Tag: çmimit

  • Shtrenjtimi i rrymës, paralajmëron AKB: Çmimet do të rriten për 4-5 për qind

    Shtrenjtimi i rrymës, paralajmëron AKB: Çmimet do të rriten për 4-5 për qind

    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shprehu shqetësimin për paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike 15 për qind.
    Kryetari i kësaj organizate biznesesh, Agim Shahini, tha se shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë negativisht te bizneset dhe qytetarët, duke i shtuar vështirësitë ekonomike dhe varfërinë. Ai vuri në dukje se mbi 1300 biznese, përfshirë ato me mbi 50 punëtorë, do të detyrohen të blejnë energji elektrike në tregun e hapur, që do të çojë në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve.
    “Ngritja e çmimit të energjisë dhe paralajmërimet e saj për ngritje për 15% është një goditje për bizneset dhe qytetarët. Kjo do të varfërojë edhe më tutje shportën konsumuese të qytetarëve të vendit, por edhe të bizneseve që do të detyrohen të shtrenjtojnë shërbimet e veta, sidomos kur të hyjë në fuqi blerja e energjisë nga 1 qershori në tregun e hapur. Mbi 1300 biznese do të detyrohen të blejnë energji elektrike. Kjo i detyron të gjitha bizneset që kanë më shumë se 50 punëtorë. Ne e vlerësojmë se kjo është një ngarkesë për bizneset dhe prodhuesit dhe në anën tjetër do t’i faturohet konsumatorit”, tha Shahini.
    Ai kërkoi nga institucionet shtetërore që të mbajnë tarifat aktuale të energjisë elektrike për të shmangur pasojat e rritjes së çmimit.
    “Nëse bizneset detyrohen ta blejnë energjinë, ato do të duhet të shtrenjtojnë produktet, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ende bizneset nuk e kanë mundësinë për të blerë energji kaq të shtrenjtë, kur kemi KEK-un, ku nuk u lejohet bizneseve vendore të blejnë energjinë elektrike. Vetë ngritja e çmimit do të ndikojë në rritjen e varfërisë në Kosovë. Kërkesa jonë ndaj institucioneve shtetërore është që të vazhdojnë me tarifat e mëparshme, në mënyrë që të tejkalohen këto vështirësi” shtoi kryetari.
    Shahini gjithashtu vuri në dukje se rritja e çmimit të energjisë do të ketë pasoja të mëdha në konsum dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
    “Sipas standardeve të Bankës Botërore, që bëjnë hulumtime në të gjitha vendet, nëse energjia elektrike në një shtet rritet për 10 për qind tërë konsumi në atë shtet rritet nga 1.5 deri 2 për qind. Nëse rritet . Nëse rritet si rasti i Kosovës për shembull 15- 20 për qind, atëherë gjithçka rritet në ekonominë e Kosovës 4-5% për qind. Kosova dhe konsumatorët me këto paga nuk do të mund të përballojnë këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike,” përfundoi Shahini.
    Kryetari i AKB-së tha se edhe protestat duhet të japin një mesazh të qartë që të mos ngritet çmimi i energjisë elektrike.
    “Tregu i hapur duhet të jetë i barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë, sepse ne kemi më shumë se 19 operatorë. Mbi 90 për qind është një operator ekonomik që furnizon gjithë tregun me energji. Ende nuk dihet se si do të përdoret infrastruktura energjetike për bizneset, që do të detyrohen të blejnë energji jashtë shtetit dhe çfarë kostoje do të ketë kjo” tha Shahini.
    Për nesër është paralajmëruar protestë e re e qytetarëve kundër shtrenjtimit të rrymës, që do të mbahet në Prishtinë, që vjen pas protestës që ditë më parë u mbajt po në kryeqytet dhe që kishte një pjesëmarrje mjaft të gjerë të qytetarëve, madje, sipas disa vlerësimeve, përtej parashikimeve.
    Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka njoftuar se vendimi për çmimin e energjixë elektrike do të merret nesër, më 11 prill.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ceno Klosi: Synimi ynë për këtë 4-vjeçar, rishikimi i çmimit të energjisë për biznesin njësoj si për konsumatorin familjar

    Ceno Klosi: Synimi ynë për këtë 4-vjeçar, rishikimi i çmimit të energjisë për biznesin njësoj si për konsumatorin familjar

    Ceno Klosi, kandidat për deputet në qarkun e Fierit, ka folur sot për energjinë: “Energjia në Shqipëri, sot, një nga sektorët më të zhvilluar edhe në rajon, nesër motori i ekonomisë shqiptare!
    Synimi ynë për këtë 4-vjeçar: Rishikimi i çmimit të energjisë për biznesin njësoj si për konsumatorin familjar!”- shkruan Klosi.

