Tag: çmendur

  • “Europa e çmendur po përpiqet të vjedhë asetet ruse”, ish-presidenti rus: Veprim që justifikon luftën

    “Europa e çmendur po përpiqet të vjedhë asetet ruse”, ish-presidenti rus: Veprim që justifikon luftën

    Nëse BE-ja sekuestron asetet e ngrira ruse, atëherë kjo mund të konsiderohet nga Moska si e barabartë me një akt që justifikon luftën, tha të enjten, nënkryetari i Këshillit të Sigurisë dhe ish-presidenti dhe kryeministri rus Dmitry Medvedev.

    “Nëse Bashkimi Evropian i çmendur më në fund përpiqet të vjedhë asetet ruse të ngrira në Belgjikë nën maskën e një të ashtuquajturi ‘kredi dëmshpërblimi’, Rusia mund ta konsiderojë këtë veprim të barabartë me një shkak për luftë me të gjitha pasojat që vijnë për Brukselin dhe për secilin vend të BE-së”, tha Medvedev.
    Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi Komisioni Europian propozoi një plan për të mbledhur 90 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës përmes një përdorimi të paprecedentë të aseteve shtetërore ruse të ngrira ose huamarrjes ndërkombëtare për të mbuluar nevojat ushtarake dhe shërbimet thelbësore të luftës.

    Top Channel

  • “Kam folur me Armando Brojën, ja pse u mërzit”! Silvinjo: Nuk jemi të çmendur dhe s’po e fusim në mbrojtje, shikoni rastin e Uzunit

    “Kam folur me Armando Brojën, ja pse u mërzit”! Silvinjo: Nuk jemi të çmendur dhe s’po e fusim në mbrojtje, shikoni rastin e Uzunit

    Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Pyetjet kryesore ishin në lidhje me Armando Brojën, teksa trajneri është munduar që të mos e trajtojë si një çështje kaq të madhe për ta barazuar lojtarin e Burnley me të tjerët.
    “Kam folur me Brojën personalisht, kam folur dhe me gjithë pjesën tjetër të ekipit. E kemi zgjidhur problemin, ishte ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë, ishte arritja jonë historike dhe të gjithë duhej të festonim. Ishte i mërzitur, i mërzitur që doli nga fusha vetëm 10 minuta pas pjesës së dytë.
    është një nga 25 lojtarë që ne kemi, por nëse ndodh që ne kërkojmë që një lojtar duhet të luajë diku tjetër, duhet ta bëjë. Kemi Myrto Uzunin, luan në krahë të djathtë, në krahë të majtë, në qendër. Nuk e di nëse Armando Broja është sulmues qendre apo jo, por di të them se ne nuk jemi të çmendur dhe nuk po e fusim si qendër mbrojtës”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/?

  • Silvinjo i kthehet Gjimshitit: Duhet të jesh i çmendur që të…

    Silvinjo i kthehet Gjimshitit: Duhet të jesh i çmendur që të…

    Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, duket se po përjeton ditë stresuese në drejtimin e Shqipërisë, mes ankthit për një kualifikim të mundshëm në play-off dhe trysnisë që mbart kjo detyrë. Këtë e ka shprehur qartësisht sot, pak minuta para se të fillonte konferenca për mediat në Andorra.
    Trajneri i kuqezinjve, ishte i ulur në tavolinë përkrah Berat Gjimshitit, por dukej qartësisht se nuk ndjehej shumë rehat, teksa lëvizte vazhdimisht në pritje të pyetjeve nga gazetarët. Në një moment, ai nis në mënyrë të papritur një bashkëbisedim me kapitenin e Kombëtares.
    “Që të bësh trajnerin duhet të jesh i çmendur. Duhet të të pëlqejë shumë”, i kthehet ai Gjimshitit, i cili fillimisht e sheh i habitur për këtë reagim dhe pastaj i thotë duke qeshur: “Më shumë se sa kur ke qenë lojtar?”.
    “Më shumë, nuk ka krahasim. Është diçka e çmendur, e çmendur. Pastaj niveli i stresit, është brutal. Të mendosh për 25-30 lojtarë… Pastaj është ndeshja, ditët e fundit… Nuk mund të thuash ‘do të festoj’…”, thotë Silvinjo.
    Pas pak çastesh, braziliani mundohet të ndryshojë atmosferën me futbollistin. “Është e bukur, por duhet të kesh një pasion të rëndësishëm”, thotë ai për të mbyllur këtu këtë bashkëbisedim që tregon qartësisht nivelin e trysnisë që po ndjen tashmë braziliani në pankinën e Shqipërisë.

