INFORMACION MBI OPERACIONIN E KËRKIMIT TË PERSONIT TË HUMBUR – BASHKIA KLOS
Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve. Forcat e angazhuara në operacionin e kërkim-shpëtimit: Që nga dita e parë, në vendngjarje janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit: * Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor. * Forcat e Armatosura: 115 forca nga reparti ushtarak 1013 Burrel, 12 efektivë nga Baza e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) me pajisje speciale për kërkim-shpëtim në rrënoja, 24 efektivë nga kompania EOD (Batalioni i Xhenios), të pajisur me pajisje për detektimin e metaleve. * Policia e Shtetit: 24 efektivë. * Urgjenca Mjekësore: E pranishme në vendngjarje për ndihmën e nevojshme. * Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore: 6 punonjës. * Vullnetarë: 535 qytetarë dhe 2 ekskavatorë që janë duke punuar intensivisht në një pjesë të zonës ku ka ndodhur rrëshqitja. * Strukturat lokale: Të angazhuara janë strukturat e pushtetit vendor të Bashkisë Klos, Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër.
Mbështetja ndërkombëtare: Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim. Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.
Kushtet në terren: Sipas vlerësimeve në terren dhe diskutimeve me drejtuesit operativë, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim. Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.
Koordinimi i operacionit: Operacioni po drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat qendrore dhe vendore. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat operacionale mbeten të angazhuara maksimalisht deri në përfundimin e operacionit dhe lokalizimin e personit të humbur.
Tag: civile
-

5 ditë nën dhé! Ç’po ndodh me kërkimet për trupin e Ardit Beshirit, MM: 2 ekskavatorë po gërrojnë për të gjetur trupin!
-

Kërkohet që Mali i Zi të dëmshpërblejë familjarët e të gjithë viktimave civile të luftërave
Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për ndarjen e ndihmës financiare për familjet e viktimave civile të luftërave të viteve ’90 është historik dhe me rëndësi të madhe për përballjen me të kaluarën, por nuk i ka përfshirë familjet e të gjitha viktimave.
Ky është vlerësimi i përbashkët i organizatës Aksioni për të Drejtat e Njeriut (HRA), Komitetit të Juristëve të Malit të Zi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Shoqatës “Shtërpcë – Kundër Harresës”.
Shoqëria civile thotë se shteti ka një detyrim moral edhe ndaj viktimave të krimeve të luftës në Kalugjerski Laz, ku Ushtria e Jugosllavisë qëlloi mbi një kolonë refugjatësh nga Kosova dhe vrau 21 persona.
Qeveria e Malit të Zi ka vendosur që ndihma të ndahet për gjithsej 16 familje të viktimave të rasteve të deportimit të refugjatëve nga Bosnja dhe Hercegovina në vitin 1992, të rrëmbimit në Shtërpcë (në Bosnje) në vitin 1993, si dhe të bombardimeve të NATO-s në Murinë dhe Tuz në vitin 1999.
Familjeve do t’u ndahen nga 100 mijë Euro, duke korrigjuar kështu një padrejtësi disadekadëshe dhe duke konfirmuar përkushtimin e Malit të Zi për njohjen e të drejtave të të gjitha viktimave të luftës, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Dëmshpërblim për të gjitha viktimat civile të luftës
Megjithatë, sektori civil thotë se nuk është e qartë pse Qeveria ka lënë jashtë familjet e viktimave të tjera civile të luftës.
Duhet të dëmshpërblehen edhe viktimat e zhdukjeve me dhunë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, si dhe rastet e vrasjeve dhe dëbimeve në Bukovicë, thotë Tea Gorjanc Prelleviç nga HRA.
Tea Gorjanc Prelleviç
“Ato janë gjithashtu familje të viktimave civile të luftës, statusi i të cilave është njohur me ndryshimet e fundit ligjore, dhe që kanë pasur ose ende kanë shtetësinë e Malit të Zi”, thotë Gorjanc Prelleviç për Radion Evropa e Lirë.
Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në shkurt të këtij viti ka mundësuar që familjet e viktimave civile të luftës të kërkojnë dëmshpërblim.
Sipas ligjit, viktimë civile e luftës konsiderohet një person civil i vrarë apo i zhdukur gjatë konflikteve të armatosura në territorin e ish-Jugosllavisë pas 17 Gushtit 1990, që kishte shtetësinë e ish-RSFJ-së.
Dëmshpërblimet janë të parashikuara për anëtarët e familjeve të viktimave që kanë shtetësi malazeze.
Sipas të dhënave të HRA-së, Mali i Zi duhet të dëmshpërblejë së paku edhe nëntë familje të tjera.
Gorjanc Preleviq shton se shteti ka një detyrim moral edhe ndaj viktimave të krimeve të luftës në Kallugjerski Laz, ku Ushtria e RFJ-së qëlloi mbi një kolonë refugjatësh nga Kosova dhe vrau 21 persona.
Për shkak të mangësive në hetime dhe procedurat penale, gjatë të cilave nuk u përcaktua përgjegjësia për këtë krim, gjykatat i hodhën poshtë të gjitha kërkesat për dëmshpërblim si të parashkruara.
Edhe sipas evidencës së Komitetit të Juristëve për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka ende disa familje që duhet të dëmshpërblehen, thotë kryetari i këtij komiteti, Velija Muriç.
Ai përmend rastin e familjes Ibrahimaj nga Peja, e cila vitet e fundit jeton në Rozhajë.
Velija Muriç
“Në Kallugjerski Laz humbën jetën katër anëtarë të kësaj familjeje, të cilët në atë kohë kishin shtetësi të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi”, thotë Murië për Radion Evropa e Lirë.
Ai përmend edhe rastin e djaloshit Senad Daciç, i cili humbi jetën nga shpërthimi i bombave kasetore në fshatin Besnik afër Rozhajës, të hedhura nga avionët e ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi në Prill të vitit 1999.
“Kjo familje nuk ndryshon në asgjë nga viktimat në Murinë. I vetmi dallim është se viktimat në Murinë u vranë nga avionët e NATO-s, ndërsa këtu kemi të bëjmë me ushtrinë e Serbisë dhe Malit të Zi”, thotë Muriç.
Në Murinë humbën jetën gjashtë civilë, përfshirë tre fëmijë, ndërsa katër të tjerë u plagosën. Familjet e tyre janë përfshirë në vendimin për dëmshpërblim.
“Vendim edhe pozitiv, edhe zhgënjyes i Qeverisë”
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga familjet që nuk janë përfshirë në vendimin e Qeverisë.
Ellsana Nurkoviç, e bija e një të zhdukuri në Kosovë, thotë se këtë vendim e sheh njëkohësisht si pozitiv dhe zhgënjyes.
“Ligji që njeh disa persona si viktima të luftës nga ana e shtetit është një hap shumë i madh dhe pozitiv. Por nga ana tjetër, fakti që jo të gjithë janë përfshirë dhe që dikush duhet të provojë se është apo jo viktimë – është poshtërues dhe degradues”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
Ajo është njëra nga gjashtë vajzat e Halit Nurkoviç nga Rozhaja, i cili në Korrik 1999, pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s, nisi një udhëtim drejt Kosovës me kolegun e tij Dervish Muriç për të transportuar një pasagjere.
Ata u panë për herë të fundit afër Pejës, pas së cilës humbi çdo gjurmë e tyre. Dy dekada e gjysmë më vonë, familja ende nuk di asgjë për fatin e Halitit.
Përpjekjet për të gjetur të vërtetën përmes institucioneve të Malit të Zi, Kosovës dhe ndërkombëtarëve, kanë qenë kryesisht pa përgjigje.
“Tani duhet të luftosh për të dëshmuar që i përket asaj kategorie [të personave që marrin dëmshpërblim] dhe kjo e bën gjithë procesin shumë të vështirë”, thotë Elsana.
Sllavica Silanoska, bashkëshortja e një të rrëmbyeri në Kosovë, beson se me këtë vendim Qeveria ka përfshirë fillimisht viktimat që kanë humbur jetën në territorin e Malit të Zi.
“Besoj se do të ketë dëmshpërblim për të gjitha viktimat, se do të vijë radha edhe për ne, sepse nëse fillojnë të ndajnë viktimat, atëherë gjithçka e humb kuptimin”, thotë Silanoska për Radion Evropa e Lirë.
Bashkëshorti i saj, Slavolub Ristiç, një serb nga Kosova, u rrëmbye në Gjilan në Korrik të vitit 1999. Pasi kishin ikur përkohësisht në Mal të Zi, ai ishte kthyer në Kosovë për të aplikuar për një vend pune.
Për gjashtë vjet nuk dihej asgjë për fatin e tij, deri kur më 2005 u konfirmua se kishte vdekur, dhe një vit më pas u varros në Vranjë, thotë ajo.
Ajo dhe i biri, i lindur në Kotor në vitin 1997, jetojnë në Mal të Zi dhe kanë shtetësi malazeze.
Organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se do të kërkojnë nga ministria përgjegjëse që të përfshijë në vendim edhe familjet e tjera të viktimave civile të luftës.
“Shpresojmë që respektimi i të drejtave të tyre në Mal të Zi të bëhet shembull për vendet e tjera të rajonit, për vendime të ngjashme që do të përfshijnë të gjitha familjet e viktimave të krimeve të luftës”, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të HRA-së, Komitetit të Juristëve dhe Shoqatës “Shtërpcë”./REL -

