Tag: civile

  • Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së, heqjen e masave ndëshkuese

    Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së, heqjen e masave ndëshkuese

    Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.
    Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.
    “Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.
    BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.
    Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.
    Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
    Organizatat kosovare të shoqërisë civile thanë në letrën e tyre se “besojnë fuqishëm” se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave “në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”.
    Ato e përmendën pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të këtij muaji në veriun e banuar me shumicë serbe si hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit.
    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e ktheu pushtetin në katër komunat me shumicën serbe duke i fituar secilën prej tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, tri vjet pasi i kishte bojkotuar institucionet kosovare dhe i kishte braktisur zgjedhjet e mëparshme lokale.
    “Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më. Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon”, thuhet tutje në letrën e organizatave kosovare të shoqërisë civile.
    Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.
    Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë. REL/

  • Gjermani, Zyra Federale e Mbrojtjes Civile thirrje qytetarëve: Përgatituni për emergjencat

    Gjermani, Zyra Federale e Mbrojtjes Civile thirrje qytetarëve: Përgatituni për emergjencat

    Zyra Federale e Fatkeqësive dhe Ndihmës Civile (BBK) ka paralajmëruar qytetarët gjermanë që të jenë të përgatitur për raste të mundshme emergjencash, si ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, të shkaktuara nga sulme kibernetike, stuhi ose sabotime.

    Në këto situata, rrjetet telefonike dhe interneti mund të mos funksionojnë, prandaj BBK këshillon që çdo familje të ketë të shtypur në letër numra të rëndësishëm telefoni, harta dhe udhëzime për vendndodhjet kryesore, si p.sh. stacioni më i afërt i policisë apo spitali lokal.
    Gjithashtu, rekomandohet të mbahen banka energjie (powerbank) për karikimin e pajisjeve elektronike dhe radio që funksionon me bateri ose me bosht, për të qenë në gjendje të ndiqen njoftimet zyrtare edhe gjatë ndërprerjeve të energjisë.
    Udhëzuesi i përditësuar përfshin gjithashtu udhëzime për rast shpërthimi, në të cilat qytetarët duhet të kërkojnë hapësira të brendshme me sa më pak mure dhe dyer të jashtme dhe pa dritare. Bodrumet tregohen si më të sigurta, ndërsa papafingot janë të kundërindikuara.
    Qytetarët gjithashtu duhet të jenë në gjendje të dallojnë përpjekjet për t’i keqinformuar në rast emergjence. BBK rekomandon që qytetarët të shqyrtojnë burimin e lajmit, për shembull nëse krijuesi përdor një emër të vërtetë ose nëse adresa e faqes së internetit është e njohur dhe e besueshme.
    Ministri Federal i Brendshëm Alexander Dobrid theksoi në të njëjtën kohë se Pakti i Mbrojtjes Civile ndan 10 miliardë euro deri në vitin 2029 për të modernizuar strukturat e mbrojtjes civile në të gjithë vendin, duke përfshirë automjetet, objektet, trajnimin dhe pajisjet. Ai theksoi, megjithatë, se qytetarët kanë gjithashtu detyrë të marrin masa mbrojtëse. “Masat paraprake vlejnë për çdo person në shtëpi. Përgatitja e duhur shpëton jetë”, tha z. Dobrid.
    Udhëzimet ekzistuese të BBK-së përfshijnë informacion të gjerë se cilat dokumente zyrtare duhet të mbahen në origjinal dhe për cilat një kopje është e mjaftueshme, çfarë duhet të përmbajë çanta e emergjencës, sendet e nevojshme (p.sh., të papërshkueshme nga uji), veshjet dhe madje edhe sigurimin e një portofoli në qafë ose kapsule SOS për fëmijët, me detajet e nevojshme të identifikimit.

    Top Channel

  • Berisha me tone të forta nuk kursen mazhorancën: Rama, s’ka gjak shqiptarim argat i Vuçiç

    Berisha me tone të forta nuk kursen mazhorancën: Rama, s’ka gjak shqiptarim argat i Vuçiç

    Pas akuzave të Ballës, vjen kundërpërgjigja nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.
    Nga foltorja e Kuvendit, Berisha bëri një bilanc të numrit të të vrarëve gjatë agresionit serb në Kosovë.
    “Do të shtosh minutat e përgjigjes ndaj tij. Gjatë periudhës 98-99 forcat barbare serbe kryen në Kosovë rreth 100 masakra, të evidentuara ndaj popullsisë së saj. Në Likoshan, në 28 shkurt deri në 1 mars, 24 viktima civile, Prekazë; 5-7 mars, 59 viktima civile, 55 të familjes Jashari. Shalë e Bajgorës, 12 viktima civile. Në Abri e Epërme, 26 shtator, 24 viktima civile. Lubeniq, masakra e dytë, 100 viktima civile, mes tyre dhe gra shtatzëna.”, tha ai.
     