  • “Është e çmendur, duhet ta vizitojë një mjek”, Trump sulmon Greta Thunberg pas deportimit nga Izraeli

    “Është e çmendur, duhet ta vizitojë një mjek”, Trump sulmon Greta Thunberg pas deportimit nga Izraeli

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale në lidhje me deportimin e aktivistes Greta Thunberg dhe të tjerëve pro-palestinezë që u përpoqën të thyenin bllokadën detare të Gazës nga Izraeli.
    “Ajo është thjesht një shkaktare problemesh”, tha Trump, duke iu referuar aktivistes suedeze.
    “Do të më thuash që ajo nuk shqetësohet më për mjedisin, tani shqetësohet për këtë? Ajo ka një problem me menaxhimin e nervave, mendoj se duhet ta vizitojë një mjek. Është shumë e zemëruar, është shumë e çmendur“, vazhdoi Trump.
    Thunberg mbërriti në aeroportin e Athinës të hënën pasi u deportua nga Izraeli së bashku me një grup prej 135 anëtarësh të Flotiljes Globale Sumud, të cilët u arrestuan ndërsa lundronin drejt Rripit të Gazës me ndihma humanitare.
    Me mbërritjen e saj në Greqi, Thunberg i tha shtypit se “Izraeli po përpiqet të zhdukë një popullsi të tërë”, duke iu referuar banorëve të Gazës dhe palestinezëve.
    “Mund të flas për një kohë të gjatë për keqtrajtimin dhe abuzimin që pësuam gjatë burgosjes sonë, por kjo nuk është historia”, vuri në dukje ajo.

  • “Një hall…’/ Xhixho, ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve: Trafiku i çmendur në Tiranë, nuk japin zgjidhje

    “Një hall…’/ Xhixho, ngre zërin për shqetësimin e qytetarëve: Trafiku i çmendur në Tiranë, nuk japin zgjidhje

    Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një videoje të publikuar në faqen e saj zyrtare në rrjetin social denoncon situatën e rënduar të qarkullimit rrugor në Tiranë.
    Në komentin bashkëngjitur videos në fjalë, Xhixho thotë se ky është një nga hallet e përditshme të qytetarëve shqiptarëve, i cili nuk merr zgjidhje prej kohësh tashmë.
    “Trafiku i çmendur në Tiranë – një hall i përditshëm për qytetarët”, shkruan deputetja Erisa Xhoxho në komentin bashkëngjitur videos.

  • Juventusi e pagëzoi “kali i çmendur”; tani Rabiot është gati t’i bëjë gjëmën si kuqezi

    Juventusi e pagëzoi “kali i çmendur”; tani Rabiot është gati t’i bëjë gjëmën si kuqezi

    Nga Ivan Zazzaroni*Para se të shkruaj për Rabiot, ndryshe nga Allegri unë informohem, rishikova një intervistë mjaft të freskët të mesfushorit të Milanit, bërë nga Alessandro Matri në versionin e tij “Jimmy Fallon”, në Dazn. Asgjë tronditëse, të jemi të qartë. Të dy ishin ulur në tryezë në ‘Continassa’, të interesuar mjaftueshëm edhe për një rizoto me kërpudha, por gjithsesi ishte bisedë e këndshme. Rabiot nuk është tipi që flet lehtë.
    Pas gjysmës së intervistës, 26 minuta gjithsej, Rabiot kishte theksuar kryesisht një temë: mentalitetin fitues të Allegrit. “Më pëlqen të kem një trajner të tillë, – thoshte francezi. – Max është ai që ta përsërit gjithmonë se edhe stërvitja është e rëndësishme për t’u rritur… Pikërisht me të u rrita, ai më dha vazhdimësinë”. Allegri e ka një prirje të dukshme për Rabiot; e deshi edhe 6 vite më parë te Juve “sepse ka nivel dhe është solid”.
    E deshi, por më 2019, kur Adrien mbërriti realisht në Torino, Max nuk ishte më aty. Ishte shkarkuar. “Ishte Allegri që u takua me mua disa muaj më parë dhe më bindi, – kujton Rabiot, – vetëm se në fund të atij sezoni ai e la Juven dhe unë u gjenda me një trajner tjetër”. Ishte Maurizio Sarri “i cili në fillim nuk më aktivizonte, ndaj pyesja veten pse më kishin dashur kaq shumë për të më ulur më pas në stol…”

    Dhe ja ku jemi, para Juve-Milan. Pas një viti me Marseille dhe De Zerbin trajner, Rabiot duket se është rritur edhe më shumë; ka më shumë personalitet dhe kontroll më të madh mbi lojën. Pikërisht soliditeti i francezit dhe pesha tekniko-taktike e Modric janë elementët kryesorë që e dallojnë këtë Milan nga i mëparshmi, ku Theo dhe Leao ishin liderë teknikë, por jo domosdoshmërisht të dhomës së zhveshjes.
    Rabiot është, bashkë me Modric, lojtari të cilit Allegri i jep më shumë liri shprehjeje, sipas parimit aq të dashur për Dan Peterson: “Mos bëni atë që shkruaj, bëni atë që shihni”. Pastaj, le ta themi hapur, dikush që juventinët e quanin “kalë i çmendur”, si mund të mos kuptojë nga hipizmi? Këtë do ta shpjegoj herën tjetër për ata që nuk janë juventinë dhe për të painformuarit mbi “corto muso”.
    * Drejtor i “Corriere dello Sport”
     

  • “Është i çmendur”, shoku i skuadrës për Alvarez: Ai bir k**** transformohet kur…

    “Është i çmendur”, shoku i skuadrës për Alvarez: Ai bir k**** transformohet kur…

    29 Shtator 2025

    14:46

    Telesport

    Lojtari i Atletico Madrid, Nico Gonzalez, është i mahnitur nga Julian Alvarez pas dy golave ​​të shënuar nga argjentinasi kundër Real Madrid.
    Colchoneros morën një fitore të thellë 5-2 në derbi, duke u bërë skuadra e parë që i mposht ata në tetë ndeshje këtë sezon.
    Gonzalez, i cili iu bashkua Atletico Madridit nga Juventus-i këtë verë, foli me D Sport pas ndeshjes në Metropolitano. Ai theksoi se Alvarez zakonisht është një person i rezervuar jashtë fushës, por transformohet në diçka tjetër sapo fillon ndeshja.
    “Ai është i çmendur. Është shumë i qetë, por sapo hyn në fushë, ai bir k**** transformohet… Ai është diçka e jashtëzakonshme”, tha ai nëpërmjet AlbicelesteTalk.
    Julian Alvarez tani ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e tij të fundit për Los Colchoneros, pasi realizoi tre kundër Rayo Vallecano në mesjavë.
    Ai ka shënuar gjashtë herë dhe ka dhënë një asist në shtatë ndeshje të La Liga-s këtë sezon, me Kylian Mbappe-n të vetmin lojtar që ka shënuar më shumë gola në kampionatin spanjoll.

  • “Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndëhyrjen e NATO-s në Kosovë

    “Shumë njerëz menduan se isha i çmendur”, Bill Clinton rikujton ndëhyrjen e NATO-s në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga “Clinton Global Initiative”, ku u bashkua me ish-presidentin amerikan Bill Clinton, një prej figurave kyçe në ndërhyrjen ndërkombëtare gjatë luftës në Kosovë.
    Gjatë fjalës së tij, Clinton rikujtoi vendimin për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 dhe bombardimin e forcave serbe duke theksuar se shumë njerëz në atë kohë e konsideruan të guximshme, madje të çmendur, vendosmërinë e tij. Megjithatë, ai tha se ishte plotësisht i bindur për rezistencën e popullit të Kosovës.
    “Shumë menduan se isha i çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë. Në fund, do të bëhej shumë e kushtueshme për serbët që ta vazhdonin luftën, dhe kështu do të shpëtonim më shumë jetë”, u shpreh Clinton.
    Nga ana tjetër, Presidentja Osmani solli një perspektivë personale dhe historike për Kosovën, duke kujtuar se liria nuk është diçka që duhet marrë si e mirëqenë. Ajo theksoi rëndësinë e aleancave dhe mbështetjes ndërkombëtare.
    “Duke ju dëgjuar ju, m’u kujtuan miliona njerëz që na erdhën në ndihmë kur kishim më shumë nevojë. Sot flas si presidente, por dikur isha ai fëmija që priste në radhë për ushqim. Fëmijët që po ndihmoni sot, gratë që po përkrahni sot – nesër mund të jenë liderë. Ju e thatë që kosovarët nuk do të dorëzoheshin kurrë – dhe nuk u dorëzuam. Jemi popull që kemi jetuar nën okupim për vite, por asnjëherë nuk e kemi humbur identitetin. Sot, Kosova është një demokraci e fortë, një shtet që ballafaqohet me sfida, por edhe një testament se shtetet e vogla mund të kenë ndikim”, theksoi Osmani.

  • Bill Clinton rrëfen vendimin historik të bombardimit të Serbisë: Më thanë je i çmendur…

    Bill Clinton rrëfen vendimin historik të bombardimit të Serbisë: Më thanë je i çmendur…

    Gjatë një paneli të organizuar nga Clinton Global Initiative, ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, diskutuan mbi sfidat dhe mësimet nga konflikti në Ballkan.

    Clinton rrëfeu një histori simbolike për bashkëjetesën, duke përmendur një restorant takos ku pronari është kosovar dhe menaxheri serb. “Kjo është mrekulli,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes komuniteteve.

    Ish-presidenti u ndal te vendimi historik për ndërhyrjen në Kosovë në vitin 1999, duke treguar dyshimet që pati në fillim. “Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por unë isha i bindur se kjo do të ishte një luftë e fituar përmes fuqisë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzoheshin kurrë,” tha Clinton, duke theksuar se kjo strategji shpëtoi shumë jetë.

    Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka mësuar se liria nuk duhet marrë si e mirëqenë dhe se aleancat janë thelbësore për të ardhmen.

  • Trump: Disa qytete drejtohen nga të çmendur, gati t’i spostojmë ndeshjet e Botërorit

    Trump: Disa qytete drejtohen nga të çmendur, gati t’i spostojmë ndeshjet e Botërorit

    26 Shtator 2025

    13:28

    Alfred Lleshi

    Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh sot se është gati t’i spostojë disa ndeshje të Kupës së Botës 2026, nëse qytetet e planifikuara për të pritur kompeticionin nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme. Botërori i vitit 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me ndeshje në 11 qytete amerikane.
    Trump tha nga Shtëpia e Bardhë: “Është një kompeticion interesant, do të sigurohemi që gjithçka të jetë e sigurt. Disa qytete drejtohen nga të çmendur të majtë, që nuk dinë çfarë bëjnë. Siguria do të garantohet. Nëse jo, do t’i zhvendosim ndeshjet në qytete të tjera”. Ai përmendi Chicago si shembull negativ për shkak të kriminalitetit, edhe pse ky qytet nuk do të presë ndeshje të Botërorit.
    Ndër qytetet pritëse ka bastione të rëndësishme demokrate: Los Angeles (8 ndeshje), Seattle dhe San Francisco (nga 6 ndeshje). Trump kujtoi se administrata e tij ka dislokuar Gardën Kombëtare në disa prej këtyre qyteteve, si Los Angeles, pavarësisht protestave të autoriteteve lokale.