Ish-komandanti i Përgjithshëm i NATO-s, Wesley Clark, ka filluar dëshminë e tij në Hagë si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai u ndal te momenti kur u raportua për vrasjen e familjes Jashari, ngjarje që, sipas tij, paralajmëroi përshkallëzim të konfliktit.
Clark tregoi se ndodhej në Maqedoninë e Veriut, në ditët e para të marsit, për të inspektuar një Task-Forcë amerikane në kufi, kur mori një telefonatë urgjente nga ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill. “Menjëherë më merr në telefon ambasadori Chris Hill dhe më thotë se duhej të flisja me presidentin e Maqedonisë së Veriut”, tha Clark.
Ai shtoi se presidenti maqedonas i asaj kohe, Kiro Gligorov, e paralajmëroi për pasojat e rënda që do të sillte lajmi i masakrës. “Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharajve, por presidenti Gligorov më tha se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, deklaroi Clark.
Clark theksoi se, sipas Gligorovit, reagimi i shqiptarëve do të ishte i pashmangshëm.
“Më tha se shqiptarët do të kundërpërgjigjen, shqiptarët nuk ta pranojnë këtë që ndodhi, shqiptarët do t’i rezistojnë kësaj vrasjeje”.
Wesley Clark tregon si lindi plani për ndërhyrje, pas masakrave serbe
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka nisur dëshminë e tij sot më 17 nëntor, në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku përshkroi përshkallëzimin e situatës në Kosovë gjatë viteve ’98–’99. Ai tha se sulmet serbe ndaj popullsisë civile po shtoheshin me shpejtësi, duke ngritur alarmin në nivelet më të larta të diplomacisë amerikane.
Clark tregoi se, në atë kohë, NATO nuk kishte ende mandat për veprim. “Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, nuk kishte plane konkrete,” deklaroi ai. Clark shtoi se çështjen e kishte diskutuar vetëm me sekretarin amerikan të shtetit. “Më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flisja me askënd tjetër”, theksoi Clark.
Ai kujtoi gjithashtu se në pranverën e vitit 1998 i ishte kërkuar të hartonte një strategji paraprake për situatën që po përkeqësohej.
“Aty lindi nevoja që të përgatitet një plan,” u shpreh Clark, duke nënvizuar se askush nuk e kishte sqaruar nëse ministritë e jashtme apo ato të mbrojtjes ishin përfshirë në këtë proces.
Tag: clark
-

Clark në Hagë: Pas vrasjes së familjes Jashari, më thanë se shqiptarët do përgjigjeshin
-

Rasti Thaçi: Gjenerali Wesley Clark dëshmon sot në Hagë
Kosova E Hënë, 17 Nëntor 2025 14:04
Gjenerali Wesley Clark, ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, do të paraqitet sot në Dhomat e Specializuara në Hagë si dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, raporton KosovaPress.
Dëshmia, e cila fillon nga ora 12:00, ishte parashikuar fillimisht për 18 nëntor, por është zhvendosur një ditë më herët. Ajo pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka nisur më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe më pas kanë dëshmuar figura të tjera kyçe si Paul Williams, John Stewart Duncan dhe James Peter Covey.
Dhomat e Specializuara njoftuan se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare dhe deklarimet mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat do të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.
-

Wesley Clark dëshmon në Hagë, ish-komandanti i NATO-s pyetet për rolin e ish-krerëve të UÇK
Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, është paraqitur sot para dhomave të specializuara në Hagë.
Ai po pyetet per ish-komandantët e UÇK ndërsa është personi i fundit i cili dëshmon në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Dëshmia e Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës Gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e procesit.Paraqitja e provave nga mbrojtja ka filluar në 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.
Pas dëshmisë së Clark, procesi do të kalojë në fazën përfundimtare të përmbylljeve nga palët përpara shpalljes së vendimit nga trupi gjykues. -

Gucati për Wesley Clark: Do jetë ‘bombë’ për Specialen
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, foli sonte më 16 nëntor në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova rreth dëshmisë që do të japë Wesley Clark në Hagë.
Gucati tha se Clark do të ketë një ndikim të madh për Gjykatën Speciale, duke theksuar se ka qenë shumë afër Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së.
“Unë besoj që Clarku do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale, njeriu më i afërt i Hashim Thaçit dhe i të tjerëve, njeriu më i afërt i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Gucati.
Ai shtoi se Clark ka marrë vendime dhe hapa të mëdhenj për bombardimin e Serbisë në atë periudhë. Gucati nënvizoi gjithashtu se nëse UÇK-ja shpallet organizatë kriminale, atëherë sipas tij, edhe NATO mund të konsiderohet e tillë, për rolin e saj në intervenimin kundër Serbisë.
“Po të shpallet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizatë kriminale, atëherë do të shpallet edhe NATO organizatë kriminale, që bombardoi Serbinë për gjenocidin që e bëri në Kosovë”, tha ai.
Ai përmendi se dëshmia e Clarkut mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në procesin gjyqësor. Gucati theksoi rëndësinë e dëshmisë dhe ndikimin e saj potencial për Gjykatën Speciale.
Hysni Gucati shprehu bindjen se Clarku ka njohuri të drejtpërdrejta mbi vendimet strategjike gjatë luftës. -

