Tag: çlirohen

  • Kryeministri Rama: Hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim

    Kryeministri Rama: Hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale të tjera pamje nga aksioni për heqjen e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.
    “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan Rama, krahas pamjeve që sjell në Facebook.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’ka pushim, do të çlirohen të tëra pa përjashtim

    Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’ka pushim, do të çlirohen të tëra pa përjashtim

    Kryeministri Rama ka ndarë pasditen e sotme pamje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.
    Rama thekson se nuk do të ketë pushim, derisa hapësirat publike të zaptuara të çlirohen të gjitha.
    “S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim”, shkruan kryeministri.

    Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.

  • VIDEO / Rama: S’ka pushim, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim e pa përjashtim

    VIDEO / Rama: S’ka pushim, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim e pa përjashtim

    Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga operacionet që po zhvillohen në terren për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.
    Në postimin e tij, kreu i qeverisë ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni, duke deklaruar se “S’ka pushim jo, hapësirat publike do të çlirohen të tëra, pa ndalim as përjashtim.”
    Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike të viteve të shkuara, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë.
    Sipas kryeministrit, operacioni nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces i nisur prej muajit korrik, i cili do të zbatohet me prioritet në të gjithë territorin gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisë.
    Për të goditur më fort fenomenin e ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal janë parashikuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
    Ndërkohë, sipas portalit “Hapësira Ime Publike”, ku qytetarët kanë mundësi të denoncojnë rastet abuzive, deri më sot janë regjistruar 15,705 denoncime, prej të cilave 12,006 janë zgjidhur, ndërsa 3,699 raste ndodhen ende në proces shqyrtimi.

  • “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa përjashtim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, nisin paralajmërimet

    “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa përjashtim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, nisin paralajmërimet

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga lirimi i hapësirave publike në vend. Në fotot e postuara nga kreu i qeverisë shihen çmomtimet të fasadave dhe tendave që kanë zënë trotuare.
    “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim”, shkruan Rama krahas fotove.
    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur gjatë sezonit veror këtë vit, ndërsa kryeministri Rama ka bërë me dije se ky proces do të vijojë deri në lirimin e të gjitha hapësirave të zaptuara në të gjithë vendin.