Tag: çmendur

  • Rama nuk është çmendur, Populli po…

    Rama nuk është çmendur, Populli po…

    Nga Basir Çollaku

    -Sekuestro një shishe qumësht apo gjalp fshati, të punës me dorë, por mos dëno ministra e zyrtarë që vodhën dhjetëra milionë euro ndihmë nga BE për fshatin, fermerë, bujq e blegtorë

    – Prish tenda pa leje por mos prek pallatin pa leje ku është vënë tenda, sepse aty ka marrë hisen ai ajo ata dhe ato

    -Buçasin reklamat për turizëm elitar po nuk mungojnë pamjet me kallash e hanxharë

    -Brohoret se po hap kapitujt me BE për anëtarësim dhe ofron burg për 2 minuta parkim

    -Kanos çdo pikë pa faturë të qumështit të lopës por rrudh gjuhën për  tonelatat e drogës

    -Prish bujtina në Malësi, ndërtuar me lek kurbeti por jo hotele ndërtuar me korrupsion shteti

    -Krekoset si integrues me shallvare e atlete në Bruksel e Strasburg, por gjysmën e qeverisë e ka në burg

    Kujtohet se është bërë Lanë, e gjitha Tirona dhe kafen te Stadiumi ta sjellë me kovë fadroma

    -E telefosi komisioneren Kos e na bëri trutë dhallë se integrimi në derë na paska ardhë

    -Kastraveca miell e kunguj ia sjell Vuçiçi dhe hardallos bukën e miletit një zog kërriçi

    -I përulet si zullap Melonit e Macronit pastaj i hakërrehet enverisht tufës së rigonit

    -Çon fadroma për të shembur karrike në trotuare por kap frenat për ato me shumëkate

    Shërben Sazanin për Trump e Soros ç’të dojë dhe mbush vendin me “shqiptarë me bojë”

    -Mediet kafshojnë në qeveri levrekun, pastaj lakuriq me fjalë e mbushin dyfekun.

    -Turret me ushtri tatimore kundër majdanozit preshit e qepës por s’ka bythë të prekë kullat e Ndranghetës

    -Kur zbret nga Surreli çon ferman Ulësisë, të bëjë synet dynjanë e drejtësisë

    -Ekonomia fluturon në kurriz të prasit se licencat u dhanë hektarëve të hashashit

    Votat i kërdis me horra e kusarë dhe mjalton shkresat me eunukë ndërkombëtarë

    -Bën hatanë fshatarit për kilen e gjizës e pasdite u fal sheikëve 830 hektarët e Kaninës

    Shqipërinë e Fishtës, Konicës, Nënë Terezës, Skënderbeut, e bej Ismailit, e ktheu në kuvendin e Zeqine Zeqirit..

    -Mburret pas 12 vitesh se po liron hapësira publike  dhe ka kthyer gjithë vendin në kuplara publike. Rama me gjithë këtë batërdi kudo dëshmon se nuk është çmendur. Populli po. Ka rrjedhur. Se nëse jo do e kishte degdisur me kohë, aty ku shkojnë ata,  të letuarit.

  • Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur! 

    Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur! 

    Përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, Trump e cilësoi Mamdanin si “një komunist të çmendur 100%” dhe e akuzoi për lidhje me grupimin “AOC+3”, si dhe për mbështetje nga senatori Chuck Schumer, të cilin e talli si “Cryin’ Chuck”.
    “Demokratët e kanë kaluar çdo kufi. Kemi pasur radikalë të majtë më parë, por kjo është qesharake. Ai duket keq, nuk është i zgjuar dhe ka një zë të padurueshëm”, shkroi Trump. “Po, ky është një moment i errët për historinë e Amerikës!”
    Trump: “Demokratët të kandidojnë Jasmine Crockett për presidente!”
    Në një postim tjetër ironik, Trump sugjeroi që Partia Demokratike të kandidojë Jasmine Crockett për presidente dhe AOC me grupin e saj si nënpresidente.
    “Mjafton të fusni në kabinet figura si Zohran Mamdani, kryetari i ardhshëm komunist i Nju Jorkut, dhe vendi do të jetë përfundimisht i shkatërruar,” shkroi Trump me tone sarkastike.
    Kritika edhe nga brenda Partisë Demokratike
    Fitorja e Mamdanit ka ngjallur reagime të forta edhe nga vetë demokratët. Deputetja Laura Gillen deklaroi:
    “Fushata e tij është e ndërtuar mbi premtime të paarritshme dhe rritje taksash. Mamdani ka kërkuar të shkurtojë buxhetin për policinë dhe ka bërë komente shqetësuese antisemitike. Ai është zgjedhja më e gabuar për qytetin e Nju Jorkut.”
    Ndërkohë, edhe kongresmeni Tom Suozzi tha se kishte “shqetësime serioze” ndaj kandidaturës së Mamdanit, arsye për të cilën kishte mbështetur kundërshtarin e tij në zgjedhje.

  • Trump kritikon ashpër kandidatin e demokratëve për bashkinë e New Yorkut: Një komunist i çmendur po shkon drejt zyrës së kryebashkiakut

    Trump kritikon ashpër kandidatin e demokratëve për bashkinë e New Yorkut: Një komunist i çmendur po shkon drejt zyrës së kryebashkiakut

    Postimi i presidentin Donald Trump kundër Zohran Mamdani, i cili fitoi nominimin demokrat për kryetar bashkie të Nju Jorkut, është plot me komente ironike.

    Presidenti shkruan, se demokratët e kaluan limitin me nominimin e Mamdanit.
    Ai e quajti atë një “komunist të çmendur” dhe madje më keq se ata që demokratët kishim në të kaluarën.
    “Vetëm budallenjtë e mbështesin atë”, tha Trump.
    Donald Trump shkruan:
    “Më në fund ndodhi, demokratët kanë kaluar çdo limit. Zohran Mamdani, një i çmendur 100% komunist, sapo fitoi zgjedhjet për nominimin e demokratëve si kryetar bashkie dhe po shkon drejt zyrës së kryetarit të bashkisë. Kemi pasur të majtë radikalë më parë, por kjo po bëhet paksa qesharake.”
    “Ai duket i keq, zëri i tij është i ashpër, nuk është shumë i zgjuar, ka pas Alexandria Ocasio-Cortez dhe TË GJITHË idiotët e saj që e mbështesin, dhe madje edhe Senatori ynë i Madh Palestinez, Chuck Schumer, po e ndjek me të gjitha forcat. Po, ky është një moment i madh në historinë e vendit tonë!”

    Top Channel

  • Acerbi, reagimi nervoz ndaj tifozit të PSG-së bëhet “viral”: Unë të rrah keq, jam i çmendur…

    Acerbi, reagimi nervoz ndaj tifozit të PSG-së bëhet “viral”: Unë të rrah keq, jam i çmendur…

    Një video e tillë ka nevojë për shumë pak kohë për t’u bërë “virale”. Në grumbullimin e Interit në Los Angeles, në kuadër të Botërorit për Klube, ka ndodhur një episod mjaft i tensionuar jashtë dhomave të zhveshjes.
    Një tifoz i PSG-së, ndoshta ende euforik pas fitores 5-0 ndaj Interit në finalen e Champions League, e ka provokuar Acerbin duke i bërtitur “Acerbi-Barcola”, duke iu referuar duelit të asaj mbrëmjeje mes tyre. Mbrojtësi italian, dukshëm i irrituar, ka dalë menjëherë për të sqaruar situatën. Dhe reagimi i tij i ashpër nuk ka kaluar pa u vënë re.
    Acerbi nuk e përmbajti nervozizmin. I ndihmuar nga një anëtar i stafit për të përkthyer, iu kthye tifozit me tone të ashpra: “Nuk më pëlqen të tallesh me mua”. Më pas, mes gjesteve dhe fjalëve në italisht, lëshoi edhe frazën më të rëndë: “Unë jam i çmendur dhe të rrah keq”.

    Zhgënjimi për atë humbje të rëndë 5-0 në finalen e Champions-it ndaj PSG-së është shndërruar në një shpërthim emocional, i kapur nga një smartphone. Videoja u bë menjëherë “virale”, reagimet në rrjete sociale nuk munguan.
    Mes polemikave të mëparshme, nga refuzimi i kombëtares te rasti me Juan Jesus, mbrojtësi veteran zikaltër rikthehet në qendër të debatit, këtë herë për një reagim që e kalon çdo kufi të “fair-play”.

    ❤️💙✨😝 Barcola Vs Acerbipic.twitter.com/svYnFQB8up
    — ParisSG INFOS (@Paris_sginfos) June 1, 2025

  • Në Brazil të çmendur pas Ancelotti-t: i numërojnë edhe çamçakëzat

    Në Brazil të çmendur pas Ancelotti-t: i numërojnë edhe çamçakëzat

    Nga stili i tij i pagabueshëm te vetulla e ngritur, te çamçakëzi ikonik.
    Carlo Ancelotti-t i ka mjaftuar shumë pak për të bërë për vete Brazilin, duke pritur fitoren e tij të parë në krye të Seleçaos.
    Në debutimin e tij kundër Ekuadorit, edhe media e Amerikës së Jugut shkoi përtej barazimit përfundimtar, madje duke numëruar sa çamçakëza përtypi trajneri italian gjatë 90 minutave.
    Nga aspektet teknike te kuriozitetet, të gjithë sytë ishin mbi Carlo Ancelottin, në debutimin e tij në stolin e Brazilit kundër Ekuadorit.
    I inkuadruar vazhdimisht nga kamerat, ish-trajneri i Real Madrid-it u përfshi në një ritual të vjetër të tij, duke konsumuar tetë çamçakëza gjatë ndeshjes.
    Sipas asaj që u raportua nga gazetari i Globo Esporte, Carlos Gil, pesë në pjesën e parë dhe tre në pjesën e dytë. Një zakon që trajneri i ri i Brazilit nuk ka ndërmend ta braktisë.
    Dhe tifozët, ndërkohë, janë tashmë të çmendur pas trajnerit italian, sinonim i një garancie suksesi.

  • “Mos je i çmendur”, Matuidi zbulon prapaskenën me CR7 tek Juventus

    “Mos je i çmendur”, Matuidi zbulon prapaskenën me CR7 tek Juventus

    Ish-mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka zbuluar se etika e punës së Cristiano Ronaldos jashtë fushës e bëri atë të ndryshëm nga pjesa tjetër e ekipit.
    Superylli portugez mbërriti në Torino në verën e vitit 2018, pasi u nda nga Real Madridi.
    Pesë herë fituesi i Topit të Artë shënoi 101 gola nga 134 ndeshje në të gjitha garat gjatë qëndrimit të tij tre-vjeçar me Juventusin.
    Ronaldo fitoi dy tituj të Serie A, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë të Italisë me gjigantët italianë.
    Duke folur për Rio Ferdinand Presents, Matuidi tregoi se superylli portugez punoi më shumë në stërvitje.
    “Kur Cristiano mbërriti në klub, ishte befasues. I pari që mbërrin në stërvitje, i pari në fushë, i fundit që largohet”, tha Matuidi.
    “Mbaj mend një ditë, kur u kthyem nga një ndeshje dhe ishte ora dy e mëngjesit, të gjithë donim të shkonim në shtëpi.
    “Ishim të lodhur dhe Cristiano po i thoshte Mehdi Benatias: ‘Dua të shkoj në palestër, dua të bëj disa, disa aktivitete atje. Dhe ne i thamë ‘je i çmendur’. Me sa duket ishte ndryshe dhe po, kjo e bën atë atë që është tani,” shtoi ai.

  • Lufta/ Trump nuk e mbajnë më nervat :  Putin është plotësisht i çmendur! Vjen reagimi nga Kremlini

    Lufta/ Trump nuk e mbajnë më nervat : Putin është plotësisht i çmendur! Vjen reagimi nga Kremlini

    Donald Trump dhe Vladimir Putin

    SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu pakënaqësi të thellë me bombardimin e Ukrainës nga Rusia gjatë fundjavës, duke thënë se nuk ishte i kënaqur me homologun rus, Vladimir Putin. Madje shkoi aq larg, saqë e cilësoi si të “çmendur”. Madje shtoi se nuk ishte fare i lumtur me zhvillimet më të fundit. 
    “Nuk e di çfarë nuk shkon me të. Çfarë dreqin i ka ndodhur? Ai po vret shumë njerëz. Nuk jam i lumtur për këtë,”- u tha Trump gazetarëve në aeroportin e Morristoën, New Jersey, ndërsa përgatitej të kthehej në Uashington. Deklaratën e vazhdoi edhe në rrjetin e tij social, Social Truth. 
    “Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Ai është çmendur plotësisht! Ai po vret shumë njerëz pa nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarë. Raketa dhe dronë po lëshohen në qytete në Ukrainë, pa asnjë arsye. Gjithmonë kam thënë se ai e do TË GJITHË Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, por nëse e bën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë! Po kështu, Presidenti Zelenskyy nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në mënyrën që flet. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet. Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President. Kjo është lufta e Zelenskyy-t, Putinit dhe Bidenit, jo e “Trump”, unë vetëm po ndihmoj në shuarjen e zjarreve të mëdha dhe të shëmtuara, që janë ndezur përmes Paaftësisë dhe Urrejtjes së Madhe.”
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, komentoi kritikat që udhëheqësi amerikan Donald Trump i drejtoi Vladimir Putinit. Peskov theksoi rëndësinë e procesit të negociatave, duke falënderuar Trump për përpjekjet e tij, por shtoi se vendimet e presidentit Putin janë për të mirën e vendit.
    “Sigurisht, fillimi i procesit të negociatave, për të cilin pala amerikane investoi shumë përpjekje, është një arritje shumë e rëndësishme dhe ne jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht ndaj Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe fillimin e këtij procesi negociatash. Në të njëjtën kohë, ky është një moment shumë i rëndësishëm që shoqërohet me mbingarkesë emocionale të të gjitha reagimeve të përfshira dhe emocionale. Ne monitorojmë me kujdes të gjitha reagimet. Megjithatë, Presidenti Putin merr ato vendime që janë të nevojshme për sigurinë e vendit tonë,”- tha Peskov./ZËRI

  • Quajti të çmendur presidentin rus, Macron: Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e Putin për Ukrainën!

    Quajti të çmendur presidentin rus, Macron: Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e Putin për Ukrainën!

    “Donald Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Vietnam.

    Presidenti francez e bëri këtë deklaratë pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, në të cilin Presidenti amerikan e quajti Putinin të “çmendur plotësisht”. Kjo deklaratë erdhi pas suli rus në Ukrainë, ku humbën jetën 12 persona, mes tyre 3 fëmijë.
    Ndër të tjera Marcon shtoi se shpreson që zemërimi i Trump ndaj Putinit “të shndërrohet në veprim”.

    Top Channel

  • “Putin i çmendur”/ Reagon Kremlini: Donald Trump është i ngarkuar emocionalisht

    “Putin i çmendur”/ Reagon Kremlini: Donald Trump është i ngarkuar emocionalisht

    Pasi e cilësoi Presidentin rus Vladimir Putin të çmendur për sulmet masive në të gjithë Ukrainën, Kremlini ka deklaruar se pretendimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump mund të jetë për shkak të mbingarkesës emocionale.
    “Jemi vërtet mirënjohës ndaj amerikanëve dhe personalisht Presidentit Trump për ndihmën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociator. Sigurisht, në të njëjtën kohë, ky është një moment, i cili shoqërohet me mbingarkesën emocionale”, tha zëdhënësi i Kremlinit, kur u pyet për komentet e Trump për Putinin.
    Ndërkaq puna mbi propozimin e Rusisë për një marrëveshje të mundshme paqeje për luftën në Ukrainë po vijon por ende nuk është paraqitur një draft.