Tag: civile

  • Avionët turistikë në Gjirokastër! Rikthehen fluturimet civile, vizitorët e parë nga ajri janë nga Italia

    Avionët turistikë në Gjirokastër! Rikthehen fluturimet civile, vizitorët e parë nga ajri janë nga Italia

    Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për rikthimin e fluturimeve civile në këtë zonë historike.

    Ulja e avionëve të vegjël, të ardhur nga Italia, ka ngjallur interes të veçantë, ndërkohë që infrastruktura dhe kushtet teknike për fluturimet e këtij lloji janë ende në fazë testimi.
    Ngjarja përfaqëson gjithashtu fluturimin e dytë direkt nga një vend i rajonit, duke përforcuar shpresat për një të ardhme më të mirë të turizmit ajror në jug të Shqipërisë. Pilotët dhe pasagjerët shprehën entuziazëm për përvojën e fluturimit dhe mikpritjen në Gjirokastër.
    “Udhëtimi ishte shumë i bukur. Është hera e dytë që vij këtu dhe kishim një kohë të shkëlqyer për fluturim. Përshkuam luginat mbi Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër, dhe zbritja ishte shumë komode,” u shpreh një nga pilotët, duke shtuar se zona ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit ajror.
    Një tjetër vizitor tha: “Kjo është hera e dytë që kemi qenë këtu, hera e parë ishte në tetor dhe na u rezervua një pritje e mrekullueshme. Do të rikthehemi me miq, sepse na pëlqen shumë ky vend – qyteti, kështjella dhe ushqimi janë fantastikë.”
    Një grup miqsh gjithashtu vizitorë italianë, që zbarkonin për herë të parë në Gjirokastër me një avion të vogël, thanë: “Shkoi shumë mirë. Me atë që pamë nga ajri, duket se ka shumë për të zbuluar. Do të qëndrojmë tre ditë dhe nisemi të martën pasdite.”
    Aerodromi historik i Gjirokastrës daton që prej vitit 1924. Në vitet ’30-’40, ai funksionoi si një aeroport me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aty u stacionuan rreth 30 avionë civilë dhe bombardues.
    Gjatë asaj periudhe, linjat më të rëndësishme që e lidhën Gjirokastrën me pjesë të tjera të Shqipërisë dhe Italisë ishin: Tiranë–Vlorë–Gjirokastër, Tiranë–Korçë–Gjirokastër dhe Gjirokastër–Brindisi. Rikthimi i fluturimeve civile është parë si një hap i rëndësishëm drejt rigjallërimit të turizmit në jug të vendit, dhe përfshirjes së Gjirokastrës në rrjetin rajonal të turizmit ajror.

    Top Channel

  • “Gati për bisedime”, Putin: Mbështesim çdo iniciativë për paqe

    “Gati për bisedime”, Putin: Mbështesim çdo iniciativë për paqe

    Presidenti Rus Vladimi Putin ka sinjalizuar për here të parë se është I gatshëm të mbajë bisedime të drejtpërdrejta me homologun Ukrainas Volodymir Zelensky për fundin e luftës në Europën Lindore.  Duke folur për televizionin shtetëror rus, Putin tha se “Rusia gjithmonë ka parë me pozitivitet çdo iniciativë për paqe. Shpresojmë që përfaqësuesit e regjimit të Kievit të ndjejnë të njëjtën gjë.”Deklarata  e Kreut të Kremlinit Shënon një pikekthese të rëndësishme në betejën më shumë se 3 vjecare ndërsa Shtetet e Bashkuara vijojnë presionin mbi palet për një fund sa më të shpejtë të luftës.
    Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se komentet e Putinit tregojnë një gatishmëri për të diskutuar drejtpërdrejt me Ukrainën rreth ndalimit të sulmeve ndaj objektivave civile. Zelensky nuk iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Putinit, por tha se Ukraina është “gati për çdo bisedë” që do të siguronte jetën dhe sigurinë e civilëve. Nuk ka pasur bisedime të drejtpërdrejta mes dy palëve që nga javët e para pas nisjes së pushtimit të plotë rus në shkurt 2022.Në një deklaratë për agjencinë Interfax, Peskov theksoi: “Kur presidenti tha se ishte e mundur të diskutohej çështja e mosgoditjes së objektivave civile, ai kishte parasysh negociata me palën ukrainase.”
    Në fjalimin e tij gjate mbremjes se te henes , Zelensky kërkoi një “përgjigje të qartë nga Moska” nëse do të ndalojë goditjet ndaj infrastrukturës civile. Ai propozoi një vazhdim të armëpushimit të kufizuar gjatë Pashkëve ortodokse, duke kërkuar ndalimin e përdorimit të dronëve dhe raketave me rreze të gjatë për të paktën 30 ditë. Putin tha se Kremlini do ta “analizojë” këtë propozim, duke shtuar se “duhet të qartësohet çështja e mosgoditjes së infrastrukturës civile”.
    Ukraina pritet të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh me SHBA-në dhe vendet evropiane në Londër të mërkurën, pas një takimi të mëparshëm në Paris. Zelensky tha se “detyra kryesore” e këtyre bisedimeve do të jetë “shtytja për një armëpushim të pakushtëzuar”. Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh këtë javë se ishte optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, por paralajmëroi se Shtetetet e Bashkuara  mund të “tërhiqen nga procesi i negociatave” nëse nuk ka nje  përparim ne bisedimet e paqes.

  • “Tejkaloj etikën”, gazetari reagon ashpër: Ata që folën për posterin e Këlliçit,heshtin për pedofilinë publike të Ramës

    “Tejkaloj etikën”, gazetari reagon ashpër: Ata që folën për posterin e Këlliçit,heshtin për pedofilinë publike të Ramës

    Gazetari Sami Neza është treguar kritik ndaj shoqërisë civile.

    Gjatë një interviste televizive, Neza u shpreh se në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës, kjo shoqëri civile është afiluar me qeverisjen, dhe është e kapur dhe i duhen qeverisë në një ditë të caktuar.

    ‘Së pari, deklarata ose sugjerimi i Ramës sot e ka tejkaluar çështjen si etikë. Dy avokatët e argumentuan shumë mirë, që nuk është më si çështje etike, por merr ngjyra penale dhe ndoshta duhet të jetë edhe subjekt i personave të specializuar në lidhje me ligjin dhe shkeljet penale.

    Është një gjë që duhet të ndiqet.
    Në raport me reagimin e shoqërisë civile, ne e kemi theksuar shpesh që shoqëria civile është e mpakur. Kur them shoqëria civile kam parasysh edhe grupe të ndryshme shoqërore, të cilët afilihen me politikën dhe në vitet e qeverisjes socialiste janë afiluar me qeverinë
    Përfqësuesit që janë afiluar me qeverinë nuk janë më zëra të pavarur që përpiqen të mbrojnë apo orientojnë shoqërinë nga agresiviteti i politikës apo pushtetit.
    Janë instrumente që i duhen pushtetit në një ditë të caktuar.
    Mund të mos i duhen fare, por atë ditë që i duhen janë të gatshëm, ata ishin po aq të gatshëm kur Këlliçi bëri posterin para 2 vitesh’, tha Sami Neza

  • Kontroll më i rreptë për administratën/ Nëpunësit gjyqësorë do vlerësohen çdo vit, ja si do bëhet procesi

    Kontroll më i rreptë për administratën/ Nëpunësit gjyqësorë do vlerësohen çdo vit, ja si do bëhet procesi

    Veprimtaria e nëpunësve civilë gjyqësorë do të vlerësohet periodikisht çdo vit, në përputhje me rregulloren e re të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

    Sipas vendimit “Mbi miratimin e rregullores “Për vlerësimin e veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë” të botuar në Fletoren Zyrtare, vlerësimi fillon nga data e fillimit të ushtrimit të detyrës në vendin përkatës, ndërsa nëpunësit në periudhë prove do të vlerësohen dy herë në vit.
    Rregullorja për vlerësimin periodik do të përfshijë të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë gjyqësorë, përfshirë: kancelarin; këshilltarin ligjor jo magjistrat në Gjykatën e Lartë; ndihmësin ligjor në gjykatën e shkallës së parë dhe gjykatën e apelit; kryesekretarin; sekretarin gjyqësor; nëpunësit e financës dhe buxhetit; nëpunësit që punojnë në fushat e kërkimit ligjor dhe dokumentacionit; nëpunësit e burimeve njerëzore; nëpunësit e prokurimeve; nëpunësit e teknologjisë së informacionit; nëpunësit e statistikave gjyqësore; nëpunësit e protokoll-arkivit dhe nëpunësit e marrëdhënieve me publikun, jashtë dhe median.
    Sipas rregullores procesi i vlerësimit të veprimtarisë, i cili përfshin disa burime: a) formulari i vetëvlerësimit, b) mendimi me shkrim i eprorit, c) mendimi me shkrim i kolegjit ose trupit gjykues, d) dhe dosja personale e nëpunësit civil gjyqësor.

