Tag: civil

  • Sulmet ajrore indiane, aeroportet dhe hapësira ajrore e Pakistanit mbeten plotësisht funksionale

    Sulmet ajrore indiane, aeroportet dhe hapësira ajrore e Pakistanit mbeten plotësisht funksionale

    Të gjitha aeroportet Pakistanit mbeten plotësisht funksionale, thotë autoriteti i aviacionit të vendit, pas ofensivës ushtarake nga India.

    Autoriteti i Aeroporteve të Pakistanit (PAA) shton se hapësira ajrore e vendit është gjithashtu e hapur dhe “e sigurt për aktivitetet e aviacionit civil”.
    “Pakistani i ka përcjellë zyrtarisht shqetësimet e tij Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) në lidhje me rreziqet serioze që i paraqiten sigurisë së aviacionit civil nga veprimet e pamatura dhe provokuese të Indisë“, thuhet në deklaratë.
    Sulmet ajrore të Indisë kanë lënë të plagosur dhjetëra njerëz, ndërkohë që Pakistani është zotuar se do të hakmerret.
    India tha se kreu sulme “precize” kundër “terroristëve” pas një sulmi në Kashmirin, e administruar nga India, dy javë më parë, kur u vranë 26 turistë hindu.
    India tha më herët se dy ose tre të dyshuar të atij sulmi ishin shtetas pakistanezë, por nuk dhanë detaje apo ndonjë dëshmi. Pakistani ka mohuar se është i përfshirë në këtë sulm.

    Top Channel

  • Aeroporti i Vlorës, gati për uljen e avionit të parë, pritet të nxisë turizmin

    Aeroporti i Vlorës, gati për uljen e avionit të parë, pritet të nxisë turizmin

    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po përmbyllen punimet për detajet e fundit, me avionin e parë që pritet të ulët më 8 maj, për të vazhduar më pas me certifikimet dhe fluturimet zyrtare gjatë sezonit veror.Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi ecurinë e punimeve në këtë projekt madhor dhe u shpreh se ky aeroport do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së aviacionit civil dhe turizmit në jug të Shqipërisë.“Ky është një projekt strategjik për të përmirësuar lidhjet ajrore dhe për të nxitur turizmin. Aeroporti i Vlorës do të jetë një portë e rëndësishme e hyrjes në jug dhe një hap i madh për zhvillimin e sektorëve të aviacionit dhe të mallrave,” tha Balluku.Pritshmëritë janë të mëdha, pasi ky aeroport i ri, me një pistë prej 3,2 kilometrash, do të shërbejë jo vetëm për transportin e pasagjerëve, por dhe për ngarkesat, duke ofruar mundësi për aviacionin civil, mirëmbajtjen e avionëve dhe operacione kargoje.Ky projekt parashikon gjithashtu hapjen e 1200 vendeve të reja pune dhe do të përmbushë të gjitha standardet e aviacionit civil të BE-së, duke ofruar një platformë të re për rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.Me një fluks pasagjerësh në rritje dhe një objekt të nivelit ndërkombëtar, Aeroporti i Vlorës pritet të bëhet një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë shqiptare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po përmbyllen punimet për detajet e fundit, me avionin e parë që pritet të ulët më 8 maj, për të vazhduar më pas me certifikimet dhe fluturimet zyrtare gjatë sezonit veror.Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi ecurinë e punimeve në këtë projekt madhor dhe u shpreh se ky aeroport do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë së aviacionit civil dhe turizmit në jug të Shqipërisë.“Ky është një projekt strategjik për të përmirësuar lidhjet ajrore dhe për të nxitur turizmin. Aeroporti i Vlorës do të jetë një portë e rëndësishme e hyrjes në jug dhe një hap i madh për zhvillimin e sektorëve të aviacionit dhe të mallrave,” tha Balluku.Pritshmëritë janë të mëdha, pasi ky aeroport i ri, me një pistë prej 3,2 kilometrash, do të shërbejë jo vetëm për transportin e pasagjerëve, por dhe për ngarkesat, duke ofruar mundësi për aviacionin civil, mirëmbajtjen e avionëve dhe operacione kargoje.Ky projekt parashikon gjithashtu hapjen e 1200 vendeve të reja pune dhe do të përmbushë të gjitha standardet e aviacionit civil të BE-së, duke ofruar një platformë të re për rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.Me një fluks pasagjerësh në rritje dhe një objekt të nivelit ndërkombëtar, Aeroporti i Vlorës pritet të bëhet një nga nxitësit kryesorë të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë shqiptare.

  • Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në pistë

    Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Më 8 maj, testi i parë i uljes së avionit në pistë

    Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se më 8 maj, në Aeroportin e Vlorës do të kryhet testi i parë i uljes së avionit në pistën e gjatë prej 3.8 kilometrash.
    “Më datë 8 maj, vetëm pas pak ditësh, do kemi testin e parë te uljes në pistën prej 3.2 kilometrash këtu në Vlorë duke i lënë pastaj gjithë kohën disa mujore, por brenda sezonit veror për të nisur operimet zyrtare nga Aeroporti i Vlorës, aeroporti i gjithë shqiptarëve”, tha ajo.
    Ajo theksoi se ndërtimi dhe bërja funksional i Aeroportit të Vlorës do të krijojë 1200 vende punë për të gjithë ata persona, që duan të punojnë dhe kontribuojnë në sektorin e Aviacionit Civil.
    “Aeroporti i Vlorës është aeroporti i parë që ka bërë bashkë disa komponentë. Aviacioni civil, transportin e pasagjerëve, mirëmbajtja e avionit, pra një nënsektor i ri në Shqipërisë, i cili do të sjellë punësimin e qindra djemve dhe vajzave.
    Ka 1200 vende pune, një pjesë e të cilëve kanë nisur rekrutimi. Pagat në aviacionin civil janë paga shumë të ngjashme me vendet e tjera evropiane, sepse siç kemi thënë, aviacioni civil nuk i ka kufi. Kapaciteti maksimale është në 4.5 milionë”, tha Balluku.

  • Grevë 24 orëshe në Greqi/Aviacioni Civil: Më 9 Prill anulohen të gjitha fluturimet

    Grevë 24 orëshe në Greqi/Aviacioni Civil: Më 9 Prill anulohen të gjitha fluturimet

    Të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 Prill.Aviacioni Civil ka dhënë njoftimin zyrtar, teksa thotë se anulimi ka ndodhur për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi.
    “Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, shkruhet në njoftimin e Aviacionit Civil.

  • Çfarë ndodhi? Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, ja arsyeja

    Çfarë ndodhi? Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, ja arsyeja

    Më datë 9 prill do të anullohen të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Greqisë. Shkak i anullimeve janë bërë grevat 24-orarëshe të shërbimit civil grek.
    “Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, njofton Aviacioni Civil.

    Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.
    “ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.

     

  • Grevë në Greqi, Aviacioni Civil njofton pasagjerët: Anulohen fluturimet më 9 prill

    Grevë në Greqi, Aviacioni Civil njofton pasagjerët: Anulohen fluturimet më 9 prill

    Foto ilustruese

    TIRANË- Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) ka njoftuar qytetarët se të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më 9 prill. Sipas AAC, fluturimet janë anuluar pasi, Shërbimi Civil në Greqi ka njoftuar se do të mbajë një grevë 24 orëshe.
    Autoriteti i Aviacionit Civil lajmëron pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.
     
    “Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil./ZËRI

  • Grevë 24 orëshe në Greqi/ Aviacioni Civil njoftim të rëndësishëm: Më 9 prill anulohen të gjitha fluturimet

    Grevë 24 orëshe në Greqi/ Aviacioni Civil njoftim të rëndësishëm: Më 9 prill anulohen të gjitha fluturimet

    Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 prill . Kjo gjë ka ndodhur për shkak të grevës 24 orëshe, të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.

    “Për shkak të grevës 24 orëshe të Shërbimit Civil në Greqi, të gjithë fluturimet drejt dhe nga Aeroportet greke për datën 09 prill janë anuluar”, njofton Aviacioni Civil. Autoriteti i Aviacionit Civil kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë me kompanitë ajrore për të marrë më shumë informacion.

