Tag: çmimit

  • Rritja e çmimit të biletës së urbanit, “Lëvizja Bashkë” thërret protestë në Kamëz

    Rritja e çmimit të biletës së urbanit, “Lëvizja Bashkë” thërret protestë në Kamëz

    Lëvizja Bashkë ka thirrur protestë ditën e nesërme, kundër rritjes së çmimit të biletës së urbanit të linjës së Kamzës ku nga 40 lekë që ishte, qytetarët duhet të paguajnë tashmë 50 lekë.
    Në një reagim në rrjete sociale, bëhet me dije se protesta do të mbahet në orën 10:00 para Bashkisë së Kamëz, ku përpos uljes së çmimit të biletës do të kërkohet edhe abone falas për pensionistët dhe studentët e kësaj zone.
    Reagimi i plotë
    PROTESTË PËR ULJEN E ÇMIMIT TË BILETËS SË URBANIT DHE ABONE FALAS PËR PENSIONISTË DHE STUDENTË!
    Qytetarë të Kamzës,
    Mbi 2000 prej jush keni nënshkruar peticioninin kundër rritjes së çmimit të biletës dhe për abonetë e autobusëve. Kjo rritje e çmimit për dhjetra mijëra punëtorët dhe të rinjtë e Kamzës u bë shpejt e shpejt dhe në terr informativ. Vetëm 2 nga 41 këshilltarë bashkiakë votuan kundër rritjes së çmimit, të cilët ashtu si Bashkia, i tradhëtuan interesat tuaja përballë kompanisë private.
    A mos vallë Kamza është më e pasur se Tirana që qytetarët e saj të paguajnë më shtrenjtë transportin dhe studentët e pensionistët të mos kenë abone falas?
    Prandaj, këtë të diel, ora 10:00, protestojmë përballë Bashkisë Kamëz. Në një vend ku demokracia është në rrezik dhe nuk mjafton veç nënshkrimi, është e rëndësishme ta mbështesim peticionin me protestë sa më masive, me praninë dhe zërat tanë. Vetëm kështu dëgjojnë ata atje lart.

  • Këshilltarët e PD votuan për rritjen e çmimit të urbanit në Kamzë/ Berisha: Do dalim me një vendim

    Këshilltarët e PD votuan për rritjen e çmimit të urbanit në Kamzë/ Berisha: Do dalim me një vendim

    Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar vendimin e këshilltarëve të PD-së për të bashkuar votat me ata të PS-së për rritjen e çmimit të biletave për urbanët e Bashkisë Kamëz.
    Berisha u shpreh se kjo është një çështje që do të shqyrtohet me seriozitet dhe se PD do të dalë me një vendim.
    Ai theksoi se qëndrohnë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe do shqyrtohet çdo vendim që është marrë.
    “E dëgjova këtë lajm dhe u kam kërkuar drejtuesve të partisë të shqyrtojnë me seriozitetin më të madh këtë çështje. Po shqyrtohet dhe pa diskutim që partia do dalë me vendimin e vet. Nuk e mohoj fare, është ashtu.
    Por tani, para se të vij këtu, unë mora njoftimet e para se si po veprohet, po ne do qëndrojmë. Ne qëndrojmë vetëm në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe ky është qëndrimi i prerë i PD. Do shqyrtohet çdo vendim që është marrë”, u shpreh ai.

  • Kamëz, policia sherr me aktivistët. Pengojnë firmosjen e peticionit kundër rritjes së çmimit të biletës së urbanit

    Kamëz, policia sherr me aktivistët. Pengojnë firmosjen e peticionit kundër rritjes së çmimit të biletës së urbanit

    Lëvizja ”Bashkë” së bashku me qytetarët e Kamzës kanë bërë thirrje për firmosjen e një peticioni ku kërkohet miratimi i dy pikave, ulja e çmimit të biletës së linjave të urbanit Kamëz që ka shkuar në 50 lekë, dhe abone falas për pensionistët dhe studentët.
    Policë, nëpunës dhe drejtorë të Bashkisë Kamëz janë përplasur fizikisht me aktivistët e Lëvizjes ”Bashkë” ku i detyrojnë të largohen nga trotuari, me qëllim që të mos mbledhin firma. Aktivistët e kanë cilësuar të paligjshëm urdhrin e drejtuesit të bashkisë Kamëz për largimin e aktivistëve. Në krah të tyre janë shprehur dhe qytetarët e bashkisë së Kamzës të cilët janë shprehur të pakënaqur për vendimin e rritjes së çmimit të biletës së urbanit.
    I pranishëm në aktivitetin për firmosjen e peticionit, ishte dhe deputeti i lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi, i cili tha se bashkia Kamëz nuk ka pranuar të japë leje për vendosjen e një tavoline të vogël ku qytetarët të firmosin për një të drejtë të tyre.

  • Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë, PL: Pasojë e keqqeverisjes

    Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë, PL: Pasojë e keqqeverisjes

    Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë, Arla Merja tha sot në një deklaratë për mediet se rritja e çmimit të biletës në linjat Kamzë-Tiranë nga bashkia e Kamzës, është pasojë e keqqeverisjes dhe mungesës së vizionit.
    Përfaqësuesja e PL-së u shpreh se “në vend që të përmirësojë cilësinë e transportit publik, bashkia Kamëz ka zgjedhur të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve.

    Autobusët që qarkullojnë në linjat Kamëz–Tiranë janë të amortizuar, shpesh pa ajër të kondicionuar, me ndenjëse të dëmtuara dhe kushte të papranueshme higjienike. Udhëtimi me to është lodhje dhe poshtërim për qytetarët që çdo mëngjes përpiqen të arrijnë në punë apo në shkollë”.

    “Në vend të rritjes së tarifave, duhej të kishte investime në infrastrukturë, në rrugë dytësore dhe linja alternative, në orare të sakta dhe kontrolle të rregullta mbi cilësinë e shërbimit. Por sot, në Kamëz, qytetari paguan më shumë për të marrë më pak”, tha Merja.

  • Alarm në Itali/ 93 mijë vdekje në vit nga duhani, kërkohet rritje drastike e çmimit të cigareve

    Alarm në Itali/ 93 mijë vdekje në vit nga duhani, kërkohet rritje drastike e çmimit të cigareve

    Çdo cigare të heq mesatarisht 20 minuta jetë — 22 për gratë dhe 17 për burrat — dhe sëmundjet e lidhura me duhanin shkaktojnë çdo vit 93 mijë vdekje vetëm në Itali.
    Agjencia ANSA, raporton se kostoja vjetore që ky numër vdekjesh ndikon në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor kalon 24 miliardë euro. Tre shifra që mjaftojnë për të shpjeguar arsyet e nismës së promovuar nga Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore (AIOM), së bashku me fondacionet kryesore në fushën e onkologjisë kanë nisur një mbledhje firmash për një propozim ligji me nismë popullore kundër duhanpirjes, me qëllim që të arrihet te çmimet “frenuese” duke rritur me 5 euro koston e paketës së cigareve.
    Nisma, e paraqitur në Senat në prag të Kongresit të 27-të Kombëtar të AIOM (7–9 nëntor në Romë), synon që deri në pranverë të mblidhen 50 mijë firma të verifikuara, për një ligj që do të rrisë taksat akcizat për të gjitha produktet, përfshirë cigaret elektronike dhe duhanin e ngrohur, për të dekurajuar pirjen e duhanit, që përbën faktor rreziku kryesor për kancerin. Me 50 mijë firma të mbledhura, sipas nënkryetares së Senatit, Mariolina Castellone, “Parlamenti është i detyruar ta diskutojë brenda tre muajsh projektligjin me nismë popullore.”
    Përfitimet janë të dukshme: “Me një rritje prej 5 eurosh për paketë, përveç uljes së numrit të duhanpirësve, do të mund të rikuperoheshin rreth 12 miliardë euro që do të destinoheshin për parandalim — thekson ajo — në një kohë kur, sipas Fondacionit Gimbe, fondet për parandalimin janë ulur me 2 miliardë gjatë vitit të kaluar.” Kjo është një betejë e vjetër për AIOM-in, që sot bashkohet me organizatat e tjera të onkologjisë për ta bërë konkrete një kërkesë të mbështetur nga 60% e italianëve sipas një sondazhi të fundit të Doxa-s: rritjen e çmimit të cigareve për të financuar sistemin shëndetësor dhe parandalimin.
    “Sipas më shumë se një viti dialog me përfaqësues të qeverisë — shpjegoi presidenti i AIOM-it, Franco Perrone — e kuptuam se qeveria është e ngjeshur mes interesave të ndryshme që e bëjnë të vështira zgjidhjet drastike. E dimë që në Itali ekziston një zinxhir i prodhimit të duhanit me punëtorë që duhen respektuar, por në të gjithë botën po ndodh një ristrukturim i këtij sektori. Megjithatë, 93 mijë vdekje në vit nuk mund të shpërfillen.”
    Në fakt, sipas Perrone-s, ky konflikt midis shëndetit dhe ekonomisë është vetëm i dukshëm, sepse rritja e çmimit të cigareve do të ulte ngarkesën e sëmundjeve dhe do të lironte më shumë burime për të gjithë sistemin.
    Rreziku vjen edhe nga pajisjet e reja, siç thekson Giulia Veronesi nga Fondacioni Veronesi: “Një duhanpirës humbet mesatarisht 10 vite jetë në krahasim me një jo-duhanpirës, dhe për të rinjtë rreziku vjen edhe nga cigaret elektronike: të dhënat e para shkencore tregojnë se cigaret elektronike rrisin rrezikun e kancerit, sëmundjeve të mushkërive dhe kardiovaskulare. Për më tepër, nikotina që ato përmbajnë krijon varësi tek të rinjtë dhe shërben si urë drejt duhanpirjes tradicionale.”
    Një tjetër faktor është ndikimi i madh i multinacionalëve të duhanit: “Duhet të zhbëhen mitet e rreme të promovuara nga industria, deklaron Maria Sofia Cattaruzza nga Departamenti i Shëndetit Publik i Universitetit ‘La Sapienza’ në Romë. Studime të shumta ndërkombëtare tregojnë se rritja e çmimit të cigareve nuk dëmton ekonominë, nuk ul të ardhurat fiskale dhe nuk nxit tregtinë e paligjshme.”
    Pa harruar se në Itali akcizat mbi cigaret janë ndër më të ulëtat në Evropë: vetëm 3,19 euro për paketë, kundrejt 7,45 eurove në Francë dhe 9,92 eurove në Irlandë. Dy vende që vitet e fundit kanë futur rritje të forta çmimesh për duhanin dhe, siç përfundojnë ekspertët, në të dyja është regjistruar një rënie e ndjeshme e numrit të duhanpirësve të rregullt.

  • Rritja e çmimit të abonesë dhe biletës së urbanit, eksperti: Ja pse qytetarët do të paguajnë më shumë

    Rritja e çmimit të abonesë dhe biletës së urbanit, eksperti: Ja pse qytetarët do të paguajnë më shumë

    Nga 1 Nëntori hyri në fuqi vendimi i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Kamëz, që parashikon rritjen e çmimit të biletës me 10 lekë dhe rritjen e çmimit të abonesë me 200 lekë.

    Bëhet fjalë për dy linja transportit publik, Tiranë-Kamës dhe Tiranë-Paskuqan. Por pse ishte e nevojshme një rritje e çmimit?
    Dashnor Memaj kryetar i shoqatës së transportit ndërqytetës, duke folur në një emision televiziv dha arsyet pse ky vendim u kërkua prej operatorëve.
    “Rritja e fundit e çmimit të biletës u bë në vitin 2016, pra 10 vite më parë, ku çmimi u rrit në 40 lekë. Në këto 10 vite paga minimale nga 20 mijë lekë ka arritur në 40 mijë lekë, me njoftimin se do të shkojë në 50 mijë në janar të këtij viti. Ky është një element që ne si operator na rrit kostot për sigurime për punonjësit. Paralelisht dhe pagat janë rritur në tërësi. Gjatë këtyre viteve edhe çmimi i karburantit nuk është më i njëjti, pasi është shtrenjtuar. Janë të gjitha këto kosto të cilat rëndonin aktivitetin e linjave të transportit. Ndaj duhej një ndërhyrje ose subvencionim, që për bashkinë Kamzës dukej e pamundur ose rritje e çmimeve. Këshilli vendosi rritjen e çmimeve”, tha Memaj në Vizion Plus.
    Por sipas Memajt çmimi i abonesë së përgjithshme nuk ka ndryshuar. Ndërsa nuk ka parashikim për një rishikim të çmimit të biletës për bashkinë Tiranë. Sipas operatorëve të fushës, në këtë bashki po funksionon skema e subvencionimeve.
    Por teksa qeveria ka miratuar me vendim për krijimin e një operatori publik të transportit, operatorët në këtë fushë thonë se kjo ishte e panevojshme.
    “Ne shohim që shteti nëpërmjet një kompanie publike do të jetë një operator më shumë në treg. Eksperienca ka treguar se shërbimet publike i menaxhon më mirë privati. Ndaj e shohim si të panevojshme një ndërhyrje të shtetit në tregun privat”, tha Memaj në E-ZONE.
    Sipas të dhënave gjatë një dite në Tiranës përdorin transportin publik rreth 25 mijë qytetarë. Operatorët kanë vendosur një pajisje në çdo autobus për të patur një shifër reale të frekuentimit të urbanit, për të parë më pas analizën e kostove/përfitime.

  • Bashkëshortja Xhoana Nano në lot: E donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi. Faleminderit Fatos!

    Bashkëshortja Xhoana Nano në lot: E donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi. Faleminderit Fatos!

    Xhoana Nano: Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai kishte një zemër të madhe. Një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Ishte i drejtëpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë. Ai e donte këtë vend megjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim.
    Dua ti them edhe njëherë publikisht: Faleminderit Fatos që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe, që e dhe veten tënde, të gjithën, pa kursim, për mua, për veten, për vendin tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë, si njeri, si njeriu ynë.

    Top Channel

  • Shtrenjtohet bileta e urbanit/ Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit pa konsultim, revoltohen qytetarët

    Shtrenjtohet bileta e urbanit/ Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit pa konsultim, revoltohen qytetarët

    Nga 1 Nëntori çdo qytetar që përdor linjën e transportit urban Kamëz -Tiranë do të përballet me çmime të rritura të biletës dhe aboneve. Sipas burimeve nga VNA çmimi i biletës do nga 40 lekë bëhet 50 lekë, ndërsa aboneja nga 1200 lekë që është aktualisht do kushtojë 1400 lekë.
    Operatori i linjës ka kërkuar Drejtorisë së Transportit në bashkinë Kamëz, një kërkesë për rritje tarife, me analizë të kostove, me arsyetimin se janë rritur kudo çmimet.
    Bashkia e Rakip Sulit ka përgatitur relacion teknik dhe financiar për justifikimin e ndryshimit.
    Propozimi është shqyrtuar nga komisionet në këshill bashkiak (ekonomia, financat, transporti).
    Dhe Këshilli Bashkiak ka votuar për miratimin e tarifës së re.
    Për banorët e Kamzës, rritja e çmimit është e pajustifikueshme.
    “Nuk ka as kushte, dje kur erdhëm poshtë, pavarësisht rritjes së çmimit, mund të kenë qenë në autobus 300 veta”-thotë një qytetar.
    Ndërsa pensionistët janë ata më të indinjuarit nga kjo rritje çmimi.
    “1o lekë, por shtrenjtë është“; “50 dhe 50, janë shumë, çoj një bukë në shtëpi“, “10 lekë për ne janë shumë”.
    Por ka edhe qytetarë indiferent. “Për momentin kemi lekë dhe nuk na intereson”-thotë njëri prej tyre.
    Deri më tani nuk është publikuar ndonjë vendim i i Këshillit Bashkiak të Kamzës për rritjen e çmimit të biletës, ndonëse një proces i tillë duhet të kalojë zyrtarisht përmes këtyre procedurave dhe të njoftohet publikisht.
    Fakt është që qytetarët sot kanë blerë abonetë nga 1400 lekë dhe nga nesër bileta do kushtojë 50 lekë.
    Rritja e çmimeve të transportit urban në Kamëz është e papranueshme në një kohë që ky shërbim nuk ka shtesa në intenerar, nuk ka kryer investime apo përmirsime në transport, apo për më tepër të ketë rritur rrogat e punonjësve të vet, por vetëm sepse privatit nuk i dalin llogaritë, thotë se janë rritur kostot. Dhe sigurisht mënyra më e mirë për të mbuluar kostot janë xhepat e qytetarëve.

  • Shtrenjtohet bileta Kamëz-Tiranë/ Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit pa konsultim dhe pa transparencë

    Shtrenjtohet bileta Kamëz-Tiranë/ Bashkia e Kamzës vendos rritjen e çmimit pa konsultim dhe pa transparencë

    Nga sot, 1 nëntor, të gjithë udhëtarët që do të përdorin linjën e transportit publik Kamëz-Tiranë dhe anasjelltas, do duhet të paguajnë më shumë. Bileta e cila deri dje kushtonte 40 lekë, do të rritet në 50 lekë.

    Rritje me 10 lekë ka pësuar edhe linja e urbanit Paskuqan-Tiranë, e po ashtu, edhe aboneja mujore, nga 1200, në 1400 lekë. Për banorët e Kamzës, rritja e çmimit është e pajustifikueshme.
    “Nuk ka as kushte, dje kur erdhëm poshtë, pavarësisht rritjes së çmimit, mund të kenë qenë në autobus 300 veta”-thotë një qytetar.
    Ndërsa pensionistët janë ata më të indinjuarit nga kjo rritje çmimi.
    “1o lekë, por shtrenjtë është“; “50 dhe 50, janë shumë, çoj një bukë në shtëpi“, “10 lekë për ne janë shumë”.
    Por ka edhe qytetarë indiferent. “Për momentin kemi lekë dhe nuk na intereson”-thotë njëri prej tyre.
    Kjo është tabela që njoftoi qytetarët për rritjen e çmimit, ndërsa vendimi është marrë dy muaj më parë nga këshilli bashkiak, ku edhe pse kanë mosmarrëveshje të tjera, anëtarët socialistë dhe ata demokratë kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
    Në Kamëz operon “Shpresa AL Transport”, e cila mbulon si linjat brenda Kamzës, ashtu edhe ato që e lidhin me Tiranën. Vendimi i datës 27 shtator, është transmetuar live sipas bashkisë, por nuk rezulton në faqen zyrtare në “Facebook”, as nuk është shoqëruar me një njoftim publik për banorët e Kamzës, dhe paraprakisht nuk është hedhur për konsultim publik.
    Ne iu drejtuam bashkisë Kamëz, zv.kryetari i së cilës na vuri në dispozicion këto shkresa, mes tyre edhe kërkesën e shoqatës së transportit, e cila argumenton mes të tjerash, se çmimi duhej rritur për shkak të kostove të karburanit, mirëmbajtjes, apo trafikut të rënduar.
    Kryetari i bashkisë, z.Rakip Suli, nuk iu përgjigj interesimit të Top Channel, ndërsa në një reagim publik, Bashkia Kamëz sqaron se asnjë nga linjat qytetase brenda territorit të Bashkisë Kamëz nuk preket nga ky vendim, vetëm dy linjat që përshkojnë mbi 8 kilometra

    Top Channel

  • Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja

    Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja

    Nga dita e nesërme 1 nëntor 2025, qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë, do të përballen me rritje të çmimit të biletës dhe abonesë mujore.
    Bileta e transportit publik do të kushtojë 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte deri më sot, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë, nga 12000 lekë që ka qenë.

    Operatori i linjës, ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.

    Në dokument thuhet se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale.

    Më pas, Bashkia Kamëz, e drejtuar nga kryebashkiaku Rakip Suli, ka hartuar një relacion teknik dhe financiar për arsyetimin e ndryshimit të çmimit.
    Ky propozim, është shqyrtuar nga komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak që mbulojnë ekonominë, financat dhe transportin, dhe në fund është miratuar me votim nga Këshilli Bashkiak.
    Vendimi për rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë mujore, ka sjellë revoltë te qytetarët të cilët për mediat janë shprehur të pakënaqur në një kohë kur rritja e çmimeve po ndjehet kudo.