Tag: claudia

  • Stuhia ‘Claudia’ shkakton tre viktima në Portugali dhe përmbytje të mëdha në Britani

    Stuhia ‘Claudia’ shkakton tre viktima në Portugali dhe përmbytje të mëdha në Britani

    Stuhia e fuqishme “Claudia” ka shkaktuar tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Portugali, ndërsa në Britani ekipet e shpëtimit po kryejnë evakuime për shkak të përmbytjeve në Uells dhe Angli.

    Portugalia dhe pjesë të Spanjës fqinje janë goditur prej disa ditësh nga moti ekstrem i sjellë nga stuhia, e cila të shtunën mbërriti edhe në Britani dhe Irlandë.

    Dy nga viktimat në Portugali ishin një çift i moshuar, trupat e të cilëve u gjetën në shtëpinë e tyre të përmbytur në Fernao Ferro, pranë Lisbonës. Sipas ekipeve të emergjencës, ata po flinin dhe nuk arritën të largoheshin pasi niveli i ujit u rrit gjatë natës.

    Të shtunën, një tornado goditi zonën turistike të Albufeirës në jug të Portugalisë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Pamje të publikuara online tregonin karavane të shkatërruara në një kamping, ku humbi jetën një grua britanike 85-vjeçare. Komandanti rajonal i mbrojtjes civile, Vitor Vaz Pinto, deklaroi se 28 persona u plagosën në një hotel aty pranë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

    Përmbytje të rënda në Uells dhe Angli

    Në Britani, qyteti Monmouth dhe zona përreth në juglindje të Uellsit u goditën rëndë nga përmbytjet. Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit i Uellsit të Jugut konfirmoi se po zhvillonte operacione shpëtimi, evakuime dhe kontrolle të sigurisë.

    “Stuhia Claudia ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa pjesë të Uellsit gjatë natës, duke prekur shtëpi, biznese, transportin dhe infrastrukturën energjetike,” tha një zëdhënës i qeverisë së Uellsit.

  • Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e fenomeneve ekstreme të shkaktuara nga stuhia tropikale “Claudia” që goditi Portugalinë.
    Presidenti portugez, Marselo Rebelo de Souza, në një njoftim të shkurtër shprehu “solidaritetin me familjet e viktimave pas kalimit të stuhisë tropikale “claudia”, e cila goditi Albufeiran mëngjesin e sotëm”.
    Më herët, Mbrojtja Civile njoftoi në rrjetet sociale se erërat e fuqishme shkaktuan plagosjen e dy personave. Ndërkohë, në një restorant pranë plazhit në zonën e Albufeiras, “rrëzimi i pjesshëm i çatisë shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile.

    An 85-year-old British woman has died at a holiday campsite after Storm Claudia hit the Portuguese city of Albufeira

    Regional commander of the Algarve, Vitor Vaz Pinto, said dozens of people were injured in the area. pic.twitter.com/kZ1XrByVgH
    — Sky News (@SkyNews) November 15, 2025

    Një çift të moshuarish u gjet i pajetë të enjten në banesën e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë natës.
    Mbrojtja Civile e Portugalisë bëri të ditur se që nga e mërkura ka regjistruar mbi 3.300 incidente në të gjithë territorin, kryesisht përmbytje dhe rrëzime pemësh, si pasojë e stuhisë tropikale “Claudia”.

  • Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali

    Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali

    Tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas motin ekstrem të shkaktuar nga stuhia Claudia në Portugali.

    Në një deklaratë të shkurtër, presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa shprehu “solidaritetin e tij me familjet e viktimave, pas kalimit të stuhisë tropikale Claudia që goditi Albufeiran këtë mëngjes”. Mbrojtja Civile kishte raportuar më parë në llogaritë e saj në mediat sociale se erërat e forta shkaktuan lëndimin e dy personave.Ndërkohë, në një restorant buzë detit pranë Albufeiras, “shembja e pjesshme e një çatie (…) shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile. Shumë zona të Portugalisë jugore u vunë sot në alarm portokalli për shkak të motit të keq që ka goditur vendin ditët e fundit.

    An 85-year-old British woman has died at a holiday campsite after Storm Claudia hit the Portuguese city of Albufeira
    Regional commander of the Algarve, Vitor Vaz Pinto, said dozens of people were injured in the area. pic.twitter.com/kZ1XrByVgH
    — Sky News (@SkyNews) November 15, 2025

    Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur pardje, të enjten, në shtëpinë e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të natës së kaluar. Mbrojtja Civile e Portugalisë tha këtë mëngjes se kishte regjistruar më shumë se 3,300 incidente që nga e mërkura, kryesisht përmbytje dhe pemë të rrëzuara në të gjithë territorin portugez, si pasojë e stuhisë tropikale Claudia.

    Top Channel

  • Stuhia “Claudia” përfshin Britaninë, paralajmërime të forta nga autoritetet dhe situatë kritike në disa zona

    Stuhia “Claudia” përfshin Britaninë, paralajmërime të forta nga autoritetet dhe situatë kritike në disa zona

    Bota E Shtunë, 15 Nëntor 2025 15:02
    Stuhia “Claudia” është afruar me shpejtësi Britanisë së Madhe, duke sjellë reshje të dendura dhe duke detyruar Zyrën Britanike të Meteorologjisë të lëshojë paralajmërime serioze, veçanërisht për Anglinë jugore e qendrore si dhe për Uellsin.
    Shefi i institucionit, Matthew Lehnert, paralajmëroi se në disa rajone pritet të bjerë brenda pak orësh një sasi shiu sa ajo e një muaji të plotë. Sipas tij, rreziku rritet edhe më shumë për shkak se toka është tashmë e tejngopur nga reshjet e mëparshme, duke krijuar kushte të favorshme për përmbytje të mëdha.

    Autoritetet vendore u kanë kërkuar banorëve të zonave të prekura që të shmangin udhëtimet e panevojshme, pasi përveç përmbytjeve të mundshme, ekziston rreziku edhe për ndërprerje të energjisë elektrike.

    Megjithëse stuhia ka shkaktuar reshjet e rrëmbyera të ditës së premte dhe të sotme, meteorologët theksojnë se “Claudia” nuk pritet të kalojë drejtpërdrejt mbi Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë shpresa që intensiteti i saj të bjerë gjatë fundjavës.

    Ndërkohë, një numër i madh pronash dhe biznesesh janë dëmtuar, teksa ekipet e emergjencës kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për të asistuar komunitetet e prekura.
     

  • “Claudia” po godet Anglinë, stuhia se fortë shkakton dëme: Jemi keq, mos ejani këtu

    “Claudia” po godet Anglinë, stuhia se fortë shkakton dëme: Jemi keq, mos ejani këtu

    Stuhia Claudia i është afruar Britanisë së Madhe dhe shira të rrëmbyer, që kanë detyruar Zyrën vendase të Metereologjisë të lëshojë paralajmërime të forta, sidomos në pjesët jugore dhe qendrore të Anglisë dhe Uellsit.

