Tag: civile

  • Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi divorcohen zyrtarisht, i japin fund martesës 27-vjeçare

    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi divorcohen zyrtarisht, i japin fund martesës 27-vjeçare

    Merr fund martesa 27-vjeçare mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhit. Në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt sot seanca e pajtimit, në të cilin Kryemadhi mungoi dhe u përfaqësua vetëm nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj Ndërkohë, Meta u shoqërua nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve.
    Duke qenë se Kryemadhi mungoi në seancën edhe pse kishte fletëthirrje, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë, Gjykata e Tiranës njofton zyrtarisht zgjidhjen e martesës.
    “Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë:  Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës.

  • Stërvitja e Emergjencave Civile mbahet në Shkodër, marrin pjesë 13 vende nga BE dhe Ballkani

    Stërvitja e Emergjencave Civile mbahet në Shkodër, marrin pjesë 13 vende nga BE dhe Ballkani

    Në veri të Shqipërisë, në Shkodrën e goditur shpesh here nga fatkeqësitë natyrore, po zhvillohet një nga stërvitjet më të mëdha për përballimin e emergjencave civile, në kuadër të projektit “Flood North ALB”, i mbështetur nga Bashkimi Europian.

    Stërvitja ndërkombëtare përfshin 13 partnerë nga Ballkani dhe vende të tjera të Bashkimit Europian, me qëllim testimin e kapaciteteve të reagimit të forcave të mbrojtjes civile në raste te fatkeqësive
    Andre Rizzo, Përfaqësues i Komisionit Europian thotë: “Si një anëtare e re e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, Shqipëria po tregon angazhim maksimal për përmirësimin e kapaciteteve të saj në përballimin e emergjencave. Stërvitje të tilla janë thelbësore për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të minimizuar dëmet dhe për të shpëtuar jetë në raste fatkeqësish natyrore. Sidomos në prefekturën e Shkodrës, ku koha ka treguar se jeni përballur me përmbytje të shpeshta”.
    Kjo stërvitje e përbashkët, vjen pak kohe pas anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
    Vendi ynë ka dhënë kontribut në ndihmën ndërkombëtare, si në tërmetin shkatërrues në Turqi në fund të vitit 2022 dhe gjatë zjarreve masive që goditën Greqinë në verën e vitit 2023.

    Top Channel

  • “Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

    “Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

    Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri me datë 11 prill. Një stërvitje e 13 partnerëve që vijnë nga rajoni i Ballkanit, por jo vetëm, ajo ka si objektiv të testojë përgatitjen e forcave të mbrojtjes civile në rast përmbytjesh, gatishmërinë e institucioneve vendase si dhe koordinimin mes vendit pritës dhe ndihmës që vjen nga vendet e tjera.

    Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi në ceremoninë e çeljes se kësaj stërvitjeje se “kjo është një ngjarje e rëndësishme për të testuar bashkëpunimin e shumë shteteve në raste përmbytjesh, për t’iu kundërvënë fatkeqësive të natyrës në mënyrë të koordinuar”.

    Ky projekt është financuar nga DG ECHO, Bashkimi Europian dhe ka filluar që në janar të vitit 2024. Projekti përfundon në dhjetor 2025. Drejtuesi i këtij projekti është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Shqipërisë dhe në këtë partneritet janë përfshirë, përveç Shqipërisë, edhe Mali i Zi, Kosova, Greqia, Italia, Qiproja, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

    Në katër ditët e stërvitjes do të zhvillohen skenarë të ndryshëm dhe forcat pjesëmarrëse do të simulojnë ngjarje të vërteta, ku ata i vijnë në ndihmë popullsisë në zonat e përmbytura.

    Gjatë këtyre simulimeve, përveç forcave zjarrfikëse të përfshira nga vendet partnere, janë përfshirë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës, forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë, forcat e Policisë së Rendit, Kryqi i Kuq, Urgjenca Mjekësore, si dhe forca vullnetare.

    Që nga korriku i vitit 2023, Shqipëria është pjesë me të drejta të plota në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Në këtë Mekanizëm janë të përfshira pjesa më e madhe e vendeve të kontinentit dhe në raste të emergjencave civile anëtarët e tij japin ndihmë të menjëhershme. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria ka dhënë ndihmë me dërgimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në tërmetin e ndodhur në Turqi në fund të 2022, si dhe dërgimin e zjarrfikësve në zjarret masive që përfshinë disa zona në Greqi, përgjatë verës së vitit të kaluar.

