Tag: civil

  • Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara janë  zënë në kundërshtim me ligjin

    Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara janë zënë në kundërshtim me ligjin

    Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil rezultoi se 38% e tyre ishin zënë në kundërshtim me ligjin.
    Raporti vjetor i këtij institucioni hedh dritë mbi disa prej zhvillimeve kryesore në administratë sa i takon punësimit, largimit apo lëvizjes në karrierë të punonjësve.
    Konkretisht Komisioneri monitoroi 15 bashki gjatë vitit 2024 ku të paktën 118 e vendeve të punës rezultuan të lira dhe 744 ishin zënë në përputhje me procedurat që përcakton ligji çka përbejnë respektivisht 9 për qind dhe 57 për qind të tyre.
    “Në këto institucione janë kontrolluar 338 raste të punonjësve që janë emëruar në shërbimin civil sipas procedurave përkatëse të parashikuara në ligj dhe rezulton se 239 prej tyre, janë në nivelin ekzekutiv, 98 raste në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues dhe 1 rast në nivelin e lartë drejtues. Sipas statistikave të evidentuara më sipër, është konstatuar se në 22 raste është aplikuar procedura e lëvizjes paralele dhe në 89 raste është aplikuar procedura e ngritjes në detyrë, nga të cilat në 47 raste me kandidatë nga sistemi i shërbimit civil dhe në 42 raste me kandidatë të tjerë, që nuk janë pjesë e sistemit.
    Vihet re se lista e pritjes, e krijuar pas përfundimit të procedurës së pranimit në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv, me konkurrentët që kanë marrë nivelin e nevojshëm të pikëve, por që nuk mund të emërohen pasi nuk ka pozicion pune, është aplikuar vetëm në 6 raste’ thuhet në raportin e Komisionerit.
    I njëjti raport vlerëson se sa i takon rekrutimit janë vënë re mangësi në dokumentacionin që duhet të dorëzojë kandidati gjatë aplikimit për të marrë pjesë në konkurrim. Po kështu mangësi në dokumentacionin që provon realizimin e fazave të konkurrimit apo në dokumentacionin që materializon veprimtarinë e organeve që realizojnë procesin e rekrutimit.
    Komsioneri vlerëson se janë konstatuar gjithashtu probleme gjatë ndërtimit dhe funksionimit të organeve kolegjiale që kryejnë procesin e konkurrimit, si Komitetet e pranimit, ose Komisionet e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë./ Monitor

  • Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara të zëna në kundërshtim me ligjin

    Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara të zëna në kundërshtim me ligjin

    Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil rezultoi se 38% e tyre ishin zënë në kundërshtim me ligjin.Raporti vjetor i këtij institucioni hedh dritë mbi disa prej zhvillimeve kryesore në administratë sa i takon punësimit, largimit apo lëvizjes në karrierë të punonjësve.Konkretisht Komisioneri monitoroi 15 bashki gjatë vitit 2024 ku të paktën 118 e vendeve të punës rezultuan të lira dhe 744 ishin zënë në përputhje me procedurat që përcakton ligji çka përbejnë respektivisht 9 për qind dhe 57 për qind të tyre.“Në këto institucione janë kontrolluar 338 raste të punonjësve që janë emëruar në shërbimin civil sipas procedurave përkatëse të parashikuara në ligj dhe rezulton se 239 prej tyre, janë në nivelin ekzekutiv, 98 raste në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues dhe 1 rast në nivelin e lartë drejtues. Sipas statistikave të evidentuara më sipër, është konstatuar se në 22 raste është aplikuar procedura e lëvizjes paralele dhe në 89 raste është aplikuar procedura e ngritjes në detyrë, nga të cilat në 47 raste me kandidatë nga sistemi i shërbimit civil dhe në 42 raste me kandidatë të tjerë, që nuk janë pjesë e sistemit.Vihet re se lista e pritjes, e krijuar pas përfundimit të procedurës së pranimit në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv, me konkurrentët që kanë marrë nivelin e nevojshëm të pikëve, por që nuk mund të emërohen pasi nuk ka pozicion pune, është aplikuar vetëm në 6 raste’ thuhet në raportin e Komisionerit.I njëjti raport vlerëson se sa i takon rekrutimit janë vënë re mangësi në dokumentacionin që duhet të dorëzojë kandidati gjatë aplikimit për të marrë pjesë në konkurrim. Po kështu mangësi në dokumentacionin që provon realizimin e fazave të konkurrimit apo në dokumentacionin që materializon veprimtarinë e organeve që realizojnë procesin e rekrutimit.Komsioneri vlerëson se janë konstatuar gjithashtu probleme gjatë ndërtimit dhe funksionimit të organeve kolegjiale që kryejnë procesin e konkurrimit, si Komitetet e pranimit, ose Komisionet e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Epopeja e 5 drejtorëve “Balluk”, ja si Maksim Et’hemaj i Aviacionit Civil merr tendera dhe licencë për…

    Epopeja e 5 drejtorëve “Balluk”, ja si Maksim Et’hemaj i Aviacionit Civil merr tendera dhe licencë për…

    Sot do t’ju tregojmë për një tjetër linjë abuzimi të ‘drejtorëve të Belës’. Pas besnikëve të saj, Blendian Dalipaj i energjisë, Klevis Jahaj i ujësjellësit, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli i rrugëve, Ergys Verdho i Hekurudhës të cilët dyshohet se kanë shfrytëzuar pozitën e tyre për të përfituar miliona euro përmes kompanive familjare dhe për të favorizuar në tendera miqtë, në skenën e pasurive dhe korrupsionit del dhe Maksim Et’hemaj, drejtor i Aviacionit Civil. Këtë herë oreksi është shtrirë në ndërtimin e Parqeve Fotovoltaike një prej sektorëve, ku qeveria e Edi Ramës dhe vetë Belinda Balluku i kanë dhënë fokusin kryesor. Por të dhënat e përftuara nga investigimi i “Plug”, fakton që edhe në këtë sektor përfituesit kontratave dhe lejeve, janë sërish “5 B”, drejtorët e Belinda Ballukut.
    Skandali
    Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përketë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut ajror. Por përvoja e Et’hemajt, falë lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standardit rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të ‘Shefe Belës’ shpërblehen me licensa po me firmë të saj.
    Investigimi i Plug
    Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania “GREEN PLUS ENERGY” me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese te energjise – elektrike, fotovoltaike, dhe gjithë llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmese në gjithë territorin e Shqipërisë. Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërie e me profesion shef kuzhine është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike. Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë t’i hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton Fushatën Elektorale.
    Leja
    Në një kohë rekord, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompani që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi. Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shesë 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qera të tokës. Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.
    SPAK të hetojë
    Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira t’i futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion kuzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet. Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tendera pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq. Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai i Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë. Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të një Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjitike por që do të jetë objekt i një tjetër emisioni.