Tag: çobani

  • ‘Avullojnë’ 400 mijë dollarë, dyshimet rëndojnë mbi Rexhepin/ Çobani zbulon ç’ka ndodhur

    ‘Avullojnë’ 400 mijë dollarë, dyshimet rëndojnë mbi Rexhepin/ Çobani zbulon ç’ka ndodhur

    Mehmeti dhe Rexhepi, dy vëllezërit nga Hasi konfliktohet në “Shihemi në Gjyq” për miliona dollarë,  shumë që në rubrikën e  së “Dielë Shqiptare” në Tv Klan përmendet për herë të parë. Ata operojnë si shoqëri tregtare që shfrytëzojnë nëntokën e pasur të zonës duke  punuar mineralin e kromit.

    Në firmë kanë punuar 4 vëllezërit, duke lënë Rexhepin si administrator, por prej vitit 2009-2010 nuk punojnë më. Në import-eksportin e fundit me dy firma të mëdha, një kineze dhe një indiane, është firmosur një transaksion bankar ku Rexhepi i janë kaluar fillimisht 400 mijë dollarë dhe duhet të merrte edhe 862 mijë dollarë. Gjithseej bëhet fjalë për 1 milionë e 260 mijë dollarë.

    Por çfarë ka ndodhur me paratë? 400 mijë dollarët janë kaluar në bankë, por sot rezultojnë në një shoqëri tjetër. Banka thotë se nuk i tërheq mbrapsht, kurse shoqëria së cilës i kanë kaluar paratë, pranon se nuk janë të sajat, por as i ka kthyer. Mehmeti ka dyshime ndaj të vëllait për këto para dhe kjo ka sjellë përçarje në familje.

    Eni Çobani: 400 mijë nga kjo shoqëri kanë kaluar në bankë dhe pretendohet që ky zotëria ka firmosur  për futjen e kësaj paraje si administrator. Çfarë ndodh se kjo nuk po kuptohet dhe Mehmeti këtë po thotë; kjo shumë sot në këtë bankë në emër të Rexhepit është e ikur në një shoqëri tjetër, pra 400 mijëshi  nuk më në emër të Rexhep Dautit dhe Rexhepi thotë “o vëllezër, ore nuk e kam firmosur unë, ore m’i kanë marrë lekët atje, banka ka bërë një transaksion të gabuar, nuk është firma ime dhe që në vitin 2011, jemi sot në 2025, akoma nuk është  vërtetuar plotësisht dhe përfundimisht që firma e hedhur në transaksionin bankar nga Rexhep Dauti një firmë tjetër në bankë të jetë e Rexhep Dautit.

    Ardit Gjebrea: Po paratë ku janë?

    Eni Çobani: Paratë kanë ikur. Paratë kanë ikur në një firmë tjetër dhe i thonë që ti i ke kaluar vetë.  Ngrihet tani firma që ka marrë  paratë sepse meqenëse paratë shkuan diku, atëherë është thirrur edhe firma tjetër.

    Ardit Gjebrea: Por shkuan për cilin motiv?

    Eni Çobani: Po pra, firma tjetër çfarë thotë, nuk i njoh këta, paratë nuk janë të miat.

    Ardit Gjebrea: Po ku janë këto para?

    Eni Çobani: Atëherë, çfarë thotë banka? Transaksioni është bërë, unë nuk i tërheq mbrapsht dhe ti i ke çuar vetë atje.

    Ardit Gjebrea: Një minutë, këto para kanë shkuar te një firmë që thotë nuk janë të miat.

    Eni Çobani: Jo, thotë Rexhepi.

    Ardit Gjebrea: Po firma i ktheu mbrapsht paratë?

    Eni Çobani: Jo.

    Ardit Gjebrea: Në qoftë se thua s’janë të miat, si nuk i kthen mbrapsht? S’më bën sens kjo gjë.

  • Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

    Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

    Mehmeti ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, vëllanë e tij, Rexhepin. Në insertin prezantues, kuptohet që konflikti mes dy vëllezërve nga Hasi qëndron te paratë. Shuma nuk bëhet e ditur ende, por Mehmeti shprehet se nuk fal asnjë qindarkë.
    “Leku është me shpirtin. Unë nuk ia fal lekët as vëllait që e kam vëlla, por edhe ata që m’i kanë marrë, unë nuk ia fal askujt lekun. Unë dua lekët e mia, është djersa ime, djersa e anëtarëve të mi që kemi punuar disa vjet.”
    Rexhepi pretendon se nuk ka borxhe ndaj vëllezërve, madje ka bërë edhe burg për ta. Ai zotohet se do ta mbrojë veten deri në fund.
    “Unë para ndershmërisë sime nuk vë as vëllezër, as fëmijë, asgjë në botë, vetëm fytyrën time do ta mbroj deri në fund, deri në vdekje për arsye se unë çdo gjë e kam me fakte, me prova. Jo vetëm që nuk iu kam borxh vëllezërve të mi, por kam bërë edhe burg për ta!’
    Kur të dy vëllezërit gjenden përballë në studio, nisin të fyejnë e ofendojnë njëri-tjetrin. Rexhepi thotë se Mehmeti “ka bërë injorancën më të madhe” që ka kërkuar të ballafaqohen publikisht. Sipas tij, ai ka ndërtuar një firmë ku punonin 4 vëllezërit dhe shuma për të cilën bëhet fjalë është marramendëse, 2 milionë e 260 mijë dollarë.
    Rexhep: Unë nuk u kam gjë borxh këtyre zotërinjve. Unë ndërtova një firmë për të punuar të gjithë së bashku. Arsyeja ishte që këta…
    Eni Çobani: Kush të gjithë së bashku? Sqaroje një çikë publikun!
    Rexhep: Jemi 4 vëllezër.
    Eni Çobani: Ti tani ke marrë të gjitha shumat e parave o zotëri dhe s’u ke dhënë gjysmë leku këtyre, të lutem!
    Rexhep: Aty bëhet fjalë për 2 milionë e 260 mijë dollarë.
    Eni Çobani: Po ku i gjetët ju në majë të Hasit atje?
    Rexhep: Kam fakte dhe prova se nga më ka ardhur burimi i lekëve.
    Eni Çobani: Pra flasim për 2 milionë….
    Rexhep: E 260 mijë dollarë, ta marrë vesh gjithë publiku! Unë kam hyrë borxh edhe nëpër njerëz të mitë, miq dhe shokë për të arritur t’i nxjerr nga gropa!
    Mehmet: 2 milionë e 200 mijë i di, por 400 mijë dollarëshin që ke kaluar në bankë, more i pafytyrë! Ku i çove?
    Rexhep: I ka kaluar banka ato!
    Sipas Rexhepit, këto para kanë ardhur nga miniera e kromit për të cilën ata kanë një leje zhvillimi. Mehmeti e akuzon se ka marrë para nga shoqëria duke ‘i përplasur’ edhe dokumentet fytyrës.
    Mehmet: Ore i pafytyrë! Këqyre kinezi, se e ke firmosur vetë letrën, 480 mijë dollarë!
    Rexhep: Lëri more letrat!
    Mehmet: 400 mijë dollarë! Ku është një bankë e madhe që t’i merr ty 400 mijë dollarë!
    Rexhep: Po i ka marrë se ke dëshmitarë, nëse gjen firmën…
    Mehmet: Shiko ku i ke 400 mijë dollarë! Shiko ku e ka firmosur vetë!
    Rexhep: Unë kam kontratat e shitjes!
    Mehmet: I ka vulosur herë të parë, të dytë, të tretë, po bankën?
    Eni Çobani: Keni 4 deklarata noteriale…
    Rexhep: Janë deklaratat e shitjes që kam bërë unë me subjektet!
    Eni Çobani: Po ore po, të kuptoj! Ore, je Rexhep Dauti ti? E ke vënë vulën këtu me firmë? Po, shumë bukur, këtë solli vëllai!
    Mehmet: E ka futur përqindjen, shihe…
    Eni Çobani: Do ju lutem të shkoni se nuk ju kap kamera….
    Mehmet: Ia ka dhënë drejtorit të ATSH-së, Ilir Zhilla, 15%, nuk na ka pyetur, ia dha indianit, a morën edhe indianët dhe ne hajt, me të huajt… por ky palaço, unë e kam prurë këtu t’i kërkoj 1 milionë e 200 mijë dollarëshin o shok!
    Rexhep: Ore zotëri janë 2 milionë e 200 mijë dollarë!
    Mehmet: Se ty do të të përplas!
    Mehmeti i vërvit vëllait shishen e ujit, por fatmirësisht nuk e godet. Ai paralajmërohet nga Eni Çobani që nëse do të vazhdojë me sjelljen e tij, seanca do të ndërpritet./tvklan.al

  • “I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

    “I ri ishte në kohë të vet, jo sot!” Pasuria ndan çiftin: Ka vdekur dashuria!

