Donald Trump nuk është i vetmi President amerikan që i ka dërguar një letër urimi për ditëlindje Jeffrey Epsteinit.
Emri më i madh në këtë koleksion është ai i Bill Clinton, sipas një raportimi të “Wall Street Journal”.
Letra e ish-Presidentit Clinton u shfaq përkrah gati 50 letrave të tjera, të dërguara nga personalitete të njohura si investitori miliarder Leon Black, dizajnerja e modës Vera Wang, dhe miliarderi Mortimer Zuckerman, mes të tjerëve.
Letra e Clinton për Epstein-in është raportuar të ketë përmbajtur mesazhin: “Është ngushëlluese, apo jo, të kesh mbijetuar kaq shumë vite, mes të gjitha mësimeve, njohurive, aventurave dhe kureshtjes fëminore, drive për të bërë ndryshim dhe ngushëllimit nga miqtë.”
Një zëdhënës i Clinton refuzoi të komentonte, duke referuar një deklaratë të mëparshme të ish-Presidentit, i cili tha se kishte ndërprerë lidhjet me Epsteinin mbi një dekadë para arrestimit të tij dhe se nuk ishte i informuar për krimet e Epsteinit.
Pak ditë më parë, “Wall Street Journal” raportoi se Trump kishte shkruar një letër me përmbajtje provokuese për Epsteinin, i cili vdiq në burg në vitin 2019 pas arrestimit për akuzat e trafikimit të grave për qëllime seksuale.
Letra ishte pjesë e një albumi të mbledhur nga ish e dashura e Epsteinit, Ghislaine Maxwell, për ditëlindjen e tij të 50-të në vitin 2003. Trump ka paditur Rupert Murdoch, dy gazetarët e “Wall Street Journal” dhe botuesin e gazetës Dow Jones për shpifje pas këtij raportimi.
Në raportin e të enjtes, “Wall Street Journal” ka dhënë më shumë detaje mbi albumin, duke përfshirë emrat e disa prej 50 personave që i kanë dërguar letra Epstein-it. Midis tyre janë emra të njohur, si biznesmeni miliarder Nathan Myhrvold, avokati Alan Dershowitz, modeli scout Jean-Luc Brunel dhe pronari i dikurshëm i Victoria’s Secret, Les Wexner.
Po ashtu, në album ndodhen dhe përfaqësues të politikës dhe diplomacisë, si ambasadori britanik në SHBA dhe politikanit i Partisë Laburiste, Peter Mandelson.
Një pjesë e përmbajtjes së albumit përmban edhe shkrime e foto nga njerëz të tjerë që kanë pasur lidhje me Epsteinin, si ish-bashkëpunëtorët e tij Alan “Ace” Greenberg dhe James “Jimmy” Cayne, që kanë punuar me të në firmën investuese Bear Stearns gjatë viteve 1970.
Përveç letrës së Trump, disa letra të tjera përmbajnë përmbajtje me natyrë seksuale.
Tag: clinton
-

Del edhe emri i Bill Clinton tek dosja “Epstein”, ish-Presidenti amerikan i dërgoi letër urimi
-

Bill Clinton letër Jeffrey Epstein për ditëlindjen, zbulohet përmbajtja dhe emrat e tjerë në albumin kontrovers
Sipas një raportimi të Wall Street Journal, ish-presidenti amerikan Bill Clinton thuhet se i ka dërguar një letër urimi Jeffrey Epstein për 50-vjetorin e tij në vitin 2003, e cila u përfshi në një “album ditëlindjeje” të përpiluar nga Ghislaine Maxwell. Letra e Clinton-it u gjet mes rreth 50 të tjerash nga figura të njohura të botës politike, financiare dhe të modës.
Sipas gazetës, shënimi i Clinton i drejtuar Epstein përmbante një ton miqësor dhe nostalgjik:
“Është qetësuese, apo jo, që ke zgjatur kaq gjatë, gjatë gjithë viteve të të mësuarit dhe njohjes, aventurave dhe […], dhe gjithashtu të kesh kuriozitetin tënd fëmijëror, shtysën për të bërë një ndryshim dhe ngushëllimin e miqve.”
