Tag: clasico

  • Një nga “El Clasico” më të paharrueshme në histori, 15 vite nga “manita” epike e Barcelonës

    Një nga “El Clasico” më të paharrueshme në histori, 15 vite nga “manita” epike e Barcelonës

    29 Nëntor 2025

    12:22

    Alfred Lleshi

    Sot Barcelona feston 126 vite jetë. Pikërisht, më 29 nëntor 2010, ndodhi një nga kryeveprat e mëdha të ekipit blaugrana; fitorja epike 5-0 ndaj Real Madridit të drejtuar nga Jose Mourinho, që mbetet në histori edhe për imazhin e Gerard Piqué duke treguar dorën e hapur nga tribuna e “Camp Nou”, imitim i Bruins Slot pas 5-0 të vitit 1994.

    Ishte gjithashtu një shfaqje kolektive e Barcelonës së Guardiolës, në kulmin e vet, që atë sezon do të fitonte la Liga-n dhe Champions League, duke mposhtur Manchester United në “Wembley”, një nga ndeshjet më të spikatura në histori.

    Në atë “El Clasico”, Xavi, Pedro, Villa (2) dhe Jeffren shënuan gola, duke shkatërruar Real Madridin e çrregullt. Midis lojtarëve të Realit spikati Xabi Alonso, i cili rivalizonte atë kohë për titullin e lojtarit që “godiste” më shumë Messin, ndërsa Sergio Ramos përfundoi me agresion ndaj Messit dhe më pas Puyol, pasojë e frustrimit. Fitore e paharrueshme dhe një nga momentet më ikonike të futbollit modern.

  • Dy lojtarët e Spanjës u përplasën në El Clasico, reagon edhe presidenti i Federatës: Yamal dhe Carvajal? Do t’i pajtoj unë!

    Dy lojtarët e Spanjës u përplasën në El Clasico, reagon edhe presidenti i Federatës: Yamal dhe Carvajal? Do t’i pajtoj unë!

    Dy lojtarët e Spanjës, Yamal dhe Carvajal, janë përplasur mes njëri-tjetrit në El Clasico. Një përplasje e pritshme pas deklaratave provokuese të yllit të Barcelonës. Ky i fundit tha se Real Madridi vjedh dhe Carvajal kishte bërë gati disa fjali për të që i tha në fundin e takimit.
    Ndërkohë presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, ka folur për përplasjen e dy lojtarëve të Kombëtares së tij. “Nuk më pëlqejnë problemet, jam një person pajtues,” tha Louzán. “Ishte një moment tensioni gjatë ndeshjes, është një ndeshje me intensitet të lartë dhe mendoj se aty do të përfundojë [çështja Carvajal dhe Yamal]. Nuk ka asgjë më shumë. Ata janë dy lojtarë që na duhen me dëshpërim, dy ikona të futbollit spanjoll dhe botëror, dhe kjo është arsyeja pse nuk do të shkojë më tej”, tha Louzan. /Sport Ekspres/

  • Telashe për Barcelona, humbet për 3 javë mesfushorin pas dëmtimit në El Clasico

    Telashe për Barcelona, humbet për 3 javë mesfushorin pas dëmtimit në El Clasico

    30 Tetor 2025

    8:51

    Telesport

    Përveç humbjes në “El Clasico” kundër Real Madrid, ka edhe një tjetër lajm të keq për Barcelonën: Pedri, i ndëshkuar me karton të kuq në “Santiago Benabeu” do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kofshë.
    Klubi “blaugrana” do të jetë pa mesfushorin spanjoll deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar. Pra, Pedri do të mungojë deri në mes të nëntorit.
    Qëllimi i stafit mjekësor është që Pedri të jetë përsëri i disponueshëm për ndeshjet e dyfishta midis La Liga dhe Champions League në fund të nëntorit, kundër Atlético Bilbao dhe Chelsea.
    Gjithsesi, mungesa e tij për 2-3 javë do të jetë e rëndësishme, pasi trajneri Hansi Flick humbet një nga lojtarët kryesorë të mesfushës dhe jo vetëm.

  • Pas asaj që ndodhi në “El Clasico”, Barcelona dhe Jorge Mendes marrin vendimin drastik ndaj Lamine Yamal

    Pas asaj që ndodhi në “El Clasico”, Barcelona dhe Jorge Mendes marrin vendimin drastik ndaj Lamine Yamal

    28 Tetor 2025

    17:29

    Telesport

    Lamine Yamal ka qenë protagonisti kryesor para dhe pas “El Clasico-s” së parë të këtij sezoni, ku Real Madridi fitoi 2-1. Para supersfidës, Yamal postoi publikime që nxitën jo pak reagime, por mbi të gjitha bëri deklaratën e fortë ku tha se Real Madrid vjedh dhe më pas ankohet.
    Pikërisht për shkak të kësaj deklarate, pati përplasje në fund të ndeshjes me tij dhe lojtarëve të Real Madridit. Për të shmangur situata të tilla, drejtuesit e Barcelonës dhe menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, kanë vendosur bashkarisht se do të jenë ata që do të kontrollojnë dhe monitorojnë postimet e Lamine Yamal në rrjetet sociale, sipas asaj që raporton “SPORT”.
    Gjithashtu, Yamal do këshillohet para se të japë intervista që mund të nxisin reagime të forta siç ndodhi me atë që tha për Real Madridin pak ditë para “El Clasico-s”.

  • Joan Gaspart, shpë*then ish-presidenti i Barcelonës: Kush dreqin është Carvajal?

    Joan Gaspart, shpë*then ish-presidenti i Barcelonës: Kush dreqin është Carvajal?

    28 Tetor 2025

    13:02

    Alfred Lleshi

    Joan Gaspart, president i Barcelonës nga korriku 2000 deri në shkurt 2003, ishte shumë i ashpër me Dani Carvajal për qëndrimin e tij ndaj Yamal në fund të “El Clásico”, të cilën Real Madridi e fitoi 2-1: “Kush dreqin është Carvajal? Nuk kisha dëgjuar më shumë se një përmendje kalimtare të këtij lojtari dhe ju po e bëni kaq të famshëm. Kush është ai? Ky është një lojtar që tashmë ka mbaruar. Nuk dyshoj se ai ishte një lojtar i shkëlqyer, por asgjë më shumë”.
    Lluís Carrasco, i cili mori pjesë në të njëjtin “talk show”, vuri në dukje: “Nuk do të guxoja të thoja që Carvajal është një ‘5’, sepse nuk e njoh…, por në ‘El Clásico’ u shfaq si i tillë. Nuk do të thoja që Carvajal është pervers, por në ‘El Clásico’ u tregua shumë pervers”.
    Carrasco akuzoi Carvajal se nuk tregoi kapacitetin e kapitenit të Real Madridit: “Ai veproi si cubi i lagjes. Kur kundërshtari është i lënduar, i shkel edhe kokën para gjithë grupit për t’u duartrokitur. Kjo është e neveritshme. Nuk do të thoja që Dani Carvajal është i neveritshëm, por sjellja e tij ishte e neveritshme”.

  • “El Clasico” trazoi Barçën, Laporta viziton ekipit, takon Yamal dhe Flick

    “El Clasico” trazoi Barçën, Laporta viziton ekipit, takon Yamal dhe Flick

    Disfata në “El Clasico” ka trazuar jo pak ambientin në Barcelonë, ku në qendër të kritikave ka përfunduar Lamine Yamal, me talentin spanjoll që ndezi sfidën kundër Real Madrid me një deklaratë të papjekur. Kundër tij dolën jo vetëm mediat dhe opinioni në Spanjë, por dhe shokët e tij në përfaqësuese si Carvajal, apo dhe lojtarë të Barçës si Raphinha, me brazilianin që u shpreh se deklaratat e Yamal motivuan Realin. Në letër, humbja ndaj Realit thelloi diferencën mes dy ekipeve, me Real Madrid që shkoi në +5. Kjo është një periudhë e vështirë për Barçën, pasi kundër Realit ishte humbje e 3 në 5 ndeshjet e fundit.
    Për të qetësuar disi ambientin ka menduar presidenti Laporta, me këtë të fundit që zbarkoi në qendrën sportive të klubit një ditë pas humbjes në “El Clasico”. Gjatë kohës kur Laporta u shfaq lojtarët ishin larguar, përveç Araujo dhe Lamine Yamal. Pas përshëndetjeve, Laporta u ndal duke diskutuar me trajnerin Hansi Flick dhe me drejtorin Deco. Sipas të përditshmes Sport, Laporta është kujdesuar gjatë gjithë kohës të përcjell qetësi, t’i ofrojë garanci trajnerit Flick dhe pjesës tjetër të stafit.

    Në sytë e Laporta-s diferenca prej 5 pikësh me Realin nuk është një distancë për t’u shqetësuar, ka ende shumë ndeshje në valle për të rrëmbyer sërish kreun. Ndërsa në Champions, pavarësisht humbjes me PSG, ekipi ndodhet në kushte komode, me 6 pikë në 3 ndeshje.
    ()

  • Laporta takon trajnerin Flick dhe disa lojtarë pas humbjes në “El Clasico”, ja mesazhi i presidentit

    Laporta takon trajnerin Flick dhe disa lojtarë pas humbjes në “El Clasico”, ja mesazhi i presidentit

    Humbja në El Clasico, në “Santiago Bernabeu” jo vetëm që i la lojtarët e Barcelonës të ndihen të hidhëruar dhe të zemëruar, por edhe një diferencë prej 5 pikësh që i ndan ata nga Real Madrid, aktualisht në krye të tabelës së La Liga.
    Është humbja e tretë për ekipin e Hansi Flick në pesë ndeshjet e fundit, me PSG-në dhe Seviljen si shkaktarët kryesorë të prishjes së ekuilibrave. Për më tepër, ende ka pak zemërim për trajtimin e Lamine Yamal nga lojtarët e Real Madrid, përfshirë shokun e tij të ekipit kombëtar Carvajal pas ndeshjes.
    Ekziston gjithashtu një besim se një rezultat i ndryshëm mund të ishte arritur, pasi Real Madrid nuk do të kishte dominuar në fushë sipas klubit “blaugrana”. Sipas gazetës SPORT, presidenti Joan Laporta vizitoi ekipin dhe Hansi Flick të hënën.
    Shumica e lojtarëve ishin larguar pas stërvitjes së parë pas “El Clasico”, kështu që ai gjeti vetëm disa, përfshirë Araujo dhe Lamine Yamal. Mësohet se presidenti i klubit katalanas foli me trajnerin Flick dhe drejtorin sportiv Deco.
    Mesazhi i përcjellë ishte ai i qetësisë absolute: asgjë për t’u shqetësuar pas turbulencës së humbjes ndaj Real Madrid. Sezoni është ende në hapat e tij të parë dhe diferenca prej pesë pikësh në krye mund të rifitohet, siç ndodhi sezonin e kaluar kur ishte shtatë.
    Sa i përket Champions League, Barça është e pozicionuar mirë, pavarësisht gabimit kundër PSG, dhe gjashtë pikë nga nëntë ndeshje është një rezultat i mirë në përgjithësi. Besimi te Flick dhe skuadra është i plotë; ata vetëm duhet të zgjidhin disa probleme fizike.

  • Vinicus e Jamal tronditen Klasiken, klubet e kalojnë me qetësi

    Vinicus e Jamal tronditen Klasiken, klubet e kalojnë me qetësi

    Marca shkruan se Real Madridi nuk po shqyrton gjobën ose ndërmarrjen e ndonjë veprimi kundër Vini Jr. në asnjë rrethanë.

    Klubi e interpreton reagimin e Vinicius si një përgjigje ndaj një vendimi teknik që jo vetëm lojtari, por pothuajse askush në Bernabuu nuk e priste.

    Humbja e djeshme në El Clasico në Santiago Bernabeu jo vetëm që i lë lojtarët e Barcelonës të hidhëruar dhe të zemëruar, por gjithashtu i lë ata pesë pikë prapa Real Madridit. Kjo është humbja e tretë e ekipit të Hansi Flik në pesë ndeshjet e fundit, me PSG-në dhe Seviljen si shkaktarët kryesorë të humbjes. Për më tepër, pati edhe pak zemërim për “trajtimin” e Lamine Jamal nga lojtarët e Real Madridit, përfshirë shokun e tij të ekipit kombëtar Karvajal, pas humbjes.

    Sot presidenti Joan Laporta vizitoi kampin stërvitor teksa shumica e lojtarëve ishin larguar pas stërvitjes së rikuperimit pas El Clasico-s, kështu që ai gjeti vetëm disa, përfshirë Araujo dhe Lamine Jamal.

    Pas përshëndetjeve, kreu i klubit katalanas foli me trajnerin Flik dhe drejtorin sportiv Deko. Mesazhi i përcjellë ishte ai i qetësisë absolute.

    Vazhdo leximin

  • Hansi Flick ka një kërkesë urgjente pas humbjes në “El Clasico”, Barcelonës i duhet me patjetër një qendërmbrojtës

    Hansi Flick ka një kërkesë urgjente pas humbjes në “El Clasico”, Barcelonës i duhet me patjetër një qendërmbrojtës

    27 Tetor 2025

    18:43

    Telesport

    Humbja në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni ndaj Real Madridit, nxorri në pah edhe njëherë tjetër problemet që Barcelona ka në qendrën e mbrojtjes. Largimi i Ingo Martinez ka lënë një boshllëk të madh.
    Për këtë arsye, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në merkaton e janarit për qendrën e mbrojtjes. Dëshira e madhe e trajnerit gjerman është qendërmbrojtësi i Sporting Lisbon, Gonçalo Inácio, vlera e të cilit është 45 milionë euro.
    24-vjeçari portugez duket se është profili i duhur për mbrojtjen e Barcelonës, pasi përshtatet më së miri me stilin e lojës së Flick. Përveç Gonçalo Inácio, Barcelona është në garë edhe për transferimin e Marc Guehi, për të cilën ka konkurrentë të fortë si Real Madrid, Liverpool e Bayern.

  • Video që nuk duhet humbur! El Clasico dikur dhe El Clasico dje, Vinicius Junior dhe Yamal e njohin shumë mirë…aktrimin

    Video që nuk duhet humbur! El Clasico dikur dhe El Clasico dje, Vinicius Junior dhe Yamal e njohin shumë mirë…aktrimin

    Kur pamë dje El Clasico-n, menjëherë të shkonte vëmendja te përballjet e dikurshme mes Real Madridit dhe Barcelonës. Vecanërisht në fundin e takimit, atje ku situata degjeneroi me Vinicius Junior dhe Yamal që sfiduan me përplasje grushtash njëri-tjetrin.Yamal, ende 18-vjeç, nuk ngurroi të quante hajdutë Real Madridin, që ka histori shumë të madhe në futbollin botëror. Nga ana tjetër, Vinicius Junior, nuk e fitoi Topin e Artë edhe për shkak të sjelljes së tij sportive të shëmtuar.
    Të dy lojtarët e kapën kameran dhe momentin kur filluan të përplaseshin pas ndeshjes, por në një video tjetër të rregjistruar nga ndeshja, situata nuk ishte kaq shumë armiqësore. Vinicius Junior shkëmbeu disa batuta me Yamal gjatë një goditje këndi dhe të dy janë përqafuar mes buzëqeshjes. Një rivalitet që nuk i shkon as në 5% klasit që kishte dikur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Dy lojtarë me ego shumë më të madhe se këta aktualët, që “hanin inat” më shumë me njëri-tjetrin, por silleshin si zotërinj në fushën e blertë. /Sport Ekspres/