    Dilberja është bashkëshortja e dytë e Bashkimit, me të cilin përballet në “Shihemi  në Gjyq” nga “E  Diela Shqiptare“ në Tv Klan. Bashkimi ka pasur një martesë 27-vjeçare me Lumturinë, me të cilën ka 4 fëmijë. Gjatë martesës ata kanë vendosur si pasuri një apartament dhe një shtëpi. Pas divorcit, ka filluar pjesëtimi i pasurisë, i cili s’ka marrë ende formë të prerë.
    Nga martesa me Dilberen, ka një djalë 11-vjeçar, por kjo e fundit nuk ka siguri për jetesën nëse Bashkimi  largohet nga jeta para saj. Dilberja thotë se fëmijët e Bashkimit shkojnë në pronën e saj, hyjnë me polici duke pretenduar se janë bashkëpronarë. Dilberja kërkon që Bashkimi t’i dhurojë asaj shtëpinë, kurse ai jo. Konflikti mes tyre arrin deri në pikën sa ajo të thotë se “dashuria ka mbaruar”.
    Dilbere: S’bëheesh djalë i ri pasi ke dalë në pension!
    Eni Çobani: Pse, s’është si djalë i ri?
    Dilbere: Jo, jo i ri është në kohë të vet, jo sot që ka dalë në pension.
    Eni Çobani: Ja se Dilberja flet më mirë se unë, nuk flas! Atëherë Dilberja ka një sakrificë më të madhe.
    Dilbere: Unë dua shtëpinë me letra se jetës nuk i dihet!
    Eni Çobani: Pse Bashkimin nuk e do ti? Burri nuk merret vetëm për shtëpinë se tani po të kthehem edhe ty.
    Bashkim: Kemi bërë disa herë gjyqe.
    Eni Çobani: Do bësh edhe shumë gjyqe të tjera ti se kjo punë nuk mbaron, është pafund!
    Bashkim: Nuk po them që ajo mos të marrë pjesë, unë nuk kam qenë dakord. Jemi ndarë, 50 me 50.
    Dilbere: Jo znj. Eni! Dua shtëpinë!
    Eni Çobani: Do shtëpinë të ta dhurojë ty?
    Dilbere: Po, të ma dhurojë shtëpinë time. Bashkim, dua shtëpinë. Dhuroje shtëpinë në emrin e çunit,  shtëpinë që kemi, tjetrën lërja asaj.
    Bashkim: Mos ki merak, edhe shtëpinë aty e ke nuk ta merr kush!
    Dilbere: Jo, nuk e kam aty, e dua me letra se ato vijnë tek unë. Nuk je ti në shtëpi, ato vijnë tek unë. Jo, e dua me letra shtëpinë, me letra!
    Bashkim: Do të ta japim me letra por shko ulu atje!
    Dilbere: E dua me letra!
    Bashkim: Do e marrësh edhe ti me letra.
    Dilbere: E ka  marrë ajo, e ka marrë. E ka marrë, si s’e ka marrë? Pallatin me 14 milionë, sot nuk bën një  makinë 14 milionë lekë. Si s‘e ka marrë shtëpinë ajo?
    Eni Çobani: Po 14 milionë ia ka vendosur gjykata asaj, nuk e ka vendosur ajo. Dilbere, e ke marrë me dashuri ti këtë a me çfarë e ke marrë?
    Dilbere: Jo, jo, s’ka dashuri më.
    Eni Çobani: Po mos e merrje!
    Dilbere: Ka vdekur dashuria! Të jesh në rrugë ka vdekur dashuria!/ Tv Klan

  • Degradon sherri, burri shtyn gruan: Fikeni diskun e prishur

    Degradon sherri, burri shtyn gruan: Fikeni diskun e prishur

    Mirela dhe Artani, bashkëshortët që kanë ardhur nga Italia në “Shihemi në Gjyq” janë në prag divorci.  Sipas asaj që shpjegohet në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, shkak është bërë një pronë e  blerë në Vlorë nga Mirela dhe vëllai i saj, Festimi.
    Rezulton se pronar i saj është vetëm Festimi dhe Mirela ka dalë garant për vëllain. Kjo ka shkaktuar konfliktin mes çiftit pasi Artani e akuzon të shoqen se ka bashkëpunuar me Festimin. Acarimi i toneve  bën që ata t’i kujtojnë njëri-tjetrit veprat që kanë bërë gjatë jetës.
    Artani thotë se vjehrra e tij s’e përkrah, edhe pse njërin nga kunetërit e ka mbajtur në shtëpi për 15 vjet. Mirela kundërpërgjigjet se ajo ka mbajtur nënën e tij për 20 vjet.
    Artan: Kjo ka dalë garant  për çdo gjë! Këtë gjë bëje burrë se jam garant unë! Më thuaj po ose jo: nëna jote ta pranon që është dyqani im sot? Po apo jo?
    Mirela: Nëna ime do të mbajë djalin, s’do të mbajë dhëndrin! Do të mbajë nga djali!
    Eni Çobani: Moj zonjë ç’është kjo gjë që përdor ti tani?
    Mirela: Do të mbajë djalin znj. Eni, s’do të mbajë dhëndrin!
    Eni Çobani: Moj zonjë, do të mbajë të vërtetën! Jo djalin apo dhëndrin, të vërtetën!
    Mirela: Nuk e thotë të vërtetën!
    Eni Çobani: Nëna juaj?
    Mirela: Nëna ime nuk e thotë!
    Eni Çobani: Pse, për ç’arsye?
    Mirela: Sepse ajo thotë nuk i di llogaritë, nuk e di sa keni paguar!
    Artan: Okej, e hoqëm nënën këtej. Vëllai i Gjermanisë që ka ndenjur 15 vjet tek unë, ka ngrënë dhe ka pirë, i ka çuar nëna ime kapuçinon te koka, e pranon?
    Mirela: Avash ti se unë po bëj 20 vjet që po mbaj nënën tënde në shtëpi në Itali! 20 vjet po i çoj kafenë te  koka!
    Artani shtyn bashkëshorten dhe më pas vijon duke i kujtuar edhe sesi është kujdesur edhe për të atin e saj të sëmurë, por sot nuk e ndien të shpërblyer mirësinë e tij.
    Mirela: Ore e komandon dot veten tënde ti? Me kë po flet ti?
    Artan: Atje! (E shtyn sërish).
    Ardit Gjebrea: Jo me dorë, të lutem!
    Eni Çobani: Ore, 20 vjet kë ke mbajtur?
    Mirela: Nënën e tij!
    Eni Çobani: Po 15 vjet kë ke mbajtur?
    Mirela: Vëllanë tim!
    Eni Çobani: Po ç’është kjo, hotel e ke pasur shtëpinë ti?
    Mirela: Motra e mban vëllain se në emigrim është jeta e vështirë!
    Eni Çobani: Po e mban, por jo 15 vjet!
    Mirela: Edhe 20 vjet do ta mbaja se e kam vëlla, motra nuk e hedh vëllanë poshtë! Edhe vëllait tënd i jam  përgjigjur unë, kam qenë krah i djathtë për ty!
    Artan: Fikeni një çikë këtë disk të prishur, fikeni një çikë! Okej se po e mbajmë Ilirin…
    Eni Çobani: Iliri është vëllai tjetër?
    Artan: Iliri është vëllai tjetër.
    Eni Çobani: Që ka jetuar me ju.
    Artan: Se unë u martova me të gjithë këta, mora vëllanë e kësaj 15 vjet në shtëpi, mora dhe të atin e kësaj për ta mbajtur deri në grahmën e fundit atje….
    Mirela: Babain tim mos e zër me gojë se babai im erdhi për sëmundje, për hall dhe erdhi te djali, pavarësisht se unë isha vajza dhe do t’i përgjigjesha deri në fund babait!
    Eni Çobani: Po mirë, përgjigjju babait deri në fund, por ai po thotë që të tërë të tutë kanë jetuar me ju!
    Artan: Përgjigjju babait deri në fund, nuk të tha kush jo, por më thoni ku kam arritur unë sot që ju kam bërë vetëm mirë juve?

  • “Në shenjë mirënjohjeje për kujdesin”/Tezja ballafaqohet me nipin:Ma dhuroi shtëpinë

    “Në shenjë mirënjohjeje për kujdesin”/Tezja ballafaqohet me nipin:Ma dhuroi shtëpinë

