KOHA JONË SONDAZH
A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?
Ke arritur limitin e votimit.

KOHA JONË SONDAZH
A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?
Ke arritur limitin e votimit.

Greqia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia ka goditura zona të ndryshme. Së fundmi tornado “Adel” ka përfshirë Finikoundën, duke shkaktuar dëme masive.
Pemë të rrëzuara, dëme në banesa, shtylla të rrëzuara janë imazhet e publikuara nga mediat greke. Sipas raportimeve nuk ka persona të lënduar.
Merz: Ukrainës i duhen forca të armatosura të forta, edhe nëse arrihet marrëveshja e paqesDisa zona janë përballur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në të njëjtën kohë, ka raportime për dëme në prodhimin bujqësor, të cilat ende nuk mund të vlerësohen plotësisht për shkak të fenomeneve të vazhdueshme.

Në orët e fundit, reshjet e dendura kanë goditur Messolonghinë në Greqi, duke sjellë përmbytje në rrugët dhe ndërtesat e qytetit.
Reshjet gjithashtu kanë prekur edhe qytetin e Aitolikos.
Raportohet se uji i rreshjeve tashmë ka hyrë brenda në banesa dhe ka përmbytur automjetet në rrugë.
Burimet lokale kanë njoftuar se në shumë zona po vërehen problematika me qarkullimin, duke e bërë të rrezikshëmë kalimin me në rrugë me makinë.
Në këtë situatë, iu është bërë thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme.

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta transparente.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 12 gradë celcius.
Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Kryeqyteti është përfshirë prej disa minutash nga një stuhi e fortë shiu.
Në pamjet nga Tirana, duket se era e fortë ka marrë para karriget e lokaleve dhe sende të tjera.
Reshjet e shiut pritet të jenë intensive deri rreth orës 15:00.
Top Channel

Çmendet moti në Itali!
Një ditë e zakonshme pushimi në plazhin e Maccarese, në veri të Romës, u kthye në panik të pastër kur një tornado e fuqishme përshkoi papritur zonën e mbushur me turistë.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentet dramatike kur çadrat e diellit u shkëputën nga toka dhe u ngritën në ajër, ndërsa njerëzit vraponin nëpër rërë për të shpëtuar nga kaosi. Rëra, peshqirët dhe sendet personale u përplasën në ajër, duke krijuar një vorbull marramendëse mbi breg.
“Dëgjuam një zhurmë të çuditshme dhe në pak sekonda gjithçka u kthye në rrëmujë. S’kishim kohë as të mblidhnim gjërat”, tha një pushuese shqiptare që ndodhej në vendngjarje.
Ndërkohë, një grua u raportua e lënduar lehtë, pasi u godit nga copëza të vorbullës dhe kërkoi ndihmë mjekësore në vend. Për fat të mirë, nuk pati viktima apo dëme të mëdha në njerëz.
Megjithëse shumica e pushuesve u larguan me vrap, disa refuzuan të linin shezlongët e tyre, qëndruan të ulur ndërsa rreth tyre shpërthente stuhia – një veprim që autoritetet e cilësuan si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm.

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë e paqartë. Sulmuesi do të largohet nga Chelsea, pasi nuk bën pjesë në planet e stafit teknik.
Shqiptari duhet të gjejë një ekip të ri, por nuk do ndihmohet aspak nga klubi londinez në këtë drejtim.
Chelsea ka vendosur një çmim të lartë për Brojën, për shitjen e tij. Blutë kërkojnë të paktën 25 deri në 30 milionë euro, për ta lënë të lirë lojtarin.
Një shifër tepër e lartë duke parë dëmtimet e shumta dhe huazimet e shpeshta të Brojës. Brenda muajit gusht, futbollisti i Kombëtares pritet të vendosë përfundimisht të ardhmen, ndërsa interesimet nuk mungojnë.

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në jug të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu e afatshkurtra në formë pikash, temperaturat pritet të arrijën në vlerën maksimale deri në 33gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.