Një draftligj “Për mbrojtjen e konsumatorit” sjell një qasje tërësisht të ndryshuar sa i takon kësaj fushe duke synuar sipas relacionit përafrimin me direktivat e Bashkimit Europian.Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.“Qëllimi themelor i projektligjit është të sigurojë një nivel të lartë, të njëjtë dhe efektiv mbrojtjeje për konsumatorët shqiptarë, duke vendosur garanci të qarta për transparencën kontraktore, informimin para-kontraktor dhe të drejtën për heqje dorë, mekanizma më të fortë për mjetet juridike dhe zbatimin administrativ, dhe dispozita të reja për riparimin e produkteve, mbrojtjen në platformat digjitale dhe reklamimin e gjelbër” thuhet në relacion.Ligji ka një total prej 240 nenesh që përfshijnë thuajse çdo aspekt por një prej tyre është ajo e lidhur me çmimet dhe transparencën që duhet të kenë tregtarët karshi konsumatorit. Kështu neni 12 ndalet gjerësisht në këtë pjesë nën emërtimin “treguesi I çmimit”.Sipas nenit çdo produkt, që i ofrohet konsumatorit, duhet të ketë të shënuar çmimin e shitjes:a) për produktet e paketuara duhet të jepen çmimi për sasinë e paketuar dhe çmimi për njësi;b) për produktet që nuk janë të paketuara dhe maten në prani të konsumatorit jepet vetëm çmimi për njësi;c) për produktet e shitura në sasi është i detyrueshëm përdorimi i instrumentit matës;ç) në rastet kur çmimi i produktit për njësi është i njëjtë me çmimin e shitjes së tij, është e mjaftueshme vendosja e çmimit të shitjes së produktit.“Për të gjitha shërbimet, që i ofrohen konsumatorëve, është i detyrueshëm shënimi i çmimit të shërbimit të ofruar. Nëse shërbimi përbëhet nga disa pjesë të ndryshme e të veçanta, jepen çmimi i secilës prej tyre dhe çmimi përfundimtar. Nëse në çastin e lidhjes së kontratës nuk është dhënë ende çmimi përfundimtar, ofruesi i shërbimit është i detyruar të tregojë metodën e përllogaritjes së tij.Treguesit e çmimit të produktit të ofruar duhet të jetë të qartë, lehtësisht të dallueshëm dhe të lexueshëm.Çmimi i shitjes së produktit të ofruar shprehet vetëm në lekë.Pikat e këtij neni, me përjashtim të pikës 4, nuk zbatohen për produkte të përftuara nëpërmjet ankandit, si dhe për shitjen e sendeve antike dhe veprave të artit. Gjatë publicitetit, kur bëhet referim te çmimi i shitjes së një produkti, duhet të tregohet gjithashtu edhe çmimi për njësi matjeje, në përputhje me parashikimet e këtij neni” thuhet në këtë nen.Një tjetër nen përcakton më mënyrat e faturimit duke u ndalur tek shërbime si furnizimi me energji, ujë apo pagesat e telefonisë.“Shitja e energjisë dhe e furnizimit me ujë llogaritet në bazë të konsumit real dhe vlerësohet nëpërmjet aparateve matëse.Vlera e konsumit real paraqitet në një faturë, së bashku me çmimin, në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe jo të dyshimtë.Fatura për shërbimet e telekomunikacionit respekton parashikimet e ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”.Faturat e paraqitura konsumatorit duhet t’i japin atij mundësinë për të verifikuar me përpikëri llogaritjen e shitjes ose shërbimit të siguruar në një afat të caktuar.Faturat duhet t’i dorëzohen konsumatorit në vendin e banimit, në mënyrë zyrtare (me postë ose dorazi) dhe jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë kalendarike përpara afatit të pagesës së tyre.Të gjitha shërbimet ndaj konsumatorit për hartimin dhe dorëzimin e faturave janë pa pagesë” thuhet në nenin 18 të projektligjit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: çmimit
-

