Tag: çmendur

  • FOTO/ “Gafa dhe magji, një Juve e çmendur”, sfida me Dortmund “pushton” faqet e para

    FOTO/ “Gafa dhe magji, një Juve e çmendur”, sfida me Dortmund “pushton” faqet e para

    Një Juve e çmendur, një ndeshje e “thriller” përballë Dortmund, 8 gola të shënuar në një pjesë loje, me dy ekipet që ndanë nga një pikë pas barazimit 4-4. Jo vetëm gola, por dhe gafa pafund në këtë sfidë të parë të Champions League. “Zonja e Vjetër” vijon rrugëtimin thuajse perfekt në këtë fillim sezoni, por Dortmund, ashtu si edhe Inter, nxori edhe një herë në pah problemet e theksuara në prapavijë.
    Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Adeyemi e nisi me gol fraksionin e dytë. Tudor hodhi menjëherë në fushë edhe Dusan Vlahovic, por për të rikthyer baraspeshën në “Stadium” mendoi Kenan Yildiz, me fantazistin turk që realizoi një kryevepër të vërtetë, një gol “alla” Del Piero. Festa nuk zgjati shumë pasi dy minuta më vonë, Dortmund kaloi sërish në avantazh. Ashtu siç është bërë tashmë traditë, Vlahovic është i papërmbajtshëm kur hidhet nga stoli. Në minutën e 67-të, serbi u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë barazoi shifrat në 2-2. Atëherë kur të gjithë prisnin reagimin e fortë të “Zonjës së Vjetër”, verdhezinjtë i befasuan me një gola, ku Couto dhe Bensebaini tronditën vendasit në Torino.

     
    Tudor hodhi në fushë edhe Edon Zhegrovën, por për të shpëtuar Juven mendoi një super Vlahovic. Fillimisht në minutën e 3-të të shtesës, Vlahovic u shërbye saktë në zonë dhe me një prekje të lehtë dërgoi topin në rrjetë duke ngushtuar shifrat në 3-4. Emocionet nuk kishin fund në “Stadium” pasi në minutën e 96-të, Vlahovic këtë herë shërbeu një assist të pastër për Kelly, me këtë të fundit që me kokë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar rezultatin në 4-4, një fund drithërues që e shndërroi në një mbrëmje magjike për tifozët e futbollit.
    Ky takim, kjo pikë e çmendur e Juve mori faqet e para të mediave italiane: “Mendon ai. Vlahovic futet në fushë. Juve rikuperon, 4-4 me Dortmund”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Një Juve e çmendur, gabime dhe magji, çfarë debutimi në Champions për Tudor”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. “Po, është një Juve për t’u dashuruar”, ishte titulli kryesor i TuttoSport.
    ()
    © BalkanWeb

  • FOTO/ Itali e “çmendur”, gola dhe gafa, Gattuso: 8 ditë të pabesueshme

    FOTO/ Itali e “çmendur”, gola dhe gafa, Gattuso: 8 ditë të pabesueshme

    2 ndeshje 6 pikë të plota. Italia me Gattuso-n në stol është rikthyer të fitojë, për momentin kjo është gjëja më e rëndësishme, por sfida e fundit ndaj Izraelit nxori në pah një problem madhor, 4 gola të pësuar në një ndeshje të vetme janë shumë për përfaqësuese si Italia, historia e të cilëve është e lidhur ngushtë me një mbrojtje “bunker”. Lajmi i shkëlqyer është fakti që reparti ofensivë po funksion në mënyrë të përkryer. 10 gola të shënuar në 2 ndeshje janë shifra fantastike. Thuajse të gjithë sulmuesit e Gattuso-s kanë gjetur rrugën e rrjetës, me Kean që është njeriu i momentit:
    “Itali e çmendur. Kean në një mbrëmje super, por mbrojtja është horror”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Italia e ekzagjeron. Një 5-4 i pabesueshëm, Gattuso thyen edhe Izraelin”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. “Italia, gola dhe çmenduri. Ringho shoë”, shkruan TuttoSport në faqen e parë.