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Wesley Clark do të dëshmojë në dy seanca në Hagë
Më 18 dhe 21 nëntor ish-komandanti suprem i Forcave të Natos Ëesley Clark do të dëshmojë në gjyqin për ish-krerët e UÇK-së.
Gjykata Speciale në Hagë ka miratuar një kërkesë të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me dëshminë e Ëesley Clark, ish-komandantit suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, i cili pritet të dëshmojë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për dëshminë e Clark, Specialja njoftoi se do të japë një ditë shtesë, siç u kërkua.
“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, Trupi Gjykues miratoi kërkesën e Mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë”, thuhet në njoftim.
Trupi Gjykues konsideroi se “kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga Mbrojtja”, por ka kërkuar që palët “të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët, nëse është e mundshme”.
Pas ish-ndihmës sekretarit të shtetit James Rubin, dëshmia e Ëesley Clark pritet të jetë më e rëndësishmja në mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve. -

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, ish-komandanti i NATO-s, do të dëshmojë në Hagë
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley Clark, të dëshmojë më 18 dhe 21 nëntor në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Kjo dëshmi pritet të jetë një nga më të rëndësishmet për mbrojtjen, duke hedhur dritë mbi rolin e NATO-s dhe veprimet e UÇK-së gjatë konfliktit në Kosovë. Gjykata ka rezervuar një ditë shtesë më 21 nëntor për të përmbyllur dëshminë, duke kërkuar gjithashtu që ajo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Pas dëshmisë së ish-ndihmës sekretarit të Shtetit, James Rubin, Clark pritet të ofrojë informacion kyç për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vendimet strategjike që lidhen me luftën në Kosovë, duke mbështetur mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. -

Dëshmia e Clark pritet të hedhë dritë mbi rolin e NATO-s dhe UÇK-së në Kosovë
Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley Clark, të dëshmojë më 18 dhe 21 nëntor në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.
Kjo dëshmi pritet të jetë një nga më të rëndësishmet për mbrojtjen, duke hedhur dritë mbi rolin e NATO-s dhe veprimet e UÇK-së gjatë konfliktit në Kosovë. Gjykata ka rezervuar një ditë shtesë më 21 nëntor për të përmbyllur dëshminë, duke kërkuar gjithashtu që ajo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Pas dëshmisë së ish-ndihmës sekretarit të Shtetit, James Rubin, Clark pritet të ofrojë informacion kyç për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vendimet strategjike që lidhen me luftën në Kosovë, duke mbështetur mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së. -

Wesly Clark do të dëshmojë pro Thaçit, ish-gjenerali amerikan ka marrë autorizim nga SHBA që të flasë në mbrojtje të ish-udhëheqësit politik të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara në Hagë pritet dëshmoj ish-gjenerali amerikan, Wesley Clark, i thirrur nga mbrojta e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999. Clark ka marrë autorizimin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar dhe ai do të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes për Hashim Thaçin.
Për procesin 5 vjeçar që po zhvillohet në Hagë, komentoi kryeministri Edi Rama përmes një statusi në platformën X paraditen e kësaj të marte.
“A nuk është tronditëse të mendosh se shpëtimtarët e një kohe kur vetë ekzistenca e Kosovës qëndronte buzë thikës së gjatë të padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve, duhet të paraqiten para një gjykate që është shmangur krejtësisht nga qëllimi për të cilin u themelua, për të dëshmuar se lufta për liri nuk është krim, se rebelimi kundër një diktature nacional-socialiste nuk është faj, se shteti i ri dhe sovran i Kosovës nuk lindi nga barku i një ndërmarrjeje kriminale, por nga gjaku i një ushtrie çlirimtare?!”, theksoi kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër është shprehur kritikues për atë çfarë po ndodh në Hagë me ish kupolën drejtuese të UCK-së.
“Çfarë turpi për drejtësinë ndërkombëtare, dhe akoma më keq, për turmën digjitale shqipfolëse, tifozë të verbër të të ashtuquajturit patriotizëm budalla, të cilët, edhe pas hekurave të kësaj padrejtësie të pështirë, e shohin dhe e trajtojnë Hashim Thaçin si armik politik, duke dëshiruar të mos dalë kurrë prej andej; ndërkohë që, kur emrat dhe gjurmët e tyre të jenë harruar prej kohësh dhe ajo gjykatë të mos ketë tjetër veç njollën e turpit historik”, u shpreh Rama.
Emri i Hashimit, thekson kreu i qeverisë shqiptare, do të mbetet përgjithmonë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Top Channel
-

Ish-komandanti i NATO-s në Hagë ndan përshtypjet për Thaçin: Person politik pa përvojë ushtarake, UÇK pa strukturë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara flet pak edhe rreth dëshmisë së Wesley Clark, shkruan Gazeta Express.
Në këtë dokument thuhet se Clark përshkruan ndërveprimet që ka pasur me UÇK-në, delegacionin e Rambujesë dhe konkretisht Hashim ThaçWin.
Siç shkruan mbrojtja, Clark do të japë përshtypjet e tij për mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së dhe për mungesën e kontrollit të Hashim Thaçit mbi UÇK-në dhe se ish-presidenti ishte person politik, pa përvojë ushtarake.
“Së fundmi, 1DW-007 përshkruan ndërveprimet e ndryshme që ai pati me UÇK-në, delegacionin e shqiptarëve të Kosovës në Rambuje dhe konkretisht me Thaçin.
Ai jep vëzhgimet dhe përshtypjet e tij në lidhje me mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, dhe mungesën e çdo komande ose kontrolli funksional.
Clark gjithashtu vëzhgoi mungesën e kontrollit që Thaçi kishte mbi UÇK-në, dhe se ai ishte vetëm një person politik pa përvojë ushtarake. Gjithashtu ai përshkruan se do të ishte e padrejtë t’i atribuohej sjelljes së keqe të të tjerëve, zotit Thaçi”, thuhet në dokumentin e mbrojtjes. -

Ish-Gjenerali amerikan Wesley Clark konfirmohet si dëshmitar në mbrojtjen e Thaçit
Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Mbrojtja e Thaçit njoftoi se Clark ka marrë autorizimin nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për të dëshmuar në mbrojtjen e Thaçit, i cili së bashku me tre ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po gjykohen në qytetin holandez për krime lufte.
Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.
Fushata e sulmeve të NATO-s, që zgjati 11 javë, nisi për ta ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, dhe u ndërpre në qershor të vitit 1999, një ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës.
Clark shihet si hero në Kosovë për rolin e tij në çlirimin e vendit dhe për këtë ai është nderuar në Prishtinë në vitin 2024 me një dekoratë. Në Kosovë madje ka edhe rrugë të emëruara në nderim të tij.
Gjyqi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët i mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, po shkon drejt përfundimit.
Clark do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit, mbrojtja e të cilit e filloi thirrjen e dëshmitarëve në shtator.
Nuk është e qartë se kur saktësisht Clark do të ulet në bankën e dëshmitarit të mbrojtjes, por, sipas mbrojtjes, ai ka njoftuar se nuk mund ta nisë dëshminë para 18 apo 19 nëntorit.
Mbrojtja e Thaçit kishte parashikuar paraprakisht se do t’i kryente dëshmitarët deri më 14 nëntor, megjithatë gjykata i ka lejuar më shumë kohë.
Gjithashtu mbrojtja i ka kërkuar gjykatës ta rezervojë të premten e 21 nëntorit për një seancë shtesë, në rast se kjo do të jetë e nevojshme për ta përmbyllur dëshminë e Clarkut.
Deri tani, në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës gjatë negociatave në Rambuje më 1999, Paul Williams, dhe ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.
Që të gjithë thanë në dëshmitë e tyre se Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK.
Gjykata Speciale e Kosovës e ka selinë në Hagë të Holandës dhe përbëhet nga gjyqtarë dhe avokatë ndërkombëtarë, pasi u themelua Kuvendi i Kosovës në vitin 2015, për t’i gjykuar rastet kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së sipas ligjit të Kosovës.
Ajo pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998–1999, Veseli udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, Krasniqi zëdhënës, ndërsa Selimi anëtar i shtabit të përgjithshëm.
Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe personave që nuk morën pjesë në luftime.
Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.
Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata e mohojnë fajësinë.
Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se UÇK-ja nuk do të kishte fituar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare nëse do të kishte ekzistuar një plan kriminal, siç pretendojnë prokurorët.
Sipas tyre, aktakuza bazohet në një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.