Tag: civile

  • Përmbytjet në Qarkun Shkodër/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ja sa shtëpi ndodhen nën ‘pushtetin’ e ujit

    Përmbytjet në Qarkun Shkodër/ Emergjencat Civile bëjnë bilancin: Ja sa shtëpi ndodhen nën ‘pushtetin’ e ujit

    Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente.

    Sipas Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër, problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush).

    Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi.

    Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e Baskisë Vau i Dejës është përkeqësuar ndjeshëm.

    Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.

    Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve.

    Njoftimi i plotë:

    Të gjitha strukturat vendore (Emergjencat Civile, NSHPP, IMT, Policia Bashkiake, MNZ dhe strukturat e tjera mbështetëse) janë angazhuar me burime njerëzore dhe mjete logjistike për zhbllokimin e nyjeve, pastrimin e kanaleve dhe inerteve, si dhe për ndihmë ndaj banorëve.

    Janë përdorur 3 eskavatorë, 3 fadroma, 2 kamionë, 3 kamionçina, pompa thithëse dhe mjete “pick-up” për normalizimin e situatës. Tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth 70%.

    Theksohet se prurjet e ujit kanë prekur zona që nuk janë përfshirë as gjatë përmbytjeve të vitit 2010. Nuk ka persona të evakuuar deri në këto momente.

    Ka mungesë energjie elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të djegies së një transformatori. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.

    Bashkia Vau Dejës

    Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e bashkisë është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.

    Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve. Strukturat operative të bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndjekur situatën në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Janë raportuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje infrastrukture në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit dhe fshatrave. Deri tani është evidentuar një rast evakuimi. Strukturat operative vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve.

    Bashkia Pukë

    Vijojnë reshjet intensive të shiut. Raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetërr, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash. Furnizimi me energji elektrike është me ndërprerje të herëpashershme. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

    Bashkia Fushë Arrëz

    Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë. Ka prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë, si dhe rrëshqitje dherash e rënie gurësh në rrugët auto-rurale të njësive administrative të bashkisë. Furnizimi me energji elektrike ka pasur shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë. Deri tani nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.

    Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë

    Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm, me reshje që vijojnë me intensitet të lartë. Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit Shtodër) nuk paraqesin probleme. Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë jashtë kapaciteteve përcjellëse. Si pasojë, në disa zona të banuara në Vau Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve. Nivelet e lumenjve Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit.

    Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me intensitet të ulët deri mesatar. Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile, bashkitë dhe institucionet mbështetëse janë në gatishmëri të plotë, duke ndjekur situatën në terren dhe ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

  • Reshjet e dendura, situata drejt normalizimit në Shkodër

    Reshjet e dendura, situata drejt normalizimit në Shkodër

    Pas reshjeve intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e mbrojtjes civile,  në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse,  po ndjekin nga afër situatën në të gjithë territorin e vendit.
    Sipas ministrit të Mbrojtjes,  Pirro Vengu, qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë. Që prej mëngjesit të sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura janë angazhuar në terren,  veçanërisht në bashkinë Vau Dejës,  ku situata është drejt stabilizimit. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

    Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit,  po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse. Ndërkohë,  në bashkinë Fushë Arrëz dhe njësinë administrative Gur i Zi,  po punohet për pastrimin e inerteve në akset rrugore ku ka pasur rënie gurësh,  me qëllim garantimin e qarkullimit normal.

    Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

    Ministri Vengu theksoi se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,  Forcat e Armatosura,  si dhe strukturat e emergjencave civile të bashkive dhe institucioneve përkatëse,  janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

  • Qarku Shkodër më i prekur nga reshjet, Forcat e Armatosura në terren për menaxhimin e situatës

    Qarku Shkodër më i prekur nga reshjet, Forcat e Armatosura në terren për menaxhimin e situatës

    Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, janë në terren dhe monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit.
    Qarku Shkodër është zona më e prekur, ku reshjet kanë pasur intensitet të lartë. Që nga mëngjesi i sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë ndjekur situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit. Niveli i ujit ka pësuar ulje të ndjeshme dhe disa banesa janë tërhequr plotësisht nga uji.
    Në zonat ku banesat ishin të rrezikuara nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse. Gjithashtu, në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi po punohet për pastrimin e inerteve në akset ku ka pasur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.
    Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika të mëdha në infrastrukturë apo banesa si pasojë e reshjeve. Strukturat e AKMC, Forcat e Armatosura dhe emergjencat civile mbeten në gatishmëri dhe vazhdojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

  • Situata me reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ulet intensiteti i ujit në..