    Kreu i saj, Matthew Lehnert, u shpreh se në disa zona, mund të regjistrohen brenda vetëm pak orësh reshje që zakonisht bien në një muaj. Problemi i madh sipas tij është se shumica e tyre do të bien në tokën tashmë të ngopur me ujë, çka rrit ndjeshëm gjasat e përmbytjeve.
    Paralajmërimet e zyrës në fjalë i kanë nxitur zyrtarët e zonave të rrezikuara të këshillojnë qytetaret të shmangin udhëtimet atje, teksa veç vërshimit të ujërave, përmend edhe ndërprerjet e energjisë elektrike.
    Edhe pse është përgjegjëse për shirat e rrëmbyer të së premtes dhe reshjet e dendura të ditës së sotme, Claudia nuk do të kalojë megjithatë drejtpërdrejt në Mbretërinë e Bashkuar, çka shton shpresën që gjatë fundjavës, fronti i saj të dobësohet.
    Prej stuhisë janë prekur një sërë pronash e biznesesh, me ekipet e emergjencës që kanë punuar përgjatë gjithë natës e deri në mëngjes për të ndihmuar banorët e prekur.
    Mediat britanike e ilustrojnë rëndesën e situatës me rastin e fshatit të vogël Ewyas Harold – i cili përjetoi mbrëmjen e kaluar një nivel rekord përmbytjesh prej më shumë se 3 metrash, ndërsa aq e vështirë paraqitet gjendja edhe në Monmouth, sa publikut i është kërkuar që brenda mundësive, për momentin, ta shmangë këtë zonë plotësisht.

    Top Channel

  • Britania e Madhe në alarm për stuhinë ”Claudia”

    Britania e Madhe në alarm për stuhinë ”Claudia”

    Një alarm është lëshuar në Britaninë e Madhe, ndërsa pasojat e stuhisë ”Claudia” vazhdojnë, me më shumë shira dhe përmbytje që priten sot në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit.
    Uellsi ka lëshuar katër paralajmërime të rënda përmbytjesh, që do të thotë se ka rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe priten ndërprerje të konsiderueshme energjie për komunitetin.
    Ekipet e shpëtimit po punojnë së bashku me policinë e Gwent, Shërbimet e Ambulancës Uellsiane NHS Trust (WAST), SARA, Rojën Bregdetare dhe shërbimet fqinje të zjarrfikësve dhe shpëtimit për të kryer kontrolle, evakuime apo shpëtime.

    Sipas Zyrës Meteorologjike, shiu i pjesshëm dhe shiu i imët do të vazhdojnë në të gjithë Anglinë dhe Uellsin, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Skocia mund të presin kushte më të thata dhe ndoshta edhe disa periudha me diell.

  • Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum shpallet ‘non grata’ në Peru

    Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum shpallet ‘non grata’ në Peru

    Parlamenti peruan e shpalli presidenten meksikane Claudia Sheinbaum “persona non grata” të martën për “ndërhyrjen e saj të papranueshme në punët e brendshme” të vendit, tre ditë pasi Peruja dhe Meksika ndërprenë marrëdhëniet diplomatike.

    Sipas parlamentit peruan, presidentja meksikane ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Perusë që kur mori detyrën.
    Të hënën, Peruja vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Meksikën, pasi i dha azil ish-kryeministres Betsy Chavez, e cila po ndiqet penalisht për përpjekjen e dështuar për grusht shteti nga ish-presidenti Pedro Castillo në dhjetor 2022.

    Top Channel

  • Adriano Celentano: Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra, të shikoj në sy… sidomos kur e di të vërtetën…

    Adriano Celentano: Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra, të shikoj në sy… sidomos kur e di të vërtetën…

    Nga Adriano Celentano

    – E vetmja gjë për të cilën duhet të përpiqeni në jetë është dashuria.

    – Nëse njerëzit në një moment pushojnë të kuptohen me njëri-tjetrin, divorci është zgjidhja e duhur. Por së pari ju duhet të përpiqeni të bëni gjithçka që mundeni për të shpëtuar dashurinë.

    – Për të kryer një akt të tillë heroik si martesa, për shembull, për gjithë jetën, duhet të shkoni në shkollën e jetës familjare. Besoj se kjo çështje duhet të futet në shkolla si lëndë e detyrueshme. Të rinjtë duhet të mësohen të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh me dikë.

    – Për të qenë i drejtë, së pari duhet të jesh i sjellshëm. Dhe të jesh i sjellshëm do të thotë të kuptosh se të gjithë njerëzit e kanë gabim.

    – Mos u mundoni të kuptoni gjithçka. Kjo është më interesante.

    – Çfarëdo që të mendoni, gjithmonë do të jetë dikush që e ka bërë tashmë para jush. Pra, gjëja kryesore është ta bëjmë atë më mirë.

    – Është e rëndësishme të ecësh, nuk ka rëndësi nëse është e ngadaltë apo e shpejtë, thjesht duhet të ecësh. Nëse ecni, shkoni përpara.

    – Besoj se muzika është zëri i një shpirti të veçantë, detyra e të cilit është të mbledhë ëndrrat e botës. Duke kaluar nëpër vetëdijen e njerëzve, ai është në gjendje të zgjidhë, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, grindjet e tyre, ose të tronditë shpirtrat, duke shkatërruar shqetësimet shoqërore.

    – Më pëlqen të dëgjoj gënjeshtra, të shikoj në sy… Sidomos kur e di të vërtetën…

    – Asgjë nuk vendoset me zemërim.

    – Unë nuk kuptoj shumë për embrionet, por një gjë e di me siguri: çdo shkëndijë e jetës duhet të mbrohet.

    ObserverKult

    ———————————–

    Lexo edhe:

    HISTORIA E CLAUDIA MORIT DHE ADRIANO CELENTANOS: “KUR E NJOHA, AI ISHTE ASKUSHI…”

    Claudia dhe Adriano janë njohur në kushtet, kur asnjë nga të dy nuk ishte i njohur apo i pasur, por sërish kanë arritur t’i rezistojnë vite të tëra bashkë. Shembuj të tillë janë të shumtë…

    Fjalët e Claudia Morit:

    “Quhem Claudia Mori. Kam dashuruar shumë dhe vazhdoj ta dua Adriano Celentanon. Jemi martuar 56 vite më parë dhe nëse nuk do të ngeleshim si dy persona të ndryshëm në çift, unë ndoshta nuk do të jetoja më në këtë jetë. Nuk kam dashur asnjëherë të dilja nga hija e tij, por as të strehohesha tek ai. Jam madje e bindur, se as ai nuk do të kishte dashur që unë ta bëja.

    Dashuria bëhet më e fortë, nëse nuk heq dorë nga defektet e tua. Kjo edhe sepse kur e njoha, ai ishte askushi. Jam martuar me një të panjohur. Prej tij dhe me të, kam kaluar gjithçka që mund të kalohej në 50 vite e kusur, duke përfshirë edhe momente tepër të trishtuara. Por gjithsesi, kemi pasur respekt, dashuri dhe pasion për njëri-tjetrin”.

  • Fëmija i përdhunimit u prezantua si vëlla/ Sekreti ‘i turpshëm’ i kinemasë italiane që Claudia Cardinale e mbajti të fshehur për 9 vite

    Fëmija i përdhunimit u prezantua si vëlla/ Sekreti ‘i turpshëm’ i kinemasë italiane që Claudia Cardinale e mbajti të fshehur për 9 vite

    Në historinë e kinemasë europiane ka yje që shkëlqejnë në ekran dhe pastaj zhduken sapo fiket projektori. Claudia Cardinale nuk ishte e tillë. Ajo me zë të ngrohtë e sy shprehës, jo vetëm u bë ikonë e filmave të viteve gjashtëdhjetë, por mbajti për vite një të vërtetë të rëndë familjare, që sot e lexojmë si fenomen shoqëror: një shtatzëni nga përdhunimi, një djalë i lindur në fshehtësi, një sistem kinemaje e morali publik që e detyroi ta prezantonte si vëlla. Si shumë gra të kohës, ajo zgjodhi të mbijetonte brenda rregullave mizore të famës, por jo të heshtte përgjithmonë.
    Sekreti që e përndoqi
    Cardinale u lind në Tunis më 1938 në një familje me prejardhje siciliane. Pasi fitoi konkursin “Vajza më e bukur italiane në Tunizi”, u pikas nga producenti italian Franco Cristaldi dhe nënshkroi kontratat e para që do ta dërgonin në Romë.

    Por përpara se të niste ngjitja, jeta e saj u thye: sipas rrëfimit të vetë aktores, ajo u dhunua nga një burrë më i madh në Tunizi. Shtatzëninë e fshehën dhe me organizimin e Cristaldit, Cardinale udhëtoi në Londër ku solli në jetë djalin, Patrick, në vitin 1958. Për të mbrojtur karrierën, djalin e paraqitën për vite me radhë si “vëlla i vogël”, ndërsa u rrit nga prindërit e aktores, të cilët u zhvendosën në Romë. Kjo ishte një marrëveshje e heshtur mes industrisë dhe familjes, tipike për Italinë e kohës, kur një lindje jashtë martese i kushtonte fundin një aktoreje të re.
    Në 1967 sekreti u zbulua. Mediat italiane nisën të shkruanin për “vëllanë” që në të vërtetë ishte djali i saj dhe Cardinale pranoi publikisht të vërtetën në intervista të bujshme të atyre viteve. Një foto e njohur e agjencive tregon yllin në vilën pranë Romës me Patrick-un tetëvjeçar, moment kur ajo shprehet se duhet t’i shpjegojë djalit kush ishte në të vërtetë. Kjo pamje u bë simbol i një rrëfimi që po dilte në dritë.

    Roli i Cristaldit ishte vendimtar: ai këshilloi fshehjen, organizoi lindjen në Londër dhe për vite, menaxhoi rreptë imazhin e saj. Biografitë dhe burime të shumta europiane shtojnë se më pas ai birësoi zyrtarisht Patrick-un, duke i dhënë mbiemrin e vet, çka e mbylli ligjërisht rrethin familjar të “sekretit”.
    Nga trauma te triumfi: jeta, dashuritë, suksesi
    Edhe pse zëri i saj në filmat e parë u dublua, sepse fliste frëngjisht e dialekt sicilian, karriera shpërtheu në 1963 me dy tituj që e bënë të pavdekshme: “8½” i Fellinit dhe “Il Gattopardo” i Viscontit, ku partnerët ishin Marcello Mastroianni, Burt Lancaster dhe Alain Delon. Pak vite më vonë erdhi “Once Upon a Time in the West” e Sergio Leone-s, ku Cardinale mbajti mbi supe një nga rolet femërore më të fuqishme të kinemasë italiane dhe botërore.
    Marrëdhënia me Cristaldin, njëkohësisht producent dhe bashkëjetues, ishte kontrolluese dhe e vështirë. Pas ndarjes në mesin e viteve ’70, ai ndikoi që industria ta linte mënjanë, por Claudia u rimëkëmb me teatër dhe filma europianë, falë edhe mbështetjes së regjisorëve si Franco Zeffirelli. Ky itinerar, sa profesional aq edhe personal, tregon sa e brishtë dhe e ashpër ishte jeta e një dive në një sistem që i kërkonte të ishte e përsosur dhe e heshtur.

    Në planin privat, Cardinale krijoi një lidhje të qëndrueshme me regjisorin Pasquale Squitieri. Prej kësaj dashurie lindi vajza e saj, Claudia, në vitin 1979. Edhe ky kapitull e gjeti aktoren më të lirë dhe më vendimtare për fatin e vet, larg hijes së vjetër të Cristaldit.

    Më vonë, ylli e përdori famën për kauza. Në vitin 2000 ajo u bë Ambasadore e Vullnetit të Mirë e UNESCO-s për të drejtat e grave, një kthesë domethënëse për dikë që kishte mbartur në heshtje pasojat e dhunës dhe stigmës. Ky rol i dha Cardinales një dimension publik më të gjerë se kinemaja, me një zë të artikuluar për dinjitetin dhe lirinë e grave.
    Claudia Cardinale u nda nga jeta në 23 shtator 2025, në Nemours të Francës, e rrethuar nga fëmijët. Lajmi u shoqërua me homazhe të shumta, por mbi të gjitha me një rikthim te rrëfimi që ajo pati kurajo të bëjë publik: se suksesi nuk e shlyen dhunën, por mund ta shndërrojë dëshminë në forcë.
    Rasti i Cardinales është pasqyrë e një epoke ku industria e argëtimit, shtypi dhe morali publik i kërkonin një gruaje të sakrifikonte identitetin e saj si nënë për t’u pranuar si yll. Fshehja e fëmijës, rritja e tij nga gjyshërit, adoptimi i mëvonshëm, rrëfimi publik vetëm kur sistemi nuk mund të mbante më peshën e sekretit. Të gjitha këto elemente përbëjnë një fenomen shoqëror që sot e lexojmë me një fjalë të vetme: stigma. Dhe fakti që Cardinale e ktheu atë plagë në gumëzhimë të fuqishme arti e aktivizmi, është arsyeja pse e quajmë ikonë deri më sot.

  • U abuzua seksualisht në moshën 16-vjeçare, aktorja Claudia Cardinale: Djali u rrit duke besuar se isha motra e tij, nuk mendova ta hiqja fëmijën

    U abuzua seksualisht në moshën 16-vjeçare, aktorja Claudia Cardinale: Djali u rrit duke besuar se isha motra e tij, nuk mendova ta hiqja fëmijën

    Aktorja e njohur Claudia Cardinale, e cila ndërroi jetë të martën në moshën 87-vjeçare, mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare.

    Ylli i viteve ‘60 nuk ishte vetëm një ikonë e bukurisë dhe talentit, por edhe një grua me një forcë të jashtëzakonshme përballë dhimbjes së heshtur që e shoqëroi për dekada.
    Pas një paraqitjeje të jashtme plot hijeshi dhe sensualitet, Cardinale mbante një plagë të thellë nga rinia e saj. Në një intervistë të rrallë për Corriere della Sera, ajo rrëfeu se ishte vetëm 16 vjeç ku u përdhunua në Tunis nga një burrë i rritur i panjohur për të. Nga ajo ngjarje e rëndë, ajo mbeti shtatzënë dhe solli në jetë djalin e saj, Patrick.
    “As për një moment nuk mendova ta hiqja fëmijën tim,” tha ajo me vendosmëri. Forca e saj u shfaq jo vetëm në përballimin e traumës, por edhe në zgjedhjen për të mbajtur shtatzëninë, në një kohë kur shoqëria italiane ishte ende shumë e mbyllur ndaj temave të tilla.
    Patrick, djali i saj, u rrit fillimisht duke besuar se Claudia ishte motra e tij, për të mbrojtur imazhin publik të aktores dhe për ta ruajtur atë nga thashethemet. E vërteta iu zbulua më vonë përmes një interviste me gazetarin Enzo Biagi, ku Cardinale tha se “Ishte e nevojshme. Guximi del kur nevojitet.”
    Në përballjen me situatën, Claudia pati mbështetjen e familjes, veçanërisht të motrës së saj Blanche, e cila e ndihmoi të kujdesej për Patrick. Franco Cristaldi, producent dhe partner i saj në atë kohë, u kujdes që çdo detaj të trajtohej me diskrecion të plotë. Ai madje shkatërroi letrat që babai biologjik i Patrick-ut dërgonte, pa dijeninë e saj.
    Patrick, i cili është rritur mes Italisë dhe SHBA-së, zgjodhi një jetë larg vëmendjes së mediave. Ai është bërë një stilist bizhuterish me bazë në Nju Jork.
    Rrëfimi i Claudia Cardinales është dëshmi e një force të heshtur dhe një guximi që i parapriu kohës. Në një shoqëri ku dhuna ndaj grave shpesh fshihej ose neglizhohej, ajo zgjodhi të mbijetojë dhe të ecë përpara jo vetëm për veten, por edhe për të birin.

    Top Channel