Tag: çlirim

  • Fier – Arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi 77-vjeçarin me karrocë në Fermë Çlirim

    Fier – Arrestohet drejtuesi i mjetit që përplasi 77-vjeçarin me karrocë në Fermë Çlirim

    Screenshot

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë të ditur se, pas aksidentit të ndodhur dje në fshatin Fermë Çlirim, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi J. M., 31 vjeç, banues në Fier.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Policisë, automjeti i drejtuar prej tij u përplas me karrocën me kafshë me të cilën po lëvizte shtetasi F. R., 77 vjeç, i cili mbeti i dëmtuar dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Arrestimi i 31-vjeçarit u krye nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksident i rëndë në aksin Fier- Seman, një i plagosur

    Aksident i rëndë në aksin Fier- Seman, një i plagosur

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

    Një automjet tip “ Benz” është  përplasur me një karrocë  e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si  pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
    Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.
    Njoftimi i policisë: 
    Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..
    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Top Channel

  • VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplaset me karrocën

    VIDEO/ Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplaset me karrocën

    Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një karrocë, e cila më pas ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

    Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i karrocës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e aksidentit si dhe për të menaxhuar qarkullimin në zonë.

    Fier/Informacion paraprak

    Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..

    Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

     

  • Zjarr në Berat në lagjen “Çlirim”, flakët pranë banesave

    Zjarr në Berat në lagjen “Çlirim”, flakët pranë banesave

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në lagjen Çlirim në Berat.
    Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, ndërsa rrezikohen edhe banesat përreth.
    Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

  • Vrasja e Anesti Ramës në Fier/ Burg për 3 të dyshuarit, nënë e bijë mohojnë autorësinë në Gjykatë: E gjetëm të vdekur

    Vrasja e Anesti Ramës në Fier/ Burg për 3 të dyshuarit, nënë e bijë mohojnë autorësinë në Gjykatë: E gjetëm të vdekur

    Gjykata e Shkallës së Parë Fier mori në shqyrtim çështjen e vrasjes së Anesti Rama në Frashër të Fierit.
    Të dyshuar janë vajza e tij Emalinda Rama, nëna e saj dhe një burrë i identifikuar si Çlirim Dogani.
    Nënë e bijë deklaruan dhe mohuan ërfshirjen në vrasjen e Anesti Rama dhe thonë se nuk dijnë asgjë se kush e ka vrarë, thjesht e gjetën të vdekur. Pas provave të mbledhura nga policia, u vendos masa shtrënguese burg për Emalinda Rama, Valbona Rama dhe Çlirim Dogani.

  • Vranë 56-vjeçarin Anesti Rama, Gjykata e Fierit cakton “arrest në burg” për tre të akuzuarit

    Vranë 56-vjeçarin Anesti Rama, Gjykata e Fierit cakton “arrest në burg” për tre të akuzuarit

    Të akuzuarit për vrasjen

    FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit e vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Rama. Tre të akuzuarit Emalinda Rama, 26-vjeçe, nëna e saj Valbona Rama 53-vjeçe dhe Çlirim Dogani, 55-vjeçari banues në Arapaj, u paraqitën mesditën e kësaj të hëne në gjykatë, ku u njohën me masën e sigurisë. Mwsohet se para togave tw zeza, të tre të akuzuarit kanë mohuar krimin para gjykatës. I pari në gjykatë mbërriti Çlirim Dogani, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, ndërsa më pas mbërritën edhe vajza e viktimës, Ermelinda Rama, e cila dyshohet si autorja kryesore dhe e ëma e saj për moskallëzim krimi. Teksa kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit, nënë e bijë janë parë të qeta dhe pa shenja pendese për krimin e kryer, gjë që ka nxitur reagime të forta në opinionin publik.
    Ngjarja ndodhi me 24 korrik, ku 26-vjeçarja mbyti me tel babain e saj. Në deklarimin e parë të saj Emalinda Rama është shprehur përpara efektivëve se i ati ishte rrëzuar në shtëpi aksidentalisht dhe kishte ndërruar jetë. Por shenjat në fytin e Anesti Rama, 56 vjeç, bënë që Policia e Fierit të dyshonin se kishin të bënin me një vrasje dhe jo me ngjarje aksidentale. Nga këqyrja e kufomës u konstatua se trupi i pajetë kishte shenja dhune edhe në pjesët intime. Vrasja dyshohet të jetë menduar mirë nga nënë e bijë. E gjitha kjo pasi të dyja e kishin dërguar dy ditë më parë tek kardiologu me qëllim që të justifikonin vdekjen e Anesti Ramës. Pas zbardhjes së krimit, Emelinda Rama e ka pranuar vrasjen dhe ka deklaruar se babai i saj ishte fanatik, nuk e linte të dilte dhe ndaj ishte detyruar të ndërmerrte aktin ekstrem.
    Ndërkohë, lidhur me ngjarjen u arrestua edhe Çlirim Dogani 55-vjeç, banues në fshatin Arapaj të Roskovecit. Sipas bluve, Dogani ka bashkëpunuar me Ramën për të mbytur me tel babain e saj Anesti Rama, si dhe ka përdorur sende të forta dhe mjete prerëse. 