Zëdhënësi i Clinton nuk pranoi të komentonte për Journal, por e drejtoi gazetën drejt një deklarate të mëparshme të ish-presidentit, ku thuhej se ai kishte ndërprerë çdo kontakt me Epstein më shumë se një dekadë përpara arrestimit të tij dhe nuk kishte dijeni për krimet e tij.
Albumi i ditëlindjes përfshinte shënime nga emra të mëdhenj si:
Donald Trump, i cili më parë thuhet se kishte shkruar një letër me tone seksuale dhe nënshkruar një kopje të librit të tij për Epstein: “Ti je më i madhi!”
Leon Black – investitori miliarder, autor i një poezie me përmbajtje të dyshimtë seksuale.
Vera Wang, e cila sugjeronte që Epstein të merrte pjesë në shfaqjen The Bachelor.
Les Wexner – ish-pronar i Victoria’s Secret, me një vizatim të një pjese të trupit femëror.
Nathan Myhrvold, ish-ekzekutiv i Microsoft, që i kishte dërguar Epstein foto nga Afrika, përfshirë kafshë në çiftëzim.
Peter Mandelson, ish-politikan britanik, që e quante Epstein “shokun tim më të mirë” në një shënim që përfshinte foto uiski dhe një ishull tropikal.
Sipas raportit, albumi përbëhej nga disa vëllime dhe përfshinte një tabelë përmbajtjeje. Letra të ndryshme shfaqnin humor të errët, referenca të dyshimta seksuale dhe lidhje të dukshme me Epstein, një figurë që më vonë do të shpërthente në qendër të një skandali global për trafik seksual të të miturve.Top Channel
-

Bill Clinton raportohet se i dërgoi një letër Jeffrey Epstein për ditëlindjen, zbulohet përmbajtja dhe emrat e tjerë në albumin kontrovers
Sipas një raportimi të Wall Street Journal, ish-presidenti amerikan Bill Clinton thuhet se i ka dërguar një letër urimi Jeffrey Epstein për 50-vjetorin e tij në vitin 2003, e cila u përfshi në një “album ditëlindjeje” të përpiluar nga Ghislaine Maxwell. Letra e Clinton-it u gjet mes rreth 50 të tjerash nga figura të njohura të botës politike, financiare dhe të modës.
Sipas gazetës, shënimi i Clinton i drejtuar Epstein përmbante një ton miqësor dhe nostalgjik:
“Është qetësuese, apo jo, që ke zgjatur kaq gjatë, gjatë gjithë viteve të të mësuarit dhe njohjes, aventurave dhe […], dhe gjithashtu të kesh kuriozitetin tënd fëmijëror, shtysën për të bërë një ndryshim dhe ngushëllimin e miqve.”
Zëdhënësi i Clinton nuk pranoi të komentonte për Journal, por e drejtoi gazetën drejt një deklarate të mëparshme të ish-presidentit, ku thuhej se ai kishte ndërprerë çdo kontakt me Epstein më shumë se një dekadë përpara arrestimit të tij dhe nuk kishte dijeni për krimet e tij.
Albumi i ditëlindjes përfshinte shënime nga emra të mëdhenj si:
Donald Trump, i cili më parë thuhet se kishte shkruar një letër me tone seksuale dhe nënshkruar një kopje të librit të tij për Epstein: “Ti je më i madhi!”
Leon Black – investitori miliarder, autor i një poezie me përmbajtje të dyshimtë seksuale.
Vera Wang, e cila sugjeronte që Epstein të merrte pjesë në shfaqjen The Bachelor.
Les Wexner – ish-pronar i Victoria’s Secret, me një vizatim të një pjese të trupit femëror.
Nathan Myhrvold, ish-ekzekutiv i Microsoft, që i kishte dërguar Epstein foto nga Afrika, përfshirë kafshë në çiftëzim.
Peter Mandelson, ish-politikan britanik, që e quante Epstein “shokun tim më të mirë” në një shënim që përfshinte foto uiski dhe një ishull tropikal.
Sipas raportit, albumi përbëhej nga disa vëllime dhe përfshinte një tabelë përmbajtjeje. Letra të ndryshme shfaqnin humor të errët, referenca të dyshimta seksuale dhe lidhje të dukshme me Epstein, një figurë që më vonë do të shpërthente në qendër të një skandali global për trafik seksual të të miturve.Top Channel
-

“Bomba” e WSJ: Bill Clinton në krye, të famshmit në albumin e errët të Epstein
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-Presidenti Bill Clinton figurojnë mes dhjetëra personazheve të njohur që i kanë shkruar Jeffrey Epsteinit për 50-vjetorin e lindjes.
Wall Street Journal raporton se këto letra ishin pjesë e një albumi të përgatitur nga Ghislaine Maxwell në vitin 2003, i cili përmbante mesazhe nga rreth 50 figura të njohura në botën e politikës, modës, biznesit dhe artit.
Sipas gazetës, “emri më i madh në album” është Bill Clinton, i cili në letrën e tij shkruante:
“Është e bukur apo jo, të kesh mbijetuar kaq gjatë, përmes viteve të të mësuarit dhe njohjes, aventurave dhe gjithashtu të kesh kureshtjen fëmijërore, dëshirën për të bërë ndryshim dhe për t’ju gjendur pranë miqve.”Ndërkohë, Trump i kishte shkruar një letër me nënkuptime seksuale, ndërsa në një libër të tij të dhuruar për Epsteinin në vitin 1997, shkruante: “Jeff – Ti je më i miri! – Donald”.
Gazeta thotë se në këtë album, përfshiheshin letra nga:
Miliarderi Leon Black, i cili kishte shkruar një poezi me nënkuptime seksuale
Biznesmeni Les Wexner, që kishte vizatuar gjinj në mesazh
Stilistja Vera Wang, që i propozonte Epsteinit të merrte pjesë në reality-show-n “The Bachelor”
Avokati Alan Dershowitz, shpesh i përfolur për lidhjet me Epsteinin
Jean-Luc Brunel
Nathan Myhrvold, që i premtonte foto të pazakonta nga Afrika me kafshëtPolitikanët britanikë Peter Mandelson, që në letër e quante Epsteinin “shoku im më i mirë”, dhe ambasadori britanik në SHBA, janë po ashtu pjesë e kësaj liste.
Gjithashtu edhe ish-bashkëpunëtorët e Epstein nga koha në firmën Bear Stearns: Alan “Ace” Greenberg dhe James “Jimmy” Cayne.
New York Times konfirmon po të njëjtat detaje, përfshirë një foto të pa ekspozuar më parë ku shfaqet Trump me Epsteinin dhe këngëtarin James Brown, megjithëse nuk dihet vendndodhja e saktë.
Ndërkohë, Trump ka paditur Wall Street Journal, Rupert Murdoch dhe dy gazetarë të gazetës për shpifje dhe dëmtim imazhi, pas publikimit të artikujve për letrën e tij ndaj Epstein. -

FBI-ja injoroi provat kyçe në hetimin për email-et e Clinton! Deklasifikohet raporti i mbikëqyrjes së Departamentit të Drejtësisë
FBI-ja e drejtuar nga James Comey dështoi të hetonte siç duhet email-et e Hillary-t, ndërsa ndiqte gënjeshtrat e dosjes Steele dhe “mashtrimin” për Rusinë
Kryetari i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, Chuck Grassley, deklaroi:
“Nën drejtimin e James Comey-t, FBI-ja dështoi të kryente punën themelore hetimore dhe la prova kyçe të paprekura, si të ishin materiale të padobishme në dysheme.”
“Qasja neglizhente – dhe ndoshta e qëllimshme – e FBI-së në hetimin ndaj Hillary Clinton bie në kontrast të thellë me hetimin agresiv dhe të njëanshëm mbi bashkëpunimin Trump-Rusi, i bazuar në dosjen Steele – një dokument i pabazuar dhe tashmë i diskredituar.”
“Procesi vendimmarrës i Comey-t tregon qartë shenja ndërhyrjeje politike.”
FBI-ja, gjatë kohës së ish-Presidentit Barack Obama, dështoi të hetonte plotësisht disa USB që përmbanin të dhëna të hakuara nga Departamenti i Shtetit – përfshirë edhe mesazhe të lidhura me Obamën – gjatë hetimit të saj në vitin 2016 mbi përdorimin nga Hillary Clinton të një serveri privat emaili, sipas një raporti të ri të deklasifikuar nga një institucion mbikëqyrës, publikuar të hënën.
“Kjo është një provë e qartë për mungesën ekstreme të përpjekjes dhe kujdesit në hetimin e FBI-së mbi përdorimin e emaileve nga ish-Sekretarja Clinton dhe trajtimin e informacionit tepër të klasifikuar,” deklaroi senatori republikan Chuck Grassley për Washington Examiner.
USB-të, të dorëzuara nga një burim konfidencial, u konsideruan tepër sensitive për t’u analizuar plotësisht në atë kohë, për shkak të shqetësimeve se mund të përmbanin të dhëna të privilegjuara të viktimave. Megjithatë, një draft-memo i brendshëm i FBI-së rekomandonte analizimin e materialit për të “vlerësuar rreziqet ndaj sigurisë kombëtare” që lidhen me serverin privat të Clinton, një hap që Byroja në fund e refuzoi.
Detajet e reja ndodhen në një aneks të deklasifikuar të raportit të vitit 2018 nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, Michael Horoëitz. Grassley, kryetar i Komisionit të Senatit për Drejtësinë, publikoi dokumentin pasi e mori nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe drejtori i FBI-së, Kash Patel.
Zbulimet kanë rikthyer vëmendjen ndaj ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, skuadra e të cilit kufizoi qëllimisht hetimin ndaj Clinton, ndërkohë që e ndoqi me intensitet çështjen e bashkëpunimit të dyshuar mes kandidatit të atëhershëm Donald Trump dhe Rusisë.
“Qasja e pakujdesshme – dhe ndoshta e qëllimshme – e FBI-së nën drejtimin e Comey në hetimin ndaj Clinton, bie në kontrast të fortë me hetimin e pamëshirshëm mbi ‘mashtrimin e bashkëpunimit Trump-Rusi’,” u shpreh Grassley.
Raporti tregon se Divizioni Kibernetik i FBI-së kishte kërkuar qasje në USB-të në vitin 2016, por kundërshtime të brendshme mbi të drejtat e privatësisë e ndaluan këtë përpjekje. Zëvendësdrejtori i atëhershëm, Andreë McCabe, gjithashtu kërkoi t’i përdorte këto pajisje në hetimin për Rusinë, por iu refuzua kërkesa.
Megjithëse USB-të janë kërkuar të paktën tre herë, përfshirë një herë nga zyra e prokurorit të posaçëm Robert Mueller, nuk është kryer kurrë një shqyrtim i plotë i përmbajtjes së tyre. Një kërkim prodhoi rezultate të lidhura me “clintonemail.com”, por pjesa tjetër e detajeve është redaktuar.
Aneksi gjithashtu përmend inteligjencë të huaj të zbuluar gjatë hetimit, përfshirë dokumente në gjuhën ruse që akuzonin për ndërhyrje politike James Comey-n dhe ish-prokuroren e përgjithshme Loretta Lynch. Dokumentet, që përfshinin edhe pretendime për Debbie Wasserman Schultz dhe bashkëpunëtorë të lidhur me George Soros, u shqyrtuan nga agjentët e FBI-së dhe u konsideruan të pabesueshme.
Comey ka mbrojtur vendimin e tij të 5 korrikut 2016 për të mos ngritur akuza ndaj Clinton publikisht, para se të intervistonte disa dëshmitarë kyç, duke përmendur frikën nga rrjedhjet e brendshme të informacionit. Vendimi i tij, i marrë pa njoftuar Lynch, mbetet një nga pikat më të debatueshme të çështjes – sidomos duke pasur parasysh se FBI më pas nisi hetimin “Crossfire Hurricane” ndaj fushatës së Trump.
Zbulimi vjen gjithashtu në kohën kur FBI, nën administratën aktuale Trump, po heton vetë James Comey dhe ish-drejtorin e CIA-s, John Brennan, mbi rolin e tyre në origjinën e hetimit Trump-Rusi dhe mbi mundësinë e shkeljeve të protokolleve të inteligjencës. Ketu raporti
/washingtonexaminer.com/
-

Clinton, një thirrje që kërkon të dëgjohet
Me Lindjen e Mesme përsëri në qendër të lajmeve globale për shkak të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit, ish-Presidenti i SHBA-së Bill Clinton ka ndërhyrë publikisht, duke i bërë thirrje presidentit aktual, Donald Trump, të tregojë përmbajtje dhe të qetësojë krizën, me qëllim shmangien e një konflikti rajonal në shkallë të plotë.