    Situata me reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ulet intensiteti i ujit në..

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.
    Sipas njoftimit zyrtar, qarku më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë është Shkodra, ku ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë qenë në terren që prej mëngjesit.
    Në bashkinë e Vaut të Dejës, situata po drejtohet drejt normalizimit, ndërsa niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa uji është tërhequr plotësisht. Për të shmangur rrezikun e përmbytjeve, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës së përroit dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.
    Ndërkohë, ndërhyrje janë duke u kryer edhe në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi, ku po pastrohen inertet dhe gurët e rënë në akse rrugore për të garantuar qarkullim normal të mjeteve.
    Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e motit me reshje.
    Ministria thekson se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore të emergjencave civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

  • Reshjet e shiut që përmbytën Shkodra, reagon Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt drejt normalizimit

    Reshjet e shiut që përmbytën Shkodra, reagon Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt drejt normalizimit

    Strukturat e mbrojtjes civile në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

    Qarku Shkodër rezulton më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë.  Që nga mëngjesi i sotëm ekipet e AKMC dhe FA kanë ndjekur në terren situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit.
    Ministria e Mbrojtjes bën me dije se niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht. Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.
    Gjithashtu po punohet në bashkinë Fushë Arrëz  dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka patur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.
    Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile,  Forcat e Armatosura të Shqipërisë, strukturat e emergjencave civile te bashkive dhe institucioneve në varësi janë në gatishmëri dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

    Top Channel

  • Reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ndërhyrje në disa bashki!

    Reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ndërhyrje në disa bashki!

    Teksa Bashkia e Vaut të Dejës është më e prekura në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e daljes së përroit Glina nga shtrati, Ministria e Mbrojtjes nga ana tjetër njofton se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

    Sipas njoftimit zyrtar, qarku më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë është Shkodra, ku ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë qenë në terren që prej mëngjesit.

    Në Bashkinë e Vaut të Dejës, situata po drejtohet drejt normalizimit, ndërsa niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa uji është tërhequr plotësisht. Për të shmangur rrezikun e përmbytjeve, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës së përroit dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

    Ndërkohë, ndërhyrje janë duke u kryer edhe në Bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi, ku po pastrohen inertet dhe gurët e rënë në akse rrugore për të garantuar qarkullim normal të mjeteve.

    Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e motit me reshje.

    Ministria thekson se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore të emergjencave civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

  • Civilëve amerikanë në Gjermani u rrezikohen pagat nga “ngrirja” e buxhetit të SHBA

    Civilëve amerikanë në Gjermani u rrezikohen pagat nga “ngrirja” e buxhetit të SHBA

    Rreth 12.000 punonjësve civilë të ushtrisë amerikane në Gjermani u rrezikohen pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA. Berlini premton mbi 40 milionë euro për të mbuluar pagat.

    Qeveria gjermane do të marrë përsipër pagesën e pagave të afërsisht 12.000 punonjësve civilë të Forcave të Armatosuratë SHBA në Gjermani, të cilët janë në rrezik të mos marrin pagat për shkak të ngrirjes së buxhetit në SHBA, të së ashtuquajturës “mbyllje”. “Nëse SHBA nuk i sigurojnë fondet në kohë, qeveria federale do të marrë përsipër fillimisht kostot e pagave të tetorit”, i njoftoi një zëdhënëse e Ministrisë Federale të Financave portalit online tagesschau.de.
    Ministria “do të fillojë procesin për të autorizuar një shpenzim të jashtëzakonshëm prej afërsisht 43 milionë eurosh”. “Sapo SHBA t’ia paguajnë fondet zyrës së pagave, këto fonde do t’i kthehen qeverisë gjermane”, vazhdoi zëdhënësja.
    “Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen”
    Për momentin, mbetet të shihet nëse SHBA-të do të autorizojnë pagat e punonjësve në fusha jo ushtarake, siç janë logjistika, furnizimet, ushqimi ose siguria. “Në të kaluarën, këta punonjës civilë, të paguar sipas ‘marrëveshjes kolektive për punonjësit e forcave të armatosura të stacionuara në territorin e Republikës Federale të Gjermanisë’, përjashtoheshin nga ngrirja e buxhetit (mbyllja) dhe i merrnin pagat e tyre”, deklaroi ministria.
    Sidoqoftë, pagat tani janë të garantuara. “Në koordinim të ngushtë midis qeverisë federale dhe landit të Rheinland-Pfalz-it, për këtë po krijohen aktualisht kushtet e nevojshme.” Kjo është gjithashtu “një shenjë solidariteti me forcat e armatosura amerikane të stacionuara në Gjermani dhe punonjësit e tyre civilë”.
    “Njerëzit nuk kanë pse të shqetësohen. Ministri i Financave Lars Klingbeil ka arritur të garantojë vazhdimin e pagesës së pagave. Falënderoj Ministrin Federal të Financave për veprimin e tij të shpejtë dhe vendimtar”, tha Alexander Schweitzer, kryeministër i landit të Renani-Pfalc-it, sipas një deklarate. Qeveria rajonale e landit ishte angazhuar fuqimisht për afërsisht 6.300 punonjësit civilë në bazat amerikane në Rheinland-Pfalz.
    Ver.di mirëpret garancinë e pagave
    Sindikata ver.di i kishte bërë më parë thirrje qeverisë federale të merrte përsipër pagesat nëse është e nevojshme. Prandaj, sindikata mbështet njoftimin e Ministrisë së Financave. “Ky është një lajm shumë i mirë për punonjësit, një shenjë pozitive politike e përgjegjësisë sociale dhe një sukses për punën tonë sindikale”, tha nënkryetarja e ver.dit, Christine Behle.
    Në të njëjtën kohë, pala e punëdhënësve amerikanë mbetet një faktor pasigurie, përfshirë edhe për muajt e ardhshëm. “Prandaj, ne supozojmë se zgjidhja e gjetur tani do të jetë e vlefshme për të gjithë periudhën e ngrirjes së buxhetit (shutdown)”, deklaroi Behle. Situata do të konsiderohet përfundimisht e qetë vetëm kur të përfundojë mbyllja në Shtetet e Bashkuara.
    Sipas sindikatës ver.di, pagat e punonjësve gjermanë zakonisht miratohen nga autoritetet amerikane dhe më pas paguhen përmes një autoriteti rajonal në Rheinland-Pfalz, Drejtorisë së Mbikëqyrjes dhe Shërbimeve (ADD). Megjithatë, ky miratim nuk është dhënë që nga fillimi i së ashtuquajturës mbyllje më 1 tetor – pavarësisht kërkesave të autoriteteve gjermane./Dw

    Top Channel

  • Ligji për barazinë gjinore/ PD: Vetëm 2 gjini. Aleanca LGBTI i përgjigjet: Distancohuni nga nismat ligjore diskriminuese

    Ligji për barazinë gjinore/ PD: Vetëm 2 gjini. Aleanca LGBTI i përgjigjet: Distancohuni nga nismat ligjore diskriminuese

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Një grup organizatash të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI+ dhe të grave kanë reaguar ndaj projektligjit të depozituar nga Partia Demokratike në Kuvend, që parashikon shtesa në ligjin nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”. 
    “Në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore, mashkull dhe femër, të cilat janë biologjikisht të pandryshueshme që nga momenti i lindjes”, shkruhet në amendamentin e kërkuar nga opozita. Organizatat e konsiderojnë nismën të papajtueshme me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë.

    Sipas tyre ligji aktual për gjendjen civile përcakton se gjinia është një përbërës i aktit të lindjes dhe vërtetohet vetëm përmes certifikatës mjekësore në lindje, duke lejuar vetëm dy tregues gjinorë; “F” dhe “M” dhe nuk njeh dhe nuk rregullon njohjen ligjore të identitetit gjinor për personat transgjinorë, interseks dhe jo-binarë. 
    Organizatat arsyetojnë se duke pamundësuar reflektimin e treguesit të gjinisë në dokumentet zyrtare, prodhon pasoja të rënda në jetët e qytetarëve shqiptarë interseks dhe transgjinorë, të cilët hasin vështirësi të padrejta në kalimin e kufirit, aksesin në shërbime, shëndetësi dhe në të drejta me natyrë personale, reale dhe pasurore. Ato i bëjnë thirrje partive politike të distancohen nga nisma të tilla diskriminuese dhe të respektojnë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
    DEKLARATA:
    Ne, përfaqësuesit, nënshkrues të kësaj deklarate, shprehim shqetësimin tonë për projektligjin e depozituar nga Partia Demokrate në Kuvendin e Shqipërisë “Për një shtesë në ligjin nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar” i datës 23.09.2025, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për vendin.
    Aktualisht në Shqipëri, kuadri ligjor aktual njeh vetëm dy gjini, të cilat përkojnë dhe barazohen me seksin biologjik të individit të lindur femër apo mashkull, konstatuar në lindje. Çdo informacion dhe deklaratë e ndryshme përbën vetëm keqinformim të publikut shqiptar për të ngjallur frikë dhe pasiguri për të ardhmen.
    Në Shqipëri nuk ekziston asnjë parashikim ligjor që lejon regjistrimin e gjinisë për personat interseks, transgjinorë apo për ata me gjini jo-binare. Ky fakt juridik konfirmohet dhe theksohet edhe nga një seri e gjerë rekomandimesh ndërkombëtare. Në raportin e fundit të Komitetit të Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Dhunës ndaj Grave (CEDAW) është ritheksuar se Shqipëria nuk ka një mekanizëm ligjor për njohjen e identitetit gjinor të personave transgjinorë. Po kështu, konfirmohet nga raporti i Qershorit 2025 i Reporterit të Kombeve të Bashkuara mbi Çështjet e Orientimit Seksual dhe Identitetit Gjinor mbi Shqipërinë.
    Sa i përket kuadrit të brendshëm ligjor, ligji nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, i ndryshuar, ka parashikuar se gjinia është një nga përbërësit e gjendjes civile. Ky ligj nuk ka asnjë rregullim të veçantë për procedurat e ndryshimit të gjinisë për personat interseks, transgjinorë dhe me gjini jo-binare. Po ashtu, siç përcakton neni 42 i këtij ligji, gjinia është një përbërës i aktit të lindjes dhe vërtetohet përmes certifikatës së asistencës së lindjes, me raport mjekësor apo me një procesverbal të hartuar në kohën e lindjes. Të vetmet gjini të pasqyruara aktualisht në dokumentet e identifikimit të shqiptarëve janë F dhe M dhe deri sot asnjë person transgjinor nuk ka mundur të ndryshojë ligjërisht treguesin e gjinisë në Shqipëri, pavarësisht situatës faktike.
    Edhe në gjendjen aktuale, pa marrë ende parasysh shtesën e propozuar nga Partia Demokratike, kuadri ligjor në fuqi e lë komunitetin interseks dhe transgjinor në një situatë pasigurie juridike, duke pamundësuar reflektimin e treguesit të gjinisë në dokumentet zyrtare, çka prodhon pasoja të rënda në jetët e qytetarëve shqiptarë interseks dhe transgjinorë, të cilët hasin vështirësi të padrejta në kalimin e kufirit, aksesin në shërbime, shëndetësi dhe në të drejta me natyrë personale, reale dhe pasurore .
    Në këto kushte, ku shteti shqiptar dhe aktorët politikë, si përfaqësues të të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe jo vetëm të “shumicës”, në një realitet ku Shqipëria aspiron harmonizim më të lartë me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, do të duhet të angazhoheshin efektivisht për të adresuar problematikat e të gjithë qytetarve, pa i diskriminuar ata dhe për të mbushur vakumet ligjore që pamundësojnë njohje efektive ligjore.
    Propozimi i bërë nga Partia Demokratike është jo vetëm i pabazuar juridiksht, por edhe dezinformues për publikun shqiptar, duke shfrytëzuar një çështje të ndjeshme të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për qëllime politike.
    Sot, u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë në Shqipëri të distancohen nga nismat ligjore antikushtetuese dhe diskriminuese dhe të ndalin dezinformimin, gjuhën diskriminuese, gjuhën e urrejtjes dhe sulmin e organizuar ndaj të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre politike, duke zbatuar standardet ligjore, etike, profesionale dhe njerëzore ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa dallim.
    Organizatat nënshkruese:
    1.Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI
    2.Të Bashkuar Pro Kauzës LGBTI
    3.Open Mind Spectrum
    4.Streha LGBTI
    5.Pink Embassy
    6.CRCA-ECPAT Shqipëri
    7.Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC)
    8.Rrjeti i Fuqizimit të Gruas (AWEN)
    9.ALO 116-111 Shqipëri.

  • 12 organizata të shoqërisë civile i kërkojnë BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

    12 organizata të shoqërisë civile i kërkojnë BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

    Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.12 organizata të shoqërisë civile në Kosovës, me anët të një letre të hapur dërguar liderëve të Bashkimin Evropian (BE), kanë kërkuar heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës.Letra u është dërguar presidenti të Këshillit Evropian (KE), Antonio Costa, Presidnetes së komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kaja Kallas si dhe ambasadorit të BE-së në Kosovës Aivo Orav.“Përderisa e kuptojmë se Bashkimi Evropian ka pasur arsyet e veta për vendosjen e atyre që u përshkruan si masa të përkohshme dhe të kthyeshme, si organizata të shoqërisë civile të përkushtuara në avancimin e integrimit evropian të vendit tonë, jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në letër.Në letër thuhet se më shumë se dy vjet më vonë, “kemi parë se këto masa nuk rezultuan të jenë as të kthyeshme e as të përkohshme”.“Ato e kanë sfiduar, por jo edhe thyer, besimin dhe partneritetin që lidh Kosovën me Bashkimin Evropian dhe idealet e tij të parimeve, drejtësisë, solidaritetit dhe shpresës.Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim.Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.Në letër thuhet se këto organizata besojnë që heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme.“Ndërsa tensionet janë ulur dhe pjesëmarrja politike është përmirësuar, situata në veri mbetet e ndërlikuar dhe kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ndërtim të besimit.Pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale është një hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit. Sulmi terrorist në Banjskë dhe aktakuzat ndaj përgjegjësve shënuan një moment të rëndësishëm në përballjen me strukturat kriminale në veri.Këto zhvillime, megjithëse të brishta, nënvizojnë se llogaridhënia dhe dialogu janë thelbësorë për siguri dhe bashkëpunim të qëndrueshëm. Angazhimi konstruktiv dhe i balancuar i BE-së mbetet vendimtar për të ruajtur këtë përparim dhe për të mbështetur stabilitetin për të gjitha komunitetet”.Në letër thuhet se organizata nënshkruese besojnë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më.“Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon. Prandaj, me respekt ju bëjmë thirrje që Bashkimi Evropian të shqyrtojë heqjen e plotë të masave të mbetura.Hapat e parë për t’i tërhequr ato janë dëshmuar të suksesshëm, dhe një rikthim i plotë në normalitet do të ndërtonte mbi momentumin pozitiv të krijuar me organizimin e zgjedhjeve lokale.Populli i Kosovës vazhdon të përballet me sfida, dhe heqja e këtyre masave do të ofronte optimizëm të ri për rrugën tonë evropiane. Jemi të bindur se udhëheqja juaj do të bashkojë të gjitha shtetet anëtare rreth së mirës së përbashkët të BE-së dhe Kosovës”, thuhet në letër.Organizatat nënshkruese:Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)Instituti i Politikave Evropiane të Kosovës (EPIK)Instituti GAP për Studime të AvancuaraFondacioni i Shoqërisë Civile të Kosovës (KCSF)Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF)Rrjeti i Grave të Kosovës (KËN)Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)Lëvizja FOLQendra për Trajnim dhe Burime për Avokim (ATRC)Demokracia për Zhvillim (D4D)Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

    Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

    Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’ia heqë Kosovës masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023, duke thënë se rrethanat, që fillimisht nxitën vendosjen e masave, tashmë “nuk ekzistojnë më”.
    Në një letër drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.
    “Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.

    BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.
    Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.
    Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por Radio Evropa e Lirë mësoi nga burime të saj në Bruksel se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.
    Organizatat kosovare të shoqërisë civile thanë në letrën e tyre se “besojnë fuqishëm” se heqja e plotë dhe përfundimtare e këtyre masave “në këtë fazë është e përshtatshme dhe e nevojshme”.Ato e përmendën pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të këtij muaji në veriun e banuar me shumicë serbe si hap pozitiv drejt rikthimit të përfaqësimit dhe legjitimitetit.
    Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e ktheu pushtetin në katër komunat me shumicën serbe duke i fituar secilën prej tyre në zgjedhjet e 12 tetorit, tri vjet pasi i kishte bojkotuar institucionet kosovare dhe i kishte braktisur zgjedhjet e mëparshme lokale.
    “Besojmë se rrethanat që fillimisht nxitën vendosjen e masave tashmë nuk ekzistojnë më. Me rastin e krijimit të institucioneve të reja në nivel lokal, heqja e masave do të përcillte një mesazh pozitiv bashkëpunimi ndërmjet BE-së dhe Kosovës dhe do të forconte më tej besueshmërinë e BE-së dhe angazhimin e saj në rajon”, thuhet tutje në letrën e organizatave kosovare të shoqërisë civile.
    Këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

    Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë. /REL