Tag: civile

  • “Zgjodhën të garojnë me kandidat nga shoqëria civile”, Dash Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

    “Zgjodhën të garojnë me kandidat nga shoqëria civile”, Dash Sula për 9 nëntorin: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

    Dash Sula ka reaguar në lidhje me procesin që po zhvillon Partia Demokratike për zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor, në 6 bashki të vendit.

    Ai shkruan se “lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet”, teksa shtjellon të gjithë arsyetimin e tij për zgjedhjen e demokratëve.
    “Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet! Kryesia e Partisë Demokratike paska marrë vendim që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, të mos garojnë me një emër që vjen nga radhët e Partisë Demokratike por nga shoqëria civile.
    De fakto, ky vendim përkthehet: Partia Demokratike po i bojkoton zgjedhjet. Unë jam nga ata që mbroj tezën që Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja. Kujdes, Partia Demokratike po them.
    Të marrësh një figurë nga çdo kategori e shoqërisë dhe ta vendosësh në garën për bashkinë më te madhe dhe më të rëndësishme të vendit është djallëzore.
    1- Me një kandidaturë jashtë radhëve të PD nuk të angazhohet asnjë strukturë e partisë në fushatë dhe praktikisht e humbe garën në tavolinë.
    2- Me një kandidaturë jashtë radhëve të PD por nga shoqëria civile, me humbjen e garantuar lidershipi i PD po përgatit argumentin e paszgjedhjeve për të mbajtur statuskuone. ( E shikoni që nuk është problemi te Drejtuesit e PD. Edhe kandidatura nga shoqëria civile edhe të bashkuar nuk e mundim dot regjimin). Ndaj edhe pas 9 Nëntorit lidershipi nuk duhet të ndryshojë!
    3-Me një kandidaturë jo nga radhët e PD, por nga shoqëria civile e propozuar nga ndonjë nga partitë e reja, defakto Partia Demokratike e humbet edhe trofeun e partisë kryesore në Opozitë. Parti kryesore e opozitës bëhet ajo që propozon kandidatin.
    4-Nëse unë gaboj me tri të parat, atëherë ka diçka edhe më pesimiste: Partia Demokratike që dikur ishte frymëzim dhe me resurse njerëzore të pashterëshme tashmë nuk gjen dot një kandidaturë serioze nga radhët e veta që të mos dalë me një rezultat qesharak.
    Në Partinë Demomratike, drejtuesit duhet të ishin në siklet se kë të zgjedhnin mes emrave nga radhët e veta dhe jo të shpallin thirrje publike ofrojme vend pune kandidat për Bashkinë e Tiranës.
    Për të mos ardhur kjo gjende kam folur dhe flas çdo ditë. Por ajo parti e ka humbur kontaktin me anëtarët, me qytetarët dhe me realitetin”, shkruan ai.

    Top Channel

  • Kandidatët e opozitës për zgjedhjet do të jenë nga shoqëria civile, Sula: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

    Kandidatët e opozitës për zgjedhjet do të jenë nga shoqëria civile, Sula: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

    Ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula, ka reaguar pasi kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit, nuk do të jenë nga Partia Demokratik, por nga shoqëria civile.
    Sula shkruan se lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet.
    “Në Partinë Demomratike, drejtuesit duhet të ishin në siklet se kë të zgjidhnin mes emrave nga radhët e veta dhe jo të shpallin thirrje publike ofrojmë vend pune kandidat për Bashkinë e Tiranës”, shkruan Sula.
    Postimi i plotë i Sulës:
    Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet!
    Kryesia e Partisë Demokratike paska marrë vendim që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, të mos garojnë me një emër që vjen nga radhët e Partisë Demokratike por nga shoqëria  civile.
    De fakto, ky vendim përkthehet: Partia Demokratike po i bojkoton zgjedhjet.
    Unë jam nga ata që mbroj tezën që Partia Demokratike duhet të hapet për figura të reja. Kujdes, Partia Demokratike po them.
    Të marrësh një figurë nga çdo kategori e shoqërisë dhe ta vendosësh në garën për bashkinë më te madhe dhe më të rëndësishme të vendit është djallëzore.
    1- Me një kandidaturë jashtë radhëve të PD nuk të angazhohet asnjë strukturë e partisë në fushatë dhe praktikisht e humbe garën në tavolinë.
    2- Me një kandidaturë jashtë radhëve të PD por nga shoqëria civile, me humbjen e garantuar lidershipi i PD po përgatit argumentin e paszgjedhjeve për të mbajtur statuskuone. ( E shikoni që nuk është problemi te Drejtuesit e PD. Edhe kandidatura nga shoqëria civile edhe të bashkuar nuk e mundim dot regjimin). Ndaj edhe pas 9 Nëntorit lidershipi nuk duhet të ndryshojë!
    3-Me një kandidaturë jo nga radhët e PD, por nga shoqëria civile e propozuar nga ndonjë nga partitë e reja, defakto Partia Demokratike e humbet edhe trofeun e partisë kryesore në Opozitë. Parti kryesore e opozitës bëhet ajo që propozon kandidatin.
    4-Nëse unë gaboj me tri të parat, atëherë ka diçka edhe më pesimiste: Partia Demokratike që dikur ishte frymëzim dhe me resurse njerëzore të pashterëshme tashmë nuk gjen dot një kandidaturë serioze nga radhët e veta që të mos dalë me një rezultat qesharak.
    Në Partinë Demomratike, drejtuesit duhet të ishin në siklet se kë të zgjedhnin mes emrave nga radhët e veta dhe jo të shpallin thirrje publike ofrojme vend pune kandidat për Bashkinë e Tiranës.
    Për të mos ardhur kjo gjende kam folur dhe flas çdo ditë. Por ajo parti e ka humbur kontaktin me anëtarët, me qytetarët dhe me realitetin.