     
    Berisha theksoi se kush shkel mbi sakrificën nuk ka gjak shqiptari.
    “Ata që shkelin mbi gjakun e tyre këtij gjenocidit të tmershëmrë, ata nuk janë shqiptarë. Ata janë nivel njëriu primitiv ose kafshës. Por ju të tillë nuk doni ta paraqisni. Këto shifra janë të parlamentit të Kosovës, që ne duhet ta paraqesim këtu. Të mohosh ndërgjegjen e vendit tonë, do të thotë që të jesh një qenie pa ndërgjegje shoqërore dhe kombëtare.
    Kjo është jashtë çdo lloj procesi. Por dhe ju keni një familje tuaj që kanë luftuar. Keni njerëzit që kanë rënë për atdheun. A mundet një shqiptar të shkelmojnë mbi këtë gjak. Po pse e bëni? Sepse kreu juaj është një argat i Vuçiçit. Po dhe çfarë çdo lloj kombësie që ti përkisnit ndaj gjenocidit duhet të qëndrojë. Ky është gjenocid. Vrasja për shkaqe entike e civilëve.”, tha Berisha.

  • OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

    OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar ushtrinë izraelite se “vazhdon të vrasë civilë” në zonat pranë vijave të ripozicionimit në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për armëpushim.

    Sipas raportit të OKB-së, të paktën 15 palestinezë janë qëlluar për vdekje në afërsi të trupave izraelite. Aktualisht, forcat izraelite kontrollojnë rreth 53% të territorit të Gazës, ndërsa janë rikthyer në vijën fillestare të tërheqjes.

    Ushtria izraelite (IDF) deklaroi dje se ka hapur zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, por autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë persona janë vrarë në dy incidente të ndara.
    Në reagimin e tij, Ajith Sunghay, kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze, kërkoi që të garantohet respektimi i armëpushimit dhe mbrojtja e civilëve:
    “Është e domosdoshme që përpjekjet për rimëkëmbje dhe rivendosjen e rendit publik të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e palestinezëve për vetëvendosje.”
    Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se vrasjet e civilëve në Gaza rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe minojnë çdo mundësi për paqe të qëndrueshme në rajon.

  • OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza

    OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza

    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar ushtrinë izraelite se “vazhdon të vrasë civilë” në zonat pranë vijave të ripozicionimit në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për armëpushim.
    Sipas raportit të OKB-së, të paktën 15 palestinezë janë qëlluar për vdekje në afërsi të trupave izraelite. Aktualisht, forcat izraelite kontrollojnë rreth 53% të territorit të Gazës, ndërsa janë rikthyer në vijën fillestare të tërheqjes.
    Ushtria izraelite (IDF) deklaroi dje se ka hapur zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, por autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë persona janë vrarë në dy incidente të ndara.

    Në reagimin e tij, Ajith Sunghay, kreu i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze, kërkoi që të garantohet respektimi i armëpushimit dhe mbrojtja e civilëve:
    “Është e domosdoshme që përpjekjet për rimëkëmbje dhe rivendosjen e rendit publik të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e palestinezëve për vetëvendosje.”
    Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se vrasjet e civilëve në Gaza rrezikojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe minojnë çdo mundësi për paqe të qëndrueshme në rajon.

  • OKB: Ushtria izraelite vazhdon të vrasë civilë në Gaza

    OKB: Ushtria izraelite vazhdon të vrasë civilë në Gaza

    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ushtria izraelite “vazhdon të vrasë civilë” përreth vijave të ripozicionimit në Gaza.
    Thuhet se të paktën 15 palestinezë janë qëlluar dhe vrarë në zonat pranë trupave izraelite në Gaza.
    Ushtria izraelite ende kontrollon rreth 53% të Gazës pasi forcat e saj u rikthyen në vijën fillestare të tërheqjes.

    Dje, ushtria izraelite tha se hapi zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, ndërsa autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë palestinezë ishin vrarë nga zjarri izraelit në dy incidente të ndara.
    IDF tha se hapi zjarr pasi të dyshuarit kaluan vijën e tërheqjes dhe iu afruan forcave në Rripin verior të Gazës.
    “Është e domosdoshme të sigurohet që armëpushimi të ruhet dhe të përparojë drejt rimëkëmbjes dhe realizimit të plotë të së drejtës së palestinezëve për vetëvendosje”, tha Ajith Sunghay, kreu i këtij organi të OKB-së.
    “Është po aq e domosdoshme të sigurohet që përpjekjet e rimëkëmbjes, duke përfshirë rivendosjen e rendit publik dhe jetës civile, të jenë në përputhje me mbrojtjen e të drejtave të njeriut të palestinezëve nga ligji ndërkombëtar.”

  • Suedia rinovon strehimoret e kohës së luftës mes tensioneve në rritje me Rusinë

    Suedia rinovon strehimoret e kohës së luftës mes tensioneve në rritje me Rusinë

    Parkingu i makinave Igeldamms në Stokholm mund të duket si një parking i zakonshëm nëntokësor i gdhendur në shkëmb, por mund të shërbejë edhe si një strehë publike për 1 mijë e 200 persona në rast konflikti ushtarak.
    Ndërsa tensionet me Rusinë janë rritur që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në fillim të vitit 2022, qeveria e Suedisë është zotuar të rrisë shpenzimet për mbrojtjen civile me shtatë herë.
    Që nga viti i kaluar, ajo ka ndarë rreth 7.7 milionë euro për të përmirësuar 64,000 strehimoret e vendit të ndërtuara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, për të mbrojtur më mirë civilët.

    Fokusi deri më tani ka qenë në modernizimin e disa dhjetëra strehimoreve të mëdha të afta për të mbajtur më shumë se 1 mijë persona.
    Puna e rinovimit në strehimoren e kohës së luftës Igeldamms në qendër të Stokholmit përfundoi në shtator, ndërsa përmirësimet në 24 nga 80 strehimore të tjera të mëdha janë ende duke vazhduar.
    Sipas Agjencisë Suedeze të Emergjencave Civile, procesi, i cili përfshin zëvendësimin e gjeneratorëve me naftë dhe përditësimin e filtrave të ajrit, mund të zgjasë dy deri në tre vjet për t’u përfunduar.
    Qeveria shpreson që financimi më i lartë gjatë viteve të ardhshme do të ndihmojë në përshpejtimin e gjërave.
    Por Anders Johannesson, një specialist strehimesh në Agjencinë Suedeze të Emergjencave Civile, thotë se buxheti vjetor ende nuk është i mjaftueshëm për të riparuar të gjitha 64 mijë strehimoret, e lëre më për të ndërtuar të reja. Në fund të vitit të kaluar, Ministri i Mbrojtjes Civile të Suedisë, Carl-Oskar Bohlin, paralajmëroi se kërcënimi i një sulmi ushtarak ishte rritur dhe nuk mund të përjashtohej më.
    Ai foli ndërsa zbuloi një version të ri të një broshure me këshilla për emergjencat e epokës së Luftës së Ftohtë.
    Udhëzuesi ofron këshilla praktike për gjithçka, nga sulmet kibernetike dhe terroriste te pandemitë, krizat mjedisore dhe lufta konvencionale. Ai gjithashtu mbulon vetëmbrojtjen, qëndrueshmërinë psikologjike, sigurinë dixhitale dhe mbrojtjen nga sulmet ajrore. Botimi i parë i broshurës u botua gjatë Luftës së Dytë Botërore.