  • Krimi në Fier/ Ja çfarë thanë para Gjykatës vajza dhe gruaja e Anesti Ramës bashkë me Çlirim Doganin

    Krimi në Fier/ Ja çfarë thanë para Gjykatës vajza dhe gruaja e Anesti Ramës bashkë me Çlirim Doganin

    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama.
    Në pranga janë vënë vajza e viktimës, 26-vjeçarja Emalinda Rama, bashkëshortja e tij, Valbona Rama, si dhe Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje intime me të bijën e viktimës.
    Raportohet se të tre të akuzuarit kanë mohuar krimin para gjykatës.
    Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa hetimet kanë zbuluar elemente që çojnë në dyshime për bashkëpunim mes tre të ndaluarve në realizimin e vrasjes.
    Burime nga avokatët mbrojtës bëjnë me dije se nënë e bijë kanë dhënë më shumë se tre deklarata të ndryshme gjatë hetimeve në këto ditë. Sipas avokatit, i cili ka qenë i pranishëm në marrjen në pyetje të dy grave në komisariatin e Fierit, ato kanë ndryshuar disa herë versionet e tyre të ngjarjes, duke treguar një paqëndrueshmëri të theksuar në dëshmi.
    “Mospërputhja e dëshmive të tyre mund të jetë një përpjekje për të fshehur të vërtetën“, shprehet avokati, duke shtuar se ajo që të bie në sy është qetësia e pazakontë dhe mungesa e pendesës në qëndrimet e tyre.
    Hetimet vijojnë dhe pritet që analizat e ADN-së të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar rolin e saktë të Çlirim Doganit në këtë krim të rëndë.
    Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.
    Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.
    Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.
    Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

    gijotina.com/

  • Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen në Fier, habiten banorët e Arapajt: E pamundur, është djalë i mirë, i martuar me dy fëmijë

    Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen në Fier, habiten banorët e Arapajt: E pamundur, është djalë i mirë, i martuar me dy fëmijë

    Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec kanë shprehur habi për arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani, të akuzuar si bashkëpunëtor i Emalinda Ramës 26 vjeç në vrasjen e babait të kësaj të fundit, Anesti Rama 56 vjeç.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në prononcimet që kanë dhënë për Report Tv, banorët thonë se Çlirim Dogani është i martuar dhe me dy fëmijë, e prej vitesh punon si shofer i linjës së urbanit të Fierit dhe fshatrave të zonës. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Dogani dhe një banor, Fatmir Çalamani, pohojnë se njihet në fshat si njeri i mirë, punëtor e familjar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Manushe Dragani: Çlirimin e njoh shumë mirë, është shumë djalë i mirë. Është familjar, ka dy fëmijë, djalë e vajzë. Vajzën e ka të martuar, djalin të pamartuar. Familja me bujqësi merret. Për ngjarjen nuk jam në brendësi. Nuk ma merr mendja kurrë që të bëjë Çlirimi këtë gjë.Reklama në FieriWeb – “MIMA SOLAR”

    Fatmir Çalamani: Është një djalë shumë i pastër, punëtor, familje e pastër dhe nuk ka pasur asnjë lloj problemi këtu në territorin tonë. Asnjëherë problematikë. Ai ka qenë shofer autobusi, është shumë i saktë, pa probleme në zonën tonë. S’ma ha mendja që të përfshihet…

    Sipas informacioneve policore, dyshohet që Çlirim Dogani 55 vjeç të ketë patur lidhje dashurore me Emalinda Ramën 26 vjeçe.

    Policia e Fierit e arrestoi 55-vjeçarin si bashkëpunëtor të Emalindës në mbytjen me tel të Saimir Ramës, goditjen me sende të forta dhe mjete prerëse.

  • Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, bashkëfshatarët: Edhe ne e dëgjuam nga mediat, e njohim si të…

    Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, bashkëfshatarët: Edhe ne e dëgjuam nga mediat, e njohim si të…

    Bashkëfshatarët e Fierit, në një intervistë në “Now” me moderatoren Greta Topjana, kanë deklaruar për Çlirim Doganin, 55-vjeçari i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës Emarilda Rama për të mbytur Ramën.
    Ata e shpjegojnë Çlirim Doganin si një njeri të ndershëm dhe punëtor.
    “E njofim si njeri të saktë, me pjekuri burri me sjellje të mira, të gjitha këto janë në favor të tij dhe tonin. Është një familje e qetë. Se si ndodhi nuk japim dot përgjigjie, ne deri këtu e dimë njeri të mirë”, tha bashkëfshatari.
    I pyetur nëse e mendon vetë ai se Dogani mund të ketë bashkëpunuar lidhur me këtë vrasje, ai e mohon diçka të tillë pasi nga vetë rrethanat, nuk janë të informuar sesi ka ndodhur e gjithqë ngjarja. Ai thekson se me aq sa e ka njohur nuk kishte të bënte me veprime të tilla makabre.
    “Nuk e them dot këtë, mund të shkoj unë nesër dhe të bëj diçka. Nuk e di si ka ndodhur. Ne kemi respekt, është njeri i qetë, nuk është ngatërruar e ti ketë hyrë në hak dikujt. Ai ka vajtur në gjykatë, gjykata e din se çfarë bën”, tha ai.
    Një tjetër bashkëfshatar ndan të njëjtin mendim për Çlirim Doganin.
    “E njoh për djal punëtor dhe familje të rregullt. Edhe me vëllezërit, prindërit. Nuk e kemi dëgjuar për kshu lloj gjërash, ne jemi komshinj, e njohim se jemi një moshë. Se çfarë bëhet nuk dimë gjë. Nuk ka patur nga këto gjëra. Nuk ka pasur probleme shëndetësore apo mendore. Ai punonte dhe mbante familjen e vet. As në fshat nuk është ndjerë të krijojë problem. Edhe ne e dëgjuam nga mediat. Nuk ia ngarkoj diçka që se ka në kurriz. Është i respektueshëm me të gjithë njerëzit dhe nuk është marrë me llafe”, shtoi zotëria.

  • U arrestua si bashkëpunëtor në vrasje, habiten banorët e fshatit: E pamundur, Çlirim është djalë i mirë, i martuar me dy fëmijë

    U arrestua si bashkëpunëtor në vrasje, habiten banorët e fshatit: E pamundur, Çlirim është djalë i mirë, i martuar me dy fëmijë

    Banorët e fshatit Arapaj në Roskovec kanë shprehur habi për arrestimin e 55-vjeçarit Çlirim Dogani, të akuzuar si bashkëpunëtor i Emalinda Ramës 26 vjeç në vrasjen e babait të kësaj të fundit, Anesti Rama 56 vjeç.
    Në prononcimet që kanë dhënë për Report Tv, banorët thonë se Çlirim Dogani është i martuar dhe me dy fëmijë, e prej vitesh punon si shofer i linjës së urbanit të Fierit dhe fshatrave të zonës.
    Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Dogani dhe një banor, Fatmir Çalamani, pohojnë se njihet në fshat si njeri i mirë, punëtor e familjar.
    Manushe Dragani: Çlirimin e njoh shumë mirë, është shumë djalë i mirë. Është familjar, ka dy fëmijë, djalë e vajzë. Vajzën e ka të martuar, djalin të pamartuar. Familja me bujqësi merret. Për ngjarjen nuk jam në brendësi. Nuk ma merr mendja kurrë që të bëjë Çlirimi këtë gjë.
    Fatmir Çalamani: Është një djalë shumë i pastër, punëtor, familje e pastër dhe nuk ka pasur asnjë lloj problemi këtu në territorin tonë. Asnjëherë problematikë. Ai ka qenë shofer autobusi, është shumë i saktë, pa probleme në zonën tonë. S’ma ha mendja që të përfshihet…
    Sipas informacioneve policore, dyshohet që Çlirim Dogani 55 vjeç të ketë patur lidhje dashurore me Emalinda Ramën 26 vjeçe.
    Policia e Fierit e arrestoi sot 55-vjeçarin si bashkëpunëtor të Emalindës në mbytjen me tel të Saimir Ramës, goditjen me sende të forta dhe mjete prerëse.