SYRI TV/ Rritet çmimi i biletës së autobusit në Elbasan, nga 50 lekë të rinj shkon në 100 lekë
Rritja e çmimit të biletës së autobusit ka vënë në alarmë banorët e fshatit Shelcan në Elbasan.
Ata shprehen se rritja me 50 lekë të rinj është e pa përballueshme për xhepat e tyre, sepse ata e bëjnë rrugën Shelcan-Elbasan më shumë se dy herë në ditë.
Madje ata që kanë mbetur në fshat janë të moshuar dhe me pensionin që marrin nuk iu del të përballojnë një rritje të çmimit.
Por situata, sipas tyre, do të përkeqësohet kur të nis shkolla, pasi nxënësve u ribursohet nga shteti vetëm 35 lekë të rinj të biletës.
Banorët kërkojnë nga bashkia të marrë masa, duke lidhur një linjë urbani për zonën me një kosto më të ulët, pasi largësia nga qendra e qytetit nuk është më shumë se 7 km.
Teksa i pyetur nga mediat, një nga drejtuesit e autobuseve të kësaj linje, Rudolf Lala, shprehet se rritja e çmimit të biletës ka ardhur si pasojë e rritjes së kostove dhe të çmimit të naftës.
-

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, BE vonon planet për uljen e kufirit të çmimit të naftës ruse
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë vonuar planet për të ulur kufirin e çmimit të naftës ruse nga 60 në 45 dollarë për fuçi mes përshkallëzimit të luftës midis Izraelit dhe Iranit.
Brukseli është e shqetësuar se fushata ajrore e Izraelit kundër Iranit mund të shkaktojë paqëndrueshmëri të mëtejshme në çmimet globale të naftës dhe propozimi, i planifikuar fillimisht për diskutim më 16 qershor nga ministrat e Jashtëm të BE-së, tani duket shumë larg për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, raporton Politico duke cituar burime të shumta të BE-së.
“Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare në Lindjen e Mesme dhe paqëndrueshmërinë në përgjithësi, ideja e uljes së kufirit të çmimeve ka të ngjarë të mos realizohet. Në samitin e fundit të G7-s, çdo vend ra dakord se do të preferonte të priste. Çmimet ishin afër kufirit [ekzistues], por tani ato janë duke u luhatur shumë”, tha një burim për Politicon.
Masa, e propozuar fillimisht nga Ukraina dhe e inkorporuar në paketën e 18-të të sanksioneve të BE-së të lëshuar më herët në qershor 2025, është projektuar për të reduktuar të ardhurat nga nafta e Kremlinit me miliarda dollarë – fonde që Moska përdor për të mbështetur shpenzimet e larta ushtarake dhe për të lehtësuar deficitet buxhetore.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se pa përfshirjen e SHBA-së, efektiviteti i kapakut mbetet në dyshim.
“Ulja e kufirit pa marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara nuk do të jetë efektive”, është shprehur Maria Shagina, eksperte e sanksioneve në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
Gjithashtu, ajo vuri në dukje se gati 90% e naftës ruse shitet mbi kufirin aktual prej 60 dollarësh. -

Gjykata Themelore hedh poshtë padinë kundër ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë padinë e një grupi aktivist kundër rregullatorit të energjisë në Kosovë në lidhje me shtrenjtimin e rrymës, njoftoi të mërkurën avokati i grupit, Ardian Bajraktari.
Bajraktari shkroi në Facebook se ka pranuar aktvendimin e Gjykatës Themelore, sipas të cilit kërkesa e grupit “Asnji cent ma shumë” për padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) është refuzuar. Ai njoftoi se grupi do të ankohet në Gjykatën e Apelit kundër vendimit të Themelores.
“Beteja ligjore kundër vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë vazhdon”, shkroi ai. Rregullatori i energjisë e miratoi më 11 prill rritjen e çmimeve për tarifat e energjisë elektrike për 16.1 për amvisëri dhe biznese që kanë deri në 50 punëtorë, duke nxitur protesta. Tarifat e reja u miratuan më 16 prill dhe u futën në fuqi më 1 maj.
Grupi “Asnjë cent më shumë” zhvilloi disa protesta gjatë kohës kur ZRRE-ja po shqyrtonte rritjen e çmimit të rrymës dhe asokohe paralajmëroi padi ndaj saj. Ngritja e çmimit të rrymës ka çuar edhe në rritjen e çmimeve të produkteve themelore. Çmimi prej 50 centësh për një bukë tashmë ka ndryshuar shumëkund në Prishtinë: në disa furra buka blihet për 60 centë, e në disa të tjera për 80 centë.
Në disa kafene dhe restorante të kryeqytetit të Kosovës, çmimi për një kafe është ngritur nga 1 euro në 1.5 ose në 2 euro. Javë më parë, Institucioni i Avokatit të Popullit i kërkoi ZRRE-së t’i pezullojë vendimet për rritjen e çmimit të rrymës deri në përfundimin e hetimeve lidhur me ankesat e qytetarëve. Sipas tij, rritja e tarifave ka ndikim të drejtpërdrejtë në të drejtat themelore të njeriut, “duke rënduar veçanërisht grupet më të cenueshme dhe familjet në asistencë sociale”.
Ndërsa, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e kundërshtoi ashpër vendimin për rritjen e çmimit të rrymës, duke thënë se “rritja e çmimit të energjisë nuk do të mbetet rast i izoluar, por do të prodhojë rritje të çmimeve të tjera”. ZRRE-ja argumentoi se rritja e tarifave këtë vit ishte e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta. Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”. Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla. Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. REL/ -

‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 11 majit nga qelia, duke shpallur disa pika të një plani ekonomik të fokusuar në ndihmën për biznesin e vogël dhe përforcimin e prodhimit vendas.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se gjatë vizitave të mëparshme ka takuar qindra sipërmarrës të vegjël dhe se shqetësimet e tyre janë në qendër të angazhimit të tij politik. Ai akuzoi qeverinë aktuale për dështimin në mbështetjen e prodhimit “Made in Albania”, duke e quajtur “Narkoqeveri” që, sipas tij, favorizon vetëm importin.
Në planin e shpallur, Meta premton masa të ndjeshme fiskale dhe subvencione, si më poshtë:Taksa e sheshtë 10% për kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para
Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël
Ulje e TVSH-së në 15%
Reduktim i çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për KWh
Ulje me 40% e çmimit të naftës
Subvencione për bujqësinë deri në 230 milionë euro, pesë herë më shumë se aktualisht“Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. TVSH e reduktuar në 15%. Uljë drastike e çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për Këh. Çmimi i naftës do të ulet me 40%. Subvencionet për bujqësinë do të pesëfishohen, duke arritur në 230 milionë euro.” – ka shkruar Meta.
-

Elektrosever: Shtrenjtimi i rrymës prej 16.1% nuk vlen për katër komunat veriore
Kompania serbe “Elektrosever” ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1 % nuk vlen për katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.
Madje nga kjo kompani kanë thënë se as nuk planifikojnë shtrenjtim të çmimit të rrymës.
“Informacioni se çmimet e energjisë elektrike në Kosovë po rriten me 16.1 përqind nuk vlen për katër komunat veriore, pra për konsumatorët që ne furnizojmë me energji elektrike”, kanë thënë nga Elektrosever për “KoSSev”
Zyra e Rregullatorit të Energjisë ditë më parë ka vendosur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16,1%. Ky vendim është përcjellë me reagime e kritika të shumta, derisa janë organizuar edhe protesta. Ndërkohë efektet e para të rritjes së çmimit të rrymës kanë nisur të vërehen me shtrentjim të çmimeve nëpër kafiteri dhe furra të bukës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

“Do të mbështesim fasonët”, Berisha: Ulje e çmimit të energjisë dhe kompensim për zhvlerësimin e euros
Kryetari i PD Sali Berisha vizitoi një prej bizneseve fason në kryeqytet për të shpjeguar programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore për sipërmarrjen.
Berisha premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike në 6 lekë për biznesin dhe kompensimin e sipërmarrjeve për zhvlerësimin e euros, fenomen të cilin e kanë vuajtur kryesisht fasonet.
“Unë u garantoj ju se do kompensojmë çdo qindarkë të humbur në euro”, tha Berisha.Berisha kritikoi rivalin politik Rama që e ka ndërtuar fushatën mbi bazën e takimeve me vajzat e gratë; por sipas tij la pa mbështetje biznesin fason i cili në masën dërrmuese punëson gra.
“Tani ky zotëri që bën xhiro dhe mbledh gratë e administratës me detyrim kudo që shkon, a mund t’u thotë atyre se pse nuk ndihmoi me qindtra ndërmarrje fason që punësonin qindra gra e vajza dhe mbanin familjet e tyre, por i la të falimentonin dhe ato të largohen ose të jetojnë në varfëri, ose të marrin rrugët e dheut në emigracion”, u shpreh ai.
Kryetari i PD Berisha u bëri apel mbështetësve që në dy javët e fundit para zgjedhjeve të takojnë çdo qytetar për tu shpjeguar programin e Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
“E kemi thënë dhe e themi, ne do vendosim minimumin jetik për çdo pensionist me pension nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo fëmijë me një prind dhe për studentët me bursë. Në këtë mënyrë japim një frymëmarrje më të madhe. Do rimbursojmë 100 përqind listën e ilaçeve që rimburson republika italiane”, deklaroi kreu i PD-së.
Pas takimit në biznesin fason, kryetari i PD Berisha u nis drejt Spanjës ku do të marrë pjesë në kongresin e Partisë Popullore Evropiane.
/vizionplus.tv -

Efekti i vendimit të ZRRE-së, pritet rritja e çmimit të kafesë
Pas vendimit të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të produkteve ushqimore.
Por jo vetëm.
Pas këtij vendimi të ZRRE-së, po paralajmërohet edhe ngritja e çmimit të kafesë nëpër kafene.
Naim Llapashtica, menaxher në një kafeneje ka thënë se nga 1 maji, çmimi i kafesë pritet të rritet prej 1 euro në 1 euro e 50 centë.
“Nuk është hera e parë që po shtrenjtohet rryma me këtë qeveri edhe qetash bajagi është një tarifë kogja e lartë. Te ne bizneset ka me ndiku ma shume ka mundësi që disa edhe do të shuhen se nuk munden me përballu. Rritja e çmimit të energjisë sigurisht që do të reflektojë edhe në rritjen e çmimeve të mënyve tona. Psh, kafeja nga 1 euro te ne do të shtrenjtohet në 1.50 centë”, tha për rtv21 Naim Llapashtica, menaxher i një kafiterie.
Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është duke u kundërshtuar në masë të madhe tash e pothuajse tre muaj nga qytetarët, bizneset, organizata joqeveritare si dhe nga vet presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Madje në shenjë pakënaqësie u organizuan edhe tri protesta, të cilat po vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër.
Kërkesa për shtrenjtimin e energjisë elektrike fillimisht kishte nisur nga muaji shkurt, prej kur kompanitë për shpërndarje dhe furnizim me rrymë KOST-i, KEDS-i dhe KESCO dërguan në Zyrën e Rregullatorit për Energji një kërkesë për ndryshim të tarifave. Kjo gjë nisi të bëhej edhe më serioze kur kjo e fundit vlerësoi këtë kërkesë dhe tha se parashikon një rritje mesatare të tarifave për rreth 16%.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Sa do të rritet çmimi i bukës e si po e presin këtë vendim qytetarët?
Drita e gjelbër që iu dha ngritjes së çmimit të energjisë elektrike bëri bujë të madhe.
Kjo për shkak se ky vendim u tha se do të ketë ndikim në ngritjen e çmimeve të tjera.
Një ngritje të lehtë të çmimit do të ketë edhe produkti esencial për ushqim sic është mielli.
Por, se sa do të rritet çmimi i tij e tregoi kryetari i shoqatës së mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu.
“Sa i përket miellit nuk ndikon drejtpërdrejt në një ngritje të madhe, pasi që energjia elektrike në koston e prodhimit nuk është pjesë e madhe e përbërjes së çmimit. Nuk duhet të shfrytëzohet kjo situatë si pretekst për t’i ngritur çmimet pa ndonjë arsyeje, nuk e shoh një arsyeje për ngritje të çmimit kaq të mëdha, sigurisht se do të ketë një ngritje të çmimit të lehtë. Nëse flasim për miellin drejtpërdrejt, nëse çmimi sot është 320 apo 350, çmimi që mund të ngritët maksimumi, mundet me qenë rreth 5 euro për ton”, tha Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh

