Tag: civita

  • Kontrata 1.6 mln USD për La Civita/ Berisha i bindur: Ia vlejti 100 herë, e jashtëzakonshme

    Kontrata 1.6 mln USD për La Civita/ Berisha i bindur: Ia vlejti 100 herë, e jashtëzakonshme

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka folur për kontratën 1.6 mln USD për Chris La Civita, i cili shërbeu si drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Berisha mohoi shifrat, duke thënë se ‘La Civita është paguar 15 herë më pak nga se deklaroi Edi Rama’.
    Më tej ai nuk la pa shprehur mirënjohjen për ekipin e La Civita, duke thënë se ekipi ishte i jashtëzakonshëm dhe se organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. “Ia vlejti shumë, ia vlejti 100 herë“, theksoi kryedemokrati.
    “Ju dhe çdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit, në rast se shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifrat 22 mln e me radhe e me radhë, shqiptarët e panë që kjo shifër jo 10 por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi më dorë.
    Ekipi i La Civita, ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por bëri më të mirën e mundshme, dha një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama. Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nuk do të arrestonte në vitin elektoral dhe të ndiqte penalisht liderët e tre partive opozitare? Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse Rama, duke shkelur ligjin nuk do të organizonte mbi 4 mijë evente për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve? Cili do të ishte rezultati, në rast se Rama nuk do të përdorte të gjitha burimet e qeverisë elektorale duke shkelmuar parimin e pabarazisë, duke krijuar një fushë të pabarabartë?”, u shpreh Berisha.

  • “Kontrata 1.6 milionë USD me La Civita ia vlejti 100 herë”, Berisha: Kishte ekip të jashtëzakonshëm, shifra 15 herë më e vogël nga sa deklaroi Rama

    “Kontrata 1.6 milionë USD me La Civita ia vlejti 100 herë”, Berisha: Kishte ekip të jashtëzakonshëm, shifra 15 herë më e vogël nga sa deklaroi Rama

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ka folur për kontratën 1.6 mln USD për Chris La Civita, i cili shërbeu si drejtues i fushatës së PD-së për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

    Berisha mohoi shifrat, duke thënë se ‘La Civita është paguar 15 herë më pak nga se deklaroi Edi Rama’.
    Më tej ai nuk la pa shprehur mirënjohjen për ekipin e La Civita, duke thënë se ekipi ishte i jashtëzakonshëm dhe se organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. “Ia vlejti shumë, ia vlejti 100 herë“, theksoi kryedemokrati.
    “Ju dhe çdo shqiptar mësuat dje se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit, në rast se shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifrat 22 mln e me radhe e me radhë, shqiptarët e panë që kjo shifër jo 10 por 15 herë më e ulët. Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi më dorë.
    Ekipi i La Civita, ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por bëri më të mirën e mundshme, dha një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama. Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nuk do të arrestonte në vitin elektoral dhe të ndiqte penalisht liderët e tre partive opozitare? Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse Rama, duke shkelur ligjin nuk do të organizonte mbi 4 mijë evente për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve? Cili do të ishte rezultati, në rast se Rama nuk do të përdorte të gjitha burimet e qeverisë elektorale duke shkelmuar parimin e pabarazisë, duke krijuar një fushë të pabarabartë?”, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • Avokati Beqiri: La Civita ka marrë 20 milionë dollarë, SPAK të hetojë

    Avokati Beqiri: La Civita ka marrë 20 milionë dollarë, SPAK të hetojë

    1.4 milionë euro për këshilltarin e Trump. Tetë muaj nga nënshkrimi i kontratës, është zbuluar më në fund pagesa që mori fushatuesi amerikan Chris La Civita për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Sipas raportit financiar të dorëzuar në KQZ, PD ka paguar 1.4 milionë euro për Chris La Civita, së bashku me ekipin e tij, të përbërë nga ish-fushatuesi tjetër Paul Manafort dhe Sterwart Jackson.
    Avokati Idajet Beqiri në një intervistë tha se sipas tij, La Civita ka marrë 20 milionë dollarë dhe jo shifra që është deklaruar. Gjatë intervistës në studio, avokati theksoi se SPAK duhet të hetojë këtë çështje dhe të mos kalojë pa u “hedhur dritë”.
    “E kupton çdo shqiptar se çfarë para e jashtëzakonshme në këtë vend është e pistë që nuk ndodhet nëpër banka. Saliu nga viti 1992, të gjitha vendet e punës, pa paguar kuotën domethënë ta blinte vendin e punës, nuk futej. Pushtetin e kanë dashur sepse kanë qenë të bindur dhe janë futur në borxh për ta blerë vendin e punës. Është shumë e vërtetë dhe ata që kanë konkurruar, kur janë përplasur me të tilla shifra që do ta blinin vendin janë tërhequr dhe flasin sa u kanë kërkuar që të bëheshin deputetë. La Civita ka marrë 20 milionë dollarë. Këtë çështje SPAK duhet ta regjistrojë. Ky është një pastrim i pastër. Është një vepër penale e dukshme. Dhe këto vepra i fillon kryesisht SPAK, por duket se nuk ka kohë të merret me këtë”, tha avokati.
    Gjithashtu avokati foli edhe për çështjen e “21 janarit”, duke komentuar edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në dalje të tij ka thënë se Garda ka qëlluar pa urdhër.
    “Por përse i fshiu kamerat dhe serverat kur ai nuk paska dhënë urdhër. Kur t’i nuk ke dhënë urdhër për t’u vrarë këta njerëz, përse ndërtoi alibinë i pari duke thënë se u qëllua nga afër. Ai vetë atë ditë që iu kërkuan serverat nga ana e Prokurorisë ai tha “të vinë nesër ti marrin” dhe më pas dha urdhër për gjithë natën që të fshiheshin”, tha ndër të tjera avokati.

  • Avokati: La Civita ka marrë 20 milionë dollarë, SPAK të hetojë

    Avokati: La Civita ka marrë 20 milionë dollarë, SPAK të hetojë

    1.4 milionë euro për këshilltarin e Trump. Tetë muaj nga nënshkrimi i kontratës, është zbuluar më në fund pagesa që mori fushatuesi amerikan Chris La Civita për humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.
    Sipas raportit financiar të dorëzuar në KQZ, PD ka paguar 1.4 milionë euro për Chris La Civita, së bashku me ekipin e tij, të përbërë nga ish-fushatuesi tjetër Paul Manafort dhe Sterwart Jackson.
    Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, tha se sipas tij, La Civita ka marrë 20 milionë dollarë dhe jo shifra që është deklaruar.
    Gjatë intervistës në studio, avokati theksoi se SPAK duhet të hetojë këtë çështje dhe të mos kalojë pa u “hedhur dritë”.
    “E kupton çdo shqiptar se çfarë para e jashtëzakonshme në këtë vend është e pistë që nuk ndodhet nëpër banka. Saliu nga viti 1992, të gjitha vendet e punës, pa paguar kuotën domethënë ta blinte vendin e punës, nuk futej. Pushtetin e kanë dashur sepse kanë qenë të bindur dhe janë futur në borxh për ta blerë vendin e punës. Është shumë e vërtetë dhe ata që kanë konkurruar, kur janë përplasur me të tilla shifra që do ta blinin vendin janë tërhequr dhe flasin sa u kanë kërkuar që të bëheshin deputetë. La Civita ka marrë 20 milionë dollarë. Këtë çështje SPAK duhet ta regjistrojë. Ky është një pastrim i pastër. Është një vepër penale e dukshme. Dhe këto vepra i fillon kryesisht SPAK, por duket se nuk ka kohë të merret me këtë”, tha avokati.
    Gjithashtu në studion e ABC News, avokati foli edhe për çështjen e “21 janarit”, duke komentuar edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili në dalje të tij ka thënë se Garda ka qëlluar pa urdhër.
    “Por përse i fshiu kamerat dhe serverat kur ai nuk paska dhënë urdhër. Kur t’i nuk ke dhënë urdhër për t’u vrarë këta njerëz, përse ndërtoi alibinë i pari duke thënë se u qëllua nga afër. Ai vetë atë ditë që iu kërkuan serverat nga ana e Prokurorisë ai tha “të vinë nesër ti marrin” dhe më pas dha urdhër për gjithë natën që të fshiheshin”, tha ndër të tjera avokati.

  • VIDEO/ Mediu: Chris La Civita-n e solla unë, do fitonim po na vodhën

    VIDEO/ Mediu: Chris La Civita-n e solla unë, do fitonim po na vodhën

    Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, deklaroi në një intervistë televizive se ishte ai që solli në Shqipëri strategun amerikan Chris La Civita, duke theksuar se marrëdhënia me të vijon ende.
    “Unë jam marrë me Chris La Civita-n dhe ai e la të qartë situatën në Shqipëri. Grupi i tij nuk ishte vetëm ai, por shtatë persona. Ne donim të bënim betejën për opozitën, sepse nëse do të kishim një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, Partia Socialiste nuk do të arrinte 71 mandate. Kjo ishte lufta. Por pas asaj që iu bë opozitës me gjykatë, prokurori, ‘non grata’ dhe gjithçka tjetër, ndryshimi u bë i pamundur. Chris La Civita erdhi me mision për të forcuar opozitarizmin. Marrëdhënia vazhdon”, u shpreh Mediu.
    Megjithatë, mbetet ende e paqartë fatura e angazhimit të La Civita-s. Ajo nuk është bërë publike dhe as është depozituar në KQZ, siç parashikojnë detyrimet ligjore për shpenzimet e fushatës. TemA

  • A ka moral PD të flasë për blerje votash kur pagoi 6 mln dollarë? Spahiu ‘shpërthen’ ashpër: Ç’ndodhi me Lacivitan

    A ka moral PD të flasë për blerje votash kur pagoi 6 mln dollarë? Spahiu ‘shpërthen’ ashpër: Ç’ndodhi me Lacivitan

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar kontratën që PD ka paguar për këshilltarin elektoral të kësaj partie në zgjedhjet e 11 majit, Chris La Civita.

    I ftuar mbrëmjen e sotme në  një studio televizive, Spahiu tha se KQZ dhe PD ende nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me këtë kontratë.
    ‘Gjatë zgjedhjeve u tha se do të bëhej nami për të luftuar krimet zgjedhore. Një pyetje është si ka mundësi që partia që ka 11 mijë komisioner nuk ka besim tek rezultati por besimin e ka tek partitë e tjera. në parim të gjitha këto që pretendon opozita qëndrojnë ne s’mund të themi se jetojmë në një realitet tjetër sepse favoret e pushtetit ndikojnë dhe përdorimi i burimeve financiare ndikojnë, paraja ndikon, por e gjitha kjo s’fumohet kur PD bënë kontratë mln euro dhe sjell një amerikan këtu nën emrin e SHBA, ku qëndron morali i thasve me miell ose i shpërblimeve, kur paguan miliona dollarë për të sjell një person që nuk njihet. Ka influencë pushteti dhe ka shkelje, por është thënë që prokuroria ka filluar hetimin për kontratën dhe la Civita dhe deri më sot nuk e di se çfarë është bërë’, tha ai.
     

  • Lacivita kapet ‘offside’/ Hetimi i The Guardian: Duhet të ishte në Tiranë, është në Australi

    Lacivita kapet ‘offside’/ Hetimi i The Guardian: Duhet të ishte në Tiranë, është në Australi

    Zhdukja e La Civitës nga fushata e Berishës në Shqipëri, nuk paska qenë rastësi. Dhe këtë e ka zbuluar vetë fushatuesi amerikan, që pranon se ka dhe punë të tjera më të mëdha, dhe jo vetem fushatën e PD. Në një kurth, të cilin ia përgatitën dy gazetarë të The Guardian, të kamufluar si klientë, konsulenti i Tramp u tha se kishte nisur punën si fushatues i Partise Liberale në Australi.
    “Isha në Australi dy javë më parë duke ndihmuar partinë liberale atje, me disa nga problemet e tyre strukturore që kishin me Peter Dutton.
    Gjërat duket se po lëvizin disi në drejtimin e duhur atje… këto përpjekje janë të natyrës rreptësisht politike dhe nuk kërkojnë që unë të angazhohem me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Asnjë nuk e dinte që isha aty.”
    La Civita shtoi se zakonisht punon në fshehtësi, madje të njëjtën gjë kërkoi të bëjë edhe në Shqipëri, por nuk ia doli.
    “Nuk jam i interesuar për vëmendje. Unë punoj me diskrecion. U përpoqa edhe në Shqipëri të mos kisha shfaqje, por aty shqiptarët kanë një tjetër mëndësi”
    Vizita në Australi, dhe puna si konsulent aty, është konfirmuar nga vetë La Civita me gojën e tij në dy intervista, më 16 dhe 24 prill. Por, një përfaqesues i Partisë Liberale në Australi, ka mohuar kategorikisht që La Civita të jetë konsulent i tyre apo të ketë takuar Petër Dutton. Madje, pas dy deklaratave, edhe konsulenti amerikan e ka mohuar këtë, por ne këtë rast, ka përgënjeshtruar veten. Ai i tha The Guardian, se në Australi kishte shkuar për tu ofruar konsulencë disa bizneseve.
    Në 4 muaj, La Civita ka qëndruar vetëm 4 ditë në Shqipëri dhe ka mbajtur vetëm 4 fjalime të shkurtra, ndërsa herë pas here shfaqet dhe në platformen zoom. Mënyra si vepron La Civita ka ngritur jo pak pikëpyetje edhe në Shqipëri. Diskrecioni i tij, shfaqet edhe tek kompleksi i Berishës për të publikuar kontratën dhe pagesën, ndërsa të dy mohojnë të jetë i përfshirë në lobimin ne Shba, me vlerë 6 milion dollarë.

  • “Këneta ka shumë para, ku i gjejnë xhanëm”?/ Rama për La Civita: E keni parë se sa e ka paguar Latifin?

    “Këneta ka shumë para, ku i gjejnë xhanëm”?/ Rama për La Civita: E keni parë se sa e ka paguar Latifin?

    Kryeministri Rama ironizon opozitën për pagesën e La Civita dhe kujton rastin e shit-blerjes së votës.
    Edi Rama:
    Këneta ka shumë para, e keni parë se sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm.
    Kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votëm. Askush të mos ta nbëjë këtë sepse është krim dhe ndëshkohet rëndë.

  • Rama: Në BE, me PS-në. Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit/ Berisha kundër integrimit: Shqipëria s’e meriton

    Rama: Në BE, me PS-në. Të mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit/ Berisha kundër integrimit: Shqipëria s’e meriton

    Rama para, Berisha mbrapa. Dy liderët kryesorë të politikë shqiptare sfiduan njëri tjetrin në Itali, 100 kilometra në distancë. Kryesocialisti mbushi sallën e kongreseve në Busto Arizio të Milanos, me qytetarë që punojnë e jetojnë në vendin fqinj.
    Rama u ofroi emigrantëve në këmbim të votës, hyrjen në Bashkimin Europian. Ai e konsideroi këtë edhe një bast me Europën në këto kohë të vështira.
    “Me një votë bëjmë historinë. Për Shqipërinë, që në 4 vite, mund ta bëjmë anëtare të BE. Për herë të parë, e kemi në dorë vetë. Të fitojmë bastin historik me Shqipërinë në Europë, dhe me Europën në Shqipëri. Thirrje edhe për demokratët, kjo nuk është ndeshje Inter-Milan, por për historinë tonë.”, tha Rama.
    Kundrejt ofertës së tij, Rama tha se qëndron vota për Sali Berishën, i cili prioritet ka hallet personale. Ai shtoi se vota për partitë e reja është po aq dëm sa për doktorin.
    “Nuk mund ta humbasim këtë shans as për mustaqet e Kujtim Gjuzit, as për hallin personal të bufit të kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit. Janë dhe ca të tjerë, jo bëhet jo s’bëhet, jo mundet jo s’mundet, jo bashkë jo veç, janë të rinj vetëm në moshë, mbushin listat me farefis. Verë baxhanak e krushq, e premtojnë qiqra në hell. Dëm vota dhe për ta”, shtoi kryeministri Rama.
    Rama u kërkoi emigrantëve të vendosin, mes votës për të mbrojtur SPAK, apo për ta shkrirë atë.
    “Ne do e garantojmë drejtësinë, me futjen në BE. Ata janë këneta që jo vetëm asnjëherë nuk i kanë lënë drejtësisë radhë të thotë fjalën e vet. Ka arritur ajo kënetë të marrë jetë të pafajshëm, e të pengojë drejtësinë. Ata duan të shkrijnë SPAK, por më 12 maj do prezantohen vetëm me Noc Rrokun.”, u shpreh Rama.
    Kryesocialisti njoftoi se 3 ditë më parë është firmosur dokumenti i fundit për njohjen e pensioneve me Italinë, ndërsa u surprizua në Milano, me një dhuratë nga ish-futbollisti i Juventusit Alesio Takinardi, një bluzë bardhezi me numrin 5 dhe emrin e Ramës.
    Kurse Kryedemokrati Sali Berisha priti mbarimin e fjalës së Ramës për të nisur takimin e tij. Me vete kishte dy magjistarët, Kris La Civita dhe Paul Manafort dhe mblodhi emigrantë shqiptarë në teatrin 1800 vendesh të Breshias.
    Berisha u tregoi atyre, se në Strasburg shkon për të bindur miqtë e tij europianë, pse Shqipëria nuk e meriton BE.
    “Vij me lajme të mira miq. Maskat ranë. Paraqita narkodiktaturën e Ramës në Strasburg, mandati i katërt i tij, sepse arrestoi liderët e opozitës. Liccensoi kanabisin. I informova se ne do fitojmë. S’ka bandë e krim të mposhtë shqiptarët në botë. Europa sytë i ka te 11 maji. Më 11 maj qytetarët firmosin fundin e Ramës.”, tha Berisha.
    Berishës nuk i ndahen hallet e tij, madje duke i krahasuar ato me të një emigranti në Itali.
    “Kemi kaluar një opozitë të gjatë. Rithemelim i vështirë. Donin të na zhduknin. Por ashtu si jeta e çdo emigranti, siç fiton diaspora, ashtu do fitojmë dhe ne. Do e shpëtojmë Shqipërinë”, shtoi ai.
    Ndërsa kontrata mbetet enigmë, kryedemokrati siguroi të vetët se la Civita nuk ka ardhur për para, por e ndjeu nga Uashigtoni se një non-grata në Tiranë, do të rikthehet për herën e tretë në pushtet.
    “La Civita nuk erdhi, nuk erdhi as për para, as për influence, sepse opozita të tjera më të mëdha se e jonai kishin bërë dhjetëra e dhjetëra oferta. Por arkitekti i rikthimit, e ndjeu se Sali Berisha dhe PD duhet të kthehen në pushtet.”
    Por edhe kësaj radhe kryemagjistari La Civita nuk zhgënjeu. 2 minuta fjalim, krah përkthyesit Fatmir Mediu.
    “Në 2024 Donald Tramp fitoi sepse bëri pjesën më të madhe të amerikanëve të votojnë . Ju duke votuar Berishën, keni mundësi ta bëni Shqipërinë Madhështore Përsëri”.