Duke folur në “The Daily Show” të martën, Clinton shprehu shqetësimin e saj të thellë për zhvillimet:
“Vrasjet e vazhdueshme të civilëve duhet të ndalen. Këta nuk janë njerëz të përfshirë politikisht, por njerëz që duan të jetojnë një jetë të mirë”, theksoi ai.
Deri më tani, SHBA-të nuk janë përfshirë zyrtarisht në luftë, por ka disa indikacione se administrata Trump mund të lëvizë drejt një përfshirjeje më të drejtpërdrejtë në konflikt.
Kritika ndaj Netanyahut dhe Trumpit
Siç raportohet nga Fox Neës, presidenti i 42-të i SHBA-së nuk hezitoi të kritikonte si kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ashtu edhe presidentin aktual të SHBA-së, duke pretenduar se asnjëri prej tyre nuk ka ndërmend të ndalojë luftën.
“Para së gjithash – ata nuk po flasin për negociata paqeje në Lindjen e Mesme, sepse izraelitët, nën kryeministrin Netanyahu, nuk kanë ndërmend t’u japin palestinezëve një shtet. Dhe tani palestinezët janë shumë të ndarë dhe të thyer për t’u organizuar për ta arritur këtë.”
Ai tha gjithashtu se Presidenti Trump duket se pajtohet me pikëpamjen e Netanyahut se palestinezët “nuk duhet të kenë një shtet“, gjë që – sipas tij – e bën të vështirë çdo shpresë për paqe.
Megjithatë, ai theksoi se asnjëri udhëheqës nuk dëshiron të shkaktojë një katastrofë rajonale në shkallë të plotë.
Sipas ish-presidentit, “Netanyahu ka dashur të luftojë Iranin për një kohë të gjatë, sepse në këtë mënyrë ai mund të qëndrojë në pushtet përgjithmonë. Dua të them, ai ka qenë atje për pjesën më të madhe të 20 viteve të fundit.”
“Por mendoj se duhet të përpiqemi ta çaktivizojmë atë, dhe shpresoj që Presidenti Trump do ta bëjë këtë,” tha ai.
Clinton theksoi rëndësinë e mbrojtjes së aleatëve të SHBA-së në Lindjen e Mesme, por jo me kosto të rënda jetësh të humbura.
“Ne duhet t’i sigurojmë miqtë tanë në Lindjen e Mesme se do të qëndrojmë me ta dhe do të përpiqemi t’i mbrojmë. Por zgjedhja e luftërave të pashpallura, ku viktimat kryesore janë civilët, të cilët nuk janë të përfshirë politikisht në asnjë mënyrë, të cilët thjesht duan të jetojnë jetë të denja, nuk është një zgjidhje shumë e mirë.”
Clinton pranoi se SHBA-të duhet të përpiqen ta ndalojnë Iranin nga pajisja me armë bërthamore, por përsëri theksoi rëndësinë e ruajtjes së jetëve të pafajshme në rajon. /tesheshi.com/ -

Dasmë si në përralla, Alex Soros martohet me Huma Abedin! Të ftuarit VIP mbërrijnë me dhjetëra makina luksoze
Ish-ndihmësja politike e Hillary Clinton, Huma Abedin, është martuar ditën e djeshme me Alex Soros, djalin e miliarderit George Soros. Çifti organizoi një dasmë luksoze në Hamptons, ku morën pjesë ish-presidentë të SHBA-së dhe figura të njohura të Partisë Demokratike. Nusja 49-vjeçare shkëlqente me një fustan elegant ngjyrë të bardhë, me supe të zbuluara dhe kopsa në pjesën e pasme.
Fustani i personalizuar nga Givenchy kishte të qendisura inicialet e nuses dhe dhëndrit. Ishte qepur nga stilistja Sarah Burton dhe ishte një nga dy fustanet që Abedin veshi për ceremoninë, ndërsa tjetri ishte dizenjuar nga stilisti i njohur Erdem Moralıoğlu.
Në foto, Abedin shihet duke përshëndetur të ftuarit e famshëm, e shoqëruar nga djali i saj. Ajo është divorcuar nga ish-politikani Anthony Weiner, pasi ky i fundit u burgos për dërgimin e mesazheve seksuale një të miture. Thuhet se Weiner, i cili është duke u përpjekur të rikthehet në politikën e Nju Jorkut përmes një kandidimi për këshillin bashkiak, nuk ishte i pranishëm në dasmë.
Rezidenca gjigante e stilit gjeorgjian e familjes Soros, me 12 dhoma gjumi dhe 10 banjo, ishte e rrethuar nga masa të rrepta sigurie. Qen nuhatës dhe agjentë të Shërbimit Sekret ruanin Hillary Clinton dhe ish-presidentin Bill Clinton, të cilët ndodheshin aty. Të ftuar të tjerë ishin edhe Barack dhe Michelle Obama, George dhe Amal Clooney, stilistja Diane von Furstenberg me bashkëshortin e saj Barry Diller, si dhe kryeredaktorja e “Vogue”, Anna Wintour.
Dhjetëra makina luksoze u rreshtuan për të transportuar mysafirët e pasur përmes portës kryesore të pronës. Por jo të gjithë ishin të kënaqur me ngjarjen. Disa banorë vendas u shprehën të irrituar, duke thënë se nuk ishin njoftuar paraprakisht për një event kaq të madh, që solli trafik të rënduar dhe ndërhyrjen e policisë për menaxhimin e rrugëve.
Një grua, e cila preferoi të mbetej anonime, kritikoi familjen Soros si përfaqësuese të “liberalëve të limuzinave” dhe i akuzoi për hipokrizi, duke pretenduar se mbështesin iniciativa anti-policore, ndërsa për dasmën e tyre shfrytëzuan burime të policisë vendore.
Në një moment, një grup studentësh të veshur me kostume festive mbërriti pranë portës kryesore të pronës dhe bëri një selfie përpara saj.
Fotot ekskluzive të “The Mail” e tregojnë Abedinin mahnitëse me një fustan të bardhë me gjatësi mesatare, mëngë të valëzuara dhe sandale me taka të ulëta. Pas dasmës, disa nga të ftuarit u transportuan në hotele luksoze në zonën e Bridgehampton. Atmosfera ishte e qetë dhe festive, me të ftuar që qeshnin dhe bënin shaka me republikanët.
Alex Soros është emëruar trashëgimtar i perandorisë 25 miliardë dollarëshe të babait të tij. Ndërsa Abedin ka qenë një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Hillary Clinton, si gjatë mandatit të saj si Sekretare e Shtetit, ashtu edhe në administratën e parë të Barack Obamës.
Ajo u bë pjesë e mediave pas skandalit me ish-bashkëshortin e saj, kongresmenin Anthony Weiner, i cili u detyrua të japë dorëheqjen pasi u zbulua se u kishte dërguar mesazhe dhe foto nudo grave të reja. Pavarësisht rikandidimit të tij në vitin 2013, dolën sërish në dritë mesazhe me përmbajtje seksuale dhe Weiner përfundoi në burg federal për 21 muaj.
Abedin dhe Soros u njohën në vjeshtën e vitit 2023 gjatë festës së ditëlindjes së Nicky Hilton dhe u fejuan në maj të vitit 2024 në New York City. -

Martohet Aleks Soros, kryeministri Rama mban fjalim në dasmën e “vëllait“
Kryeministri narkosocialist i Shqipërisë mban fjalim në dasmën Soros-Abedin, shkruan media amerikane ‘Front Page’.
Gazetari Daniel Greenfield shkruan se, Edi Rama ka ngritur një dolli në këtë dasëm të çuditshme të organizuar në Nju Jork.
Artikulli i Front Page:Ja si e përshkroi New York Times skenën e martesës së një ‘fëmije të pasur miliarder’ me një grua që, sipas përshkrimit satirik, ka më shumë ‘bagazh’ sesa ka vjedhur babai i tij nga viktimat e Holokaustit:
‘Establishmenti Demokrat zbriti në Hamptons këtë fundjavë për diçka që ngjante me një dasmë mbretërore politike, që bashkoi botën e politikës me para të mëdha dhe figurat e epokës Clinton.’
Përveç familjeve të çiftit, lista e të ftuarve përfshinte zonjën Hillary Clinton dhe burrin e saj, ish-Presidentin Bill Clinton; ish-Zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe burrin e saj, Doug Emhoff; senatorin Chuck Schumer të Nju Jorkut, lider i pakicës; ish-Kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi; të famshëm si Nicky Hilton Rothschild; figura të botës kulturore si redaktorja e Vogue Anna Wintour; miq të vjetër të Clintonëve si lobistja e fuqishme e San Franciskos, Susie Tompkins Buell; dhe figura të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Festimet e fundjavës përfshinë edhe një ceremoni më të vogël për të nderuar njëkohësisht besimin islam të znj. Abedin dhe trashëgiminë hebraike të z. Soros.
Ndërsa Maserati, Porsche dhe makina të tjera luksoze rrëshqisnin në rrugën pranë vendit të dasmës, disa shoferë kuriozë ngadalësonin, por oficerët e sigurisë i largonin menjëherë.Grupi muzikor Boyz II Men performoi në dasmë, sipas dy të pranishmëve, dhe ata që mbajtën fjalime përshëndetëse përfshinin vëllain e dhëndrit, Jonathan Soros, Hillary Clinton, Anna Ëintour dhe Edi Ramën.
Pse ishte aty Kryeministri i Shqipërisë dhe madje mbajti edhe fjalim? Familja Soros thuhet se ka hedhur rreth 130 milionë dollarë në Shqipëri për të mbështetur regjimin e Ramës. Rama, udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste në vend, është përshkruar si një ‘narkosocialist’ dhe Shqipëria konsiderohet e zhytur në korrupsion.
Pra, ai përputhet në mënyrë perfekte me një ‘dasmë mbretërore’ që simbolizon aleancën mes klaneve Clinton-Vëllazëria Myslimane dhe Soros. -

Media amerikane: Pse kryeministri narkosocialist i Shqipërisë mban fjalim në dasmën e Sorosit
Kryeministri narkosocialist i Shqipërisë mban fjalim në dasmën Soros-Abedin, shkruan media amerikane ‘Front Page’.
Gazetari Daniel Greenfield shkruan se, Edi Rama ka ngritur një dolli në këtë dasëm të çuditshme të organizuar në Nju Jork.
Artikulli i Front Page:
Ja si e përshkroi New York Times skenën e martesës së një ‘fëmije të pasur miliarder’ me një grua që, sipas përshkrimit satirik, ka më shumë ‘bagazh’ sesa ka vjedhur babai i tij nga viktimat e Holokaustit:
‘Establishmenti Demokrat zbriti në Hamptons këtë fundjavë për diçka që ngjante me një dasmë mbretërore politike, që bashkoi botën e politikës me para të mëdha dhe figurat e epokës Clinton.’
Përveç familjeve të çiftit, lista e të ftuarve përfshinte zonjën Hillary Clinton dhe burrin e saj, ish-Presidentin Bill Clinton; ish-Zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe burrin e saj, Doug Emhoff; senatorin Chuck Schumer të Nju Jorkut, lider i pakicës; ish-Kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi; të famshëm si Nicky Hilton Rothschild; figura të botës kulturore si redaktorja e Vogue Anna Wintour; miq të vjetër të Clintonëve si lobistja e fuqishme e San Franciskos, Susie Tompkins Buell; dhe figura të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Festimet e fundjavës përfshinë edhe një ceremoni më të vogël për të nderuar njëkohësisht besimin islam të znj. Abedin dhe trashëgiminë hebraike të z. Soros.
Ndërsa Maserati, Porsche dhe makina të tjera luksoze rrëshqisnin në rrugën pranë vendit të dasmës, disa shoferë kuriozë ngadalësonin, por oficerët e sigurisë i largonin menjëherë.
Grupi muzikor Boyz II Men performoi në dasmë, sipas dy të pranishmëve, dhe ata që mbajtën fjalime përshëndetëse përfshinin vëllain e dhëndrit, Jonathan Soros, Hillary Clinton, Anna Ëintour dhe Edi Ramën.
Pse ishte aty Kryeministri i Shqipërisë dhe madje mbajti edhe fjalim? Familja Soros thuhet se ka hedhur rreth 130 milionë dollarë në Shqipëri për të mbështetur regjimin e Ramës. Rama, udhëheqësi i Lëvizjes Socialiste në vend, është përshkruar si një ‘narkosocialist’ dhe Shqipëria konsiderohet e zhytur në korrupsion.
Pra, ai përputhet në mënyrë perfekte me një ‘dasmë mbretërore’ që simbolizon aleancën mes klaneve Clinton-Vëllazëria Myslimane dhe Soros.
-

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjalim edhe Edi Rama
Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat më të fuqishëm të politikës amerikane, dhe jo vetëm.
New York Times, në një artikull, e ka konsideruar dasmë “mbretërore” kurorëzimin e dashurisë së Alex Soors me Huma Abedin.
“Fundjava në Hamptons, një nga zonat më ekskluzive të Shteteve të Bashkuara, u shndërrua në një skenë të ngjashme me një martesë mbretërore, ku u bashkuan bota e politikës me emrat më të fuqishëm të epokës së Clinton. Arsyeja? Martesa e Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, me Huma Abedin, ish-ndihmëse e afërt dhe bashkëpunëtore shumëvjeçare e Hillary Clinton”, shkruan NYT.
Ceremonia madhështore u mbajt të shtunën në rezidencën familjare të Soros në Water Mill, New York, duke tërhequr vëmendjen jo vetëm për shkak të dasmorëve me peshë, por edhe për shkak të përmasave dhe luksit të organizimit.
“Në mesin e të ftuarve ishin Hillary dhe Bill Clinton, ish-Zëvendëspresidentja Kamala Harris me bashkëshortin Doug Emhoff, senatori i Nju Jorkut Chuck Schumer, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, personalitete si Anna Wintour (redaktore e Vogue), Nicky Hilton Rothschild, dhe madje edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Atmosfera u shoqërua nga grupi legjendar Boyz II Men, ndërsa fjalime emocionuese mbajtën vëllai i dhëndrit Jonathan Soros, Hillary Clinton, Anna Wintour dhe vetë Edi Rama. Më pas u shërbyen pjata të rafinuara si agnolotti me trumëz, supë e ftohtë me bizele angleze dhe mish Wagyu amerikan me karkaleca të pjekur”, vijon artikulli i New York Times.
Ngjarja ndodhi në një fundjavë të trazuar ndërkombëtare, me tensione të mëdha në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit, protesta kundër ish-presidentit Trump në SHBA dhe vrasjen e një ligjvënësi në Minnesota. Por në Hamptons mbizotëronte qetësia, luksi dhe protokolli i lartë.Alex Soros, 39 vjeç, me doktoraturë në histori, ka marrë rolin e babait të tij në drejtimin e fondacioneve filantropike të lidhura me kauza progresiste dhe politike liberale në mbarë botën. Ai është aktiv në rrjetet sociale dhe i pranishëm në skenën politike amerikane, shpesh i përshkruar si më politik sesa vetë babai i tij, tashmë 94 vjeç.
Martesa e tij me Huma Abedin, 49 vjeçe, ka tërhequr vëmendje të madhe në qarqet politike dhe shoqërore në SHBA, jo vetëm për pozicionin e saj pranë Hillary Clinton që nga koha kur ishte një 19-vjeçare në praktikë, por edhe për historinë e saj personale, përfshirë martesën e dështuar me ish-kongresmenin Anthony Weiner, i përfshirë në skandale të shumta seksuale.
Fillimisht çifti kishte planifikuar të martohej në fshehtësi, por pas një feste fejese të organizuar në dhjetor nga vetë Hillary Clinton, u bindën të organizonin një ceremoni tradicionale. Siç u shpreh Clinton për revistën Vogue: “Mendoj se e meriton një moment të tillë.”
Dasma përfshiu edhe një ceremoni më të vogël që nderonte besimin mysliman të Abedin dhe trashëgiminë hebraike të Soros.
Kjo martesë pritet të kthejë çiftin në një nga “çiftet e pushtetit” më të komentuara në politikën amerikane. E ndërsa dasma e Soros dhe Abedin ishte ngjarja më e përfolur e verës deri tani, sytë tashmë janë kthyer nga dasma e radhës e profilit të lartë, ajo e Jeff Bezos me Lauren Sanchez në Venecia, që pritet të mbahet më vonë gjatë muajit.