  • Opozita me kandidatë nga shoqëria civile për zgjedhjet lokale, Sula: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

    Opozita me kandidatë nga shoqëria civile për zgjedhjet lokale, Sula: Lidershipi i PD po bojkoton zgjedhjet

  • Rama prezanton strategjinë e re, ngrihet komanda e re e mbrojtjes civile

    Rama prezanton strategjinë e re, ngrihet komanda e re e mbrojtjes civile

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë shtunë një kapitull të ri për mbrojtjen civile në vend. Aktiviteti po zhvillohet këtë të shtunë në Farkë, ku janë të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se strategjia e re për mbrojtjen civile është pjesë e programit “Shqipëria 2030” dhe do të bazohet në tre shtylla kryesore.
    “Në kuadër të këtij programi, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Tre shtyllat kryesore janë: kapitali njerëzor dhe fuqizimi i zinxhirit reagues që nga niveli i bashkive, ngritja e qendrave rajonale të emergjencës, si dhe përdorimi i inovacionit në çdo qelizë të menaxhimit të krizave përfshirë pajisje si kamerat termike”, deklaroi Vengu.
    Ai shtoi se përvoja nga menaxhimi i zjarreve në Llogara ka treguar qartë rëndësinë e teknologjisë në përballimin e situatave të vështira.
    “Të gjitha këto nuk mund të realizohen pa eficiencën e instrumenteve financiare që u vihen në dispozicion bashkive”, theksoi ministri.
    Pas ministrit Vëngu ka folur ministrja e Brendshme Albana Koçiu e cila ka njoftuar ngritjen e komandës mbi strukturën e emrgjencave civile.
    lajmi në përditësim

  • Transformimi i forcës zjarrfikëse, prezantohet kapitulli i ri i mbrojtjes civile

    Transformimi i forcës zjarrfikëse, prezantohet kapitulli i ri i mbrojtjes civile

    Kryeministri Edi Rama  prezanton kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
    Të pranishëm në këtë aktivitet që zhvillohet në Farkë janë edhe ministri i Mbrojtjes  Pirro Vengu , ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu de ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
    Sipas ministrave Vengu dhe Koçiu, inovacioni dhe teknologjia do të jenë pjesë e transformimit të mbrojtjes civile.

  • Vengu: Programi i ri për Mbrojtjen Civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore

    Vengu: Programi i ri për Mbrojtjen Civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se strategjia e re e mbrojtjes civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore.“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Programi parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga elementi i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike. Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, u shpreh ai.

  • Kapitulli i ri i mbrojtjes civile,Rama: Së shpejti akt normativ, qytetarët do të dëshpërblehen për dëmet nga zjarri

    Kapitulli i ri i mbrojtjes civile,Rama: Së shpejti akt normativ, qytetarët do të dëshpërblehen për dëmet nga zjarri

    Kryeministri Edi Rama  prezanton kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacionit.
    Të gjithë qytetarët të cilët kanë pësuar dëme në banesa dhe bagëtitë nga zjarret e muajve të verës, do të dëmshpërblehen tërësisht. Kjo është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama në aktivitetin për modernizimin dhe transformimin e mbrojtjes civile.
    Dëmshpërblimi i qytetarëve do të bëhet përmes një akti normativ të qeverisë që do të dalë së shpejti.
    “Ashtu sikundër e bëmë të qartë që në momentin e vetë përballjes me zjarret, angazhimi moral dhe ligjor lidhur me banesat dhe krerët e humbur të bagëtive do të mbahet pikë për pikë. Tanimë është inventari i plotë dhe të gjithë ata që kanë humbur banesat apo krerë bagëtish duhet të jenë të qetë për faktin që me kalimin e aktit normativ të qeverisë së shpejti, do dëmshpërblehen qindarkë për qindarkë. Kjo besoj është shumë e rëndësishme”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
    Kryeministri Edi Rama tha se masat e reja kundër zjarrvënësve janë gati dhe pritet të hidhen për konsultim publik. Ai njoftoi gjithashtu edhe rritje të pagave të zjarrfikësve me të njëjtën formulë si për Forcat e Armatosura. Kreu i qeverisë pranon se pagat e zjarrfikësve nuk i përgjigjen lartësisë së detyrës së tyre, ndaj do t’i nënshtrohen rritjes së vazhdueshme të pagave.
    “Te zjarret klima ka ndikimin e vet të madh. Por ana tjetër e medaljes janë zjarrvënësit, të cilët do të kemi shtrëngim të ri në Kodin Penal. Është përgatitur dhe do të kalojë për konsultim publik bashkë me masat e tjera që lidhen me aktivitetet e paligjshme në dëm të territorit e pronës publike dhe ndërtimet e paligjshme. Së dyti, dua të nënvizoj që siç e kam thënë edhe më parë, por edhe e kam shpjeguar në përcaktimin e prioriteteve të ministrisë së Brendshme, zjarrfikësit do të kalojnë në një nivel tërësisht tjetër vëmendjeje, trajtimi dhe mbështetjeje. Do të thotë që ndër të tjera, zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA, që sot janë dëshmitare të një rritjeje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të pagave me synimin që në Shqipsërinë 2030, ne të kemi një forcë të armatosur të Shqipërisë në mesataren e pagave të NATO-s.
    Synim ambicioz për të realizueshëm, sot kemi FA më të mirëpaguara të rajonit. Në këtë formulë do të fusim edhe zjarrfikësit, që do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, shumë e rëndësishme dhe të domosdoshme. Çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide. Është një plan i tërë për modernizimin e mëtejshëm dhe rritjen e kapaciteteve të gjithë trupës tonë të zjarrfikësve. Për këtë arsye, unë kam shumë besim që ky vit, deri në përballjen e ardhshme, do të jetë kyç për një performancë më të mirë në territor, ku jo vetëm shpirti i sakrificës, ndjenja e fuqishme e shërbimit që i kanë karakterizuar për hir të së vërtetës të gjithë djemtë, edhe ndonjë vajzë, në këtë përballje, por edhe aftësitë teknike, mbështetja me teknologji, mjete që të jenë në një nivel që rritet vit pas viti.”, tha Rama.
     
  • Ripërdorimi social i pasurive të krimit i shërben edhe fuqizimit të shoqërisë civile

    Ripërdorimi social i pasurive të krimit i shërben edhe fuqizimit të shoqërisë civile

    Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans”, e cila u zhvillua në Tiranë dhe mblodhi aktorë të rëndësishëm të shoqërisë civile, institucioneve publike dhe partnerëve ndërkombëtarë.Znj. Xhaja ishte pjesë e panelit “Funding Futures – Navigating Donor Shifts and Building Sustainability”, ku diskutoi mbi inovacionet dhe modelet alternative për zhvillueshmëri të qëndrueshme përmes ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.Në fjalën e saj, ajo theksoi se përvoja e Shqipërisë ka treguar se pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nuk janë vetëm “simbol i drejtësisë në veprim”, por edhe “një burim i ri fuqizimi ekonomik dhe social për grupet në nevojë dhe organizatat e shoqërisë civile”.“Ne kemi zgjedhur ta shohim ripërdorimin social jo vetëm si një mjet simbolik, por si një instrument të qëndrueshmërisë financiare. Përmes dhënies në përdorim të aseteve të konfiskuara, organizatat kanë krijuar të ardhura që u mundësojnë të rrisin kapacitetet e tyre, të ofrojnë shërbime më cilësore dhe të mbeten të pavarura në veprimtarinë e tyre,” – u shpreh znj. Xhaja.Ajo solli shembuj konkretë nga Shqipëria, si hapja e bizneseve sociale në pronat e konfiskuara, përdorimi i automjeteve të sekuestruara për shërbime komunitare dhe transformimi i hapësirave publike të zëna dikur nga “varreza makinash” në “hapësira të gjelbra për qytetarët”.“Secila prej këtyre iniciativave është dëshmi e qartë se pasuritë e marra nga aktivitetet kriminale mund t’i shërbejnë komunitetit dhe të kthehen në një burim legjitim, që forcon shoqërinë civile dhe rrit rezistencën e saj përballë sfidave të kohës, por edhe që i shërbejnë komunitetit dhe në veçanti grupeve vulnerabël,” – nënvizoi ajo.Gjatë diskutimit, znj. Xhaja theksoi gjithashtu se modeli i Shqipërisë është i përshtatshëm për t’u ndarë edhe me vendet e tjera të rajonit:“Në Ballkanin Perëndimor, ku donatorët ndërkombëtarë kanë qenë mbështetës dhe gjej rastin t’i falenderoj, ndërkohë që shoqëria civile përballet me presione të shumta, mekanizma të tillë kombëtarë si ripërdorimi social i aseteve të konfiskuara krijojnë një shtyllë të re të qëndrueshmërisë financiare dhe besueshmërisë publike,” – tha ajo.Paneli ku mori pjesë Kryeadministratorja e AAPSK mblodhi përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, Sida, Fondacionit Shoqëria e Hapur, si dhe aktorë rajonalë dhe europianë, të cilët ndanë përvojat dhe modelet e tyre për forcimin afatgjatë të shoqërisë civile.Konferenca Rajonale “Resilient Voices: Civil Society in a Changing Western Balkans” u organizua nga Balkan Civil Society Development Network (BCSDN) dhe Partners Albania for Change and Development, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Diskutimet u fokusuan në tre çështje kyçe: mbrojtjen e hapësirës qytetare dhe kornizën ligjore, rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë financiare përmes modeleve të reja të mbështetjes.Ky aktivitet konfirmoi edhe një herë se shoqëria civile në rajon mbetet një aktor thelbësor për demokracinë, reformat dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke sjellë zëra të qendrueshëm përballë sfidave të kohës.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zbulohet rrjeti shqiptar i droges në Spanjë,300 kg kanabis dhe plantacione të fshehura

    Zbulohet rrjeti shqiptar i droges në Spanjë,300 kg kanabis dhe plantacione të fshehura

    Garda Civile e Almerias në Spanjë ka goditur një rrjet shqiptar të trafikimit të drogës me seli në Roquetas de Mar.

    Nga aksioni kanë përfunduar në pranga 3 persona të cilët kishin precedentë të mëparshëm për vepra të ngjashme penale në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë, ku madje ishin dënuar.

    Hetimi, i kryer në dy faza, çoi në çmontimin e një plantacioni marijuane në Las Tres Villas, në zonën natyrore Sierra de los Filabres dhe në Felix.
    Agjentët e Forcave të Armatosura gjetën dy plantacione “të fshehura” në zona me terren të vështirë dhe larg qendrave të banuara.
    Ata gjithashtu kishin kamera mbikëqyrjeje me video dhe gardhe perimetrale të elektrizuara që mbulonin tokën e kultivuar.
    Për shkak të kompleksitetit të zonave, gjë që e vështirësoi operacionin e nxjerrjes, oficerët e Gardës Civile kërkuan mbështetje logjistike nga Shërbimi Ajror (SAER) për të nxjerrë bimët duke përdorur një spirancë të varur me thasë 1,000 litra.
    Ata në fund gjetën 300 kilogramë kanabis, me vlerë mbi gjysmë milioni euro.
    Në të njëjtën kohë, u hynë dhe u kontrolluan të tre shtëpitë, dhe të tre individët u arrestuan. Ata tani janë marrë në paraburgim nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Hetimi Nr. 2 i Almerias.
    Në një ndërtesë, ata gjetën një strukturë nëntokësore që po shndërrohej në një plantacion të brendshëm. Ata gjetën drita LED me fuqi të lartë, qese me substrat bimor dhe materiale të ndryshme të përdorura për këtë lloj kultivimi.
    Ky veprim është pjesë e punës së vazhdueshme të kryer nga Garda Civile në luftën kundër trafikut, kultivimit dhe prodhimit të drogës, si dhe mashtrimit me energji elektrike në provincën e Almerías.
    Njësitë territoriale, Njësia e Sigurisë Qytetare, Shërbimi i Qenve dhe Bërthama e Shërbimit të Komandës morën pjesë në këtë operacion, të kryer nga Komanda e Gardës Civile në Almeria, me mbështetjen e Shërbimit Ajror të Gardës Civile (SAER).

  • Bardh Spahia: Kërkoj futjen me urgjencë në kalendarin e Kuvendit të projektligjit për gjendjen civile, të njihen vetëm dy gjini!

    Bardh Spahia: Kërkoj futjen me urgjencë në kalendarin e Kuvendit të projektligjit për gjendjen civile, të njihen vetëm dy gjini!

    Deputeti i PD Bardh Spahia kërkon futjen urgjente në kalendarin e Kuvendit të projektligjit për gjendjen civile, ku parashikohet njohja vetëm e dy gjinive.
    Gjatë Konferencës së Kryetarëve, në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Spahia theksoi nevojën e rikthimit të Parlamentit drejt ligjshmërisë dhe garantimin e të drejtës së fjalës për opozitën.
    Ai kërkoi me forcë caktimin sa më parë të datës për shqyrtimin në seancë plenare të projektligjit për gjendjen civile, një nismë e deputetëve të Grupit Parlamentar të PD-së, që synon njohjen vetëm të dy gjinive.