Tag: clasico

  • “Ishte i jashtëzakonshëm”, Alonso e lavdëron publikisht yllin e Realit për paraqitjen në “El Clasico”

    “Ishte i jashtëzakonshëm”, Alonso e lavdëron publikisht yllin e Realit për paraqitjen në “El Clasico”

    27 Tetor 2025

    17:01

    Telesport

    Real Madrid fitoi 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni. Xabi Alonso befasoi jo pak me formacionin titullar, ku Eduardo Camavinga ishte i pozicionuar në krahun e djathtë të sulmit.
    Francezi e kaloi me sukses provën, duke marrë dhe komplimentat e Xabi Alonso-s. “Të gjithë luajtën mirë, por Camavinga ishte i jashtëzakonshëm”, tha trajneri i Real Madridit.
    Vetë francezi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale” Pozicion i ri i zbuluar: anësor i djathtë”, shkruan Camavinga.
    22-vjeçari francez, përveç rolit të tij të zakonshëm në mesfushë, ka luajtur edhe si mbrojtës i majtë te Real Madrid, por “qershia mbi tortë” ishte dje kur luajti si sulmues i djathtë. Me pak fjalë, një lojtar i gjithanshëm, që mund të mbulojë fare mirë role të ndryshme në fushë.

  • “El Clásico” më e dobët e Yamal, që kur iu bashkua Barcelonës. OPTA sjell të dhëna kontradiktore

    “El Clásico” më e dobët e Yamal, që kur iu bashkua Barcelonës. OPTA sjell të dhëna kontradiktore

    Lamine Yamal e përfundoi “El Clásico” e së dielës me ndikimin më të ulët që nga bashkimi me ekipin e parë të Barcelonës. Në “Santiago Bernabéu”, 18-vjeçari dukej larg formës optimale, pa shkëndija dhe me pak kapacitet për t’i kaluar kundërshtarët. Megjithatë, disa statistika nga OPTA tregojnë aspekte pozitive të lojës së tij.
    Ai ishte lojtari i fushës që rikuperoi më shumë topa te Barça, 6, po aq sa Frenkie de Jong, mesfushor i specializuar në këtë aspekt. Portieri Szczesny rikuperoi 8 topa. Lamine kryesoi gjithashtu për driblime të kompletuara, 4, më shumë se Marcus Rashford (2), megjithëse Vinicius Junior kryesoi me 5, edhe pse luajti 27 minuta më pak.
    Në fazën sulmuese, Yamal ishte më i larguar nga zona e kundërshtarit, me 19 ndërhyrje në një të tretën e fundit të fushës, më pak se Pedri (29) dhe De Jong (25). De Jong pati 116 ndërhyrje totale, 63 më shumë se Jude Bellingham te Real Madrid, duke treguar se posedimi 68.5% i Barcelonës nuk u shndërrua në produkt sulmues efektiv.
    Veprimi më vendimtar i Lamine ishte një pasim i zgjuar te Koundé, i cili e humbi kontrollin e topit, duke prishur një mundësi të pastër goli. Kjo ishte “El Clásico” e tij më e dobët deri tani, pas 3 golave dhe 2 asistimeve në 7 ndeshje ndaj Real Madridit.

  • Wenger për “El Clásico” e fundit: Ishte si një përballje mes burrave dhe fëmijëve

    Wenger për “El Clásico” e fundit: Ishte si një përballje mes burrave dhe fëmijëve

    27 Tetor 2025

    14:04

    Alfred Lleshi

    Arsène Wenger, ish-trajneri i njohur francez, analizoi ndeshjen e “Bernabéu” (2-1) në “Bein Sports”: “Kjo klasike ishte pak si një duel mes burrave dhe fëmijëve. Mbrojtja e Real Madridit ishte shumë më e fortë se ajo e Barcelonës. Në sulm, Real Madridi gjithmonë dukej në gjendje të shënonte, ndërsa Barcelona dukej e paaftë. Katalanasit e mbajtën shumë topin, por nuk dukeshin se mund të shënonin vërtet”.
    Wenger theksoi mungesën e lojtarëve kyç të Barcelonës si Lewandowski dhe Raphinha: “Para nuk kishin Lewandowski apo Raphinha, dy lojtarë me përvojë. Performanca e përgjithshme e Barcelonës çaloi te pjekuria në momentet vendimtare”.
    Ai vlerësoi gjithashtu punën e Xabi Alonso, i cili debutoi në një “El Clásico” si trajner: “I jap merita, e ka balancuar mirë ekipin e tij”.

  • Bellingham i kundërpërgjigjet Yamalit në rrjetet sociale: Të flasësh është e lehtë…

    Bellingham i kundërpërgjigjet Yamalit në rrjetet sociale: Të flasësh është e lehtë…

    27 Tetor 2025

    7:54

    Alfred Lleshi

    Pak minuta pas përfundimit të “El Clásico”, Jude Bellingham publikoi në Instagram një foto me krahët e hapur dhe mesazhin e qartë: “Të flasësh është e lehtë… Hala Madrid, gjithmonë!” Mesazhi dukej i drejtuar ndaj Lamine Yamal, i cili para ndeshjes kishte ndezur atmosferën me deklaratat e tij. Në “Kings League”, Yamal kishte thënë me ironi për madrilenët: “Ata vjedhin, pastaj ankohen…” Kjo deklaratë kishte shkaktuar reagime të forta në Madrid.
    Një ditë para ndeshjes, ai publikoi edhe një video ku fliste për “krenarinë e lagjes” dhe përfundonte me fjalët sfiduese: “Frikën e lashë në Mataró, prej kohësh”. Yamal kishte ndarë gjithashtu një imazh nga një “El Clásico” e mëparshme me tifozë madrilenë që e ofendonin.
    Bellingham, në vend të fjalëve, foli në fushë; asistoi dhe shënoi, duke vendosur ndeshjen. Më pas, në “story”, ai shtoi këngën “A Little Less Conversation” të Elvis Presley, ironi e hollë ndaj gjithë zhurmës që parapriu “El Clasico” e djeshme.

  • Te Barcelona zbulojnë arsyen pse Lamine Yamal nuk shkëlqeu në “El Clasico”: Nuk është mësuar me fishkëllimat kundër…

    Te Barcelona zbulojnë arsyen pse Lamine Yamal nuk shkëlqeu në “El Clasico”: Nuk është mësuar me fishkëllimat kundër…

    26 Tetor 2025

    20:47

    Telesport

    Në mungesë të Hansi Flick, i cili ishte i pezulluar për sfidën e sotme, në konferencën për shtyp pas humbjes 2-1 në “El Clasico” ndaj Real Madridit, ka dalë zëvendës trajneri i Barcelonës, Marcus Sorg.
    Ndër të tjera, Sorg foli edhe për Lamine Yamal, i cili nuk arriti të shkëlqente sot dhe të bënte diferencën në fushë dhe një shkak për këtë mund të jenë fishkëllimat e tifozëve në “Bernabeu” sa herë që ai kapte topin.
    “Ai ende po mëson si të përballet me publikun, me thirrjet dhe fishkëllimat nga tifozët dhe këto mund të kenë ndikuar për keq sot. Kjo është pjesë e procesit, dhe është diçka normale. Zakonisht ai është shumë i motivuar dhe luan mirë, sot thjesht nuk ishte një ditë e lehtë për të”, tha Sorg.
    “Zakonisht ata luajnë 2 me 1 kundër tij, për të mos ta lejuar të afrohet pranë zonës ose të hyjë aty dhe të godasë. Kjo është normale, por ai është ende i ri dhe duhet të zhvillohet, dhe ne kemi për detyra ta ndihmojmë në këtë drejtim”, shtoi Sorg.

  • Vjen goli i parë në “El Clasico”, çfarë kombinimi Bellingham-Mbappe (video)

    Vjen goli i parë në “El Clasico”, çfarë kombinimi Bellingham-Mbappe (video)

    26 Tetor 2025

    16:44

    Telesport

    Ka ardhur goli i parë në “El Clasico-n” e parë të sezonit mes Real Madridit dhe Barcelonës, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e 22-të, pas një topi të mrekulleshëm të marrë nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe nuk ka sesi të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe në “Bernabeu”, Real Madrid kryeson 1-0.
    SHIKOGOLINEMBAPPE
    Ashtu siç edhe pritej ka nisur vrullshëm “El Clasico” e parë e këtij sezoni me Real Madridit dhe Barcelona, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. SHIKORASTIN
    Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik.

    SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE

  • “El Clásico” e tij e parë si kujtim mjaft i hidhur për francezin, Mbappé kundër “kurthit” të Flick

    “El Clásico” e tij e parë si kujtim mjaft i hidhur për francezin, Mbappé kundër “kurthit” të Flick

    Sezoni i parë i Mbappé te Real Madridi nisi me vështirësi, por përfundoi në mënyrë mbresëlënëse: 44 gola, “Këpuca e Artë” dhe statistika të jashtëzakonshme, ndonëse pa trofe madhorë. Fillimi, megjithatë, nuk ishte aspak i lehtë. Një nga momentet më të ndërlikuara ndodhi në “El Clásico” e 26 tetorit 2024 në “Bernabéu”, pikërisht një vit para sfidës së kësaj të diele mes madrilenëve dhe katalanasve. Këtë herë, situata është krejt tjetër. Mbappé është plotësisht i konsoliduar si lider i skuadrës dhe ka shënuar 15 gola në 12 ndeshje të këtij sezoni.
    Ndaj Juventusit nuk gjeti rrjetën, por pati disa raste të mira, vetëm pritjet e jashtëzakonshme të Di Gregorios e penguan të linte gjurmë. Ndërkohë, sezonin e kaluar e mësoi mirë shijen e “El Clásico”. Pas humbjes 4-0 në Madrid, reagoi me 5 gola kundër Barcelonës në ndeshjet e Superkupës (1), Kupës së Mbretit (1) dhe kthimin e kampionatit (3). Një mesazh i qartë për rivalin e përjetshëm. Sidoqoftë, “El Clásico” e parë mbeti një kujtim i hidhur për të. Mbappé ra në pozicion jashtë loje plot 8 herë, duke u bërë “viktimë” e skemës së Hansi Flick me mbrojtje të avancuar.
    Dy gola iu anuluan, një për centimetra, tjetri qartësisht. Gjatë gjithë sezonit, ai nuk e përsëriti më atë shifër. Ndeshja e dytë me më shumë pozicione jashtë loje ishte kundër Valencia (4). Francezi e mbylli sezonin me një mesatare prej 0.93 “offside” për ndeshje, duke pasur si objektiv përmirësimin e këtij aspekti. Në këtë sezon, pas një episodi të ngjashëm ndaj Mallorca (tri herë jashtë loje, dy gola të anuluar), Xabi Alonso komentoi me qetësi: “Faktin që nuk ka shënuar nuk më shqetëson fare. Janë çështje që mund të përmirësohen me stërvitje”.
    Dhe përmirësimi ka ardhur. Aktualisht Mbappé ka një mesatare prej 0.92 “offside” për ndeshje, pothuaj identike me sezonin e kaluar, por me ulje të ndjeshme në ndeshjet e fundit, vetëm 7 herë në 9 takime (0.78 për ndeshje). Në duelin me Villarrealin, që mbron lart si Barça, nuk u kap asnjëherë jashtë loje. Një tjetër tregues se Mbappé ka mësuar si të mos bjerë më në “kurthin” e Flick.
     

  • Alarm te Barcelona, tri ditë para “El Clásico”. Trajneri Flick rrezikon të humbasë edhe De Jong

    Alarm te Barcelona, tri ditë para “El Clásico”. Trajneri Flick rrezikon të humbasë edhe De Jong

    23 Tetor 2025

    14:44

    Alfred Lleshi

    Pas mungesës së Andreas Christensen kundër Olympiacos në Champions për shkak të gastroenteritit, edhe Frenkie de Jong nuk u stërvit sot për të njëjtën arsye. Mesfushori holandez mbetet në dyshim për ndeshjen e së dielës në “Santiago Bernabéu”, ndërsa stafi mjekësor shpreson ta rikuperojë “in extremis”.
    Christensen vazhdon të mungojë për shkak të sëmundjes. Këto dy mungesa janë të rëndësishme për Flick, i cili planifikonte De Jong si titullar pranë Pedri dhe Fermín López. Lajme pozitive vijnë nga Raphinha, që po vazhdon rikuperimin dhe mund të marrë lejen mjekësore të shtunën, si dhe Ferran Torres, plotësisht i shëruar nga kontraktura e fleksorëve, i gatshëm për një vend titullari.
    Të tjerët e dëmtuar do ta ndjekin “El Clásico” nga shtëpia; Robert Lewandowski, Joan García, Gavi, Dani Olmo dhe Marc-André ter Stegen.
     
     

  • Hansi Flick merr lajmin e mirë, ylli i skuadrës rikuperohet dhe është gati për El Clasico

    Hansi Flick merr lajmin e mirë, ylli i skuadrës rikuperohet dhe është gati për El Clasico

    23 Tetor 2025

    8:55

    Telesport

    Në Barcelonë, të gjithë sytë janë te “El Clásico” e La Liga-s të dielën e ardhshme në Santiago Bernabéu (fillimi në orën 16:15). Pas fitores së tyre të thellë kundër Olympiacos, katalanasit zhvilluan një seancë të lehtë stërvitore.
    Lojtarët që nisën ndeshjen e Ligës së Kampionëve përfunduan punën e rikuperimit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka filluar tashmë përgatitjet për ndeshjen vendimtare kundër Real Madrid, e cila mund të jetë vendimtare në luftën për vendin e parë në La Liga.
    Lajm i mirë për Hansi Filck, i cili mundi të mbështetet te Raphinha dhe Ferran Torres. Të dy u rikthyen në stërvitje me skuadrën pas lëndimeve të tyre përkatëse. Andreas Christensen mungon, pasi u pengua të luante kundër skuadrës greke për shkak të një problemi gastrointestinal.
    Atmosfera është e mirë te katalanasit, një atmosferë fokusi dhe besimi, me ekipin e vendosur të ruajë vrullin pozitiv pas fitoreve të tyre të fundit evropiane. “El Clásico” e së dielës do të jetë një provë e re për Barçën, pasi ata duhet të konfirmojnë progresin e tyre dhe të konkurrojnë kundër një skuadre të Real Madrid që është në formë të shkëlqyer.

  • Barça luan “tenis” në Champions, tani Flick sfidon Realin: Mund të fitojmë në Madrid

    Barça luan “tenis” në Champions, tani Flick sfidon Realin: Mund të fitojmë në Madrid

    Barça luan “tenis” me Olympiacos, “shpërthen” me një futboll të bukur ofensivë duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1, një fitore shumë e rëndësishme që vjen përpara “El Clasico” kundër Real Madrid.
    Ekipi i Hansi Flick e nisi sfidën me “marshin e pestë” ku Fermin Lopez u kthye në protagonist, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “dopietë” golash. Në fraksionin e dytë grekët u përpoqën të reagonin, fillimisht ishte VAR që i ndaloi festën duke i anuluar një gol, por në minutën e 53-të gjyqtari i takimit akordoi një penallti, me El Kaabi që ngushtoi shifrat në 2-1. Për të ndërlikuar këtë takim për Olympiacos mendoi Hezze i cili në minutën e 57-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10-të lojtarë.

    Në të 68-tën ishte Lamine Yamal që konvertoi në gol një penallti të fituar nga Rashford. Pak minuta më vonë ishte vetë sulmuesi anglez që realizoi golin e tij të parë në minutën e 74-ët duke dërguar shifrat në 4-1. Dy minuta më vonë ishte Fermin Lopez që kompletoi mbrëmjen e tij të madhe duke realizuar golin e tretë personal dhe të pestin për Barçën.
    Ekipi i Flick nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 79-të, Rashford firmosi “dopietën” e tij personale duke sigluar shifrat në 6-1.
    Ky sukses, dhe mënyra se si ekipi u shpreh në fushë kënaq trajnerin Hansi Flick, për më tepër që kjo fitore vjen përpara El Clasico: “Ky rezultat na jep kofidencë, të shënosh gjashtë gola është diçka shumë e mirë për ne. Fermin? Bëri një paraqitje të shkëlqyer, realizoi 3 gola, por i pari ishte i rëndësishëm se hapi ndeshjen. El Clasico? Vitin e shkuar ishte e jashtëzakonshme, por tani jemi në një situatë shumë ndryshe. Unë jam pozitiv, mendoj se mund të fitojmë në Madrid”, u shpreh Hansi Flick.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb