Tag: çmontimin

  • Pas viteve me zhurmë, heshtje në kufinjë mes Koreve! Veriu dhe Jugu nisin çmontimin e altoparlantëve të propagandës

    Pas viteve me zhurmë, heshtje në kufinjë mes Koreve! Veriu dhe Jugu nisin çmontimin e altoparlantëve të propagandës

    Koreja e Veriut ka filluar çmontimin e altoparlantëve të saj të propagandës përgjatë kufirit me Korenë e Jugut, në një lëvizje që shihet si një sinjal pozitiv ndaj thirrjeve të presidentit të ri jugkorean, Lee Jae Myung, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërkoreane.

    Sipas një deklarate nga ushtria e Koresë së Jugut, trupa të Veriut janë parë duke hequr pajisje në disa pika kufitare që nga mëngjesi i së shtunës. Megjithatë, mbetet për t’u konfirmuar nëse çmontimi ka ndodhur në të gjitha zonat përgjatë vijës ndarëse.
    Ky zhvillim vjen pasi Koreja e Jugut ndaloi transmetimet e veta të propagandës dhe filloi të çmontojë altoparlantët në fillim të javës, menjëherë pas marrjes së detyrës nga presidenti i ri, Lee, në qershor. Gjatë fushatës, ai ishte zotuar për një qasje më të moderuar ndaj Veriut, në kontrast me paraardhësin e tij, Yoon Suk Yeol, i cili ishte më konfrontues.
    Altoparlantët e të dy vendeve kishin rifilluar funksionimin në qershor 2024, pas një pauze gjashtëvjeçare, si përgjigje ndaj fushatës së Veriut për të dërguar balona me mbeturina drejt Jugut – një lëvizje që përshkallëzoi tensionet në zonën e demilitarizuar (DMZ).
    Transmetimet e Jugut shpesh përfshinin këngë K-pop dhe lajme ndërkombëtare, ndërsa ato të Veriut përfshinin tinguj shqetësues si ulërima kafshësh. Banorët pranë kufirit ishin ankuar se jeta e tyre ishte ndërprerë nga zhurma e pandërprerë, e cila shpesh dëgjohej deri në 24 km larg gjatë natës.
     
     

    Top Channel

  • “Çuna, respekt për çmontimin”! Rama: Koha për të jetuar me biznesin pa penguar të tjerët

    “Çuna, respekt për çmontimin”! Rama: Koha për të jetuar me biznesin pa penguar të tjerët

    pamje nga aksioni

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të martë në lidhje me lirimin e hapësirave publike. Rama në rrjetin social Facebook ka ndarë disa foto nga çmontimi i një tende metalike në një prej trotuareve të Tiranës. Kreu i qeverisë shkruan se tani është koha për biznes pa penguar hapësirat e përbashkëta, teksa shpreh vlerësimin për ata biznesmen që po heqin vullnetarisht tendat e tyre nga trotuaret.
    “Çuna, ka ardhur koha të tërhiqemi përtej kufirit të komunitetit dhe të jetojmë me biznesin, pa i penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta të komunitetit. Respekt për çmontimin”, shkruan Rama.

    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin./ZËRI

  • “Bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin”, kryebashkiaku Beci publikon fotot: Hapësirat publike u kthehen qytetarëve

    “Bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin”, kryebashkiaku Beci publikon fotot: Hapësirat publike u kthehen qytetarëve

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Fotot e sjella nga qytetarët e Shkodrës tregojnë se bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht.
    Të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren për zbatimin e vendimit ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, të cilat po u kthehen qytetarëve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

    E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale B.H., ishte duke çmontuar dhe hequr bolierin e ujit, por i ra duke i shkaktuar dëmtim në kokë. 52-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke u transportuar në spital.
    “Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Armëpushimi Izrael-Hezbollah në Liban, zyrtarët libanez: Kemi çmontuar 90% të infrastrukturës së grupit pro-iranian

    Armëpushimi Izrael-Hezbollah në Liban, zyrtarët libanez: Kemi çmontuar 90% të infrastrukturës së grupit pro-iranian

    Ushtria libaneze ka përfunduar çmontimin e “më shumë se 90%” të infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në jug të vendit, pranë kufirit me Izraelin, tha sot një zyrtar libanez për AFP.

    “Ne kemi përfunduar çmontimin e më shumë se 90% të infrastrukturës së Hezbollahut në jug të lumit Litani”, i cili është pothuajse 30 kilometra larg kufirit izraelit, tha zyrtari i sigurisë, i cili kërkoi të mos identifikohej.
    Marrëveshja e armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit parashikon çmontimin e infrastrukturës së Hezbollahut.
    Disa ditë më parë, presidenti libanez i kërkoi SHBA-së dhe Francës, garantuesit e armëpushimit mes Izraelit dhe organizatës pro-iraniane Hezbollah që të udhëzojnë forcat izraelitë të ndalojnë sulmet në territorin libanez.
     
     
     
     
     

    Top Channel