  • Çmimi i specave djegës në Kosovë ka arritur 6,49 euro, pothuajse sa kg i mishit

    Çmimi i specave djegës në Kosovë ka arritur 6,49 euro, pothuajse sa kg i mishit

    Në valën e rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, rritje e çmimit është vërejtur edhe në speca.
    Një kilogram speca djegës po shitet me çmim deri në 6,49 euro nëpër marketet e Kosovës.
    Ndryshe, ngritje çmimesh ka pasur vazhdimisht në muajt e fundit në Kosovë në disa produktet si: miell, vaj, patate e shumë të tjera.
    Qytetarët janë ankuar për këto çmime pasi pagat nuk janë rritur dhe nuk po arrijnë t’i përballojnë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Rritja e çmimit të energjisë nxiti protesta/ ZRRE në Kosovë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj

    Rritja e çmimit të energjisë nxiti protesta/ ZRRE në Kosovë: Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga data 1 maj

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) ka thënë të hënën se tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi nga 1 maji, në pritje të marrjes së vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 15 për qind.
    “Vendimi për rritje do të merret nga mesi i këtij muaji, ndërsa tarifat e reja do nisin të aplikohen nga data 1 maj të këtij viti,” tha Petrit Pepaj nga ZRRE-ja gjatë një takimi me gazetarë.
    Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke nxitur reagime dhe protesta.
    Bordi i ZRRE-së pritet të marrë vendim për çmimin e rrymës më 11 prill. Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të shtunën në kryeqytet. ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.
    Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.
    ZRRE-ja ka argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
    Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK). Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.
    Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.
    Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.
    Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind. Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
    Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.
    Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë./REL

  • Pas protestës të së shtunës, me 11 prill protesta tjetër kundër shtrenjtimit të energjisë në Kosovë 

    Pas protestës të së shtunës, me 11 prill protesta tjetër kundër shtrenjtimit të energjisë në Kosovë 

    Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar në grupin “Asnjë cent më shumë”. Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës. Një numër i madh i qytetarëve kanë protestuar pasditen e së shtunës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protesta ka nisur nga sheshi “Skënderbeu”, deri te objekti i Ministrisë së Ekonomisë e cila e ka pranuar këtë vendim.Protesta nisi nën brohorimat “Asnjë cent më shumë”. Në disa pamje të publikuara nëpër rrjete sociale, u pa një numër i mardh i pjesëmarrësve.Protestuesit mbanin në duar edhe posterë si “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat”, transmeton Nacionale.Në fund, posterët u lanë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, e drejtuar aktualisht nga Artane Rizvanolli, e cila ka bërë edhe deklarata ndaj atyre që kundërshtuan këtë vendim.“Të dashur qytetarë, më 11 prill ka me u marrë vendimi, mos ta lejojmë këtë masë dhe mos ta lëshojmë prej dore, më 10 prill prap, kah 3, kah 4, kah 10, kah 100 me vete, kjo nuk tolerohet, asnjë cent ma shumë”, tha në fund Dibran Hoxha, i cili ka organizuar disa protesta këto ditë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.Kurse gjatë ditsh së sotme në njoftimin e lëshuar kanë treguar për protestën e radhës.“Njoftimi: Të nderuar qytetarë! Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe! ZRRE pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. E premte, 11 prill 2025. Ora 12:00. Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë,ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi. Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar”.Në një komunikatë të gjatë të publikuar para një jave, Qeveria në detyrë, më konkretisht Ministria e Ekonomisë, pranoi rritjen e tarifave për energjinë elektrike.Ministria e Ekonomisë ka thënë se “konsideron” që rritja nuk duhet të prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh.“Në këtë drejtim, konsiderojmë se është e drejtë që rritja të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kËh dhe të shtohet numri i brezeve (blloqeve) të konsumit për konsumin mbi 800 kWh. Këto, duke marrë parasysh analizat tona të trendeve dhe shpërndarjes së konsumit të cilat i përmbledhim shkurtimisht më poshtë”.Të premten ndërkaq, presidenca e Kosovës doli haptas me kundërshtim ndaj kësaj rritje.Përmes një reagimit të gjatë nga presidenca, thanë se po i ndjekin me shqetësim zhvillimet e fundit në vend, të cilat paralajmërojnë një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike.“Në vazhdë të një rritjeje potenciale, rikujtojmë se rritja e tarifave nuk mund të bëhet si një proces i izoluar, por duhet të marrë parasysh kontekstin zhvillimor dhe aspektin e mirëqenies në vend. Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar poashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale. Në këtë moment, një vendim i mundshëm nga Rregullatori për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët do të ishte në kundërshtim edhe me kornizën ligjore, e cila obligon ZRrE-në që ta sigurojë mbrojtjen e konsumatorit (Neni 1, Ligji për Rregullatorin e Energjisë).” – thuhet në reagimin e presidencës.Propozimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është kundërshtuar fuqishëm nga qytetarët, opozita, shoqëria civile dhe institucione të caktuara. Një që e tillë po shihet i panevojshme dhe në dëm të qytetarëve.Individë të ndryshëm, OJQ dhe institucione të caktuara kanë dorëzuar komentet e tyre në ZRRE, ku kanë treguar se si mund të shmanget rritja e tarifave.Në këto komente, në detaje, tregohen masat që duhet të ndërmerren nga operatorët energjetikë në mënyrë që t`i kursehen qytetarët nga ngritja e serishme çmimit të energjisë elektrike.KEDS ka kërkuar nga ZRRE që të hyrat maksimale për vitin 2025 t’i ketë përafërsisht rreth 205 milionë euro. Kërkesa për të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2025 janë rreth 85 milionë euro më shumë se sa të hyrat e miratuara në vitin 2024 për KEDS-in, që ishin 120.5 milionë euro.Këto rritje të të hyrave janë arsyetuar me nevojën për import shtesë të energjisë elektrike gjatë vitit 2024, por edhe shpenzimet për personelin e kostot e humbjeve.Ndërsa Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka kërkuar që të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2025 t’i ketë rreth 100 milionë euro, apo rreth 20 milionë euro më shumë se të hyrat e miratuara nga ZRRE në vitin 2024, të cilat kanë qenë 78.7 milionë euro.Për shkak të krizës energjetike në vitin 2022 dhe rritjes së çmimit të importit të energjisë elektrike, ZRRE kishte rikthyer bllok-tarifën dhe kishte shtrenjtuar rrymën. Rritja e çmimit të energjisë i kishte prekur kryesisht ata që kanë konsumuar më shumë se 800 kilovatë.Në vitin 2023 sërish ishte shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike, pasi ZRRE kishte vendosur që tarifat e energjisë elektrike të ishin më të larta për 15%.Në vitin 2024, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të datës 02.04.2024, bizneset kanë pasur ulje prej 3% të tarifave të energjisë elektrike deri në miratimin e tarifave të reja në vitin 2025.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Asnjë cent më shumë”: Të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës

    “Asnjë cent më shumë”: Të premten protesta tjetër kundër shtrenjtimit të rrymës

    Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe këtë të premte, kanë njoftuar në grupin “Asnjë cent më shumë”.
    Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës.
    Njoftimi i plotë:
    Të nderuar qytetarë!
    Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe!
    ZRRE-ja pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.
    E premte, 11 prill 2025
    Ora 12:00
    Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
    Rritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë, ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi.
    Qytetarët nuk mund dhe nuk duhet të paguajnë për një krizë që nuk e kanë shkaktuar!
    Kërkesa jonë është e vetme dhe e qartë:
    PEZULLIMI I VENDIMIT PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË.
    Ftojeni një mik, një të afërm, një familjar, të gjithë së bashku në shesh!
    Sepse vetëm bashkë mund ta ndalim këtë padrejtësi.
    Heshtja sot, kushton nesër.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

    Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

    Ulja e çmimeve të naftës në nivel global, pas vendosjes së tarifave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj të gjithë botës, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, do të ndikojë në zbritje të çmimit të derivateve të naftës edhe në Kosovë.
    Sipas tij, lëvizja e çmimeve veçse ka nisur.
    “Ulja e çmimit të naftës në nivel global do të ndikojë dhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe në Kosovë“, ka thënë Berjani për televizionin publik.
    Sipas tij, për gjendjen ekonomike në Kosovë çmimi real do të ishte 1 euro për litër, por çmimi përcaktohet nga bursa dhe organizata prodhuese OPEC. Aktualisht çmimet sillen mbi 1.2 euro për litër naftë dhe litër benzinë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë, arrestohen disa aktivistë