    “ACAA këshillon të gjithë pasagjeret të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.

  • Greva 24 orëshe në Greqi, Aviacioni Civil: Më 9 prill, anulohen fluturimet për dhe nga aeroportet greke

    Greva 24 orëshe në Greqi, Aviacioni Civil: Më 9 prill, anulohen fluturimet për dhe nga aeroportet greke

    Të gjitha fluturimet për dhe nga aeroportet e Greqisë do të anulohen më datë 9 prill. Ky njoftim nga Aviacioni Civil vjen për shkak të grevës 24 orëshe të paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi.
    ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.
    “Për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftim.

  • Njoftim nga Aviacioni Civil: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, ja aryseja

    Njoftim nga Aviacioni Civil: Më 9 prill anulohen fluturimet me Greqinë, ja aryseja

    Të gjitha fluturimet drejt Greqisë dhe anasjelltas do të anulohen më datën 9 prill. Ky informacion vjen nga Aviacioni Civil, i cili thotë se shkak për anulimin është greva 24-orëshe e paralajmëruar nga Shërbimi Civil në Greqi. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion.
    “Për shkak të grevës 24-orëshe të shërbimit civil në Greqi, të gjitha fluturimet drejt dhe nga aeroportet greke për datën 9 prill janë anuluar. ACAA këshillon të gjithë pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përkatëse për më shumë informacion”, thuhet në njoftimin e Aviacionit Civil.

  • Raporti: 38% e punësimeve në Bashkinë e Tiranës, në shkelje të ligjit

    Raporti: 38% e punësimeve në Bashkinë e Tiranës, në shkelje të ligjit

    Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil rezultoi se 38% e tyre ishin zënë në kundërshtim me ligjin.

    Raporti vjetor i këtij institucioni hedh dritë mbi disa prej zhvillimeve kryesore në administratë sa i takon punësimit, largimit apo lëvizjes në karrierë të punonjësve.

    Konkretisht Komisioneri monitoroi 15 bashki gjatë vitit 2024 ku të paktën 118 e vendeve të punës rezultuan të lira dhe 744 ishin zënë në përputhje me procedurat që përcakton ligji çka përbejnë respektivisht 9 për qind dhe 57 për qind të tyre.

    “Në këto institucione janë kontrolluar 338 raste të punonjësve që janë emëruar në shërbimin civil sipas procedurave përkatëse të parashikuara në ligj dhe rezulton se 239 prej tyre, janë në nivelin ekzekutiv, 98 raste në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues dhe 1 rast në nivelin e lartë drejtues. Sipas statistikave të evidentuara më sipër, është konstatuar se në 22 raste është aplikuar procedura e lëvizjes paralele dhe në 89 raste është aplikuar procedura e ngritjes në detyrë, nga të cilat në 47 raste me kandidatë nga sistemi i shërbimit civil dhe në 42 raste me kandidatë të tjerë, që nuk janë pjesë e sistemit.

    Vihet re se lista e pritjes, e krijuar pas përfundimit të procedurës së pranimit në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv, me konkurrentët që kanë marrë nivelin e nevojshëm të pikëve, por që nuk mund të emërohen pasi nuk ka pozicion pune, është aplikuar vetëm në 6 raste’ thuhet në raportin e Komisionerit.

    I njëjti raport vlerëson se sa i takon rekrutimit janë vënë re mangësi në dokumentacionin që duhet të dorëzojë kandidati gjatë aplikimit për të marrë pjesë në konkurrim. Po kështu mangësi në dokumentacionin që provon realizimin e fazave të konkurrimit apo në dokumentacionin që materializon veprimtarinë e organeve që realizojnë procesin e rekrutimit.

    Komisioneri vlerëson se janë konstatuar gjithashtu probleme gjatë ndërtimit dhe funksionimit të organeve kolegjiale që kryejnë procesin e konkurrimit, si Komitetet e pranimit, ose Komisionet e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë./ MONITOR