    Margarita, e cila është thirrur nga motra, Lefteria në “Shihemi në Gjyq” ka nga pas një histori të dhimshme. Fëmijët nga martesa e parë i kanë ndërruar jetë dhe tanimë edhe bashkëshorti nga martesa e dytë. E mbetur e vetme dhe pa familje, ajo vendos që bashkë me djalin e njërës nga motrat, të blejnë  të dy një apartament në këmbim që ai të qëndronte me të.
    Sot Margarita nuk gjendet në këtë shtëpi, por te motra, Lefteria që e ka sjellë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan për t’i kërkuar të largohet. Por ç’ka ndodhur me shtëpinë e blerë? Margarita  pretendon se ka dhënë pjesën e saj të parave, por në kontratë shkruhet që ajo ia ka dhuruar nipit shtëpinë.
    Eni Çobani: “Unë deklaruesja, Margarita Haxhiu, deklaroj se i kaloj të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kontrata e porosisë, nipit tim, Miguel Gjineci në shenjë mirënjohjeje dhe respekti që kam  për të gjithë përkujdesjen ndaj meje duke e njohur Miguel Gjinecin si pronar të vetëm të kësaj pasurie”.
    Lefteri: Tani unë jam fajtore këtu?
    Margarita: Nuk je fajtore ti, por prit njëjherë, mos m’u hidh mua ashtu!
    Eni Çobani: Domethënë, ia ke dhënë Miguelit ti këtë?
    Lefteri: Ia ka dhuruar. Unë e kam fajin tani? Pse ia ka dhuruar, pse? E ka besuar qorrazi. E ka marrë përdore pasi janë dhënë gjithë këto lekë që ia ka dhënë zonja, lëre çfarë thotë ajo!ia ka dhënë lekët dhe e  ka çuar te noteri.
    Eni Çobani: Tani, më fal: “në shenjë mirënjohjeje për mirëmbajtjen, kujdesin”, kur ta ka bërë mrëmbajtjen dhe kujdesin moj zonjë?
    Margarita: S’ma ka bërë.
    Eni Çobani: Por e ke firmosur ti këtë!
    Nipi i zonjave, Migueli hyn në bisedë përmes një lidhjeje telefonike. Ai shpjegon se Margarita i ka dhënë vetëm 13 mijë euro dhe jo 27 mijë siç pretendon. Nipi shprehet i gatshëm t’ia kthejë tezes këto para duke u paraqitur te noteri.
    Miguel: Ajo ka paguar gjysmën e asaj pjesës dhe pastaj më vonë s’kishte.
    Margarita: Kam paguar 27 mijë euro, si paskam paguar gjysmën?
    Miguel: Po, po 28 mijë euro! 28 mijë euro i sheh letrat tani në fund ti dhe i bën si të duash ato llogaritë.
    Eni Çobani: Sa lekë ka dhënë?
    Miguel: Kjo më ka dhënë 13 mijë. Kur ka bërë dorëheqjen, unë kam paguar edhe një këst që sipas letrave kjo mund të marrë 16 mijë nëse e hedh në gjyq. Unë i kam thënë, se ajo kur dha dorëheqjen më tha po  ashtu më jep 10 mijë euro kur të mbarojë shtëpia dhe jemi në rregull. Tani thotë gjysmën. Ajo në qoftë se do 13 mijë euro, vij te noteria që nesër, s’ka nevojë për asgjë tjetër.
    Eni Çobani: Por nuk kemi diskutuar këtu për paratë, ajo thotë për apartamentin. Ajo thotë që jam  bashkëpronare me Miguelin.
    Miguel: Po s’mund të marrë gjysmën ajo!
    Eni Çobani: Po a keni pranuar ju në këtë deklaratë që jemi bashkëpronarë? Unë po lexoj deklaratën që e ke firmosur edhe ti, Miguel.
    Miguel: Po pra, në fillim ishim, pastaj ajo u tërhoq. Unë kam dokumentin e dorëheqjes, kur të duash mund të vish te noterja ta shohësh, është bërë në ’22-shin, në nëntor mos gaboj. Ka bërë dorëheqjen, mos të gaboj me datat se nuk e kam këtu për momentn.
    Ardit Gjebrea: Dëgjo Miguel, Arditi jam, Gjebrea. Meqenëse jam edhe unë këtu dhe po dëgjoj. Të lutem, do të doja të sqaroja diçka. Domethënë tezja thotë që në fillim ju u nisët me idenë që ju do të bashkëjetonit në këtë, ti dhe tezja, tani pse u prish kjo?
    Miguel: Iu prish mendja asaj.
    Ardit Gjebrea: Pse?
    Miguel: Po bëri një debat dikur me babin tim dhe tha unë aty s’jetoj më tani për shkak të kësaj dhe tha po ashtu, për aq sa kemi më jep një 10 mijë eurosh, unë s’i kisha  atëherë, i thashë më jep një vit. Shtëpia tani ka mbaruar, në janar. Nëse ajo do 13 mijë, unë ia jap që nesër.
    I pyetur se çfarë nënkupton me dorëheqje, Migueli konfirmon pikërisht çfarë thotë kontrata: apartamenti është dhuruar.
    Miguel: Kemi qenë te noterja, tha unë ia kaloj të  drejtat dhe detyrimet nipit tim që të vazhdojë t’i  paguajë ky të gjitha nga ky moment.