    Në këtë proces, nëpunësi civil gjyqësor kryen një vetëvlerësim sipas formularit standard të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Nëpërmjet këtij formulari ai/ajo: vlerëson aktivitetin përkundrejt kritereve të caktuara, përshkruan shkallën e arritjes së objektivave duke sqaruar arsyetimi, identifikon nevojat për trajnim dhe masat për zhvillim profesional, sugjeron masa për avancimin e tij/saj profesional, dhe identifikon dobësitë dhe përparësitë lidhur me çdo kriter.
    Pas plotësimit të formularit të vetëvlerësimit dhe mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm, këto materiale paraqiten kryetarit të gjykatës brenda dy javëve nga data e njoftimit për fillimin e procesit. Më pas, kryetari i gjykatës harton projektraportin e vlerësimit brenda katër javëve.
    Procesi siguron gjithashtu të drejtën e nëpunësit për akses në dosjen e vlerësimit dhe për të kundërshtuar me shkrim projektraportin brenda dy javëve nga marrja e tij. Ky mekanizëm synon të rrisë transparencën dhe mirëmbajtjen e standardeve profesionale në institucionin gjyqësor.
    Ky hap rregullator shërben për të siguruar një monitorim të vazhdueshëm dhe të rregullt të veprimtarisë së nëpunësve civilë gjyqësorë dhe për të garantuar që standardet e punës në sektor të rëndësishëm si ky të mbeten të larta, duke kontribuar kështu në përmirësimin e përgjithshëm të funksionimit gjyqësor./Monitor 

  • Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë, vriten 4 civilë në Kharkiv

    Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë, vriten 4 civilë në Kharkiv

    Një tjetër sulm rus është regjistruar në Ukrainë, në rajonin e Kharkivit, ku si pasojë katër civilë humbën jetën.
    Guvernatori rajonal, Oleg Sinyukhubov, konfirmoi se një burrë 68-vjeçar dhe një grua 61-vjeçare u vranë nga zjarri i artilerisë në qytetin Kupyansk, që ndodhet shumë pranë vijës së parë të frontit.
    Ndërkohë, në fshatin Shevchenkove, rreth 30 kilometra larg frontit, një grua 77-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar humbën jetën nga granatimet me raketa të shumta.

    Pas sulmeve, Zyra e Prokurorit Rajonal hapi një hetim për krime lufte.
    Ky episod i dhunës ndodhi vetëm një ditë pas një tjetër sulmi të rëndë rus në qytetin Sumy  një nga më vdekjeprurësit në tre vitet e luftës  ku humbën jetën të paktën 34 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Sulmet e fundit kanë thelluar shqetësimet për intensifikimin e ofensivës ruse në pjesën verilindore të Ukrainës.

  • Arabia Saudite dhe SHBA në ‘rrugën’ drejt marrëveshjes civile bërthamore

    Arabia Saudite dhe SHBA në ‘rrugën’ drejt marrëveshjes civile bërthamore

    Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake për të bashkëpunuar mbi zhvillimim e një industrie bërthamore civile.Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, i cili ishte takuar me ministrin saudit të Energjisë, Princin Abdulaziz bin Salman më herët të dielën, tha se Riadi dhe Uashingtoni ishin në një “rrugë” për të arritur një marrëveshje për të punuar së bashku për të zhvilluar një program bërthamor civil saudit.
    “Për një partneritet dhe përfshirje të SHBA-së në ato bërthamore këtu, do të ketë patjetër një marrëveshje 123… ka shumë mënyra për të strukturuar një marrëveshje që do të përmbushë objektivat saudite dhe objektivat amerikane”, tha ai.E ashtuquajtura marrëveshje 123 me Riadin i referohet seksionit 123 të Aktit të Energjisë Atomike të SHBA-së të vitit 1954 dhe kërkohet të lejojë qeverinë amerikane dhe kompanitë amerikane të punojnë me entitete në mbretëri për të zhvilluar një industri civile bërthamore.
    Autoritetet saudite nuk janë pajtuar me kërkesat sipas aktit, tha Wright. Ai specifikon nëntë kritere të mospërhapjes që një shtet duhet të përmbushë për ta mbajtur atë nga përdorimi i teknologjisë për të zhvilluar armë bërthamore ose për të transferuar materiale të ndjeshme te të tjerët.
    Përparimi në diskutimet kishte qenë më parë i vështirë sepse Arabia Saudite nuk donte të nënshkruante një marrëveshje që do të përjashtonte mundësinë e pasurimit të uraniumit ose ripërpunimit të karburantit të shpenzuar – të dyja rrugët e mundshme drejt një bombe.
    Arabia Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftës, po kërkon të gjenerojë energji të konsiderueshme të rinovueshme dhe të reduktojë emetimet, sipas planit të reformës së Vizionit 2030 të princit të kurorës.
    Të paktën një pjesë e kësaj pritet të vijë nga energjia bërthamore./Opinion.al

  • “Flood North Albania”, BE: Shqipëria po ndërton sisteme më të forta të mbrojtjes civile

    “Flood North Albania”, BE: Shqipëria po ndërton sisteme më të forta të mbrojtjes civile

    Në qytetin e Shkodrës përfundoi sot stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, një simulim i koordinuar për përballimin e përmbytjeve.

    Në këtë stërvitje morën pjesë 13 partnerë nga Ballkani dhe vende të tjera europiane, me fokus në testimin e gatishmërisë së forcave të mbrojtjes civile dhe koordinimin ndërkombëtar në rast emergjencash natyrore.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë thekson se “Ushtrimi FloodNorthALB në Shkodër tregoi se si bashkëpunimi evropian bën diferencën në rastet e fatkeqësive natyrore”.

    “Ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, mblodhi partnerë vendas dhe ndërkombëtarë për të forcuar kapacitetet e mbrojtjes civile dhe për të garantuar një koordinim më të mirë në përballjen me emergjenca të ndërlikuara, si përmbytjet e rënda”, njoftoi me tej delegacioni i BE.

    Sipas delegacionit të BE-së “me mbështetjen e BE-së, Shqipëria po ndërton sisteme më të forta të mbrojtjes civile dhe po luan një rol aktiv në përgatitjen rajonale, sepse gatishmëria është thelbësore për të shpëtuar jetë dhe për të minimizuar dëmet”.

    “Si një anëtare e re e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së që nga viti 2022, ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm. Ushtrimi në shkallë të plotë FloodNorthALB tregoi nevojën kritike për të forcuar gatishmërinë evropiane ndaj çdo lloj fatkeqësie, qoftë natyrore apo e shkaktuar nga njeriu. Një reagim i shpejtë dhe efektiv, veçanërisht në zona të populluara si rajoni i Shkodrës, është thelbësor për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur mjedisin,” tha Andre Rizzio, Shef i Seksionit Politik në Delegacionin e BE-së në .

    Në katër ditët e organizimit të stërvitjes (8-12 prill), u zhvilluan skenarë të ndryshëm dhe forcat që morën pjesë në të stimuluan ngjarje të vërteta ku ata i vijnë në ndihmë popullsisë në zonat e përmbytura.

  • Zyrtarisht të ndarë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i japin fund martesës 27-vjeçare

    Zyrtarisht të ndarë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i japin fund martesës 27-vjeçare

    Merr fund martesa 27-vjeçare mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhit. Në Gjykatën Civile të Tiranës u mbajt dje seanca e pajtimit, në të cilin Kryemadhi mungoi dhe u përfaqësua vetëm nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj Ndërkohë, Meta u shoqërua nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve dhe mori pjesë në seancën që zgjati rreth 1 orë. Vetë Kryemadhi mungoi në seancën e pajtimit pa asnjë shkak ligjor dhe kështu Gjykata e Tiranës vendosi zyrtarisht zgjidhjen e martesës. “Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë:  Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
    Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirrje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi : Zgjidhjen e martesës midis paditesit I.M dhe te paditures M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës.  Kërkesa për divorc u depozitua nga Ilir Meta më 20 qershor 2024, ndërsa prej kohësh nuk jetonin më bashkë. Kryemadhi dhe Meta u martuan më 29 tetor 1998 dhe janë prindër të tre fëmijëve. Të dy janë në hetim dhe ndaj tyre rëndojnë 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish, në çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA, ndërsa ka nisur edhe hetim pasuror. Meta dhe Kryemadhi kanë përfaqësuar një rast të rrallë në Shqipëri, atë të një çifti me një angazhim të lartë politik. Rrugëtimi i tyre, ka nisur që kur ata ishin në drejtimin e organizatës rinore socialiste FRESH.

  • Divorcohet çifti Meta- Kryemadhi, ish- presidenti i pranishëm në gjykatë, deputetja e PL- së mungon…

    Divorcohet çifti Meta- Kryemadhi, ish- presidenti i pranishëm në gjykatë, deputetja e PL- së mungon…

    Divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Në senacën në Gjykatën Civile të Tiranës ishte i pranishëm është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024, në kuadër të hetimeve të SPAK.
    Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve. Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.
    “Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë: Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
    Në përfundim të seancës, gjykata vendosi: Zgjidhjen e martesës midis paditësit I.M dhe te paditurës M.K”, njoftoi Gjykata e Tiranës.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Nuk ka pajtim/ Pas 26-vitesh martesë, divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

    Nuk ka pajtim/ Pas 26-vitesh martesë, divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

    Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi konsiderohen tashmë zyrtarisht të divorcuar. Që prej orës 10:30 është duke u zhvilluar në Gjykatën Civile gjyqi për zgjidhjen martesore mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
    Në këtë seancë paraprake ku është parashikuar pajtimi mes palëve mësohet se i pranishëm ishte edhe vetë Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili prej tetorit 2024 mbahet në burg për llogari të hetimeve te SPAK. Meta është shoqëruar nga qelia e 313 me forcat e policisë së Burgjeve drejt gjykatës civile te Tiranës. Ndërkohë vetë Kryemadhi nuk u paraqit në Seancë por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës Redi Llanaj.
    Njoftimi i Gjykatës:
    Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.
    Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë. Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :
    Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.