Mbi 500 civilë të vrarë në Sudan në tre javët e fundit
Të paktën 542 civilë janë vrarë në rajonin e Darfurit të Veriut të Sudanit në tre javët e fundit, por “numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë”, tha sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
“Tmerri i asaj që po ndodh në Sudan nuk njeh kufij. Vetëm tre ditë më parë, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) nisën sulme të koordinuara nga drejtime të ndryshme në qytetin e rrethuar El Fasher dhe kampin Abu Souk, duke vrarë të paktën 40 civilë”, tha Volker Turk në një deklaratë.
El Fasher, kryeqyteti i shtetit të Darfurit të Veriut, është qyteti i fundit i madh në të gjithë rajonin që mbetet ende në duart e ushtrisë së rregullt nën komandën e al-Burhan, i cili është në luftë që nga prilli i vitit 2023 me paraushtarakët e WYD, nën komandën e krahut të tij të djathtë dhe që atëherë armikut të betuar, gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo.
“Duhet bërë gjithçka për të mbrojtur civilët e bllokuar në kushte të mjerueshme brenda dhe përreth El Fasher”, sugjeroi zyrtari i OKB-së.
Ai shpreh shqetësim sepse OKB-ja ka paralajmëruar tashmë se do të ketë një “gjakderdhje” përpara betejave kundër Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF).
Turk i përshkroi gjithashtu si “jashtëzakonisht tronditëse” ekzekutimet në masë të dhjetëra njerëzve në javët e fundit në zonën e kryeqytetit Khartum, i cili u rimor nga Forcat e Armatosura Sudaneze.
“Videot tmerruese që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë të paktën 30 burra me rroba civile që arrestohen dhe ekzekutohen nga burra të armatosur me uniforma të IDF-së në Al-Salha, në jug të Omdurmanit”, një qytet përballë Khartoumit.
“Në një video të mëvonshme, një komandant i DTY-së pranoi vrasjet”, tha Turk.Këto ekzekutime vijnë pas vrasjeve të dhjetëra njerëzve disa javë më parë për bashkëpunim me ISI-n, kujtoi zyrtari.
“Unë personalisht i kam informuar udhëheqësit e IDF dhe CTF mbi pasojat shkatërruese të kësaj lufte mbi të drejtat e njeriut. Këto pasoja të dhimbshme janë një realitet i përditshëm për miliona sudanezë. “Është koha për t’i dhënë fund këtij konflikti”, përfundoi ai.Top Channel
-

Rusia nuk ndalet, kryen sërish sulme me dronë në Ukrainë
Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm ajror në qytetin port të Odesës, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe plagosjen e pesë personave të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase.
Guvernatori rajonal Oleh Kiper konfirmoi se një valë e re sulmesh me dronë ka goditur zona të banuara dhe objekte civile.
“Armiku po sulmon Odesën me dronë sulmues. Ka dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile, veçanërisht në banesa,” tha Kiper në një postim në Telegram. Ai shtoi më vonë se ndër viktimat janë edhe banorë të një pallati të goditur drejtpërdrejt.
Sipas autoriteteve vendore, ndërtesa të larta banimi, një supermarket dhe një shkollë janë ndër objektet e prekura nga sulmet ajrore. Pamjet e publikuara në mediat sociale, të cilat nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur, tregojnë shpërthime të fuqishme dhe struktura të dëmtuara rëndë.
Kryebashkiaku i Odesës, Gennady Trukhanov, e cilësoi sulmin si “një tjetër akt brutal ndaj popullsisë civile” dhe theksoi se ekipet e emergjencës po punojnë në disa pika të qytetit për të nxjerrë të mbijetuar dhe për të rivendosur energjinë dhe komunikimet.
Ndërkohë, sulme të tjera u raportuan edhe në qytete të tjera. Në Kharkiv, një dron goditi një stacion karburanti në qendër të qytetit, ndërsa shpërthime janë dëgjuar edhe në Sumy. Rusia nuk ka dhënë ende asnjë koment zyrtar mbi këto sulme. -

Rusia nuk ndalet, kryen sërish sulme me dronë në Ukrainë! Të paktën dy të vdekur dhe pesë të plagosur
Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm ajror në qytetin port të Odesës, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe plagosjen e pesë personave të tjerë, sipas autoriteteve ukrainase.
Guvernatori rajonal Oleh Kiper konfirmoi se një valë e re sulmesh me dronë ka goditur zona të banuara dhe objekte civile.
“Armiku po sulmon Odesën me dronë sulmues. Ka dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile, veçanërisht në banesa,” tha Kiper në një postim në Telegram. Ai shtoi më vonë se ndër viktimat janë edhe banorë të një pallati të goditur drejtpërdrejt.
Sipas autoriteteve vendore, ndërtesa të larta banimi, një supermarket dhe një shkollë janë ndër objektet e prekura nga sulmet ajrore. Pamjet e publikuara në mediat sociale, të cilat nuk janë verifikuar ende në mënyrë të pavarur, tregojnë shpërthime të fuqishme dhe struktura të dëmtuara rëndë.
Kryebashkiaku i Odesës, Gennady Trukhanov, e cilësoi sulmin si “një tjetër akt brutal ndaj popullsisë civile” dhe theksoi se ekipet e emergjencës po punojnë në disa pika të qytetit për të nxjerrë të mbijetuar dhe për të rivendosur energjinë dhe komunikimet.
Ndërkohë, sulme të tjera u raportuan edhe në qytete të tjera. Në Kharkiv, një dron goditi një stacion karburanti në qendër të qytetit, ndërsa shpërthime janë dëgjuar edhe në Sumy. Rusia nuk ka dhënë ende asnjë koment zyrtar mbi këto sulme.Top Channel
-

