Tag: clippers

  • Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

    Lakers shkatërrojnë Clippers në derbi, triumfojnë edhe Orlando e Washington

    Skuadra e Lakers fitoi thellë 135-118 ndaj Clippers në derbin e Los Anxhelos, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje e mirë e Luka Doncic, që shkëlqeu me 43 pikë e 13 asist.
    Mirë u paraqitën edhe Reaves me 31 pikë e LeBron James me 25 pikë, ndërsa për Clippers nuk mjaftuan 29 pikët e James Harden, që mbetën për statistikë. Një sezon i vështirë për Clippers, me vetëm 5 fitore (13 humbje)
    Pa probleme fiton skuadra e Washington, që në shtëpi mundi 132-113 Atlanta. Një ndeshje mjaft e mirë e CJ McCollum, që realizoi 46 pikë, mbështetur edhe nga Alex Sarr me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në fushë
    Ekipi i Orlando mposhti pa vështirësi 144-103 Philadelphia jashtë fushe, duke hyrë në grupin e ekipeve që synojnë zonën play off. 9 lojtarë të Orlando realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Anthony Black, që realizoi 31 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Washington – Atlanta, 132-113
    Philadelphia – Orlando, 103-144
    Lakers – Clippers, 135-118

  • Detroit lider në Konferencën e Lindjes, Chicago fiton në fund, “OK” Clippers e Memphis

    Detroit lider në Konferencën e Lindjes, Chicago fiton në fund, “OK” Clippers e Memphis

    Detroit mbetet skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur sot edhe Milwaukee me shifrat 129-116. Një fitore jashtë fushe për Pistons, ku për miqtë u dallua Cade Cunningham me 29 pikë e 10 asist (për Bucks mungoi sërish Antetokounmpo).
    Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që triumfoi 121.120 ndaj Washington. Për Bulls u dallua Nikola Vucevic me 28 pikë e 12 rebound. Pa probleme fiton edhe Atlanta, që mundi 115-98 New Orleans, ndeshje ku u dallua Porzingis me 30 pikë.
    Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund në shtëpi 102.96 nga Memphis, në një ndeshje të dueluar deri në fund (Aldama me 20 pikë më i miri). Jashtë fushe fiton edhe ekipi i Clippers, që falë 55 pikëve të veteranit James Harden mundi 131-116 Charlotte.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Clippers, 116-131
    Orlando – New York, 133-121
    New Orleans – Atlanta, 98-115
    Chicago – Washington, 121-120
    Milwaukee – Detroit, 116-129
    Dallas – Memphis, 96-102

  • Skandali! Ylli i NBA është paguar në të zezë për të ulur tavanin e shpenzimeve të lejuara për pagat

    Skandali! Ylli i NBA është paguar në të zezë për të ulur tavanin e shpenzimeve të lejuara për pagat

    Kawhi Leonard dhe Los Angeles Clippers janë në telashe të mëdha. Të akuzuar për anashkalimin e sistemit të kufizimit të pagave të NBA-së, ekipi kalifornian dyshohet se i pagoi yllit të saj 28 milionë dollarë shtesë, mbi pagën e tij.
    Pagesa është bërë për një punë të rreme, si zëdhënës i Aspiration, një kompani e bashkëthemeluar nga pronari i Clippers, Steve Ballmer, e cila që atëherë ka deklaruar falimentimin.
    NBA ka njoftuar se është në dijeni të rastit, i cili është bërë viral në mediat sociale dhe ka nisur një hetim. Clippers i kanë hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur ato absurde dhe duke u distancuar nga Aspiration, duke specifikuar se nuk është më sponsor i ekipit.
    Ekipi e konsideron veten palë të dëmtuar nëse ka ndonjë gjë. Por, turpi dhe dëmtimi i reputacionit të Clippers është i dukshëm. Nëse kjo do të çojë në sanksione nga NBA mbetet për t’u parë. Mbetet për t’u parë edhe nëse ka pasur ndonjë shkelje teknike të dënueshme me gjoba dhe dënime të mundshme të mëtejshme.
    Leonard, 34-vjeç, nënshkroi një marrëveshje prej 28 milionë dollarësh me Aspiration në prill 2022. Kjo marrëveshje erdhi nëntë muaj pas zgjatjes së kontratës prej 176 milionë dollarësh të Kaëhi me Clippers.

  • Clippers mbledh gjithë veteranët, Lakers gjejnë lojtarin që mungonte, Lillard e mbyll karrierën në Portland

    Clippers mbledh gjithë veteranët, Lakers gjejnë lojtarin që mungonte, Lillard e mbyll karrierën në Portland

    Merkato e NBA ka dhuruar së fundi të tjera surpriza. Kështu, basketbollisti Marcus Smart ka lënë Washington Wizards për t’u transferuar te Lakers. Mbrojtësi 31-vjeçar mbyll merkaton e Lakers, që kanë siguruar edhe Deandre Ayton e Jake LaRavia, përforcime deri diku të mjaftueshme për të vërtetuar ambiciet për titull të Luka Doncic dhe LeBron James.
    Damian Lillard, tashmë 35 vjeç, kthehet në Portland, rikthehet në shtëpi. Ky do të jetë fundi i historisë dhe karrierës së tij. Ai ka rënë dakord për një kontratë tre-vjeçare me Portland, duke i paguar atij 42 milionë dollarë shtesë përveç 113 milionë dollarëve që Milwaukee Bucks i detyrohen.
    Një tjetër veteran është Chris Paul, që do ta përfundojë karrierën e tij me Clippers. Ai do të luajë sezonin e tij të 21-të në NBA. Kontrata e regjisorit 40-vjeçar vlen 3.6 milionë dollarë. Vetëm një vit, sepse pas shumë thashethemeve, Paul më në fund po i jep fund karrierës, siç njoftoi disa ditë më parë.
    Edhe Bradley Beal, pasi mbylli kontratën me Phoenix, ka vendosur të luajë për Clippers, që po mbledh gjithë veteranët e NBA-së. Beal është 32 vjeç dhe do të luajë përkrah veteranëve si James Harden, Kawhi Leonard, Nicolas Batum dhe Brook Lopez.

  • New York kompleton gjysmëfinalistët në Lindje, Denver e Clippers shkojnë në ndeshjen e shtatë

    New York kompleton gjysmëfinalistët në Lindje, Denver e Clippers shkojnë në ndeshjen e shtatë

    New York është ekipi i katërt gjysmëfinalist i play off-it në Konferencën e Lindjes, duke kompletuar kështu kuadrin në këtë kah të NBA-së. Skuadra nju-jorkeze fitoi sot 116-113 ndaj Detroit jashtë fushe.
    Një ndeshje e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren. Të gjithë titullarët e New York realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Jalen Brunson me 40 pikë.
    New York fitoi 4-2 serinë çerekfinale dhe në raundin tjetër do të përballet me Boston. Ndërsa gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Cleveland dhe Indiana.
    Ndërkohë, në Konferencën e Perëndimit gjithçka e hapur mes Denver dhe Clippers, me këtë të fundit që fitoi sot 111-105. Tri lojtarë të Clippers realizuan mbi 20 pikë (Harden 28 e Leonard me 27 pikë më të mirët).
    Për Denver, Jokic realizoi 25 pikë por që s’mjaftuan. Emri i ekipit gjysmëfinalist do të përcaktohet nga ndeshja e shtatë çerekfinale, ndërkohë që të kualifikuar në gjysmëfinale janë Oklahoma e Minnesota.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, (4-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, (4-1)
    (3) New York – (6) Detroit, 116-113 (4-2)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, (4-1)
    Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
    Cleveland – Indiana
    Boston – New York
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, (2-3)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, (1-4)
    (4) Denver – (5) Clippers, 105-111 (3-3)

  • Boston dhe Indiana kualifikohen në gjysmëfinalet play off, Denver merr epërsinë ndaj Clippers

    Boston dhe Indiana kualifikohen në gjysmëfinalet play off, Denver merr epërsinë ndaj Clippers

