Tag: clasico

  • Mbappe në stol, formacionet zyrtare të “El Clasico-s”! Torres zëvendëson Lewandowski-n

    Mbappe në stol, formacionet zyrtare të “El Clasico-s”! Torres zëvendëson Lewandowski-n

    Janë publikuar formacionet zyrtare të “El Clasico-s”, e cila luhet sonte në orën 22:00 dhe ekipi që fiton do të ngrejë lart trofeun e Kupës së Mbretit.
    Kjo është hera e tretë që dy ekipet ndeshen mes tyre këtë sezon dhe të dyja ndeshjet janë fituar nga katalanasit 0-4 në Madrid për La Liga dhe 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila u zhvillua në Arabinë Saudite.
    Reali do të kërkojë të rikthehet të fitorja pas dy zhgënjimeve të turpshme të dy përballjet e fundit. Për Realin rikthehet titular Dani Ceballos, ndërsa Kylian Mbappe gjendet në stol.
    Francezi ende nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi dhe mund të hidhet në fushë në pjesën e dytë. Te Barcelona, mungon Lewandowski i munguar, në vend të tij nga minuta e parë do jetë Ferran Torres
    Barcelona: Szczesny, Kounde, Cubarsi, Inigo, Martin; Frenkie de Jong, Pedri, Dani Olmo; Raphinha, Ferran Torres, Lamine Yamal
    Real Madrid: Courtois, Vazquez, Asencio, Rudiger, Mendy, Valverde, Tchouameni, Ceballos, Rodrygo, Bellingham, Vinicius

  • “El Clasico” në merkato, Barça dhe Real sfidohen për yllin e Serisë A

    “El Clasico” në merkato, Barça dhe Real sfidohen për yllin e Serisë A

    16 Prill 2025

    15:01

    Telesport

    Barcelona është kthyer të interesohet për mesfushorin e Milan, Tijjani Reijnders, për të cilin interesohen edhe rivalët e Real Madrid.
    Sipas Fichajes, Blaugrana po fokusohet në rritjen e skuadrës së tyre me lojtarë që nuk do të kenë një ndikim masiv në bilancet e klubit me pagën e tyre.
    Mundësia për të luajtur për një nga klubet më prestigjioze në botë dhe për të konkurruar në Champions League mund të jetë e mjaftueshme për të arritur këtë marrëveshje.
    Deri më tani këtë sezon, mesfushori 26-vjeçar ka bërë 46 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë katër asiste.