    Protestuan kundër shtrenjtimit të energjisë, arrestohen disa aktivistë

    Disa aktivistë të grupit “Asnjë cent me shumë” janë arrestuar sot pas bllokimit të objektit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Prishtinë. Arrestimet kanë ardhur si rrjedhojë e një aksioni simbolik kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë me 15% që pritet të hyjë në fuqi nga muaji prill. Aktivistët bllokuan derën e ZRRE-së, duke ndaluar punëtorët të hynë në institucion, deri në marrjen e një vendimi për mosrritjen e çmimit të energjisë.
    Rritja e çmimit të energjisë ka ngjallur pakënaqësi të mëdha te qytetarët dhe bizneset, dhe është kundërshtuar edhe nga presidenca. Megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk ka kundërshtuar ende rritjen, por ka kërkuar shtimin e blloqeve për konsumatorët. Një protestë tjetër është paralajmëruar për më 5 prill në Prishtinë.

  • Berisha premton ulje të çmimit të energjisë dhe naftës

    Berisha premton ulje të çmimit të energjisë dhe naftës

    Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e degës 9, ka folur sërish për programin e partisë, duke premtuar ulje të çmimit të energjisë dhe naftës.
    Ai premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë, ndërsa tha se kush do të vendosë panele voltaike pas tre vitesh nuk do të kenë nevojë të paguajnë energjinë elektrike.
    Sipas Berishës edhe nafta do të jetë me çmimin që ka Kosova, pasi do të përgjysmohet taksa e naftë.

    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Ne paraqitemi para shqiptarëve më një front të gjerë, paraqitemi me një mbështetje dhe vlerësim ndërkombëtar për qëndresën tonë. Qëndresë që ne garantuam vendin me opozitë dhe ecim të sigurt drejt fitores.
    Ne paraqitemi para qytetarëve shqiptarë me një program me të cilin ne besojmë se u japim përgjigjen më të mirë të gjitha problematikave të tyre, kudo që ndodhen ata.
    E nisim këtë projekt me ata që janë më në nevojë. Më në nevojë janë ata që mezi garantojnë ushqimin. Në nevojë janë pensionistët që kanë shkrirë jetën dhe energjinë e tyre. Tani marrim si shpërblim një shumë krejtësisht të pamjaftueshme për jetën më modeste. Ata mbeten në mëshirën e fëmijëve të tyre që tu dërgojnë një mbështetje.
    Edi Rama ka një armë të vetme, mashtrimin. Njeriu ka virtytet e veta, por ka edhe veset e veta. Midis veseve më i keqi është mashtrimi. Ai që mashtron i bën të gjithë. Ky njeri nga mëngjesi deri në darkë vetëm mashtron. Çdo vepër të zezë ky njeri përpiqet ta mbulojë me mashtrime.
    Pensioni minimal ishte 82 euro. Dje i thoshte shqiptarëve u thoshte se pensioni mesatar ishte 82 euro. Ndërkohë pensioni mesatar në 2013 ishte 14 300 lekë.
    Merr 8 miliard euro, taksat tuaja dhe në këto 8 miliard la për pensionistët 16 milionë euro. Kur ne para një viti dërguam ligjin në parlament për minimumin jetik 200 euro, çka nën kupton se asnjë pensionist nuk mund të marrë më pak se 200 euro, apo një i papunë nuk mund të marrë më pak se 200 euro, ky jo vetëm që nuk e pranoi por tha që kjo të çon në humnerë dhe të çon në katastrofë.

  • Nis nga sot faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë, qytetarët i përgjigjen me protestë

    Nis nga sot faturimi i energjisë për 15% më shtrenjtë, qytetarët i përgjigjen me protestë

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë në fuqi sot me 1 prill 2025.

    Ky ndryshim i faturës vjen pas ndryshimit të akrepave veror. Dhe kjo faturë do të jetë e vlefshme deri në muajin shtator.

    Përkundër thirrjeve dhe pakënaqësive, rritja e energjisë ka hyrë sot në fuqi.

    Ndryshe, këtë vendim e ka kundërshtuar edhe nga Presidenca e Kosovës e cila ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.

    Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe nga Presidenca e Kosovës e cila ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.

    Reagimi i Presidencës ka ardhur pas paralajmërimeve të ZRRE-së për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.

    Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar po ashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale”, është thënë në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

    Të shtunën më 5 prill, qytetarët nga mbarë vendi kanë paralajmëruar një protestë, para selisë së qeverisë. Kryeministri Kurti nuk është deklarua lidhure me këtë vendim.