  • “Raportohet për civilë të vrarë”! Një tjetër luftë e madhe në horizont

    “Raportohet për civilë të vrarë”! Një tjetër luftë e madhe në horizont

    Më shumë se 12 civilë janë vrarë në Afganistan, teksa përleshje të reja kanë shpërthyer mes forcave të Afganistanit dhe Pakistanit më 15 tetor, thanë talibanët, duke shkelur paqen e brishtë që ishte në fuqi për pak kohë pas përplasjeve gjatë fundjavës që lanë të vdekur dhjetëra persona.
    Dikur aleatë, tensionet e fundit mes dy shteteve të Azisë Jugore shpërthyen pasi Islamabadi kërkoi nga udhëheqja talibane në Afganistan që të ndërmarrë hapa kundër militantëve që kanë intensifikuar sulmet me Pakistan, duke argumentuar se ata operojnë nga Afganistani.
    Talibanët mohojnë se në Afganistan ka prani të militantëve pakistanezë.
    “Mëngjesin e sotëm, forcat pakistaneze nisën sulme… më shumë se 12 civilë u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën”, shkroi në X zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid.
    Talibanët pretenduan po ashtu se kanë vrarë “një numër të madh të ushtarëve pakistanezë”, kanë marrë kontrollin e postblloqeve të tyre dhe qendrave, ua kanë konfiskuar armët dhe tanket dhe kanë “shkatërruar” shumicën e ndërtesave të tyre ushtarake.
    Zyrtarët pakistanezë fajësuan talibanët për përleshjet dhe thanë se katër civilë janë plagosur në anën e tyre të kufirit.
    “Forcat talibane sulmuan një postbllok pakistanez afër qarkut Çaman”, tha për agjencinë Reuters, Habib Ullah Bangulzai, administrator i këtij qarku të Pakistanit.
    Luftimet kanë vazhduar për rreth pesë orë mëngjesin e së mërkurës, tha ai, duke shtuar se forcat pakistaneze “zmbrapsën” sulmin.
    Edhe pse vazhdimisht ka përleshje mes forcave të sigurisë të të dyja shteteve përgjatë kufirit të tyre të kontestuar – të gjatë 2.600 kilometra – luftimet e javës së kaluar ishin më të ashprat që kur talibanët morën pushtetin në Kabul më 2021.
    Këto dy shtete fqinje kanë mbyllur disa pikëkalime kufitare pas përleshjeve të javës së kaluar, duke shkaktuar ndërprerje të tregtisë dhe duke lënë të bllokuar kamionë me mallra në dy anët e kufirit.
    Pakistani është burimi kryesor për mallra dhe furnizime ushqimore që transportohen përmes rrugëve tokësore në Afganistan.
    Përleshjet e javëve të kaluara rritën shqetësimet ndërkombëtare, me Kinën që u kërkoi të dyja shteteve të mbrojnë qytetarët e tyre dhe investimet, me Rusinë që bëri thirrje për përmbajtje dhe me presidentin amerikan, Donald Trump, që deklaroi se ai mund të ndihmojë në dhënien fund të konfliktit.
    Tensionet mes Pakistanit dhe Afganistanit gjatë këtij muaji përkojnë me vizitën që zhvilloi ministri i jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, në Indi – rivalen e përbetuar të Pakistanit.
    India dhe Afganistani, gjatë vizitës së Muttaqit, vendosën që të përmirësojnë raportet, me Nju Delhin që tha se do të rihapë ambasadën në Kabul. Ndërkaq, talibanët afganë po ashtu njoftuan se do të dërgojnë diplomatë në Indi.

  • “Ka makina policie dhe civilë kudo”! Gazetari tregon situatën direkt nga Serbia: Emrin e hotelit po e mbajnë sekret…

    “Ka makina policie dhe civilë kudo”! Gazetari tregon situatën direkt nga Serbia: Emrin e hotelit po e mbajnë sekret…

    Shqipëria ka zbarkuar në Nish teksa po bëhet gati për ndeshjen kundër Serbisë. Në orën 16:30 do të mbahet konferenca e Silvinjos dhe e kapitenit të Kombëtares tonë, ndërkohë që pak më parë stafi u akomodua në hotel. Në një lidhje live për A2 Cnn, gazetari Altin Sulçe ka treguar atmosferën në Serbi.
    “I gjithë perimetri i hotelit ka makina policie, ka punojës civil që kanë marrë masat për sigurinë. Nuk duan të kenë episode të këqija, tentuan 2-3 njerëz që të lëviznin pak më tej hotelit dhe policia na tha që nuk duhet të lëviz askush jashtë hotelit. Jam brenda hotelit të Kombëtares, ku sic thashë, emri i hotelit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, po mbahet i fshehtë. Në cdo cep të hotelit ka policë, civilë. Në momentin që erdhëm ishte si shtetrrethim, tani është qetësuar pak”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/

  • Berisha mbështeti Binajn, ironia e Bazes: Kandidat nga shoqëria e Zenit, jo shoqëria civile

    Berisha mbështeti Binajn, ironia e Bazes: Kandidat nga shoqëria e Zenit, jo shoqëria civile

    Nuk ka pasur asnjë dilemë se Berisha do ta zgjidhte kanidatin e PD në Tiranë nga rrethi i ngushtë i familjes së tij.
    Botuesi i gazetën “TemA”, Mero Baze, e kishte konfirmuar edhe në editorialiet e tij një gjë të tillë.
    Sot, pas shpalljes së kanidaturës zyrtarisht, Baze shkruan me ironi se, siç pritej, kandidati do të ishte nga shoqëria e Zenit dhe jo nga shoqëria civile.
    “Kandidati nga shoqëria e Zenit, ashtu siç pritej, fitoi përballë kandidatit nga shoqëria civile.”