    Italia
    Si gjithnjë unik në reagimin e tij, edhe këtë herë, pas Izraelit, Gattuso foli ashtu siç di, me zemër: “Nuk ishim brilant, por qëndron, ishte vetëm ndeshja e dytë. Duhet të përmirësojmë, por e kapemi fort pas kësaj fitoreje e cila ishte thelbësore. Jemi të çmendur, pësuan gola absurd, jemi shumë të prekshëm. Gjithsesi, ekipi tregoi zemër dhe dëshirë për të reaguar. Këto kanë qenë 8 ditë të pabesueshme, falënderoj djemtë”, u shpreh ndër të tjera Gattuso pas ndeshjes.
    ()

  • Dramë në Izrael–Itali 4-5, Gattuso: Ishte ndeshja më e çmendur që kur unë stërvis si trajner

    Dramë në Izrael–Itali 4-5, Gattuso: Ishte ndeshja më e çmendur që kur unë stërvis si trajner

    9 Shtator 2025

    7:19

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 5-0 me estonezët, Italia e Gennaro Gattusos triumfoi 5-4 ndaj Izraelit në Debrecen. Një ndeshje me shumë kthesa dramatike rezultative, e vendosur në minutën e 91-të nga Sandro Tonali. Italia përmbysi dy herë rezultatin, më pas u barazua nga kundërshtari edhe pse ishte në avantazh me dy gola.
    Gattuso deklaroi: “Jemi të çmendur, kemi pësuar gola absurdë, por e mbajtëm fitoren. Jemi shumë të brishtë, i pësojmë golat me lehtësi. Problemi është i imi, jo i lojtarëve. Për të luajtur si repart, duhet të përmirësohemi”.
    Shënuan Kean me dopietë, Politano dhe Raspadori, ndërsa Retegui dha asist. Trajneri shtoi: “Është ndeshja më e çmendur që kur stërvis si trajner. U treguam të pamatur kur ishin në epërsinë 4-2, por kemi një skuadër të gjallë, që nuk u dorëzua. Është dashur zemër në këtë ndeshje vërtet të çmendur”.

  • “Jemi të çmendur”! Mundi Izraelin 4-5, Gatuzo: Po pësojmë gola absurd

    “Jemi të çmendur”! Mundi Izraelin 4-5, Gatuzo: Po pësojmë gola absurd

    Italia ka shkaktuar emocione të forta për tifozët. Axurrët kanë mposhtur Izraelin me shifrat 4-5, në një ndeshje që me siguri Gatuzoja do ta mbajë mend gjatë. Trajneri i Kombëtares italiane ka deklaruar pas përfundimit të sfidës se ekipi nuk mund të pësojë gol kaq lehtë. Sipas tij, skuadra duhet të rritet në mënyrë që të arrijë gjëra të rëndësishme.
    “Jemi të çmendur. Po pësojmë gola absurd, por nuk po dorëzohemi për fitoren. Jemi shumë të brishtë, i pësojmë golat shumë lehtë. Djemtë e dinë këtë, por problemi është i imi, jo i tyre. Duhet të përmirësohemi për të luajtur si një ekip. Duhet t’i japim merita skuadrës, sepse patëm forcën për të reaguar ndaj çdo goditjeje që morëm. Por nuk mund të pësojmë gola kaq të thjeshtë si sot. Do ta dalenderoj ekipin në dhomën e zhveshjes, por për të arritur ndonjë gjë të rëndësishme, duhet të rritemi”, ka deklariar Xhenaro Gatuzoja./Sport Ekspres/

  • Jose Angel Buesa: Poema e dashurisë së çmendur

    Jose Angel Buesa: Poema e dashurisë së çmendur

    IJo, asgjë nuk vjen vonë, sepse të gjitha gjëratkanë kohën e tyre, si gruri dhe trëndafilat;vetëm se, ndryshe nga kalliri i grurit dhe lulja,çdo kohë është koha që dashuria të mbërrijë.Jo, dashuria kurrë nuk është vonë.Zemra jote dhe imjatinëzisht e dinë se dashuria kurrë nuk vonon.Dashuria, në çdo orë, vjen dhe troket në një derëdhe troket nga brenda, sepse tashmë dera është e hapur.Dhe ka një dashuri të guximshme dhe ka një dashuri frikacake,por, sidoqoftë, asnjëra nuk mbërrin vonë.IIDashuria, çamarrok i krisur me buzëqeshjen e çmendur,vjen me hapa të ngadaltë, por vjen edhe me nxitim;por askush nuk është i sigurt, nëse ky çamarrok i marrosurqëllon me shigjetë, ashtu rastësisht, për pak argëtim.Ndodh kështu kur një djalë i keq argëtohet,por një burrë plagoset për vdekje, një burrë i trishtuar.Dhe akoma më shumë, kur shigjeta plagën i malconsepse hedh helmin e një shprese të hidhëruar.Dhe burri digjet e digjet në flakën e tij plot pasion,Edhe atëherë, dashuria nuk vjen shumë vonë.IIIJo, nuk do të them kurrë se atë natë vereethet e dorës sate dorën time ma përvëluan.Askujt nuk do t’ia them përveç teje,se ëndrrat për ty gjakun ma turbulluan.Dhe nuk do të them çfarë pashë në syrin tëndqë ishte si çelësi i një dere të mbyllur.Asgjë më shumë.Nuk ishte koha e kallinjve të grurit dhe luleve,e megjithatë dashuria nuk vonoi.