  • ‘La Civita nuk ka nevojë për program’, Burimi: Mjafton të ndikojë te SPAK që të thërrasë Ramën

    ‘La Civita nuk ka nevojë për program’, Burimi: Mjafton të ndikojë te SPAK që të thërrasë Ramën

    Analisti Genc Burimi ka komentuar rolin e Chris La Civita në fushatën elektorale të Partisë Demokratike, duke theksuar se ndikimi i tij shkon përtej fushatës klasike. Në një intervistë televizive, Burimi u shpreh se La Civita nuk ka domosdoshmëri të paraqesë një program elektoral, por sipas tij, mjafton të ndikojë te SPAK për të thirrur kryeministrin Edi Rama.
    “Problemi i Sali Berishës nuk është më ‘non grata’, por kundërshtari real është Edi Rama. La Civita nuk ka nevojë për program. Nëse ai si amerikan thotë se ka të drejtë të ndikojë te SPAK, është se pretendon që Rama ka korruptuar zyrtarë të FBI-së dhe ka shkelur ligje në SHBA”, deklaroi Burimi.
    Ai shtoi se koncepti i “non grata” është thjesht një lojë fjalësh politike, shpesh e përdorur për arsye gjeopolitike dhe strategjike, duke përmendur se Donald Trump ende nuk ka vendosur qartë qëndrimin ndaj Ballkanit Perëndimor.
    Në vijim, Burimi vlerësoi ndryshimin që mund të sjellë La Civita në strukturën e fushatës së PD-së, duke theksuar se:
    “Në Partinë Socialiste shihet vetëm Edi Rama në çdo pozicion – portier, mbrojtës, sulmues. Ndërsa në PD ka çdo ditë figura të reja. PS më ngjan me PSG-në që ka yje, por nuk ka lojë ekipore. PD-ja ka ekip. Protagonizmi i Ramës sot është më i madh se i Berishës kur kishte pushtet.”
    Sipas Burimit, kjo qasje e re e opozitës dhe prezenca e një strategu amerikan si La Civita mund të ndikojë që edhe OPDAT të ushtrojë presion mbi SPAK për hetimin e Ramës, duke sjellë një tjetër dimension në garën zgjedhore.