    Ndeshjet e sotme në NBA kanë përcaktuar edhe dy skuadra të tjera gjysmëfinaliste, të dyja në Konferencën e Lindjes. Njëri prej tyre është Boston Celtics, që mundën 120-89 Orlando dhe fituan 4-1 serinë e çerekfinaleve.
    Kampionët në fuqi patën epërsi gjatë gjithë kohës, ku u dallua Jayson Tatum me 354 pikë e 10 asist. Në gjysmëfinale shkon edhe Indiana, që mundi 119-118 Milwaukee, duke fituar 4-1 serinë e takimeve.
    Fitore në sekondën e fundit për Indiana, ndërkohë që titullarët e të dyja skuadrave realizuan mbi 10 pikë çka tregon për rivalitetin e madh në fushë. Kështu, Antetokounmpo largohet nga gara për titull.
    Po në Lindje, Detroit fitoi 106-103 ndaj New York dhe mban ende hapur shpresat për kualifikim, pasi tani nju-jorkezët udhëheqin 3-2 serinë. Cuninngham me 24 pikë dhe Thompson me 22 pikë u dalluan për Pistons në këtë ndeshje.
    Në Perëndim u luajt vetëm një ndeshje, ku Denver mposhti pa problem 131-115 Clippers, duke udhëhequr 3-2 serinë e çerekfinaleve. Jamal Murray me 43 pikë ishte lider në fushë për Denver, mbështetur nga Jokic me një “triple double”.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, (4-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, 120-89 (4-1)
    (3) New York – (6) Detroit, 103-106 (3-2)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, 119-118 (4-1)
    Konferenca e Lindjes-Gjysmwfinale
    Cleveland – Indiana
    Boston – ?
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, (4-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, (1-3)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, (1-3)
    (4) Denver – (5) Clippers, 131-115 (3-2)

  • Oklahoma një hap larg gjysmëfinaleve, Clippers dhe New York marrin sërish epërsinë

    Oklahoma një hap larg gjysmëfinaleve, Clippers dhe New York marrin sërish epërsinë

    Oklahoma është një hap larg gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 114-108 në fushën e Memphis, duke udhëhequr 3-0 serinë.
    Një ndeshje më e bukur se dy të parat, me Memphis që dueloi për fitoren, Alexander Shai me 31 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, mbështetur nga J.Williams me 26 pikë e C.Holmgren me 24 pikë.
    Po në Perëndim, ekipi i Clippers fitoi 117-83 në fushën e tij ndaj Denver dhe merr sërish epërsinë e çerekfinaleve. 4 lojtarë të Clippers realizuan mbi 19 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
    Në Konferencën e Lindjes, skuadra e New York fitoi 118-116 ndaj Detroit në fushën e këtij të fundit. Karl-Anthony Towns me 31 pikë dhe Jalen Brunson me 30 pikë u dalluan për skuadrën nju-jorkeze, që udhëheq 2-1 serinë.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami, (2-0)
    (2) Boston – (7) Orlando, (2-0)
    (3) New York – (6) Detroit, 118-116 (2-1)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, (2-0)
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis, 114-108 (3-0)
    (2) Houston – (7) Golden State, (1-1)
    (3) Lakers – (6) Minnesota, (1-1)
    (4) Denver – (5) Clippers, 83-117 (1-2)

  • Lakers e nisin me humbje fazën play off, Denver mund Clippers pas kohës shtyesë

