Tag: çmimet

  • Bizneset kundër çmimeve të reja, shoqatat: Tarifat e pullave fiskale nuk justifikojnë kostot e prodhimit

    Bizneset kundër çmimeve të reja, shoqatat: Tarifat e pullave fiskale nuk justifikojnë kostot e prodhimit

    Çmimet e reja të pullave fiskale, 25% më të ulëta, po kundërshtohen nga bizneset e vogla, por edhe ato të mëdha në vendin tonë.

    Një efekt që nuk ndihet në buxhetin e një sipërmarrje në vend, e konsiderojnë bizneset çmimet e vendosura.
    Në një intervistë për Top Channel, presidenti i Shoqatës së Biznesit të Madh, Luan Bregasi, analizon situatën reale të tarifave të reja të pullave fiskale.
    “Pavarësisht se ulja është gati 25%, duke pasur parasysh se nga koncesionari trashëguam një taksë të lartë prej 28 euro për 1 mijë copë, bashkë me TVSH-në, kjo ulje është e vogël dhe nuk është e ndjeshme për këto kompani. Është konsideruar si koncesioni më korruptiv i kohës, dhe ne vuajtëm 12 vjet peshën e rëndë të këtij korrupsioni, dhe disa ndërmarrje, për shkak të mungesës së konkurrencës dhe mosadministrimit të mirë të kësaj politike fiskale në ato vite, falimentuan”, thotë ai
    Kalimi nga koncesionari SICPA Security Solutions Albania pas përfundimit të kontratës 12-vjeçare, tek shoqëria shqiptaro-amerikane Alb Trace Co, solli çmime të reja, që variojnë nga 15.65 euro deri në 25.05 euro. Por ato ende mbeten më të larta se ato në rajon dhe Evropë, duke bërë që Shqipëria të qëndrojë në majë të piramidës së çmimeve.
    Aktualisht, tarifa në Kosovë është 2.2 dollarë për 1 mijë copë, në Maqedoni dhe Bosnjë-Hercegovinë është 3.2 dollarë, në Evropë është 3 dollarë, ndërsa në Serbi, Turqi dhe Mal të Zi janë respektivisht 5.2, 5.6 dhe 6.6 dollarë. (grafik)
    “Europa i ka çmimet gati të papërfillshme, pasi ndjekin politika të tjera, ndërsa vendet e rajonit kanë çmime aktualisht 10 herë më të larta, ndërsa me këtë ulje që u bë, janë 7 herë më shumë.”
    Nga ana tjetër, ekspertët e ekonomisë rendisin faktorët që i mbajnë këto çmime ende të larta.
    As argumentimi se teknologjia e përdorur për prodhimin e pullave fiskale është e veçantë, nuk i justifikon çmimet e larta sipas ekspertit Elvin Meka.
    Në një situatë të tillë, ku çmimet ende janë të larta, bizneset kërkojnë një ulje të tyre, por edhe një ndryshim të mënyrës së pagimit të tarifës, pasi vendimi i detyron që t’i blejnë këto pulla para se ta nxjerrin produktin në treg.
    “Po e shfrytëzoj rastin të kërkoj që, megjithëse është bërë një ulje prej 25%, të lehtësohet mënyra e pagimit, të paktën.”
    Gjatë 12 viteve të koncesionit të SICPA-s (2012–2023), kompania përfitoi mbi 110.5 milionë euro, ndërsa në harkun kohor 2012–2021, llogaritet që bizneset shqiptare kanë paguar rreth 60 milionë euro më shumë për këtë shërbim sesa do të kishin paguar në kushte tregu të lirë dhe me tarifa të harmonizuara me rajonin. Në të njëjtën periudhë, përfitimi i shtetit shqiptar ka qenë minimal, rreth 1.2 milionë euro në total.

    Top Channel

  • Berisha: Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga BE! Ta dijë mirë edhe kompania që interesohet

    Berisha: Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga BE! Ta dijë mirë edhe kompania që interesohet

    Berisha: Propozimi ynë 3 euro për 1 mijë pulla fiskale vjen nga BE! Ta dijë mirë edhe kompania që interesohet

    Kreu i opozitës, Sali Berisha ka sqaruar se propozimi i tij për çmimin e pullave fiskale, 3 euro për 1 mijë pulla, është bazuar në çmimet e Bashkimit Europian dhe nuk është një shpikje e Partisë Demokratike.

    Ai theksoi se pullat fiskale që përdoren aktualisht, të prodhuara nga një kompani zvicerane, janë pulla ‘smart’ që mund të zbulojnë çdo kontrabandë dhe ofrojnë siguri të lartë.

    “Po e ndjek me interes.

    Pullat fiskale të kompanisë zvicerane kanë qenë pulla smart dhe ato nuk lejonin me detektorë ato zbulonin çdo kontrabandë.

    Kanë qenë pulla me kod, pulla smart.

    Këta, për t’i hapur dyert në të katër anët e kontrabandës, e morën dhe ia dhanë printimin e tyre, ndërmarrjes së prodhimit të letrave me vlerë, duke hequr çdo garanci që kishin.

    Po e ndjek këtë. Kam dijeni që po tentohet të rikthehet me një emër tjetër, por ne po e ndjekim, jemi në dijeni të këtyre zhvillimeve.

    Sidoqoftë unë shpalla çmimet dhe çmimet nuk ndryshojnë.

    Pse ato çmime? Ato janë çmime të BE. 3 euro për 1 mijë pulla janë çmime të BE, nuk i kemi shpikur.

    Ne do zbatojmë çmimet e BE, ta dijë edhe ajo kompania që interesohet, ne do zbatojmë këto çmime”, tha Berisha

  • Të huajt blejnë Shqipërinë/ Në 2024 u blenë prona me vlerë 379 milionë euro. U rritën çmimet

    Të huajt blejnë Shqipërinë/ Në 2024 u blenë prona me vlerë 379 milionë euro. U rritën çmimet

    Rritja e vlerës së pronave në vend, po shihet si një biznes fitimprurës jo vetëm për vendasit por edhe të huajt.

    Ndonëse prej vitesh po investojnë, në vitin 2024 sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, 379 milionë euro shkuan në drejtim të këtij tregu nga të huajt.
    Ekspertët e tregut thonë se qëllimi për ti kthyer në biznese me qira ditore është arsyeja që po i nxit më shumë të huajt të investojnë.
    “Kemi kërkesa shumë të mëdha që marrin apartamente i riparojnë me kushtet që duan të huajt dhe turistët, dhe i japin me booking për disa net”, Gjin Gjoka, ekspert i pasurive të paluajtshme.
    “Gjithmonë rritje. Dita ditës shohim kërkesa të shtuara ku dhe oferta është po në të njëjtin drejtim, njerëzit kërkojnë me qira janë vendasit por më shumë janë dhe të huajt”, Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive të paluajtshme.
    Ky zhvillim i tregut ka rritur ndjeshëm çmimet edhe për vendasit, kryesisht ato të qirave.
    “Nëse çmimet kanë një stopim, ka te pronat luksoze por s’ka rënie çmimesh. Në shtëpi do ishte mirë që të gjithë të kishin një shtëpi. Duke llogaritur Unazën e Vjetër pothuajse 90% e apartamenteve janë të riparuar dhe me booking. Së dyti kërkesa e studentëve është e lartë, por dhe rreth 19 mijë banorë shpërngulen pashaportizohen në Tiranë. Në Astir sot gjejmë një apartament jo poshtë 350 euro dhomë kuzhinë. 2+1 të kompletuar nuk e gjen nën 500 euro. Kinostudio, Porcelani Xhamlliku qiratë janë 550, tek Unaza 650”, tha Gjoka.
    “Trendi rritës vazhdon si pasojë e kërkesës së lartë po dhe ndërtuesit kanë shtuar kostot që përkthehen në fund të klienti”, tha Demirxhiu.
    Por deklarata e kryeministrit Edi Rama për një dyfishim të çmimeve të pronave me anëtarësimin në BE si rrjedhojë edhe të qirave, sipas ekspertëve të tregut do të vër në lëvizje qytetarëve për të investuar me çmimet aktuale.
    “Sipas parashikimeve mund të kemi rritje. Por i bëj thirrje që nuk ka ulje çmimesh”, tha Gjoka.
    “Nuk kemi hyrë në Europë dhe rritjet e çmimeve janë goxha. E shohin një treg me potencial. Të huajt do jenë goxha në numër dhe sigurisht do rrisin çmimet”, tha Demirxhiu.
    Jo vetëm në tregun e pasurive të paluajtshme, investimet e të huajve në 2024 u rritën ndjeshëm, teksa arritën 1.6 miliardë euro, 92 milionë më shumë se në 2023.
    Holanda, Italia dhe Turqia janë shtetet që kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në Shqipëri.

    Top Channel

  • Ulen çmimet e pullave fiskale! Deri në 25% për mallrat e akcizës, do të prodhohen nga shoqëria shqiptaro-arabe

    Ulen çmimet e pullave fiskale! Deri në 25% për mallrat e akcizës, do të prodhohen nga shoqëria shqiptaro-arabe

    Pas përfundimit të kontratës koncesionare që ofronte shërbimin e pullave fiskale prej vitit 2012, qeveria tashmë ka miratuar çmimet e reja të pullave me ulje çmimi deri në 25%. Sipas një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare bizneset shqiptare do të paguajnë më pak për pullat fiskale të mallrave të akcizës.

    Ndalur tek duhani, 15.65 euro do të paguajnë bizneset për 1 mijë pulla fiskale ndërkohë që deri vjet paguanin 20 euro për 1 mijë copë.
    Çmimi do të ulet edhe për produktet e alkoolit, nga 32 euro për 1 mijë pulla, në 25.05 euro. Ndërsa bazuar në vendimin edhe për produktet e birrës, pullat do të kushtojnë më pak nga 22 euro në 17.22 euro për 1 mijë copë, ndërsa për verën kostoja do të jetë 25.04 euro.

    Vendimi përcakton edhe elementet e sigurisë për gjurmimin e pullave fiskale përfshirë sfondet e sigurta, tekst të imët dhe efekte me ndryshim ngjyre. Çdo pullë fiskale përmban një identifikues të sigurt dhe të koduar për sistemin e gjurmimit, kanë kode të dukshme e të padukshme gjithashtu ato janë rezistente ndaj ndërhyrjeve nga sfondi dhe të verifikueshme nga konsumatorët.
    Kjo ulje e çmimit të pulave fiskale ishte premtuar nga qeveria që në verën e vitit të kaluar kur u njoftua se nuk do të kishte rinovim të kontratës koncensionare, që funksiononte që prej viti 2012.
    Tashmë ato do të prodhohen, shpërndahen dhe monitorohen nga një shoqëri shqiptaro-arabe e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit. E cila do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë.
    Pullat e reja praktikisht nisin shpërndarjen nga muaji i ardhshëm teksa deri në 31 mars bizneset do të përdorin pullat e prodhuara nga kompania koncesionare.
    TARIFAT E PULLAVE FISKALE
    Duhani    15.65 Euro
    Vera          25.04 Euro
    Birrë          17.22 Euro
    Alkooli       25.05 Euro
     
     
     
     
     

    Top Channel

  • Çmimet “Toga e Artë 2025” për avokatët/ Saimir Visha: Reforma në Drejtësi dështoi, zbehu punën e avokatëve

    Çmimet “Toga e Artë 2025” për avokatët/ Saimir Visha: Reforma në Drejtësi dështoi, zbehu punën e avokatëve

    Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë shpërndau këtë të shtunë çmimet “Toga e Artë” për vitin 2025, duke vlerësuar punën e avokatëve.

    Kreu i kësaj shoqate, Saimir Visha, ngriti shqetësimin për avokatët, teksa tha se Reforma në Drejtësi dështoi, pasi zbehu punën e tyre.
    Me çmimin “Toga e Artë” për 2025-ën u vlerësuan avokatët Idajet Beqiri, Ismail Uka, Joana Qeleshi, Edmond Dema dhe Alketa Boci Kurti.
    Ndërkohë, u mbajt dhe një minutë heshtje për avokatët e ndarë nga jeta, mes tyre edhe Ravik Gurra, i vrarë për shkak të profesionit në mars 2019.

    Top Channel

  • Vlorë, sfidë gjetja e një shtëpie, agjentët imobiliarë: Kërkesë e lartë për apartamente me qira dhe për blerje

    Vlorë, sfidë gjetja e një shtëpie, agjentët imobiliarë: Kërkesë e lartë për apartamente me qira dhe për blerje

    Gjetja e një shtëpie, qoftë me qira apo për blerje, është kthyer në një sfidë të vërtetë për shumicën e njerëzve në qytetin e Vlorës. Kjo situatë po prek veçanërisht të rinjtë, çiftet e reja dhe familjet me të ardhura mesatare, të cilët nuk përballojnë dot çmimet e tregut të lirë.
    Agjenti imobiliar Spartak Tozaj thotë se çmimet e qirave janë rritur me mbi 30% krahasuar me vitet e kaluara.
    “As blerja e një apartamenti nuk është zgjidhje. Ndërsa ndërtimet e reja janë të shumta, çmimet nuk janë të përshtatshme për të ardhurat e qytetarëve. Banesat shpesh blihen nga emigrantë dhe të huaj që i përdorin për pushime apo investim për të krijuar struktura Airbnb. Banorët vendas nuk arrijnë të marrin kredi për të blerë një shtëpi në qytet.”, thot agjenti imobiliar Spartak Tozaj.

    /vizionplus.tv

  • Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër

    Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër

    Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rënie gjatë fundjavës. Sipas një vëzhgimi në pikat e karburanteve në vend, nafta po tregtohet me 5 lekë më pak për litër sesa më parë.
    Në pikat e tregtimit të Kastrati, më i madhi në vend si për shumicën, ashtu dhe pakicën, nafta po tregtohet me 179 lekë për litër, nga 184 lekë për litër që ishte më parë. Eida petroleum e tregton karburantin me 177 lekë/litër.
    Në të njëjtat nivele është dhe Gega Oil, ndërsa Bolb Oil ka çmim 175-177 lekë.
    Kjo është hera e dytë që çmimet ndryshojnë këtë vit. Në maj karburanti kishte shënuar një ulje prej 5 lekë për litër.

    Tendenca ulëse ka filluar që në nëntor-dhjetor të vitit të kalua, kur nafta shënoi dy ulje të njëpasnjëshme me rreth 10 lekë për litër.
    Kjo ishte hera e parë që çmimet e karburanteve kishin tendencë uljeje në vend, që nga muaji maj 2023, kur çmimet ishin rritur disa herë radhazi, nga niveli më i ulët në mëse një vit prej rreth 170 lekësh, që u arrit në maj 2023.
    Rënia e çmimeve të karburanteve në vend lidhet me luhatjet e saj në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi zbriti deri në 75 dollar në fillim të gushtit nga 88 dollarë për fuçi që ishte në korrik, duke reflektuar shqetësimet për një ngadalësim të ekonomisë globale, si rrjedhojë e të dhënave të dobëta të punësimit në SHBA-a, që u pasua nga një rënie e fortë e bursave në mbarë botën./Monitor

  • Erion Braçe: Çmimet e larta të perimëve e frutave janë tmerr!

    Erion Braçe: Çmimet e larta të perimëve e frutave janë tmerr!

    Nga Erion Braçe-
    TË ECI NË RRUGËT E TIRANËS – ATY KU SHITEN PERIME E FRUTA, MË TRAZON!

    TRE HERË RRESHT:
    ✅ E PARA – për BUJQIT PRODHUES
    ✅ E DYTA – për QYTETARËT BLERËS, mes tyre të moshuarit
    ✅ E TRETA – për GJITHË ATA QË NUK DËGJOJNË
    ÇMIMET E LARTA TË PERIMEVE E FRUTAVE JANË TMERR!
    1 kg domate vendi – 2.500 lekë (1.400-1.500 lekë dalin nga Lushnja)
    1 kg mashurka vendi – 5.500 lekë (3.700 lekë dalin nga Lushnja)
    1 kg bizele vendi – 3.400 lekë (1.700 lekë dalin nga Lushnja)
    1 kg tranguj vendi – 2.300 lekë (1.300 lekë dalin nga Lushnja)
    1 kg speca të kuq vendi – 4.000 lekë (3.000 lekë dalin nga Divjaka)
    1 kg speca jeshil vendi – 3.100 lekë (2.000 lekë dalin nga Divjaka)
    DHE VAZHDON…
    TANI, DUA TË THEM TRE GJËRA:
    1️⃣ QIRATË e ambienteve ku tregtohen me shumicë e pakicë PERIME E FRUTA janë një kosto shumë e lartë – nga TREGU KRIMINAL I AUTOSTRADËS e deri në çdo DYQAN në rrugët e Tiranës!
    TË BLESH MASHURKA TË DUKET SIKUR PAGUAN QIRATË, JO USHQIM!
    👉 DO TË KËRKOJ ME FORCË BASHKISË SË TIRANËS HAPËSIRA PËR TREGJE, KU VIJNË E SHESIN BUJQIT, JO THJESHT TREGTARËT!
    👉 BUJQIT DUHET TË SHESIN ME ÇMIMET E TYRE, QË JANË SHUMË MË TË LIRA SE KËTO!
    2️⃣ TVSH-ja e bujqësisë për produktet vendase që qarkullojnë e tregtohen këtu, VIJON TË RRISË ÇMIMET ME 20% për çdo kg perime apo fruta!
    👉 DUHET RREGULLUAR SA MË PARË!
    3️⃣ FSHATI I TIRANËS ËSHTË JETIK!
    👉 DUHET MBROJTUR!
    👉 DUHET VËNË NË LËVIZJE TË PRODHOJË MASIVISHT!
    👉 DUHET MBROJTUR NGA NDËRTIMET E FSHATRAVE TË TË PASURVE, QË PO HANË TOKË BUKE – USHQIMI!
    👉 DUHET NXITUR TË PRODHOJË SHUMË MË TEPËR DHE PASTËR, DUKE SUBVENCIONUAR ÇDO KILOGRAM PRODHIM!

  • Thrilleri i Vatikanit “Conclave”, triumf në BAFTA

    Thrilleri i Vatikanit “Conclave”, triumf në BAFTA

    Thrilleri i Vatikanit “Conclave” i regjisorit gjerman Edward Berger fitoi çmimin për filmin më të mirë në 78-të çmime të Akademisë Britanike të Arteve të Filmit dhe Televizionit (BAFTA) në Londër.
    Filmat që konkurruan për atë kategori ishin “Total Stranger”, “Anora”, “The Brutalist” dhe “Emilija Perez”.
    Amerikani Brady Corbet fitoi çmimin për regjisorin më të mirë për filmin “The Brutalist”, një histori tre-orëshe për një arkitekt që i mbijetoi Holokaustit, të luajtur nga Adrien Brody.
    Brody fitoi çmimin për aktorin më të mirë, dhe BAFTA për aktoren më të mirë shkoi për aktoren Mickey Madison për rolin e saj në filmin “Anora”.
    Muzikali francez “Emilia Perez”, i cili ishte një nga favoritët, fitoi dy çmime – për filmin më të mirë të huaj dhe për aktoren më të mirë dytësore, që shkoi për aktoren Zoe Saldana.
    Çmimet BAFTA, si dhe Çmimet e Shoqatës së Prodhuesve të Amerikës (PGA), Çmimet e Shoqatës së Regjisorëve të Amerikës (DGA) dhe Çmimet Golden Globe, janë shpesh tregues të besueshëm se kush mund të fitojë çmimet prestigjioze amerikane Oscar, të cilat do të jepen këtë vit më 3 mars në Los Angeles.
    BAFTA u themelua në vitin 1947 si Akademia Britanike e Filmit. Themeluesit e saj ishin shumë artistë të famshëm të filmit. Qëllimi i organizatës ishte të forconte industrinë e filmit, e cila ishte dobësuar pas Luftës së Dytë Botërore.
    Në vitin 1958, Akademia u bashkua me Guildin e Producentëve dhe Regjisorëve të Televizionit dhe në 1976 më në fund u bë BAFTA, Akademia Britanike e Arteve të Filmit dhe Televizionit. /tesheshi.com/