Tag: clasico

  • “El Clasico” edhe në merkato, zbulohet objektivi i përbashkët i Real Madridit dhe Barcelonës

    “El Clasico” edhe në merkato, zbulohet objektivi i përbashkët i Real Madridit dhe Barcelonës

    21 Tetor 2025

    17:51

    Telesport

    Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen këtë fundjavë në “Santiago Bernabeu” në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Por, këtë vit duket se do të kemi “El Clasico” edhe në merkato.
    Mediet spanjolle raportojnë se Real Madrid dhe Barcelona kanë një objektiv të përbashkët në merkato: Marc Guehi. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit nga Crystal Palace dhe e ardhmja e tij duket se do jetë në La Liga.
    25-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilin ekip do zgjedhë mes Realit dhe Barcelonës, por interesi i të klubeve është i madh dhe gara mes tyre ka nisur që tani. Guehi konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë dhe mundësia për të transferuar falas një lojtar të tillë vjen shumë rrallë.

  • Barcelona ankohet para “El Clasicos”: Arbitrat janë më të rreptë ndaj nesh se me të tjerët

    Barcelona ankohet para “El Clasicos”: Arbitrat janë më të rreptë ndaj nesh se me të tjerët

    20 Tetor 2025

    8:16

    Alfred Lleshi

    Deklaratat e Deco, drejtorit sportiv të Barcelonës, kanë ndezur debatin para “El Clásico”. Ai u ankua për trajtimin e të tijve nga arbitrat: “Janë gjithmonë më rigorozë ndaj nesh, shkojnë shumë më tepër në limite. Fitorja e Barcelonës është më e vështirë, por edhe më e kënaqshme. Luftojmë kundër shumë gjërave, por kjo nuk do të shërbejë si justifikim, çfarëdo që të ndodhë ndaj Real Madridit. Do të veprojmë juridikisht për çështjet e padrejta”.
    Deco theksoi problemet me dëmtimet: “Kemi pasur shumë më tepër mungesa në mesfushë dhe sulm se sezonin e kaluar. Po kërkojmë ekuilibrin mbrojtës, por dëmtimet dhe faktorët e tjerë nuk kontrollohen”. Për gjestin e Hansi Flick, pas golit ndaj Girona, ai tha: “Iu dha shumë rëndësi. Ishte moment euforie, është e pamundur të përmbahesh. Flick është njeri i qetë dhe i balancuar”.
    Sa i përket “El Clásico”, theksoi: “Nuk do ta vendosë kampionatin. Është ndeshja më e madhe në botë, por jo vendimtare. Real Madridi është më i fortë se sezonin e kaluar, por ne do të luftojmë”.

  • Xabi Alonso merr dy vendime të rëndësishme për “El Clasico-n” ndaj Barcelonës

    Xabi Alonso merr dy vendime të rëndësishme për “El Clasico-n” ndaj Barcelonës

    16 Tetor 2025

    21:01

    Telesport

    Real Madrid dhe Barcelona kanë filluar që tani me përgatitjet për “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu” më 26 tetor.
    Të dyja ekipet pritet të kenë mungesa të rëndësishme në këtë takim. Për Real Madridin pritet të mungojnë dyshja e krahut të djathtë, Alexander Arnold dhe Dani Carvajal. Në këtë situatë, Xabi Alonso do të rikthejë në krahun e djathtë të mbrojtes Federico Valverde-n Uruguiani e ka mbullur këtë pozicion edhe herë të tjerë, në situata emergjente..
    Në krahun e majtë, do të luajë si zakonisht Alvaro Carreras. Në qendër të mbrojtjes do jenë Eder Miliato dhe Dean Huijisen. Në rast se mbrojtësi i ri spanjoll nuk arrin dot të rikuperohet në kohë nga shqetësimi muskulor që pësoi së fundmi, atëherë vetëm në këtë rast do luajë Raul Asencio si titullar.
    Pjesa tjetër e formacionit, nuk pritet të ketë ndryshime, në rast se nuk do të ndodhë ndonjë dëmtim i paparashikuar në këtë fundjavë në La Liga dhe në mesjavë ndaj Juventusit në Champions League.

  • Flick me një “det” dyshimesh para “El Clasico”; 3 të përjashtuar, 3 në dyshim dhe 3 të sigurt

    Flick me një “det” dyshimesh para “El Clasico”; 3 të përjashtuar, 3 në dyshim dhe 3 të sigurt

    16 Tetor 2025

    7:55

    Alfred Lleshi

    “El Clasico” e parë e sezonit mes Real Madridit dhe Barcelonës është afër, më 26 tetor në “Santiago Bernabéu”. Situata për blaugranët nuk është e favorshme, sepse kanë shumë lojtarë të lënduar dhe mungesa për shkak të “virusit FIFA”. Ter Stegen dhe Gavi mungojnë deri në fund të vitit për shkak të lëndimeve afatgjata, ndërsa Lewandowski është jashtë fushave për rreth një muaj, pas dëmtimit me Poloninë.
    Në dyshim është Joan García, i cili mund të rikuperohet pas operacionit të meniskut (4-6 javë), ndërsa Dani Olmo, me dëmtim në soleus, e ka shumë të vështirë të bëhet gati për supersfidën në “Bernabéu”. Raphinha, me dëmtim në bicepsin femoral, mund të mungojë, ndërsa Ferran Torres mund të jetë i gatshëm, por pa rrezikuar.
    Lajme pozitive? Lamine Yamal dhe Fermín pritet të rikuperohen për “El Clasico” në fjalë. Yamal pritet të ketë minuta nga stoli, ndërsa Fermín mund të startojë në ndeshjen e së shtunës ndaj Girona. Barcelona do të duhet t’i menaxhojë lojtarët e disponueshëm për ta përballuar sfidën ndaj Real Madridit me grupin e kufizuar.

  • Flick bëhet me dhimbje koke, Barcelona humbet një tjetër titullar për “El Clasico-n”

    Flick bëhet me dhimbje koke, Barcelona humbet një tjetër titullar për “El Clasico-n”

    14 Tetor 2025

    17:28

    Telesport

    Pas Joan Garcia, Gavit dhe Robert Lewandowski-t, për Barcelonën pritet të mungojë në “El Clasico-n” ndaj Real Madridit edhe Raphinha. Dëmtimi muskulor që braziliani pësoi para dy javësh në sfidën ndaj Real Oviedo, ka rezultuar më i rëndë nga sa pritej.
    “Sport” raporton se Raphinha ka ndjerë shqetësime serioze gjatë testeve të fundit mjekësore, gjë që e shtyn rikthimin e tij në fushë.
    Përveç “El Clasico-s” ndaj Real Madridit më 26 tetor, Raphinha do të mungojë edhe në dy sfidat paraardhëse, atë ndaj Gironës në La Liga dhe atë ndaj Olympiacos në Champions League.

  • Lewandowski dëmtohet me kombëtaren, 4 javë jashtë fushave. Humbet “El Clasico” ndaj Real Madridit

    Lewandowski dëmtohet me kombëtaren, 4 javë jashtë fushave. Humbet “El Clasico” ndaj Real Madridit

    14 Tetor 2025

    13:39

    Alfred Lleshi

    Lajme të këqija për Barcelonën, pak ditë para “El Clásico” kundër Real Madridit. Robert Lewandowski është kthyer nga grumbullimi me Poloninë me një dëmtim muskulor në bicepsin femoral të kofshës së majtë, që do ta mbajë jashtë fushës për rreth 4 javë. Ai do të mungojë në supersfidën e 26 tetorit.
    Sipas vlerësimeve mjekësore, dëmtimi u konstatua pas ndeshjes kualifikuese për Botërorin në Lituani, ku sulmuesi luajti 90 minuta dhe shënoi një gol. Mungesa e tij i shtohet asaj të Joan García, ndërsa Raphinha mbetet në dyshim. Dani Olmo është gjithashtu jashtë për shkak të një dëmtimi në muskujt e këmbës së majtë.
    Megjithatë, Hansi Flick mund të mbështetet te Ferran Torres, Fermín López dhe Lamine Yamal, tashmë i rikthyer në stërvitje dhe gati për ndeshjen ndaj Girona. Klubi, ndërkohë, ka prezantuar fanellën speciale të “El Clásico” në bashkëpunim me Ed Sheeran, por shqetësimi kryesor mbetet mungesa e sulmuesit kryesor kundër Real Madridit.

  • Barcelona merr goditjen e madhe për “El Clasico-n”, konfirmohet mungesa e madhe

    Barcelona merr goditjen e madhe për “El Clasico-n”, konfirmohet mungesa e madhe

    11 Tetor 2025

    18:08

    Telesport

    Pas dy javësh, Real Madrid dhe Barcelona do të përballen në “Santiago Bernabeu” në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Katalanasit do të kenë një mungesë të madhe për këtë supersfidë, siç është ajo e Joan Garcia.
    “Mundo Deportivo” zbulon se portieri pritet të kthehet në fushë në fund të nëntorit, pas dëmtimit që pësoi në menisk në sfidën ndaj Real Oviedo. Dëmtimi i Joan Garcia rezultoi më i rëndë sa pritej, portieri do të mungojë në ndeshje delikate për katalanasit si në La Liga ashtu edhe në Champions League.
    Përveç mungesës së konfirmuar të Joan Garcia, në rrezik janë edhe yje të tjerë të Barcelonës si Lamine Yamal, Raphinha dhe Fermin Lopez.

  • ALARM! Lamine Yamal rrezikon të humbasë ‘El Clasico’-n

    ALARM! Lamine Yamal rrezikon të humbasë ‘El Clasico’-n

    5 Tetor 2025

    10:58

    Telesport

    Lamine Yamal po vuan nga një dëmtim serioz dhe te Barcelona janë në alarm.
    Talenti i mrekullueshëm i katalanasve është praktikisht në dyshim për klasiken kundër Real Madridit.
    Trajneri Hansi Flick konfirmoi se situata duket problematike dhe ekziston shansi që spanjolli të mos luajë në El Clasico.
    “Nuk e di nëse Lamine Yamal do të jetë gati për ndeshjen me Real Madridin. Është një dëmtim mjaft i ndërlikuar dhe deri tani nuk mund të thuash nëse do të mungojë 2, 3 apo 4 javë. Shohim”.
    Nëse mungesa e Yamal konfirmohet, Barcelona do ta ketë të vështirë ta zëvendësojë, sepse magjia që Yamal servir në fushë është e pakrahasueshme me yjet e tjerë katalanas.

  • Yamal “refuzon” kombëtaren, në Spanjë janë të sigurt: Barcelona po e kursen për “El Clasico”

    Yamal “refuzon” kombëtaren, në Spanjë janë të sigurt: Barcelona po e kursen për “El Clasico”

    4 Tetor 2025

    12:22

    Alfred Lleshi

    Në Spanjë rikthehen polemikat mes Barcelonës dhe Federatës së Futbollit për thirrjen e Lamine Yamal në kombëtaren iberike. Trajneri De La Fuente e kishte përfshirë yllin e lindur më 2007 në listën e lojtarëve për dy kualifikueset e tetorit, por më pas u detyrua ta lërë pushim për shkak të lëndimit të ri, pësuar në Champions League kundër PSG-së.
    Ky lajm ka surprizuar Federatën, duke qenë se ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes stafit mjekësor të Barcelonës dhe trajnerit të kombëtares spanjolle. Yamal ishte detyruar ta linte grumbullimin e muajit të kaluar me kombëtaren për shkak të një problemi në shpinë, por ekzaminimet e mëtejshme të klubit zbuluan edhe një shqetësim në ijë. Barcelona akuzoi stafin mjekësor spanjoll se nuk kishte monitoruar me kujdes situatën.
    Sipas mediave spanjolle, lëndimi i fundit i Yamal (zyrtarisht një rikthim i dëmtimit në ijë) mund të ketë qenë i qëllimshëm për ta mbajtur të gatshëm për “El Clasico” ndaj Real Madridit, supersfidë që do të luhet mbas kualifikueseve të kombëtares. Grumbullimi i Yamal u anulua për shkak lëndimi ndaj PSG-së, duke shkaktuar tension tjetër mes Barcelonës dhe Federatës, me spekulime se lëndimi mund të jetë orkestruar për ta ruajtur atë në funksion të “El Clasico”.
     

  • Barcelona konfirmon lajmin e keq për Yamal, frika më e madhe nëse do të jetë në “El Clasico” apo jo

    Barcelona konfirmon lajmin e keq për Yamal, frika më e madhe nëse do të jetë në “El Clasico” apo jo

    3 Tetor 2025

    19:39

    Telesport

    I rikthyer pas gati një muaji jashtë fushave të lojës, Lamine Yamal do të mungojë sërish për të paktën 2-3 javë. Yamal luajti si zëvendësues ndaj Real Sociedad dhe si titullar ndaj PSG-së, por duke mos i qenë i rikuperuar plotësisht, tani duhet të bëjë një tjetër ndalesë.
    “Shqetësimi në zonën pubike që Lamine Yamal ka përjetuar është rishfaqur pas ndeshjes kundër PSG-së. Ai do të jetë jashtë për ndeshjen kundër Sevillas dhe koha e parashikuar e rikuperimit është 2-3 javë”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit katalanas.
    Yamal do të humbë dy ndeshjet në La Liga, ndaj Sevilla dhe Girona dhe atë në Champions League ndaj Olympiacos. Frika më e madhe e katalanasve është nëse do të jetë apo jo i gatshëm në “El Clasico-n” ndaj Real Madridit më 26 tetor.