhe , ai nuk i kishte borxh askujt. Problemet i kishte vetëm me këtë njeri dhe i gjithë debati sillet rreth kësaj parcele. Për këtë jam shumë i sigurt”, tregoi ai.
    Si u gjet i pajetë Mirel Çokaj
    “Që të shkosh te parcela ka vetëm një rrugë, ajo që lidh fshatrat. Motra e Mirelit është angazhuar dhe ka thirrur ortakun; ky i fundit ka marrë edhe tre shokët e tij.Kontaktin e fundit me familjarët e ka pasur në orën 08:30 të mëngjesit. Nëna tregon se atë ditë ai ishte shumë i trishtuar. Ortaku nuk pranon të tregojë se kur ka pasur kontakt për herë të fundit me të. Rreth orës 18:00, ortaku ka shkuar te nëna e Mirelit dhe i ka thënë se ishte i shqetësuar, sepse ai nuk i dilte në telefon.Më pas, ka dalë me motrën e Mirelit për ta kërkuar. Pak minuta larg vendit ku ndodhej trupi, motra është dorëzuar dhe i ka kërkuar ortakut të vazhdonte kërkimin.Ortaku ka ecur përpara, e ka gjetur trupin e Mirelit dhe është kthyer te motra duke i thënë: ‘E gjeta.’Kur e ka pyetur nëse kishte gjetur telefonin, ai i është përgjigjur: ‘E pashë telefonin në rrugë, por nuk e preka. Një nga djemtë që ishte me ta i tha: ‘Ti e preke me shqelm dhe e hodhe në greminë.’”, shprehet ai.

  • Mirel Çokaj u gjet i pajetë në Malësi, e motra: Vëllai merrej me drogë, e ka vrarë ortaku i tij

    Mirel Çokaj u gjet i pajetë në Malësi, e motra: Vëllai merrej me drogë, e ka vrarë ortaku i tij

    Mirjana dhe Mirel Çokaj

    MALËSI E MADHE-Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet ditën e sotme për Mirel Çokaj, i cili u gjet i pajetë në një humnerë në Malësinë e Madhe. 40-vjeçari u gjet i pajetë në një humnerë në malet e Kelmendit, në Malësinë e Madhe, më 18 shtator të këtij viti, por sot nisi zyrtarisht hetimi për vdekjen e tij.
    Familjarët e 40-vjeçarit kanë ngritur dyshime për vrasje, duke pretenduar se ai ndodhej në një parcelë kanabisi, rreth një orë larg vendit ku u gjet trupi. Sipas tyre, kanabisi ishte gati për t’u korrur, dhe pikërisht në këtë periudhë Çokaj humbi jetën. Dyshimet janë shtuar edhe për faktin se telefoni i tij nuk është gjetur ende, çka ka ngritur hipotezën se mund të jetë zhdukur qëllimisht për të fshehur provat.
    Motra e tij, Mirjana Çokaj, duke folur për mediat akuzon ortakun e vëllait të tij për ngjarjen, pasi i vëllai sipas saj është vrarë për çështje droge. Mirjana Çokaj kërkon drejtësi nga shteti për të vëllanë dhe tregon detja nga ngjarja.
    Mirjana Çokaj: Sa dola nga prokuroria, në lidhje me vdekjen e vëllait tim, Mirel Çokaj, që u gjet i vdekur në Malet e Kelmendit. Unë dyshoj se ai është vrarë për parcelat me drogë. Ai dyshohet se është vrarë për një parcelë me drogë që u gjet në Malësinë e Madhe. Në atë parcelë janë gjetur 980 rrënjë drogë. Policia e Shtetit e ka asgjësuar. Vitet e fundit vëllai im është marrë me drogë. Ai ka qenë i dënuar për drogë. Unë kur u përballa me ortakun, se nuk mundesha të ecja rrugës më. Ai eci përpara meje dhe e gjeti vëllanë rrugës. Gëzim Preldalkaj tha se vëllai im kishte rënë në humnerë dhe se kishte vdekur. Ai tha se telefonin e kishte dëgjuar dhe se kishte rënë dhe zilja. Ai tha se nuk e kishte prekur me dorë telefonin, por celulari nuk u gjet. Dua të di se ku e dinte ai se ku kishte vdekur vëllai im. Dua që ta zgjidh çështjen e vëllait tim se dyshoj se dikush nga ortakët e tij ka dorë në vrasjen e vëllait. Nga telefonatat që mund të ketë bërë, do ketë thirrur furgonin. Dyshoj se vëllai ka ndryshuar rrugën. Dyshoj te ortaku i vetë. Vëllai se ka pasur që të kthehet atë ditë, por u kthye dy ditë më parë. Ai devijoi rrugën dhe shkoi te ai shteg. Vëllai im ose është shtyrë, ose dikush i ka rënë nga pas. Dua që të zgjidhet çështja e vëllait tim. 
    Në orët e pasdites së 17 shtatorit fillimisht përmes dronit, efektivët konfimuan se trupi i pajetë i përkiste shtetasit Mirel Çokaj. 24 orë pas njoftimit u bë e mundur nxjerrja e viktimës nga humnera përmes një helikopteri të Forcave të Ushtrisë të cilët erdhën dhe nxorën trupin e pajetë. Pas ngjarjes, policia gjeti dhe asgjësoi 780 bimë kanabis sativa në zonën ku ndodhej parcela./ZËRI

  • “Unë dyshoj se ai është vrarë”, motra e Mirel Çokaj i gjetur pajetë në Kelmend, paraqitet në Prokurori…

    “Unë dyshoj se ai është vrarë”, motra e Mirel Çokaj i gjetur pajetë në Kelmend, paraqitet në Prokurori…

    Një mister i thellë mbulon ende vdekjen e Mirel Çokajt, i cili u gjet pa jetë në zonën malore të Kelmendit. Zyrtarisht, dyshohet se ai ka rënë në një humnerë, por familjarët e tij nuk e besojnë këtë version. Motra e viktimës, Mirjana Çokaj, pretendon se vëllai i saj është vrarë për shkak të konflikteve të lidhura me trafikun e drogës.
    “Jam Mirjana Çokaj. Sapo dola nga Prokuroria, ku dhashë dëshminë time lidhur me vdekjen e vëllait tim, Mirel Çokaj, i cili u gjet i vdekur në Malet e Kelmendit. Unë dyshoj se ai është vrarë për shkak të parcelave me drogë. Bëhet fjalë për një parcelë në Malësinë e Madhe, ku policia gjeti dhe asgjësoi rreth 980 rrënjë kanabis. Vëllai im, prej disa vitesh, ishte përfshirë në këtë aktivitet dhe madje kishte qenë i dënuar më parë për drogë,” tha ajo.
    Sipas Mirjanës, personi i fundit që e pa gjallë Mirelin ishte ortaku i tij, për të cilin ajo shpreh dyshime të forta. “Kur u përballa me ortakun e tij, ai më tha se e kishte gjetur vëllain të vdekur në rrugë, pasi kishte rënë në humnerë. Ai pretendoi se kishte dëgjuar zilen e telefonit të tij, por celulari nuk u gjet kurrë. Dua të di, si e dinte ai saktësisht vendin ku kishte vdekur vëllai im?”, u shpreh ajo me revoltë.
    Mirjana kërkon që çështja të hetohet deri në fund, duke theksuar se versioni i aksidentit nuk qëndron. “Sipas meje, dikush nga ortakët e tij mund të ketë dorë në këtë ngjarje. Nga telefonatat që mund të ketë bërë, ndoshta ka thirrur dikë për ta takuar. Dyshoj se vëllai ka devijuar rrugën dhe është futur në një shteg tjetër. Ai nuk kishte planifikuar të kthehej atë ditë, por e bëri dy ditë më herët. Mendoj se ose është shtyrë, ose dikush i ka rënë nga pas. Dua drejtësi për vëllain tim,” përfundon ajo.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Dyshohet si vrasje për drogën, u gjet i pajetë në një humnerë, Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokaj

    Dyshohet si vrasje për drogën, u gjet i pajetë në një humnerë, Prokuroria nis hetimet për Mirel Çokaj

    Prokuroria e Shkodrës ka hapur hetimet lidhur me ngjarjen e shtetasit Mirel Çokaj i cili u gjet i pajetë në një humnerë në malet e Kelmendit në Malësinë e Madhe ku policia fillimisht tha se ishte një rrëzim aksidental i viktimës. Pas dyshimeve të familjarëve dhe të afërmve për një vrasje të mundshme të 40 vjeçarit, prokuroria e Shkodrës nuk e ka pushuar çështjen por ka hapur hetimet fillimisht për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.
    Personi që ngriti dyshimet për një vrasje të mundshme duke vënë në lëvizje policinë e Malësisë së Madhe, e cila bëri disa veprime shtesë pasi fillimisht tha se ishte aksidentale dhe bëri që prokuroria të nisë hetimet është Rifat Çokaj, një i afërm i viktimës që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa më përpara për shumë vite ka qenë pjesë e policisë duke mbajtur edhe detyra të rëndësishme.
    Ngjarja ndodhi më 18 shtator të këtij viti kur policia mori njoftimin se një person ishte rrëzuar në fshatin Kozhnje të Malësisë së Madhe. Në orët e pasdites fillimisht përmes dronit, efektivët konfimuan se trupi i pajetë i përkiste shtetasit Mirel Çokaj. 24 orë pas njoftimit u bë e mundur nxjerrja e viktimës nga humnera përmes një helikopteri të Forcave të Ushtrisë të cilët erdhën dhe nxorën trupin e pajetë.
    Dyshimet e të afërmve lidhen me një vrasje të mundshme pasi sipas tyre Mirel Çokaj para se të humbte jetën ndodhej në një parcelë droge rreth një orë larg vendit ku u gjet. Sipas familjarëve 40 vjeçari parcelën e drogës e kishte bashkë me disa ortakë të tjerë dhe dyshojnë se njëri prej tyre të paktën mund ta ketë shtyrë shtetasin Mirel Çokaj drejt humnerës me qëllim për të mos i dhënë pjesën e fitimit që i takonte nga ky biznes i paligjshëm.
    Kanabisi i kultivuar atje ishte gati për t’u korrur dhe për t’u bërë gati për treg dhe pikërisht në këto momente Çokaj u gjet i pajetë në humnerë. Të afërmit shtuan dyshimet edhe për faktin se telefoni celular i viktimës nuk është gjetur ende dhe mendojnë se personi që e ka shtyrë ka zhdukur edhe celularin dikund në humnerë duke e bërë të pamundur që të gjendet më. Po ashtu viktima sipas familjarëve kishte për t’u kthyer dy ditë më vonë dhe jo atë ditë që u largua dhe se kthimin e ka bërë në një shteg tjetër të ndryshëm nga rruga që bënte zakonisht për tek parcela e drogës. Këto dhe të tjera dyshime që familja kanë çojnë sipas tyre tek një vrasje e mundshme dhe jo një rrëzim aksidental.
    Në vendin ku ishte parcela e drogës, menjëherë pas ngjarjes policia ka gjetur 780 bimë kanabis duke bërë asgjësimin e tyre, gjë e cila vërteton se viktima para se të rrëzohej ka qenë duke ruajtur parcelën e drogës, ruajtje që zakonisht në këto raste nuk mund ta bëjë një person i vetëm dhe sipas të afërmve duhet të ketë qenë edhe me një person tjetër kur janë larguar.
    Tashmë prokuroria ka hapur hetimet dhe po merr në pyetje familjarët, të afërm, të dyshuarit që familja ka dhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni rreth kësaj ngjarje nëse vërtetë kemi të bëjmë me një vrasje të Mirel Çokaj siç pretendohet.

  • Dyshime se vdekja aksidentale mund të jetë vrasje. Shkak, parcelat me kanabis

    Dyshime se vdekja aksidentale mund të jetë vrasje. Shkak, parcelat me kanabis

    Mirel Çokaj, shtetasi nga Malësia e Madhe që humbi jetën në një terren të thepisur malor në Kozhnje, sipas të afërmve të tij nuk është rrëzuar në mënyrë aksidentale, siç pretendon policia, por, sipas tyre, 40-vjeçari është vrarë nga dikush atje. 
    Rifat Çokaj, një ish-oficer policie me banim në Amerikë, ka bindje se kushëriri i tij ruante parcelat me kanabis në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe bashkë me 4 persona të tjerë dhe se njëri prej tyre e ka shtyrë drejt humnerës duke e vrarë Mirel Çokajn, shkruan A2. 
    “Mireli, në atë zonë, ka dalë për punë. Edhe policia e di se për çfarë pune. Opinioni le ta dijë se ai doli për parcelën e drogës që është mbjellë atje. Nuk e di arsyen pse policia nuk ka kontrolluar zonën, por thjesht janë mjaftuar me gjetjen e kufomës, “paketimin” e kufomës dhe dërgimin në morg. Dikush ka qenë me të për të ruajtur drogën, dyshimet tona janë se e kanë shtyrë dhe e kanë hedhur poshtë. E kanë vrarë që të mos i japin pjesën e tij”, tha Çokaj. 
    Rifat Çokaj ngre dyshime edhe ndaj personave konkretë, të implikuar, sipas tij, në këtë vrasje: “Personi që ka dhënë njoftimin se Mireli nuk përgjigjet në telefon, është shok apo ortak i Mirelit? Sepse, me informacionin që kam unë, janë më shumë se dy veta që janë ortakë. Nuk ua di emrat, sepse po t’ia dija i bëja publik sepse nuk pyes për askënd. Por, ai që njoftoi se Mireli nuk përgjigjej në telefon, si dinte t’i dërgonte shërbimet e policisë te kufoma? Ishte me të?”. 
    Sakaq, policia vijon t’i qëndrojë versionit se i ndjeri Mirel Çokaj ka humbur jetën aksidentalisht. Të pyetur mbi pretendimet e të afërmve të viktimës, Policia e Shkodrës ka pohuar se në vendin ku është gjetur viktima nuk ka parcela droge. Ndërsa në zonën që pretendohet nga kushëriri, policia nuk ka informacion për parcela droge.   

  • “E kanë vrarë…”, ish- polici, kushëri i 40- vjeçarit që humbi jetën në Vermosh, hedh dyshime nga SHBA…

    “E kanë vrarë…”, ish- polici, kushëri i 40- vjeçarit që humbi jetën në Vermosh, hedh dyshime nga SHBA…

    Dy ditë më parë, 40-vjeçari Mirel Çokaj, banues në fshatin Fushë-Grudë, humbi jetën tragjikisht në malësinë e Kelmendit në Malësi të Madhe, pasi sipas Policisë, ai ra aksidentalisht në një terren të thepisur malor.
    Rifat Çokaj, një ish oficer policie me banim në Amerikë, ka bindje se kushëriri i tij Mirel Çokaj merrej me drogë në një zonë të thellë të Malësisë së Madhe bashkë me 4 persona të tjerë dhe se njëri prej tyre e ka shtyrë drejt humnerës duke e vrarë.
    “Mireli në atë zonë ka dalë për punë. Edhe policia e di se për çfarë pune por për opinionin publik po e them se ka dalë për parcelat e drogës atje. Nuk e di se cila është arsyeja që policia nuk ka ushtruar kontroll në zonën ku është nisur kufoma por thjeshtë janë mjaftuar duke gjetur kufomën. Me të vërtetë ka rënë nga një lartësi 70 apo 100 metër por me kë ka qenë sepse ai nuk ka qenë vetëm dhe jam i sigurtë për këtë. Personi që ka njoftuar se Mireli nuk përgjigjet në celular, është shok apo ortak i tij?” – thotë për News4, Rifat Çokaj, kushëri i viktimës.
    Sipas tij, i ndjeri Mirel Çokaj, tokat i ka patur poshtë në Grudë Fushë, ograjat i ka në Grudë Fushë po ashtu.
    “Ne nuk na ka lënë asgjë as babai as gjyshi në Kelmend. Atje ka qenë për parcel droge. Të shkojnë ta verifikojnë dhe do ta gjejnë dhe nuk kanë për të gjetur pak por shumë. A kanë për ta gjetur të korrur apo të pa korrur këtë nuk e di sepse po i japin kohë për ta korrur. Edhe nëse e gjejnë të korrur aty duket se ka patur drogë”, thotë Rifati i cili duke folur nga SHBA, tregon me emër konkret një prej bashkëpunëtorëve të viktimës Mirel Çokaj.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!