  • Fali dy herë tradhtinë e ish-gruas: Herën e parë më erdhën mesazhet, tjetrën e zbulova për Shën Valentin

    Fali dy herë tradhtinë e ish-gruas: Herën e parë më erdhën mesazhet, tjetrën e zbulova për Shën Valentin

    Lefteri ndodhet në një konflikt me djalin, Nderimin pasi ka një dhimbje të madhe si gjysh. Prej thuajse 4 vitesh, Lefteri nuk sheh nipin pas divorcit të të birit nga ish-gruaja. Ai e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” për të zgjidhur problematikën mes tyre ose do ta nxjerrë nga shtëpia.

    Nga ana tjetër, Nderimi tregon në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se divorci s’ka qenë i lehtë. Ai rrëfen se arsyeja ka qenë tradhtia e ish-bashkëshortes, duke ndarë edhe detajet.

    Lefter: Ky vazhdimisht më ka sjellë shqetësime.

    Nderim: More zotëri! Mirë problemi që kam me djalin, të kem probleme edhe me ty tani, të më nxjerrësh nga shtëpia?

    Lefter: Po.

    Nderim: Arsyeja? Pse po më përzë ti mua nga shtëpia?

    Lefter: Si mos të të përzë unë ty nga shtëpia, dëgjon ti, kur ti dhe unë kemi 4 vjet pa e takuar atë nip? Pse nuk e zgjidh problemin atje ku duhet zgjidhur?

    Nderim: Ti i di shumë mirë arsyet pse nuk po i zgjidhim dot!

    Lefter: Pse më shqetëson mua me problemet e tua? Për moshën që kam, unë dua qetësi familjare. Ti ma shqetëson familjen! O zgjidh problemet e tua, ose me mua…

    Nderim: Problemi im është që unë vij nga dy martesa. Nga martesa e parë kam dy fëmijë, kam një djalë nga martesa e parë dhe nga e dyta. Problemin e kam me martesën e parë, me djalin. Jemi ndarë si të gjithë shqiptarët e tjerë…

    Lefter: Ore! Një minutë se jam unë këtu përpara pastaj fol ti! Të flas unë njëherë pastaj fol ti! Atë djalë, kush nga këta do të rrinte të mos takonte nipin e tij? 4 vjet e gjysmë!

    Nderim: Ai djalë, sa më dhemb mua, nuk i dhemb askujt për atë djalë!

    Eni Çobani: Po mirë të dhemb, por pse u divorcove njëherë se babai këtë problem e ka. Qëndrove sa vite në martesë?

    Nderim: 12 vite.

    Eni Çobani: Nuk janë pak 12 vite, janë shumë.

    Nderim: 12 vite kemi qenë bashkë, në 12 vite ka pasur tradhtia nga zonja, Merushe Korançe. Nuk ka qenë vetëm tradhtia midis nesh, ka qenë edhe fshehja e pasurisë dhe disa gjëra të tjera, vjedhje e shumë arsye të tjera. Për këtë arsye unë kam arritur në divorc.

    Eni Çobani: Po mirë, babait ia ke thënë këto, i ka ditur babai këto se tradhtia, vjedhja, të gjitha këto janë shumë të rënda? Sepse babai e ka pikë këtë që je ndarë, pse je ndarë?

    Nderim: Këtë e kam mësuar pasi 4 vjet që kishim martesë, ka qenë djali 4 vjeç. Mua më kanë ardhur disa foto të zonjës nga një person tjetër që zonja kishte lidhje me një person tjetër, për këtë arsye.

    Eni Çobani: I ke ditur këto, Lefter? Ke jetuar me djalin?

    Nderim: Në atë kohë kam qenë në kurbet, kam qenë në Greqi. Kur më kanë ardhur fotot, kam ardhur për 24 orë.

    Eni Çobani: Fotografitë kur vinin, kur ishe në Greqi apo në Pogradec?

    Nderim: Kur kam qenë në Greqi.

    Eni Çobani: Pra zonja vazhdonte, kishte një lidhje tjetër?

    Nderim: Po. Për 24 orë kam ardhur nga Greqia, kam ardhur aty.

    Eni Çobani: Po e gjete?

    Nderim: Kemi vajtur në polici, kemi bërë një denoncim në rajonin e policisë së Pogradecit, zonja i ka pranuar të gjitha që kam folur me këtë person, i kam dërguar edhe fotot.

    Eni Çobani: Pse e çove në polici, për fotografitë e çove në polici?

    Nderim: Kam bërë denoncimin sepse zonja nuk e pranonte këtë fakt. Kemi vajtur në rajon të policisë, zonja e ka pranuar atje.

    Pavarësisht kësaj, për hir të fëmijës dhe familjes, Nderimi thotë se vendosi ta falte ish-gruan. Më vonë, ngjarja u përsërit dhe ai zbuloi tradhtinë e dytë në ditën e Shën Valentinit, këtë herë me dikë tjetër.

    Nderim: Herën e parë e kam falur dhe herën e dytë kam shkuar në divorc. E kam marrë, e kam çuar atje, kam biseduar me prindërit, prindërit më kanë thënë e duam djalin në shtëpi. Për hatër të prindërve, e kam falur, kemi marrë djalin, kemi shkuar në shtëpi.

    Eni Çobani: Herën e parë?

    Nderim: Herën e parë, po. Pastaj si të gjithë emigrantët e tjerë, kam shkuar për të siguruar të ardhmen për të rritur atë fëmijë, kam shkuar në Greqi, kam qenë 3 vitet e fundit në Greqi pa ardhur fare në Shqipëri. Zonjën e kam marrë shumë herë me vete në Greqi. Zonja vinte vetëm 5-6 ditë, o djali sëmurë, o do të gjente diçka për të ardhur në Shqipëri. Për festat e Vitit të Ri, vij edhe unë në Shqipëri. Thashë do të rri një muaj e do të iki prapë në Greqi. Vij këtu, nisem për në Greqi, më kap policia me ca dokumente, kthehem për në Shqipëri. Në Shqipëri, ka qenë data 14 shkurt. Ne bëheshim gati për të dalë, për të festuar, kap tabletin e djalit dhe brenda në tablet shikoj disa mesazhe që zonja fliste me dikë tjetër.

    Eni Çobani: Jo me atë të parin?

    Nderim: Jo me atë të parin, ishte dikush tjetër.

    Nderimi thotë se kjo shënoi pikën kur vendosi që ta ndërpriste këtë martesë. Ai e dërgoi ish-gruan te prindërit e saj, bashkë me djalin dhe janë divorcuar.

  • Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Ardit Gjebrea ikën me të t’katrat 

    Magjia e ndau nga burri? Edona e sjell në studio, Ardit Gjebrea ikën me të t’katrat 

    Deri në këtë pikë të diskutimit mes nënë e bijë, Bukuries dhe Edonës në “Shihemi në Gjyq” kanë dalë kryesisht në pah problematikat e jetës bashkëshortore të vajzës. Bukuria është mjaft e shqetësuar dhe përmend vazhdimisht  detaje të ndryshme, por duke humbur në to, anashkalohet tema kryesore. Në fakt, Bukuria akuzohet nga ish-krushqia se ka ndarë çiftin. Edona e shfajëson sepse thotë që ka  gjetur magji, madje e ka sjellë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, duke bërë që Gjebrea të largohet me të katra. 
    Eni Çobani: Bukurie çfarë të ka ngarkuar ty se unë e shoh që je shumë e ngarkuar ti? Ty të kanë thënë që e ndave ti çiftin? Bukurie: Po. 
    Eni Çobani: Ky është problemi, kështu thuaj që vajzën e ke ndarë ti. 
    Ardit Gjebrea: Po pse e ndau? 
    Eni Çobani: Kanë ardhur në Bilisht pas 3 vjetëve bashkëjetesë në Greqi, erdhën në Bilisht. Kanë ardhur në nëntor të vitit të kaluar. Në dhjetor ka ardhur te ti. Pse e ke pranuar në dhjetor? Kësaj i thotë iku nga shtëpia vetë, më ka marrë edhe djalin dhe ka shkuar te Bukuria. 
    Edona: Unë s’kam ikur vetë sepse ja ku është magjia që unë i gjeta… 
    Eni Çobani: Çfarë është? 
    Edona: Magji është, magji! E kam gjetur te trikoja! 
    Eni Çobani: Pa sille këtu atë! 
    Ardit Gjebrea: Jo, jo,  jo! Unë do të bëj publicitet! Çfarë magjie aty, je në vete?/tvklan.al 

  • As e vjedhur, as e shitur! Kushëriri shuan konfliktin mes dy vëllezërve

    As e vjedhur, as e shitur! Kushëriri shuan konfliktin mes dy vëllezërve

    Gramosi ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” vëllain e madh, Ferjatin me pretendimin se ai ka vjedhur dhe shitur pronën që u përkiste 4 vëllezërve. Në vittin 1993, bëhet një deklaratë mes familjarëve, babait të djemve, Nasibiut, Ferjatit, kushëririt të tyre, Myzaferit dhe hallës. Në deklaratë ndahet në mes mensa e lumit në Mallakastër ku punonte Myzaferi dhe sipas ligjit të kohës, punonjësit kishin të drejtë të parët të  privatizonin godinat ku kishin punuar.

    Gjysmën e shumës së privatizimit e dha Nasibiu ku kishte pjesë edhe Ferjati. Sot vëllezërit thonë se nuk dinë se ku ka shkuar prona sepse janë të bindur që vëllai i madh dhe Myzaferi e kanë shitur. Për të shpjeguar gjithë situatën, në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan realizohet një lidhje telefonike me Myzaferin.

    Ai shpjegon dy gjëra kryesore që qartësojnë pretendimet e Gramosit se Ferjati ka vjedhur: prona është ndarë në 3:2, ku 3 pjesë i takojnë kushëririt dhe 2 vëllait të tyre. Ferjati nuk  figuron pasi vetë Myzaferi nuk ka ende një certifikatë pronësie, por premton se sapo ta bëjë, do t’ua kalojë pjesën.

    Eni Çobani: Kush ka paguar privatizimin 880 mijë lekë të reja?

    Myzafer: Asnjëri s’ka paguar 880 mijë lekë, unë kam paguar 1 milionë lekë. Se çfarë a gjetur Ferjati, i kam këtu unë shkresat, do të takohemi kur të vij aty në zyrë, ta llafosim goja-gojës.

    Eni Çobani: Ka dhënë para Nasibiu apo jo?

    Myzafer: Nasibiu ka dhënë 400 mijë lekë.

    Eni Çobani: Po pra, ka dhënë 400 mijë lekë.

    Myzafer: Ato i kam marrë si biçim hua unë, por s’ka problem fare ajo punë, unë i dhashw pjesë atij. 3 pjesë unë dhe 2 ai.

    Eni Çobani: Ku është kjo pjesë që i keni dhënë se për këtë po flasim?

    Myzafer: Atje është.

    Eni Çobani: S’ka asnjë letër Ferjati, nuk ka asnjë dokument.

    Myzafer: Unë ia kam dhënë një personi tjetër.

    Eni Çobani: E kam deklaratën noteriale këtu. Ia ke dhënë z.Edmir Canaj apo jo?

    Myzafer: Po.

    Eni Çobani: Ia ke dhënë këtë pjesë për ta shfrytëzuar ai dhe ka pasur disa cisterna.

    Myzafer: Pjesën time.

    Eni Çobani: Pjesën tënde, jo të Ferjatit?

    Myzafer: S’kam punë me Ferjatin, Ferjati e ka të ndarë pjesën atje.

    Eni Çobani: Nga këto cisterna është djegur edhe banesa e Ferjatit.

    Myzafer: Nuk di çfarë ka pasur, unë di që duhet të nxjerr certifikatën dhe s’e kam nxjerrë akoma.  E kanë bërë në e-Albania, unë jam burrë 71 vjeç dhe nuk e përdor dot celularin. Nasibiu nuk ka pjesë atje, ka marrë vetëm Ferjati.

    Eni Çobani: Pra vetëm Ferjati ka, nuk ka Nasibiu?

    Myzafer: Ferjati, atje ishin bashkë me Nasibiun e çunat.

    Eni Çobani: Këtë  pjesë juve si do t’ia jepni se dokumentacioni është i tëri në emrin tuaj, ju si do t’ia kaloni?

    Myzafer: Problemi është këtu, ajo është ndarë se unë kam skicat e projektit që janë bërë, 3 pjesë unë e 2 Ferjati.

    Eni Çobani: Këto pjesë të Ferjatit si do t’i kalojnë atij sepse privatizimi është bërë në emrin tuaj,  dokumentacioni është në emrin tuaj. Juve premtoni sot që në momentin që merrni certifikatën e  pronëësisë të këtij objekti, këto dy pjesë të cilat ju thoni që janë të Ferjat Hodajt, do t’ia kaloni atij?

    Myzafer: Po.

    Eni Çobani: Do t’ia kalosh pra?

    Myzafer: Po, nuk bëhet llaf ajo punë!