Tag: civile

  • Moti i keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

    Moti i keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik

    Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
    Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.

    Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
    IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë,  Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.

    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:

    njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;
    kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,
    vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;
    monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.

    Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
    Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

  • Alarmi për motin e keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë më shumë rrezik

    Alarmi për motin e keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë më shumë rrezik

    Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.

    Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.

    Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.

    IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë,  Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë — pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.

    Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:

    1. njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;
    2. kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,
    3. vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;
    4. monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.

    Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.

    Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment.

  • Rrezik për përmbytje në vend, ministri i Mbrojtjes thërret mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në Shkodër

    Rrezik për përmbytje në vend, ministri i Mbrojtjes thërret mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në Shkodër

    Ministria e Mbrojtjes njoftoi se, pas një inspektimi fillestar në disa pika të konsideruara kritike për parandalimin e pasojave nga reshjet e shiut, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu do të drejtojë sot një mbledhje urgjente të Komitetit të Emergjencave Civile.
    Mbledhja do të zhvillohet në orën 17:00, në zyrat e Prefekturës së Qarkut Shkodër, një nga zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut të përmbytjeve dhe situatave të vështira hidrike gjatë reshjeve intensive.
    Sipas njoftimit, inspektimi paraprak është kryer në vendet ku janë identifikuar rreziqe potenciale, me synimin për të garantuar gatishmëri të plotë dhe masa të koordinuara midis strukturave shtetërore, ushtrisë dhe emergjencave civile.
    Mbledhja pritet të fokusohet në vlerësimin e situatës aktuale, përditësimin e planeve të reagimit dhe përcaktimin e masave të menjëhershme për menaxhimin e mundshëm të situatave problematike që mund të shkaktojnë reshjet në vijim.

  • Pritet mot i keq, zëvendëskryeministrja Balluku takim për emergjencat civile

    Pritet mot i keq, zëvendëskryeministrja Balluku takim për emergjencat civile

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim koordinues në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në kuadër të masave për përballimin e situatës që pritet të krijohet nga moti i keq në ditët në vijim.
    “Pritet të nisë sonte në orët e natës agravim i kushteve të motit që nis nga veriu dhe përhapet në verilindje.

    KESH ka analizuar situatën, për këtë arsye ju bëj me dije se duke nisur nga 11 nëntori, KESH ka nisur të ulë nivelet në basenin e Komanit dhe Vaut të Dejës, për të ulur nivelet për shkak të prurjeve të përrenjve. Parashikohen reshjet me intensitet të lartë, kohëzgjatja do të jetë pothuajse 48 orë.

    Në situatën e Fushë Shkodrës janë marrë masa nga KESH për të dy basenet, për të mbledhur ujin, pa qenë nevoja të hapen portat.

    Do kemi takime gjatë ditëve të ardhshme, por duhet të bëjmë thirrje qytetarëve përmes kryetarëve të bashkive që të jenë të kujdesshëm”, u shpreh ajo.
    Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se kapacitetet në nivel kombëtar janë në gatishmëri të plotë, teksa pritet përkeqësimi i motit në vend.
    “Në bazë të vlerësimit, kemi marrë masat e nvojshme për të përballuar dhe menaxhuar situatën që do prevalojë nga reshjet e parashikuara deri në 22 nëntor. Pjesa veriore kryesisht, ose më saktë pjesa e baseneve të Komanit dhe Vaut të Dejës, do kenë reshje me intesitet mesatar dhe të lartë. Natyrisht që në zbatim të planit kombëtar, agjencia e mbrojtjes civile ka marrë masat për rifreskimin e planeve, për mbajtjen në gatishmëri. Sot, thuajse të gjitha bashkitë dhe prefekturat janë të mobilizuara totalisht. Në datën 18, pritet që reshjet të jenë intensive në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kapacitetet në nivel kombëtar janë në gatishmëri të plotë. Në varësi edhe të situatës, jemi në komunikim të drejtpërdrejtë, do bëjmë njoftimet për situatën që do të prevalojë”, theksoi Çako.

  • Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Stuhia “Claudia” godet Portugalinë, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

    Tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e fenomeneve ekstreme të shkaktuara nga stuhia tropikale “Claudia” që goditi Portugalinë.
    Presidenti portugez, Marselo Rebelo de Souza, në një njoftim të shkurtër shprehu “solidaritetin me familjet e viktimave pas kalimit të stuhisë tropikale “claudia”, e cila goditi Albufeiran mëngjesin e sotëm”.
    Më herët, Mbrojtja Civile njoftoi në rrjetet sociale se erërat e fuqishme shkaktuan plagosjen e dy personave. Ndërkohë, në një restorant pranë plazhit në zonën e Albufeiras, “rrëzimi i pjesshëm i çatisë shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile.

    An 85-year-old British woman has died at a holiday campsite after Storm Claudia hit the Portuguese city of Albufeira

    Regional commander of the Algarve, Vitor Vaz Pinto, said dozens of people were injured in the area. pic.twitter.com/kZ1XrByVgH
    — Sky News (@SkyNews) November 15, 2025

    Një çift të moshuarish u gjet i pajetë të enjten në banesën e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë natës.
    Mbrojtja Civile e Portugalisë bëri të ditur se që nga e mërkura ka regjistruar mbi 3.300 incidente në të gjithë territorin, kryesisht përmbytje dhe rrëzime pemësh, si pasojë e stuhisë tropikale “Claudia”.

  • Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali

    Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali

    Tre persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas motin ekstrem të shkaktuar nga stuhia Claudia në Portugali.

    Në një deklaratë të shkurtër, presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa shprehu “solidaritetin e tij me familjet e viktimave, pas kalimit të stuhisë tropikale Claudia që goditi Albufeiran këtë mëngjes”. Mbrojtja Civile kishte raportuar më parë në llogaritë e saj në mediat sociale se erërat e forta shkaktuan lëndimin e dy personave.Ndërkohë, në një restorant buzë detit pranë Albufeiras, “shembja e pjesshme e një çatie (…) shkaktoi plagosjen e 20 personave”, tha gjithashtu Mbrojtja Civile. Shumë zona të Portugalisë jugore u vunë sot në alarm portokalli për shkak të motit të keq që ka goditur vendin ditët e fundit.

    An 85-year-old British woman has died at a holiday campsite after Storm Claudia hit the Portuguese city of Albufeira
    Regional commander of the Algarve, Vitor Vaz Pinto, said dozens of people were injured in the area. pic.twitter.com/kZ1XrByVgH
    — Sky News (@SkyNews) November 15, 2025

    Një çift të moshuarish u gjetën të vdekur pardje, të enjten, në shtëpinë e tyre pranë Lisbonës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm të natës së kaluar. Mbrojtja Civile e Portugalisë tha këtë mëngjes se kishte regjistruar më shumë se 3,300 incidente që nga e mërkura, kryesisht përmbytje dhe pemë të rrëzuara në të gjithë territorin portugez, si pasojë e stuhisë tropikale Claudia.

    Top Channel

  • Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian

    Përfundon edicioni i 10-të i Shkollës së Integrimit Evropian

    Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin “Friedrich Ebert Stiftung” dhe Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor” organizoi edicionin e dhjetë të Shkollës së Integrimit Europian, nga data 10 deri më 14 nëntor 2025.
    Për këtë vit, u përzgjodhën 50 studentë nga 430 aplikantë, përfaqësues nga institucionet qendrore dhe vendore, institucione të pavarura, media, biznes, shoqëri civile, minoritete dhe bota akademike.
    Gjatë pesë ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi procesin e integrimit në BE dhe të angazhohen në diskutime me ekspertë të nivelit të lartë vendas dhe ndërkombëtar, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile.
    Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE; sfidat aktuale në procesin e zgjerimit të BE; strategjitë dhe sfidat e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, roli i shoqërisë civile dhe medias në këtë proces; diplomacia parlamentare dhe roli i parlamentit në procesin e integrimit; Diplomacia ekonomike dhe roli i biznesit në procesin e integrimit; Mundësitë e financimit dhe përfitimet nga fondet e BE, etj.
    Shkolla e Integrimit Europian 2025, ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit në BE; sfidat aktuale në procesin e zgjerimit të BE; strategjitë dhe sfidat e procesit të negociatave për anëtarësimin në BE, roli i shoqërisë civile dhe medias në këtë proces; diplomacia parlamentare dhe roli i parlamentit në procesin e integrimit; Diplomacia ekonomike dhe roli i biznesit në procesin e integrimit; Mundësitë e financimit dhe përfitimet nga fondet e BE, etj.
    Në ceremoninë përmbyllëse, që shënoi jubileun e 10-të të Shkollës, ishin të ftuar dhe morën pjesë studentët e viteve të mëparshme.
    Fjalën e hapjes e mbajti Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit, i cili pasi falënderoi partnerët për realizimin e të gjitha edicioneve të shkollës, theksoi se Kuvendi ka pasur si synim kryesor përfshirjen e të gjithë aktorëve të realizimit të reformave dhe detyrimeve për anëtarësimin në BE, por edhe grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.
    Më pas Andre Rizzo, përfaqësues i Delegacionit të BE në Shqipëri, përgëzoi pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes, duke e vlerësuar procesin e integrimit si një projekt mbarëkombëtar.
    Klodjan Seferaj, përfaqësues i Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Ballkanin Perëndimor”, vlerësoi përpjekjet e Kuvendit dhe partnerëve për realizimin e këtij projekti dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore për të çuar përpara procesin.
    Elona Hoxha, zëvendësministre e Drejtësisë dhe ish-studente e Shkollës, nënvizoi se Shkolla e Integrimit ka kontribuar në formimin dhe rritjen e kapaciteteve institucionale dhe administratës publike për integrimin e vendit në BE.

  • Gjashtëmbëdhjetë marrëveshje nga “çifti i lumtur” i (gjeo)politikës

    Gjashtëmbëdhjetë marrëveshje nga “çifti i lumtur” i (gjeo)politikës

    Shqipëria dhe Italia kanë firmosur 16 marrëveshje bashkëpunimi gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë. Marrëveshjet përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia dhe energjia, deri te siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik.
    Nga 16 marrëveshjet e firmosura, 8 prej tyre janë të fushës së mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes civile.

    Marrëveshjet e nënshkruara:
    -Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike.
    -Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare.
    -Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri.
    -Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave.
    -Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës.
    -Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes.
    -Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit të XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë.
    -Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile.
    -Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare.
    -Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës.
    -Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019.
    -Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë.
    -Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA.
    -Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pasha Limanit.
    -Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO.
     
     
     
     

  • Shqipëria do prodhojë anije ushtarake në Pashaliman/ Vengu: 8 nga 16 marrëveshjet me Italinë në fushën e mbrojtjes

    Shqipëria do prodhojë anije ushtarake në Pashaliman/ Vengu: 8 nga 16 marrëveshjet me Italinë në fushën e mbrojtjes

    Në një videomesazh nga Roma, aty ku po mbahet samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka njoftuar se nga 16 marrëveshjet që pritet të firmosen sot, më 13 nëntor, plot tetë prej tyre janë në fushën e mbrojtjes. 
    “Mbledhja e dy qeverive në Romë është ndoshta mbledhja e parë e këtyre përmasave, një mbledhje e mirëfilltë e të dy qeverive shqiptare dhe italiane, nën drejtimin e dy kryeministrave Rama dhe Meloni, dhe është pasqyrimi i rritjes dhe dinamikës së marrëdhënieve dypalëshe gjatë gjithë periudhës së viteve të fundit, në rrafshin e investimeve italiane në vendin tonë, qoftë në rrafshin e bashkëpunimit ushtarak, apo të mbrojtjes civile. Nga 16 marrëveshje që nënshkruajmë sot, tetë prej tyre janë të fushës së mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes civile.”, tha Vengu. deklaroi Vengu. 
    Shqipëria do prodhojë anije ushtarake në Pashaliman 
    Por cilat janë këto marrëveshje për të cilat flet ministri i Mbrojtjes? Vengu tha se një nga marrëveshjet më të rëndësishme është rinovimi i partneritetit ushtarak mes Shqipërisë dhe Italisë, pas tre dekadash. Por gjithashtu, janë nënshkruar dy marrëveshje mes kompanive shtetërore shqiptare KAJO dhe gjigandit italian Fincantieri, për prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman, si dhe një marrëveshje tjetër me kompaninë italiane Leonardo, e specializuar në teknologji ushtarake dhe mbrojtje kibernetike. 
    “Pikësëpari kemi marrëveshjen e parë, pas tre dekadash tashmë, hera e parë që rinovojmë partneritetin ushtarak me Italinë, për arsye të NATO-s dhe për shumë arsye të tjera. Kemi dy marrëveshje që nënshkruhen mes dy kompanive shtetërore KAJO dhe gjigandit italian Fincantieri, për prodhimin e anijeve ushtarake dhe jo vetëm, në Pashaliman, dhe kjo është një arritje domethënëse e mbledhjes së dy qeverive. Një marrëveshje tjetër mes KAJO-s dhe një tjetër kompanie italiane, Leonardo, e specializuar në teknologji ushtarake dhe mbrojtjen kibernetike, me një fokus të veçantë kësaj radhe edhe në tryezën e dy kryeministrave.”, tha ministri Vengu. 
    Ai shtoi se mbrojtja civile është një tjetër prioritet i bashkëpunimit, duke u fokusuar në sistemet e paralajmërimit të hershëm, stërvitjet dhe sistemin e qëndrueshmërisë së emergjencave civile. 
    “Dhe vijojmë edhe me një mbështetje domethënëse për sa i përket mbrojtjes civile. Mbrojtja civile shqiptare ka pasur një bashkëpunim, do të thoja, të shkëlqyer me mbrojtjen civile italiane, dhe këtë partneritet duam ta çojmë në një nivel akoma më të lartë, për të gjitha sistemet e paralajmërimit të hershëm, të stërvitjes dhe të gjithë sistemit të qëndrueshmërisë së emergjencave civile të vendit tonë, si dhe detyrimit që buron nga BE për të pasur edhe ne numrin europian 112, ku të gjithë qytetarët shqiptarë apo vizitorët në vendin tonë mund t’i referohen për çdo emergjencë që mund të kenë.Pra, në gjithë spektrin e bashkëpunimit, mbrojtja, industria ushtarake dhe mbrojtja civile janë kryefjala e këtij bashkëpunimi. Qoftë Italia, qoftë Shqipëria, qoftë të gjitha vendet e NATO-s, në fakt janë në një fazë ku kanë një rritje të buxheteve të mbrojtjes, atë që diskutuam së bashku me kolegun Crosetto, i cili është një nga kolegët që ka një vëmendje të posaçme ndaj Shqipërisë dhe partneritetit mes dy vendeve, dhe dua ta falënderoj.”, shtoi ministri. 
    Pak më herët, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij italian Guido Crosetto firmosën “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes”. 
     
     

  • Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen dhe sigurinë digjitale të grave, Fondacioni Vodafone në Shqipëri, në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe organizatat e shoqërisë civile, organizoi në Tiranë një tryezë të nivelit të lartë kushtuar fuqizimit të grave dhe rolit të inovacionit digjital në mbrojtjen e tyre.
    Takimi ku morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, drejtues të institucioneve publike dhe private, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të fushës së barazisë gjinore, synoi të ndërthurë ekspertizën teknologjike me përvojën institucionale, për të promovuar mekanizma të qëndrueshëm që kontribuojnë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

    Në qendër të diskutimeve ishte aplikacioni Bright Sky Albania, një nismë e Fondacionit Vodafone, që ofron informacion, mbështetje dhe këshilla praktike për gratë dhe vajzat që ndihen të rrezikuara nga dhuna.

    E pranishme në këtë takim, drejtoresha e Fondacionit Vodafone, Lisa Felton, theksoi rëndësinë e teknologjisë si mjet për fuqizim dhe mbrojtje:

    “Ne si Vodafone besojmë se përmes teknologjisë mund të adresojmë çështje që lidhen me dhunën me bazë gjinore, abuzimet dhe çështje që lidhen me arsimin dhe me shëndetin. Aplikacioni Bright Sky është një shembull konkret që u ofron vajzave dhe grave që përjetojnë dhunë, informacione, mbështetje dhe këshilla praktike për t’u larguar nga situatat e rrezikshme”, tha drejtoresha e Fondacionit Vodafone.
    Valbona Kuko, drejtoreshë për Shqipërinë e Fondacionit Westminster për Demokraci, theksoi se dhuna me bazë gjinore ndaj grave në politikë mbetet një nga sfidat kryesore që pengon përfshirjen e tyre në jetën publike:
    “Fondacioni Westminster për Demokraci ka vite që trajton dhe mbështet aktorët e politikës, shoqërinë civile e median, për ta kthyer çështjen e dhunës me bazë gjinore në politikën e ditës dhe për të ndërgjegjësuar politikanët, aktivistët, biznesin e median se çështjet e barazisë gjinore nuk janë çështje familjare. Ato duhet të trajtohen me politikbërje, me legjislacion të mirë dhe me instrumente të qenësishme për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Aplikacioni Bright Sky, por edhe platforma që Fondacioni Westminster për Demokraci ka ngritur për të raportuar dhunën ndaj vajzave dhe grave, janë instrumente që duhet të përdoren për raportimin e çështjeve që institucionet përgjegjëse duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjidhin.” – përfundoi Kuko.
    Në këtë tryezë morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, Eduart Shalsi, Milva Ekonomi, Iris Luarasi; Kryetarja e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri, Jonida Lakuriqi; përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ina Majko, zëvendësministre; të Ministrisë së Brendshme; drejtues të institucioneve të pavarura, Erinda Ballanca, Avokati i Popullit dhe Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
    Gjithashtu në këtë event kontribuan edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, Michele Ribotta nga UN Women Albania, si dhe të shoqërisë civile, Mirela Arqimandriti, drejtoreshë ekzekutive e Aleancës Gjinore për Zhvillim.
    Përmes kësaj nisme, Fondacioni Vodafone Albania është pozicionuar si një aktor kyç në fushën e inovacionit me impakt social, duke e kthyer teknologjinë në një mjet konkret për sigurinë, mbrojtjen dhe fuqizimin e grave.Kjo tryezë shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një ekosistemi bashkëpunues ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile, për një të ardhme digjitale më të sigurt dhe më të barabartë për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri.