Tag: çmuara

  • Lahuta në UNESCO, ministri Blendi Gonxhja: Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor

    Lahuta në UNESCO, ministri Blendi Gonxhja: Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor

    Lahuta është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtje.
    Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, i cili në një postim në rrjetin social shkruan se lahuta është një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor
    Postimi i plotë:

    Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgente mbrojtje.
    Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.
    Ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë, kërkimor të udhëhequr nga grupi i studiuesve: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.
    Puna e tyre, së bashku me sesionet komunitare dhe kërkimet në terren, finalizoi një dosje të standardeve më të larta të UNESCO-s, e dorëzuar në mars 2024.
    Procesi u mbështet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të marrëveshjes për përgatitjen e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.
    Shqipëria mbetet e angazhuar për të ruajtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të rrallë kulturore, duke mbajtur të hapur edhe bashkëpunimin e ardhshëm me Kosovën!/vizionplus.tv

  • Pas grabitjes, Muzei i Luvrit zhvendos xhevahiret tjera të çmuara 27 metra nën tokë

    Pas grabitjes, Muzei i Luvrit zhvendos xhevahiret tjera të çmuara 27 metra nën tokë

     

    Muzeu i Luvrit i ka transferuar disa nga xhevahiret e tij më të çmuara Bankës së Francës.

    Ky veprim vjen pas një grabitjeje spektakolare javën e kaluar që nxori në pah dobësinë e sigurisë së muzeut të famshëm.

    Transferimi i disa sendeve të çmuara nga galeria Apollo e muzeut, e cila strehon xhevahiret e kurorës franceze, u zhvillua të premten nën shoqërimin e policisë sekrete.

    Banka e Francës, e cila ruan rezervat e arit të vendit në një kasafortë masive 27 metra nën tokë, është vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena.

    Ndryshe, hajdutët vodhën tetë vepra të çmuara me vlerë rreth 102 milionë dollarë nga koleksioni i Luvrit më 19 tetor, duke nxjerrë në pah mangësitë e sigurisë ndërsa hynë në muzeun më të vizituar në botë duke përdorur një vinç për të hyrë në katin e sipërm gjatë orarit të hapjes së muzeut.

    Pasi vodhën bizhuteritë, hajdutët ikën me motoçikleta, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre vazhdojnë.

    Lajmi i grabitjes bëri jehonë në të gjithë botën.

  • Muzeu i Luvrit zhvendos sendet me vlerë në Bankën e Francës pas grabitjes spektakolare

    Luvri ka zhvendosur disa nga bizhuteritë e tij më të çmuara në Bankën e Francës, sipas radios franceze RTL, pas një grabitjeje të guximshme në mes të ditës javën e kaluar që zbuloi cenueshmërinë e muzeut të famshëm.
    Transferimi i disa objekteve të çmuara nga “Salla e Apolonit” e muzeut, ku ekspozohen bizhuteritë e kurorës franceze, u krye dje, të premten, nën shoqërimin e policisë sekrete, raportoi RTL, duke cituar burime që nuk dëshironin të identifikoheshin.
    Banka e Francës, ku ruhen rezervat e arit të vendit në një thesar masiv 27 metra nën tokë, ndodhet vetëm 500 metra larg Luvrit, në bregun e djathtë të lumit Sena. Luvri dhe Banka e Francës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters për koment.
    Grabitësit vodhën tetë copë bizhuterish të çmuara, me një vlerë të vlerësuar prej 102 milionë dollarësh, nga koleksioni i Luvrit më 19 tetor, duke zbuluar boshllëqe të mëdha sigurie, pasi hajdutët hynë në muzeun më të vizituar në botë duke përdorur një vinç për të thyer një dritare në katin e sipërm, ndërsa muzeu ishte i hapur. Ata u larguan me motoçikleta.
    Lajmi për grabitjen bëri bujë në mbarë botën, duke shkaktuar reflektim në Francë për atë që disa e konsideruan si një poshtërim kombëtar.

  • Të çmuara për shëndetin, pse duhet të konsumojmë fara lini çdo ditë

    Të çmuara për shëndetin, pse duhet të konsumojmë fara lini çdo ditë

    Farat e linit janë bërë një nga ushqimet më të preferuara për një stil jetese të shëndetshëm, falë vlerave të shumta ushqyese që ofrojnë. Të pasura me fibra, acide yndyrore omega-3 dhe proteina bimore, ato ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, balancimin e kolesterolit dhe mbështetjen e shëndetit të zemrës.

    Përveç kësaj, falë përmbajtjes së lartë me antioksidantë, farat e linit kanë efekt anti-inflamator dhe kontribuojnë në mbrojtjen e qelizave nga plakja e parakohshme. Shpesh rekomandohen edhe për ata që kërkojnë të humbin peshë, pasi japin ndjesinë e ngopjes dhe kontrollojnë oreksin.

    Mënyra më e thjeshtë për t’i konsumuar është duke i shtuar në kos, sallata, smoothie apo buke shtëpie. Megjithëse të vogla, këto fara janë një thesar i madh për trupin dhe mirëqenien tonë.

  • Si janë krijuar metalet e çmuara në planetin Tokë?/ Shkencëtarët thonë se…

    Si janë krijuar metalet e çmuara në planetin Tokë?/ Shkencëtarët thonë se…

    Një zbulim i ri shkencor ka hedhur dritë mbi misterin e krijimit të arit dhe metaleve të tjera të rënda në Tokë, duke e lidhur origjinën e tyre me shpërthimet e fuqishme të një lloji të rrallë ylli të quajtur magnetar.

    Sipas një studimi të botuar në ‘Astrophysical Journal’, magnetarët me yje neutronikë me fusha jashtëzakonisht të fuqishme magnetike – mund të kenë qenë burimi fillestar i metaleve të çmuara si ari, platini dhe uraniumi në galaktikën tonë, shumë kohë përpara formimit të sistemit diellor.

    Shkencëtarët e përfshirë në studim zbuluan se gjatë shpërthimeve të rralla por shumë të fuqishme, magnetarët lëshojnë sasi të mëdha energjie dhe lëndësh të pasura me neutrone, të cilat krijojnë elementë të rëndë përmes një procesi bërthamor.

    Këto shpërthime, edhe pse të rralla vetëm tri janë vëzhguar në 60 vitet e fundit, janë aq të fuqishme sa mund të ndikojnë edhe në atmosferën e Tokës, edhe kur ndodhin dhjetëra mijëra vite dritë larg.

    Zbulimi vjen si një përgjigje ndaj pyetjes se si u krijuan metale të rënda në univers, përtej bashkimeve të yjeve neutronikë, të cilat janë të rralla dhe ndodhin shumë më vonë në historinë galaktike.

    Vëzhgimet dhe parashikimet e shkencëtarëve janë përputhur në mënyrë mbresëlënëse, duke treguar se një shpërthim magnetari mund të ketë prodhuar më shumë se masa e Marsit në metale të rënda.

    Kjo gjetje ndryshon mënyrën se si kuptojmë përbërjen e botës sonë dhe lëndët që ne i përdorim çdo ditë, nga telefoni celular deri te strukturat biologjike të trupit tonë, dhe forcon idenë se jemi, në një kuptim shumë literal, të bërë nga pluhuri i yjeve. Syri.net-CNN.gr.

  • FOTOLAJM – “Dy personalitete të çmuara të qytetit tonë”, Kliti Hoti takim me bashkëshortët Fatmira dhe Bashkim Paçrami…

    FOTOLAJM – “Dy personalitete të çmuara të qytetit tonë”, Kliti Hoti takim me bashkëshortët Fatmira dhe Bashkim Paçrami…

    Shkruan në Facebook Kliti Hoti, kandidat për deputet i PD- së për qarkun Shkodër: Kënaqësi e veçantë të takoja sot z. Bashkim Pacrami, ish-atlet dhe gjimnast kampion së bashku me zonjën e tij, Prof. Fatmira Pacrami, dy personalitete të çmuara të qytetit tonë.
    Një bisedë e sinqertë dhe plot ngrohtësi, ku ndamë kujtime, mendime dhe dëshirën e përbashkët për ta rikthyer Shkodrën me shkëlqimin e saj të dikurshëm.
    I jam mirënjohës çiftit fantastik për fjalët e mençura dhe shembullin frymëzues për përkushtimin ndaj vlerave që mbajnë gjallë shpirtin e qytetit tonë.
    Shkodra ka fatin të qëndrojë e fortë falë njerëzve si ju.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Mbeti një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë!

    Berisha mban një minutë heshtje për Margarita Xhepën: Mbeti një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjan nga jeta të aktores Margarita XhepaNë konferencën e sotme për mediat, Berisha tha se Xhepa ishte një artiste e papërsëritshme që shndriti në skenë dhe ekran.
    Teksa i shprehu ngushëllimet familjes së saj, kreu i PD theksoi se ajo do të mbetet një nga artistet më të dashura e më të çmuara të Shqipërisë.“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjitha artdashësve, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa. Është një artiste e papësëritshme që shndriti në qindra role në skenën e teatrit dhe në filma, me një talent të rrallë, me një forcë intelekti të jashtëzakonshëm.
    Mbeti një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. E ndaj dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës, më të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar”, tha Berisha.

  • “Një nga artistet më të çmuara”/ Reagon Berisha pas ndarjes nga jeta të aktores Margarita Xhepa

    “Një nga artistet më të çmuara”/ Reagon Berisha pas ndarjes nga jeta të aktores Margarita Xhepa

    Kreu i PD Sali Berisha e ka nisur me një minutë heshtje konferencën për shtyp, në nder të ikonës së artit shqiptar, Margarita Xhepa.
    “Një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. Ndaj me këtë rast duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa me të gjithë miqtë dhe të afërmit, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nder të saj”, tha ai.