    Në shqip: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JOSÉ ÁNGEL BUESA: POEMA E LAMTUMIRËS

  • “Jam i çmendur pas kafshëve”/ U fotografua me delen në krahë duke e shpëtuar nga zjarret, kush është i riu shqiptar…

    “Jam i çmendur pas kafshëve”/ U fotografua me delen në krahë duke e shpëtuar nga zjarret, kush është i riu shqiptar…

    Punëtori 33-vjeçar shqiptar u bë simbol i humanizmit pasi u fotografua duke shpëtuar një dele nga zjarri në Patras. Olsien Muçobega mban në krahë delen teksa udhëton me motoçikletën e tij.
    Imazhi u bë viral duke prekur të gjithë kombin grek dhe nxori në pah anën më njerëzore të një dite katastrofe. Megjithatë, ky nuk ishte akti i tij i vetëm. Siç zbulon shqiptari, në të njëjtën ditë ai shpëtoi edhe kafshë të tjera, midis tyre qen të lidhur që e kishin braktisur.
    “A e dini sa kafshë shpëtuam? Dhe qen, shumë qen të lidhur. Po çmendem me atë që bëjnë njerëzit, ata ikin dhe i lënë qentë të lidhur. Kjo nuk është neglizhencë, është krim”, tha i riu. Olsien, nga Tepelena, emigroi në Greqi në moshën vetëm 3 vjeçare.
    Babai i tij ishte ndërtues, nëna e tij shtëpiake dhe u rrit duke punuar që në moshë të vogël. Gjatë jetës së tij, punoi si piktor, shpërndarës dhe mbështjellës në një fastfood. Ai është i martuar me greken Maria-Eleni, me të cilën ka dy fëmijë, Georgianna dhe Jasona. Pavarësisht rrënjëve të tij dhe shumë viteve në Greqi, vazhdon të përballet me pengesa burokratike.
    “Normalisht duhet të kisha marrë një pasaportë greke”, thotë ai me hidhërim.
    Ditën e flakëve, ai ishte në vendngjarje me miq nga shoqata AEK për të ndihmuar zjarrfikësit. Dashuria e tij për kafshët ishte motivi pas aktit të tij. “Jam i çmendur pas kafshëve”, deklaroi shqiptari, duke theksuar se gjithçka që shpëtuan i përkiste një fermeri të moshuar, i cili po luftonte për të mbrojtur pronën e tij.
    Olsien nuk e sheh veten si hero, megjithëse për shumë njerëz ishte. Ai sheh një njeri që bëri të dukshmen, të qëndronte pranë gjithçkaje që është e gjallë, në një kohë kur gjithçka ishte e kërcënuar nga flakët.

  • PSG e “përjashtoi” Donnarumma, flet Abbiati: Veprim i çmendur, pa shpjegim logjik sportiv

    PSG e “përjashtoi” Donnarumma, flet Abbiati: Veprim i çmendur, pa shpjegim logjik sportiv

    12 Gusht 2025

    8:41

    Alfred Lleshi

    Gianluigi Donnarumma nuk është thirrur nga PSG për Superkupën e Europës kundër Tottenham, gjë që ka habitur jo pak botën e futbollit. Ish-shoku i tij te Milani, Christian Abbiati, tha për “Gazzetta dello Sport”: “Nëse ka ndodhur diçka, që ne nuk e dimë, atëherë janë punët e tyre. Përndryshe, është një gjë e çmendur, pa shpjegim logjik sportiv”.
    Abbiati kujtoi se Donnarumma ka qenë vendimtar për sukseset e PSG-së: “Ju thoni që i ka dhuruar gjysmën e Champions-it, unë them edhe më shumë… Mund të ketë të tjerë më të mirë me topin në këmbë, por të ndërroni një portier që të ka sjellë në vitrinë një Champions…”
    Për ish-portierin kuqezi, arsyeja e lënies jashtë është e pakuptueshme: “Në Europë ka bërë pritje të pabesueshme, ndërhyrje që pak do t’i bënin. Një portier i nivelit të tij do të gjejë patjetër klub tjetër të madh. Është mëkat ta ndërpresë kështu një cikël. I uroj zgjidhjen më të mirë, sepse e meriton”.

  • Lëvizje e çmendur nga Madridi/ Ja kush janë dy yjet që ofroi për një emër të vetëm

    Lëvizje e çmendur nga Madridi/ Ja kush janë dy yjet që ofroi për një emër të vetëm

    Real Madrid synon një lëvizje të bujshme në merkato dhe objektivi i madh është Rodri i Manchester Cityt, fituesi i fundit të “Topit të Artë”.
    Sipas “CaughtOffside”, Florentino Perez ka ofruar 40 milionë euro plus dy yje të skuadrës, Rodrygo dhe Camavinga, për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll. Manchester City ka refuzuar menjëherë ofertën, duke e konsideruar Rodrin si të paprekshëm dhe gurëthemel të projektit afatgjatë.
    Guardiola e sheh atë si një element kyç për stilin e lojës dhe sukseset e ardhshme. Rodri është i rëndësishëm edhe për përfaqësuesen spanjolle, falë dominimit dhe vizionit të tij në mesfushë.
    Nga ana tjetër, Real Madrid vazhdon të tregojë ambicie për të ndërtuar një skuadër më të fortë. Kjo lëvizje konfirmon se klubi madrilen mbetet aktiv në treg për përforcime të nivelit më të lartë.

  • Bibi është i çmendur/ Ekipi i Donald Trump i shqetësuar për Netanyahun pas sulmeve në Siri

    Bibi është i çmendur/ Ekipi i Donald Trump i shqetësuar për Netanyahun pas sulmeve në Siri

    Teksa tymi dhe mbetjet qarkullonin mbi pallatin presidencial sirian, bisedat në Krahun Perëndimor u bënë më të forta: Benjamin Netanyahu është jashtë kontrollit.

    “Bibi u soll si i çmendur. Ai bombardon gjithçka gjatë gjithë kohës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Axios, duke iu referuar Netanyahut me nofkën e tij.

    “Kjo mund të minojë atë që Trump po përpiqet të bëjë”.

    Një zyrtar i dytë i lartë amerikan gjithashtu vuri në dukje bombardimin e një kishe në Gaza këtë javë, gjë që e shtyu Presidentin Trump të telefononte Netanyahun dhe të kërkonte një shpjegim. “Duket se çdo ditë ka diçka të re. Çfarë dreqin po ndodh?”.

    Një zyrtar i tretë amerikan tha se ka një skepticizëm në rritje brenda administratës Trump në lidhje me Netanyahun – një ndjesi se gishti i tij i këmbëzës është shumë shkatërrues. “Netanyahu ndonjëherë është si një fëmijë që thjesht nuk do të sillet mirë”.

    Gjashtë zyrtarë amerikanë i thanë Axios se pavarësisht një armëpushimi të ndërmjetësuar nga SHBA-të që ndaloi përshkallëzimin e kësaj jave në Siri të premten, kjo javë përfundoi me Shtëpinë e Bardhë dukshëm më të alarmuar në lidhje me Netanyahun dhe politikat e tij rajonale.

    Megjithatë, Trump deri më tani është përmbajtur nga kritikat publike dhe është e paqartë nëse ai ndan të njëjtat frustrime me këshilltarët e tij. Nuk është plotësisht e qartë nëse ai ndan të njëjtat shqetësime të fundit me këshilltarët e tij në lidhje me veprimet e Izraelit në Siri.

  • Shtëpia e Bardhë e shqetësuar nga sjellja e Netanyahut: I çmendur, është si një fëmijë që nuk do të sillet mirë

    Shtëpia e Bardhë e shqetësuar nga sjellja e Netanyahut: I çmendur, është si një fëmijë që nuk do të sillet mirë

    Benjamin Netanyahu

    SHBA-Shtëpia e Bardhë është e alarmuar nga vendimet e kryeministrit Benjamin Netanyahu në Siri. Zyrtarë të shumtë të administratës Trump, e kanë quajtur kryeministrin një “të çmendur” dhe “fëmijë që thjesht nuk sillet mirë”.
    “Bibi u soll si i çmendur. Ai bombardon gjithçka gjatë gjithë kohës. Kjo mund të minojë atë që Trump po përpiqet të bëjë,” -i tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë medias amerikane.
    “Ndjesia është se çdo ditë ka diçka të re. Çfarë dreqin?” thotë një zyrtar i dytë i lartë amerikan pasi një predhë tanku izraelit goditi një kishë në Gaza, duke vrarë tre persona.
    Një zyrtar i tretë thotë se në administratën amerikane po rritet skepticizmi në lidhje me Netanyahun dhe politikat e tij, duke shtuar se “Netanyahu ndonjëherë është si një fëmijë që thjesht nuk do të sillet mirë”.
    Sipas raportit, i dërguari special i SHBA-së në Siri, Tom Barrack, i kërkoi Izraelit të martën të ndalonte sulmet ndaj Sirisë për t’i hapur rrugë diplomacisë, dhe Izraeli u pajtua. Megjithatë, të mërkurën, Izraeli kreu sulme të gjera në Siri, duke përfshirë selinë e tij ushtarake dhe pranë pallatit presidencial.