  • “Politika e PS afrohet nga BE”/ Kandidatja për deputete e PS-së, Iris Luarasi: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër Integrimit”

    “Politika e PS afrohet nga BE”/ Kandidatja për deputete e PS-së, Iris Luarasi: Nuk kemi qenë kurrë kaq afër Integrimit”

    Pedagogia Iris Luarasi, kandidate për deputete e PS nga lista e mbyllur, në një intervistë televizive, tha se është e surprizuar që është në listë të mbyllur. Ajo shtoi se integrimi i vendit në BE është diçka e mirë për të gjithë shqiptarët.
    “Ishte surprizë që të isha në listë të mbyllur. Në listë të mbyllur janë njerëz të rinj, është strategji dhe është strategjia më e mirë. Në PD, shumë figura morën vota në primare dhe më pas u lanë në listë të hapur. Mendoj që PS ka parë tek unë që aktivizohem dhe sërish do të jem aktive, siç kam qenë. Ato gjëra që mendon nga jashtë, mund t’i bëj në parlament. Nuk do të heq dorë nga mbrojtja e të drejtave të grave dhe vajzave. RTSH-në nuk e kam aspiruar. Dikur të ishe shqiptar, të kthenin dhe kurrizin. Shqipëria s’është më ai vendi i kriminelëve. Imazhi për Shqipërinë ka ndryshuar për mirë. Politika e PS afrohet nga BE dhe PS e di shumë mirë që vetëm drejtësia e pavarur të dërgon në Bashkimin Europian. Nuk kemi qenë kurrë kaq afër integrimit në BE”, tha Luarasi.
    Më tej, Luarasi foli edhe për rolin e saj të rëndësishëm në shoqërinë civile. Ajo tha se shoqëria civile është sulmuar ashpër, por se ka punuar fort për barazinë gjinore, kundër dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.
    “Shoqëria civile po sulmohet ashpër, kemi bërë shumë ligje për të mbrojtur gratë dhe vajzat. Kemi regjistrin për personat që kanë kryer krime seksuale, ligji për kodin e familjes, ligjin për barazi mes gjinisë, lufta për të sjellë progresin nuk mbaron kurrë. Ne shqiptarët jemi si gjithë qytetarët e botës. Ndaj dhunës në familje nuk ka imunitet askush. Edhe në Itali ka krime të tmerrshme ndaj grave. Nga ana tjetër, nuk duhet të themi se meqë kjo ndodh në Itali, të ndodhë dhe tek ne. Jo, duhet të ashpërsohen dënimet për dhunuesit. Ka ide që ne duam të ndajmë nga burrat nga gratë, jo ne duam që edhe dhunuesi të ndryshojë sjellje, kur dhuna s’është e tmerrshme gjithmonë”, deklaroi Luarasi.

  • Gjermania në alarm? Shkollave u kërkohet të mësojnë fëmijët si të mbijetojnë në luftë

    Gjermania në alarm? Shkollave u kërkohet të mësojnë fëmijët si të mbijetojnë në luftë

    Gjermania po përgatitet për një skenar lufte. Ministria e Brendshme ka kërkuar që shkollat të përfshijnë trajnime për mbrojtje civile dhe që qytetarët të sigurojnë rezerva ushqimore dhe ujë për të paktën 72 orë. Kjo lëvizje vjen mes paralajmërimeve se Rusia mund të sulmojë territorin e NATO-s brenda pak vitesh.
    Sipas gazetës Handelsblatt, fëmijët gjermanë do të mësojnë se si të veprojnë në raste konflikti apo emergjencash. Një zëdhënës i ministrisë deklaroi se mbrojtja civile duhet të jetë prioritet, sidomos për shkollat. Deputeti i CDU-së, Roderich Kiesewetter, tha se fëmijët janë “veçanërisht të pambrojtur” dhe duhet të trajnohen për skenarë të tillë, duke ndjekur modelin e Finlandës, që për vite me radhë është përgatitur për një konflikt me Rusinë.
    Pavarësisht se arsimi është kompetencë e landeve federale, Berlini është i gatshëm të shpërndajë materiale dhe udhëzime për të gjitha shkollat përmes Zyrës Federale për Mbrojtje Civile (BBK). Ndërkohë, BE ka miratuar një iniciativë të re për përgatitjen ndaj luftës dhe u ka rekomanduar të gjithë qytetarëve të përgatisin një “paketë emergjence” për 72 orë.
    Paketa duhet të përfshijë: ujë, ushqime të thata, ilaçe, radio me bateri, elektrik dore, dokumente identiteti dhe thikë shumëfunksionale. Autoritetet paralajmërojnë se strukturat aktuale të Gjermanisë janë të papërgatitura dhe të mbifinancuara për një krizë madhore, me vlerësime që tregojnë se nevojiten mbi 30 miliardë euro për t’i sjellë ato në standardet minimale të luftës.
    Shefi i ushtrisë gjermane, Carsten Breuer, tha se “sipas analizave tona, Rusia është e aftë të sulmojë NATO-n brenda 4 deri në 7 vitesh”.
    Edhe Britania po përgatitet. Pas zbulimit të anijes ruse Yantar që po hartëzonte infrastrukturën nënujore të energjisë në Detin e Veriut, ekspertët e sigurisë i kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë gjithashtu një paketë mbijetese. Thuhet se sabotimi i tubacioneve nga Rusia është një kërcënim real.
    Ndërkohë, disa vende europiane kanë nisur shpërndarjen e udhëzuesve për mbijetesë në rast lufte. BE po ndjek shembullin e Finlandës, që ka theksuar rëndësinë e informimit të popullsisë për të shmangur panikun dhe për të rritur vetëdijen ndaj kërcënimeve.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Myanmar, numri i të vdekurve nga tërmeti shkon mbi tre mijë

    Myanmar, numri i të vdekurve nga tërmeti shkon mbi tre mijë

    Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i Myanmarit është rritur në 3 354, me 4 850 të plagosur dhe 220 ende të zhdukur, sipas raporteve të medieve lokale.

    Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, duke vizituar vendin e goditur nga fatkeqësia, vlerësoi grupet humanitare dhe të komunitetit për përpjekjet e tyre në përgjigjen e vazhdueshme të ndihmës.

    Ndërkohë, gjenerali i lartë Min Aung Hlaing, udhëheqësi i qeverisë ushtarake të Myanmarit, u kthye në Naypyitaw pasi mori pjesë në një samit në Bangkok me liderë nga Azia Jugore dhe Juglindore, duke përfshirë Tajlandën, Nepalin, Butanin, Sri Lankën dhe Indinë.

    Gjatë takimit të tij me kryeministrin indian Narendra Modi, Hlaing ripohoi angazhimin e juntës për të zhvilluar zgjedhje “të lira dhe të ndershme” në dhjetor.

    Modi bëri thirrje që një armëpushim pas tërmetit në luftën civile të Myanmarit të bëhej i përhershëm dhe tha se zgjedhjet duhej të ishin “përfshirëse dhe të besueshme”, tha sot një zëdhënës i Marrëdhënieve të Jashtme Indiane.

    Që nga përmbysja e qeverisë së zgjedhur civile të nobelistes, Aung San Suu Kyi në vitin 2021, ushtria ka luftuar për të drejtuar Myanmarin, duke e lënë ekonominë dhe shërbimet bazë, përfshirë kujdesin shëndetësor, në rrënim, një situatë e përkeqësuar nga tërmeti i 28 marsit.

    “Lufta civile që pasoi grushtin e shtetit ka zhvendosur më shumë se 3 milionë njerëz, me pasiguri ushqimore të përhapur dhe më shumë se një e treta e popullsisë në nevojë për ndihmë humanitare”, tha OKB.

    Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha dje se junta po kufizonte furnizimet me ndihma në zonat e goditura nga tërmeti ku komunitetet nuk e mbështesin sundimin e saj.

    Zyra e OKB-së tha se po hetonte 53 sulme të raportuara nga junta kundër kundërshtarëve, përfshirë sulmet ajrore, nga të cilat 16 ishin pas shpalljes së armëpushimit të mërkurën.

  • ‘Integrimi i Shqipërisë në BE nuk varet nga Greqia’, Idrizi: Kemi kërkuar institucione që përfaqësojnë diasporën

    ‘Integrimi i Shqipërisë në BE nuk varet nga Greqia’, Idrizi: Kemi kërkuar institucione që përfaqësojnë diasporën

    Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, deklaroi në një emision televiziv se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është i varur nga Greqia. Ai kritikoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara nga PD dhe PS, duke theksuar se listat për deputetë u mbyllën pothuajse tërësisht, duke dëmtuar përfaqësimin e partive të vogla dhe emigrantëve.
    Idrizi argumentoi se PD është dëmtuar nga përplasjet e brendshme. Ai theksoi se PDIU ka zgjedhur listën e hapur, duke e konsideruar një zgjedhje të natyrshme për zgjedhjet parlamentare.
    Gjithashtu, ai shprehu shqetësimin se në listat aktuale mungojnë përfaqësues nga Diaspora, pavarësisht kontributit të madh të emigrantëve me remitanca. Idrizi nënvizoi se PDIU ka projekte për të forcuar institucionet që lidhen me Diasporën dhe Emergjencat Civile, si dhe përmirësimin e sistemit fiskal dhe skemave të pensioneve.
    “Lista nuk është e PD, por e koalicionit opozitar. Ka pabarazi të votës, problemi dhe mangësi më i madh i sistemit. Sistemi nuk favorizon partitë e vogla. PD ishte për dy vite në luftë civile dhe në pritëm për atë që do ndodhte atje, sikurse edhe problematika e çështjes së vulës. Përsa i përket listave për deputetë mund të them se këto janë zgjedhje politike dhe kryetarit i takon lista e hapur, ndaj edhe unë gjendem në listën e hapur.
    Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia. Kemi propozuar dhe plan për institucione që të përfaqësojnë edhe Diasporën apo sektorë të tjerë që lidhen me Emergjencat Civile, që të forcohen strukturat konkretisht dhe që i shërbejnë qytetarëve. Sistemi fiskal apo për pensionet.
    “PD u mor me luftën civile dy vitet e fundit, apo me atë që e quajti revolucion dhe djegien e karrigeve në parlament. Listat me Kodin e ri pothuajse u mbyllën fare. Emigrantët dërgojnë 1 mld euro remitanca dhe ne nuk mund t’i neglizhojmë apo lëmë pas dore. S’mund t’u kërkojmë remitancat dhe pastaj t’u themi hajdeni votoni për ne se do mundim kundërshtarët. Nuk ka asnjë deputet emigrant në listat e mbyllura, është butafori, edhe në kohën e mbretit Zog kishte deputetë emigrantë në lista dhe Parlament”, thotë kreu i PDIU-së.

  • Idrizi: Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia, Kodi i gabuar, mbylli listat!

    Idrizi: Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia, Kodi i gabuar, mbylli listat!

    Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shpjegoi në ‘Studio Live’ ditën e sotme, se integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia dhe se dy partitë e mëdha, PD dhe PS, bënë ndryshime të gabuara në Kodin Zgjedhor, duke i mbyllur pothuajse tërësisht listat për deputetë.
    Ligjvënësi gjithashtu shpjegoi për Report Tv se zgjodhi listën e hapur pasi bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare dhe kryetari duhet të jetë në krye të betejës, teksa shtoi se PD e dëmtoi veten shumë me aktivitetet e saj politike të viteve të fundit, duke iu referuar ‘luftës civile’ brenda demokratëve në betejën Basha-Berisha, djegien e karrigeve apo “revolucionin”.
    “Lista nuk është e PD, por e koalicionit opozitar. Ka pabarazi të votës, problemi dhe mangësi më i madh i sistemit. Sistemi nuk favorizon partitë e vogla. PD ishte për dy vite në luftë civile dhe në pritëm për atë që do ndodhte atje, sikurse edhe problematika e çështjes së vulës. Përsa i përket listave për deputetë mund të them se këto janë zgjedhje politike dhe kryetarit i takon lista e hapur, ndaj edhe unë gjendem në listën e hapur”, shprehet Idrizi.
    Ai vuri theksin te fakti se integrimi nuk është në varësi të Greqisë. Teksa PDIU ka plane e projekte edhe për ngritjen e institucioneve të veçanta në funksion të Diasporës e jo vetëm.
    “Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia. Kemi propozuar dhe plan për institucione që të përfaqësojnë edhe Diasporën apo sektorë të tjerë që lidhen me Emergjencat Civile, që të forcohen strukturat konkretisht dhe që i shërbejnë qytetarëve. Sistemi fiskal apo për pensionet”, shprehet deputeti.
    Më tej ai vë në dukje defektet dhe problematikat që solli Kodi Elektoral apo përçarja e PD-së vitet e fundit me fraksionet e krijuara. Ndërsa shpreh shqetësim se në listat e mbyllura nuk ka asnjë përfaqësues emigrant.
    “PD u mor me luftën civile dy vitet e fundit, apo me atë që e quajti revolucion dhe djegien e karrigeve në parlament. Listat me Kodin e ri pothuajse u mbyllën fare. Emigrantët dërgojnë 1 mld euro remitanca dhe ne nuk mund t’i neglizhojmë apo lëmë pas dore. S’mund t’u kërkojmë remitancat dhe pastaj t’u themi hajdeni votoni për ne se do mundim kundërshtarët. Nuk ka asnjë deputet emigrant në listat e mbyllura, është butafori, edhe në kohën e mbretit Zog kishte deputetë emigrantë në lista dhe Parlament”, thotë kreu i PDIU-së

  • “Asnjë ligj nuk do miratohet pa konsultim publik”, Spiropali kërkon ndryshimin e Rregullores së Kuvendit

    “Asnjë ligj nuk do miratohet pa konsultim publik”, Spiropali kërkon ndryshimin e Rregullores së Kuvendit

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile për prezantimin e risive të platformës së konsultimit publik të Kuvendit të Shqipërisë.
    Teksa vlerësoi se bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe përfshirja aktive e publikut në proceset parlamentare janë elementë thelbësorë për ndërtimin e një demokracie gjithëpërfshirëse dhe funksionale, znj. Spiropali theksoi se transparenca është një ndër vlerat dhe standardet kryesore të Kuvendit, e përcaktuar si e tillë edhe në Planin e ri Strategjik, 2025-2030.
    Kryeparlamentarja Spiropali shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen europiane është sot kryefjala e punës së Kuvendit dhe çdo institucioni, si shprehje e dëshirës dhe kërkesës së qytetarëve shqiptarë për integrimin në BE.
    “Nuk e fsheh kënaqësinë që ndjeva kur në mbledhjen e kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, zhvilluar para pak ditësh në Strasburg, ishim në koherencë të plotë me Parlamentin Europian, kur Zëvendëspresidenti i tij përmendi funksionimin e Komisionin kundër Dezinformimit në Parlamentin Europian, ndërsa unë ngritjen e Komisionit të Posaçëm kundër Dezinformimit dhe Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion në Kuvendin e Shqipërisë, si masa për mbrojtjen e vlerave, institucioneve dhe shoqërive demokratike. përmenda këtë, për të venë në dukje sa thelbësor është njësimi i strukturave e procedurave të Kuvendit me ato të Parlamentit Europian dhe të vendeve anëtare. Prandaj çdo ndryshim, rishikim apo përmirësim i veprimtarisë sonë duhet të udhëhiqet nga ky vizion”, u shpreh Spiropali.
    Duke u ndalur tek nevoja për përmirësimin e procesit të konsultimit, pas rritjes së kërkesave të shoqërisë civile, por dhe arritjeve të standardeve që kërkohen nga procesi integrues, znj. Spiropali theksoi se platforma e re e konsultimit do të garantojë një proces më gjithpërfshirës, më cilësor dhe më efektiv.
    “Platforma e re do të jetë më e aksesueshme dhe më e përdorshme nga partnerët e Kuvendit, duke synuar rritjen e transparencës, rritjen e numrit të pjesëmarësve në proces, dinamizimin e procesit të konsultimit, efikasitetin operacional, lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e burokracisë, rritjen e sigurisë dhe garantimin e konfidencialitetit të të dhënave, krijimin e kushteve për analiza më të thelluara, mundësimin e përdorimit të anketimeve, kategorizimin e përdoruesve sipas tipologjive, lehtësimin e komunikimit institucional, përdorimin më efektiv të rrjeteve sociale, inkorporimin më efiçent të rezultateve të konsultimit në procesin ligjbërës dhe veprimtaritë e Kuvendit, etj.”, u shpreh Spiropali.
    Duke vlerësuar punën që kanë bërë shërbimet e Kuvendit, Spiropali vlerësoi si të nevojshme zgjerimin e spektrit të akteve ligjore që i nënshtrohen platformës së konsultimit publik, si dhe përshpejtimin e afateve kohore të procesit të konsultimit.
    “Bindja ime është se duke përfshirë në procesin e konsultimit të gjitha aktet ligjore, pa dallime e përjashtime, dhe duke e bërë këtë procedurë sa më të thjeshtë, demokratizohet më shumë procesi legjislativ dhe bëhet më rezultativ bashkëpunimi ynë me qytetarët, publikun, shoqërinë civile, grupet e interesit dhe gjithë shoqërinë.”, përfundoi Spiropali.
    Lefterije Lleshi, Drejtoreshë e Shërbimit të Komisioneve Parlamentare, bëri një prezantim të risive të Platformës së Konsultimit publik të Kuvendit, e cila nisi të funksionojë si një mënyrë ndërveprimi me publikun dhe grupet e interesit përgjatë periudhës së pandemisë COVID -19. Duke u ndalur tek risitë, Lleshi vlerësoi se reflektojnë të gjitha sugjerimet e shoqërisë civile dhe jo vetëm, lidhur me interaktivitetin e faqes, gjurmimin dhe evidentim të pranimit apo jo të komenteve të shoqërisë civile, rankimin e projektligjeve sipas afateve të mbarimit të shqyrtimit të tyre si edhe rikujtesë të automatizuar për aktet të cilave u është afruar data e mbylljes së konsultimit, etj. Në përfundim Lleshi ftoi pjesëmarrësit të bëhen pjesë e platformës.
    Takimi vijoi me diskutime të të pranishmëve lidhur me rëndësinë e rritjes së transparencës, gjetjen e mekanizmave për përfshirjen e qytetarëve në procesin e konsultimit, si dhe vlerësuan reflektimin e sugjerimeve të ardhura nga shoqëria civile.

  • Rama: “Kështjella” e BE-së na pret, ka shanse që të hapen të gjithë grup kapitujt brenda vitit

    Rama: “Kështjella” e BE-së na pret, ka shanse që të hapen të gjithë grup kapitujt brenda vitit

    Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvilluan për herë të parë këtë të premte Komitetin e Përbashkët Konsultativ Ekonomik dhe Social të BE,  në mbështetje të integrimit europian të vendit tonë.
    I pranishëm në takim, kryeministri Edi Rama e quajti unik këtë moment, ndërsa shprehu bindjen se vendi ka mundësinë që brenda këtij viti të hapë të gjitha grupkapitujt për negociatat.
    Rama: Kështjella hap dyert dhe pastaj mbyll dyert. Dhe ka nga ata që janë më të shpejtë që kanë hyrë dhe e kanë gjetur brenda veten kur dera është mbyllur dhe ata që kanë mbetur jashtë.  Ka shumë njerëz që sot përpiqen të thonë që nuk do të ndodhë dhe ajo çfarë po përpiqemi t’u themi që duhet të mobilizohemi, duhet të bëjmë më të mirën për t’i vënë të gjitha energjitë në këtë drejtim, është thjeshtë një iluzion thonë, apo është propagandë, po ku e di unë se çfarë sepse nuk ka ndodhur në 12 vjet, atëherë pse duhet të ndodhë në 4 vitet e ardhshme. Por sigurisht këta njerëz nuk janë shumë mirë të informuar që Mali i Zi i ka çelur negociatat që në 2012-ën, Serbia i ka çelur që në 2014-ën, Maqedonia e Veriut kishte një emër tjetër, kur u bën vend kandidat në 2005-ën dhe sot ne e gjejmë veten tonë në pararojë pasi çelem negociatat vitin e kaluar dhe këtë vit siç tha dhe zoti Ropke kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grup kapitujt. 

    Ambasadori i BE-së në Tiranë, u ndal te rëndësia e përfshirjes së shoqërisë civile në procesin e anëtarësimit, krahas qeverisë dhe kuvendit.
    Gonzato: Proces që përfshin të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lihet vetëm për shoqërinë dhe Kuvendit, por organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Këto vende do të duhet të përfshijnë shoqërinë civile në të gjithë punën që do të bëhet para se të bëhen pjesë e familjes tonë. Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik, të qytetarëve dhe shoqërinë civile. Qeveria mund të përfitojë nga ekspertiza dhe njohuritë e shoqërisë civile. Shoqëritë civile të luajnë rol pro aktiv. Në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimmarrje  e shoqërisë civile është e rëndësishme.
    Kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha gjatë fjalës së saj se Shqipëria është çdo ditë e më pranë në BE.
    Dhuka: Shqipëria po përparon në mënyrë të qëndrueshme në anëtarësimin drejt BE, çdo ditë është një hap përpara. Shqipëria ka për synim që të dialogojë më ngushtësisht me institucionet e BE. Dhe kjo është ajo që po bëjmë sot.
    Në këtë takim u mblodhën bashkëpërfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së, si domosdoshmëri në rrugën drejt integrimit të Shqipërisë në BE./vizionplus.tv