Raportohet për 40 të vrarë nga një sulm izraelit në Gazë
Agjencia e mbrojtjes civile në Gazë tha se sulmet izraelite të hënën vranë të paktën 40 persona në të gjithë territorin palestinez, ku është ndaluar hyrja e ndihmave për më shumë se 50 ditë.
Izraeli rifilloi fushatën e tij ushtarake në Rripin e Gazës më 18 mars. Një marrëveshje armëpushimi që kishte ndalur në masë të madhe luftimet për dy muaj u prish shkaku i mosmarrëveshjeve midis Izraelit dhe grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, Hamas, sulmi i të cilit nxiti luftën në vitin 2023.
Zyrtari i mbrojtjes civile, Mohammed al-Mughayyir, i tha AFP-së se 40 persona ishin vrarë që nga agimi i së hënës.
Mes tyre ishin tetë persona që u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Abu Mahadi në Jabalia, në veri të territorit.
“Ata po flinin në shtëpitë e tyre, duke u ndjerë të sigurt, kur raketat goditën… kjo skenë të bën të dridhesh”, tha Abdul Majeed Abu Mahadi, 67 vjeç, i cili shtoi se vëllai i tij u vra në sulm.
“Nëse një person do ta shikonte këtë skenë, do të shihte fëmijë, gra dhe burra të moshuar të copëtuar, të dhemb zemra, por çfarë mund të bëjmë?”, shtoi ai.
Agjencia e mbrojtjes civile raportoi se dhjetë persona të tjerë u vranë në një sulm izraelit mbi shtëpinë e familjes Al-Ghamari në zonën Al-Sudaniya, në veriperëndim të qytetit të Gazës.
Një sulm mbi shtëpinë e familjes Al-Agha vrau tetë persona të tjerë në një zonë të Khan Yunisit në jug, shtoi ajo.
Katërmbëdhjetë të tjerë u vranë në katër sulme të veçanta në të gjithë territorin, tha mbrojtja civile, përfshirë një që goditi një tendë ku strehoheshin të zhvendosurit në kampin Al-Shafii, në perëndim të Khan Yunisit.
Lidhur me këto sulme nuk ka pasur ende asnjë koment nga ushtria izraelite.
Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi tha të hënën se të paktën 2.222 persona janë vrarë që kur Izraeli rifilloi sulmet, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve që nga shpërthimi i luftës në 52.314.
Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 solli vdekjen e 1.218 personave në anën izraelite, kryesisht civilë, sipas një bilanci të AFP-së bazuar në shifra zyrtare.
Militantët gjithashtu rrëmbyen 251 persona, 58 prej të cilëve ende mbahen në Gazë, përfshirë 34 që ushtria izraelite thotë se janë të vdekur.
Izraeli thotë se fushata e tij e re ushtarake synon ta detyrojë Hamasin të lirojë pengjet e mbetura./rel -

Sulm izraelit në Gazë, raportohet për 40 të vrarë

Izraeli thotë se fushata e tij e re ushtarake synon ta detyrojë Hamasin të lirojë pengjet e mbetura./’RELTop Channel
-

Kosova lëshon urdhër-arresti ndaj Radoçiçit për krime lufte
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër-arresti ndaj Millan Radoçiçit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas dokumentit, të publikuar nga Reporteri.net, Radoçiç – ish-nënkryetar i partisë të serbëve në Kosovë, Lista Serbe – akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi.
Autenticiteti i këtij dokumenti është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me datë 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur ‘Ura e Taliqit’ në Gjakovë nga data 7 maj e deri më date 10 maj te vitit 1999, pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan të hyninin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezentë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptarë dhe pas luftës trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë”, thuhet në arsyetimin e fletarrestimit.
Po ashtu, në dokument thuhet se ky grupi i personave, nga 7 maji i vitit 1999 deri më 10 maj të po atij viti kishte arrestuar dhe burgosur më shumë se 300 civilë shqiptarë, të cilët “u mbajtën në burgje të improvizuara, ku nuk kishin trajtim human duke iu munduar gjërat elementare, ushqimi i rregullt, higjiena dhe kujdesi mjekësor dhe më pas një pjesë e madhe e këtyre të burgosurve ishin dërguar në burgje të ndryshme të Kosovës”. Në fund, sipas Gjykatës Themelore, këta persona u liruan pas qershorit të vitit 1999, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare.
Për të gjithë të pandehurit që është lëshuar fletarrestim, autoritetet e Kosovës nuk e dinë adresën e tyre. Ndërkaq, në mesin e tyre është edhe Llazar Drashkoviq, ndaj të cilit veçse ka një urdhërarrest aktiv ndërkombëtar lidhur me masakrën e Mejës.
Ndryshe, Radoiçiq veçse kërkohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Ai e mori përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, dhe gjerësisht besohet se gjendet i lirë në Serbi. /REL
-

Pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, Kosova lëshon udhërarresti ndaj Millan Radoiçiçit
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarrestim ndaj Millan Radoiçiçit dhe 19 serbëve të tjerë, të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Sipas dokumentit që mban datën e 15 prillit, të publikuar nga Reporteri.net, Radoiçiç – ish-nënkryetar i partisë të serbëve në Kosovë, Lista Serbe – akuzohet se ishte pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi. Autenticiteti i këtij dokumenti është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zyrtarë brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë ka cituar se me datë 18.03.2025 ka nxjerr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur ‘Ura e Taliqit’ në Gjakovë nga data 7 maj e deri më date 10 maj te vitit 1999, pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policor serbe të uniformuar, në mesin e tyre edhe të pandehurit e lartcekur filluan të hynin shtëpi për shtëpi, ku me forcë dhe kanosje i nxorën nga shtëpitë të gjithë personat që ishin prezentë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët dhe me pas i vranë gjithsej 106 civilë të nacionalitetit shqiptar dhe pas luftës trupat e tyre u gjetën në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë”, thuhet në arsyetimin e fletarrestimit.
Po ashtu, në dokument thuhet se ky grupi i personave, nga 7 maji i vitit 1999 deri më 10 maj të po atij viti kishte arrestuar dhe burgosur më shumë se 300 civilë shqiptarë, të cilët “u mbajtën në burgje të improvizuara, ku nuk kishin trajtim human duke iu munduar gjërat elementare, ushqimi i rregullt, higjiena dhe kujdesi mjekësor dhe më pas një pjesë e madhe e këtyre të burgosurve ishin dërguar në burgje të ndryshme të Kosovës”. Në fund, sipas Gjykatës Themelore, këta persona u liruan pas qershorit të vitit 1999, me ndihmën e organizatave ndërkombëtare.
Për të gjithë të pandehurit që është lëshuar fletarrestim, autoritetet e Kosovës nuk e dinë adresën e tyre. Ndërkaq, në mesin e tyre është edhe Llazar Drashkoviç, ndaj të cilit veçse ka një urdhërarrest aktiv ndërkombëtar lidhur me masakrën e Mejës.
Ndryshe, Radoiçiç veçse kërkohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Ai e mori përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, dhe gjerësisht besohet se gjendet i lirë në Serbi./REL -

Trump ashpërson retorikën me Putinin pas sulmeve mbi zonat civile në Ukrainë: Ndoshta nuk do që ta përfundojë luftën, por dëshiron të më mbajë zvarrë!
Pas një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nisi të përdorë papritmas një ton më të ashpër ndaj Presidentit rus, Vladimir Putin.
Në platformën e tij online Truth Social, Trumpimadje e kërcënoi Rusinë me sanksione.
Sulmet e fundit të raketave ruse mbi zonat civile në Ukrainë e bënë atë të besonte se shefi i Kremlinit nuk ishte i interesuar t’i jepte fund luftës. Trump shkroi se po vdesin shumë njerëz dhe “kjo më bën të mendoj se ndoshta ai nuk dëshiron fare ta përfundojë luftën, por thjesht dëshiron të më mbajë zvarrë mua. Po ashtu ndaj tij duhet vepruar ndryshe p.sh. në ‘sektorin bankar’ apo me ‘sanksione dytësore’?”
Trump dhe Zelensky u takuan në Romë gjatë ceremonive mortore për Papa Françeskun. Shtëpia e Bardhë e quajti takimin si “shumë produktiv”. Edhe Zelensky e quajti takimin simbolik dhe u shpreh pozitivisht pas tij.
“Ne patëm mundësi të diskutonim kokë më kokë. Shpresojmë për një rezultat nga gjërat që diskutuam”, tha Trump.
Këto përfshinin mbrojtjen e jetës së popullsisë ukrainase, “një armëpushim të plotë dhe pa kushte” dhe “një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme”.
Biseda thuhet se kishte zgjatur rreth 15 minuta. Presidenti ukrainas kishte njoftuar më parë në një videomesazh se do të zhvillonte në Romë edhe disa takime që kanë si synim të çojnë në armëpushim.Top Channel