    Lakers e nisin me humbje fazën play off, Denver mund Clippers pas kohës shtyesë

    Ka startuar sot faza play off në NBA dhe nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Lakers u mundën në fushën e tyre 117-95 nga Minnesota. Tri lojtarë të skuadrës mike realizuan mbi 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 37 pikët e Doncic për kalifornianët.
    Po në Perëndim, ekipi i Denver fitoi 112-110 ndaj Clippers pas kohës shtesë. Një ndeshje e hapur deri në fund, ku për Clippers të gjithë titullarët shënuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftoi. Jokic me 29 pikë e Gordon me 25 pikë u dalluan për Denver.
    Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Indiana fitoi 117-98 ndaj Milwaukee, duke udhëhequr 1-0 serinë. Siakam me 25 pikë ishte lider në fushë për vendasit, ndërsa 36 pikët e 12 rebound të Antetokounmpo për Bucks mbetën për statistikë.
    Pa probleme fiton edhe ekipi i New York, që mundi 123-112 Detroit, ndeshje në përgjithësi e komanduar nga vendasit. Jalen Brunson me 34 pikë ishte më i miri për nju-jorkezët, mbështetur edhe nga Towns e Anunoby me nga 23 pikë secili.
    Konferenca e Lindjes-Çerekfinale
    (1) Cleveland – (10) Miami
    (2) Boston – (7) Orlando
    (3) New York – (6) Detroit, 123-112 (1-0)
    (4) Indiana – (5) Milwaukee, 117-98 (1-0)
    Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale
    (1) Oklahoma – (8) Memphis
    (2) Houston – (7) Golden State
    (3) Lakers – (6) Minnesota, 95-117 (0-1)
    (4) Denver – (5) Clippers, 112-110 (1-0)

  • Milwaukee mposht Miami pas kohës shtesë, Clippers trimfojnë ndaj Dallas

    Milwaukee fitoi 121-115 pas kohës shtesë ndaj Miami, një përballje mes dy ekipesh që po kalojnë një moment të mirë në NBA. Antetokounmpo realizoi një “triple double” për Bucks, me 36 pikë, 15 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Porter me 24 pikë.
    Fitore të thellë korri skuadra e Clippers, që mundi 134-105 Dallas. Leonard dhe Harden realizuan nga 29 pikë secili, ndërsa Zubac mbështeti këtë dyshe me 25 pikë. Jashtë fushe fitoi New York, që mposhti 121-105 Atlanta, ku protagonist ishte Twons me 20 pikë.
    Ekipi i Minnesota, falë 37 pikëve të Anthony Edwards, mundi 114-109 Philadelphia dhe qëndron në garë për një vend në play off në Perëndim. Fitore të vështirë korri jashtë fushe edhe skuadra e Memphis, që mundi 109-103 Detroit, ku Desmond bane shënoi 38 pikë.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Atlanta – New York, 105-121
    Detroit – Memphis, 103-109
    Philadelphia – Minnesota, 109-114
    Miami – Milwaukee, 115-121
    Clippers – Dallas, 135-104

  • Oklahoma mbetet lider në NBA, fitojnë Lakers e Clippers, moment i mirë për Miami

    Oklahoma mbetet lider në NBA, fitojnë Lakers e Clippers, moment i mirë për Miami

    Oklahoma është gjithnjë e më shumë lider në NBA, duke mposhtur 145-117 Chicago dhe korri fitoren e 10-të radhazi. 7 lojtarë të Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Joe me 31 pikë e Shai me 27 pikë.
    Fitore të vështirë korri skuadra e Lakers, që mundi 104-98 Houston. 46 pikët e ardhur nga lojtarët e stolit bënë diferencën për ekipin kalifornian, me tri lojtarë që realizuan nga 20 pikë secili (Doncic, Smith, Vincent).
    Skuadra kampione e Boston mundi 117-103 Memphis, ndeshje ku dyshja Horford-Tatum realizoi 51 pikë. Fiton edhe skuadra e Clippers, që mundi 96-87 Orlando, sfidë ku Leonard e Powell realizuan nga 21 pikë secili.
    Suksesi i pestë radhazi për Miami, që mundi 120-94 Washington, sfidë ku diferencën e bënë Adebayo me 28 pikë e Herro me 27 pikë. Surprizon Brooklyn, që falë 24 pikëve të Johnson mundi 113-109 Dallas jashtë fushe.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Charlotte – Utah Jazz, 110-106
    Indiana – Sacramento, 111-109
    Orlando – Clippers, 87-96
    Washington – Miami, 94-120
    Memphis – Boston, 103-117
    Oklahoma – Chicago, 145-117
    Dallas – Brooklyn, 109-113
    Lakers – Houston, 104-98