Aeroporti i ri i Vlorës nuk do të shërbejë vetëm për fluturime civile, por do të ketë edhe një funksion të rëndësishëm ushtarak. Lajmin e konfirmoi kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, gjatë një interviste për “A2 CNN”, ku foli për planet strategjike të qeverisë në lidhje me zhvillimin e aviacionit në Shqipëri.Sipas Ethemajt, aeroporti i Vlorës dhe ai i Rinasit do të jenë pjesë e një infrastrukture të integruar që do të mbështesë jo vetëm udhëtimet komerciale, por edhe zhvillimin e industrisë së mirëfilltë të aviacionit civil dhe ushtarak në vend.“Sot operojmë me më shumë mundësi zhvillimi si industri; futja e organizatave të mirëmbajtjes dhe hapja e shkollave ushtarake e civile do të maksimizojë Aviacionin Civil. Të dy aeroportet, i Vlorës dhe i Rinasit, janë pjesë e kësaj infrastrukture për të komanduar zgjerimin e aviacionit në Shqipëri,” tha Ethemaj.Ai shtoi se qëllimi nuk është vetëm për të rritur numrin e fluturimeve apo uljeve, por për të ofruar akses më të lehtë në rivierën shqiptare dhe për ta kthyer aviacionin në një shtyllë të rëndësishme ekonomike.“Nuk ka rëndësi sa avionë do të ulen, por sa të lehtë do ta kenë pasagjerët të aksesojnë rivierën për një orë,” u shpreh ai, duke vënë theksin te potenciali turistik që sjell ky zhvillim.Ky zhvillim vjen në kohën kur Shqipëria po përpiqet të pozicionohet si një qendër strategjike në rajon për turizmin, logjistikën dhe sigurinë. Funksioni i dyfishtë i Aeroportit të Vlorës pritet të rrisë ndjeshëm rolin e vendit në skenën rajonale, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë ushtarak.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Aeroporti i ri i Vlorës nuk do të shërbejë vetëm për fluturime civile, por do të ketë edhe një funksion të rëndësishëm ushtarak. Lajmin e konfirmoi kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, gjatë një interviste për “A2 CNN”, ku foli për planet strategjike të qeverisë në lidhje me zhvillimin e aviacionit në Shqipëri.Sipas Ethemajt, aeroporti i Vlorës dhe ai i Rinasit do të jenë pjesë e një infrastrukture të integruar që do të mbështesë jo vetëm udhëtimet komerciale, por edhe zhvillimin e industrisë së mirëfilltë të aviacionit civil dhe ushtarak në vend.“Sot operojmë me më shumë mundësi zhvillimi si industri; futja e organizatave të mirëmbajtjes dhe hapja e shkollave ushtarake e civile do të maksimizojë Aviacionin Civil. Të dy aeroportet, i Vlorës dhe i Rinasit, janë pjesë e kësaj infrastrukture për të komanduar zgjerimin e aviacionit në Shqipëri,” tha Ethemaj.Ai shtoi se qëllimi nuk është vetëm për të rritur numrin e fluturimeve apo uljeve, por për të ofruar akses më të lehtë në rivierën shqiptare dhe për ta kthyer aviacionin në një shtyllë të rëndësishme ekonomike.“Nuk ka rëndësi sa avionë do të ulen, por sa të lehtë do ta kenë pasagjerët të aksesojnë rivierën për një orë,” u shpreh ai, duke vënë theksin te potenciali turistik që sjell ky zhvillim.Ky zhvillim vjen në kohën kur Shqipëria po përpiqet të pozicionohet si një qendër strategjike në rajon për turizmin, logjistikën dhe sigurinë. Funksioni i dyfishtë i Aeroportit të Vlorës pritet të rrisë ndjeshëm rolin e vendit në skenën rajonale, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë ushtarak.
Tag: civil
-

Aeroporti i Vlorës do të përdoret edhe për qëllime ushtarake
Aeroporti i Vlorës do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Lajmin e jep kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj, duke folur mbi planet e qeverisë në këtë drejtim. Sipas tij me hapjen e shkollave ushtarake dhe civile, ky sektor do të operojë si një industri duke zgjeruar aviacionin civil në vend dhe lehtësuar aksesin.
”Nuk ka të bëjnë me faktin që do e ketë aeroporti i Vlorës apo i Rinasit, por me faktin Aviacioni Civil në Shqipëri po zhvillohet nga një perceptim që lidhej me fluturimet e avionët komercialë.Sot operojmë më shumë mundësi zhvillimi si industri; futja e organizatave të mirëmbajtje hapja e shkollave ushtarake dhe civile do të maksimizojë Aviacionin Civil, jo vetëm për fluturime komerciale, por si industri.
Të dy aeroportet; i Vlorës dhe Rinasit bëjnë pjesë e kësaj infrastrukture për të komanduar zgjerimin e aviacionit civil në vend. Aeroporti i Vlorës ofron lehtësi te pasagjerët, nuk ka rëndësi sa do ulen, por ata që do ulen të aksesojnë rivierën tonë për një orë”,-tha në ”A2cnn”. -

Konflikti Izrael-Iran, sa e rrezikuar është hapësira ajrore shqiptare?
“Hapësira ajrore e Shqipërisë është po aq e rrezikuar nga Irani sa vetë Europa”. Kështu u shpreh në një intervistë përA2CNN, kreu i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj. Ai shpjegon ndërkohë efektet e tjera me të cilat po përballet aviacioni shqiptar si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.
“Përsa i përket sigurisë së Shqipërisë ka po aq rrezik sa për të gjithë kontinentin. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe gëzon të njëjta privilegje e detyrime sa i përket sovranitetit të vendit dhe nga pikëpamja e Aviacionit Civil,(hapësira ajrore) Shqipëria është e mirëintegruar në sistemin europian. Nëse Europa do të vuajë, do të vuajë dhe Shqipëria. Shqipëria do të vuajë si një kontinent i tërë”, tha ai për A2 CNN.
Ai thekson se kjo krizë do të rrisë ngarkesën në kontrollin dhe menaxhimin e trafikut ajror europian.
“Kemi që nga viti 2022 që jemi në një cikël krizash dhe ai që ka vuajtur më shumë është aviacioni civil. Për shkak të konfliktit Rusi Ukrainë kemi 25% më pak hapësirë ajrore në Europë. Kriza në Izrael ka bërë që hapësira e Sirisë, Irakut, Iranit, Jordanisë dhe Izraelit është e mbyllur. Avionët civilë e anashkalojnë këtë duke rritur numrin e operimeve në Shqipëri e Greqi. Nuk shoh rrezik për sigurinë, por ngarkesë të shtuar për sistemin europian të aviacionit civil e kontrollin e trafikut ajror në lidhje me fluksin e menaxhimit të fluturimeve”, deklaroi ai. -

“Trupat e pajetë ishin shpërndarë gjithandej”, dëshmitarët tregojnë pamjet e frikshme pas rrëzimit të avionit me 242 persona: Ra mbi një spital civil
Pamja në Ahmedabad pas përplasjes së avionit të pasagjerëve të Air India pak pas ngritjes është tronditëse.
Disa orë pas aksidentit, tymi mund të shihet ende duke u ngritur nga rrënojat e ndërtesave në vendin e ngjarjes. Fotot tregojnë një kornizë krevati të djegur të hedhur në rrugë.
Të gjithë po vrapojnë, duke u përpjekur të shpëtojnë sa më shumë jetë kur BBC mbërrin në vendngjarje.Zjarrfikësit shihen duke ecur përmes tokës së djegur, duke u përpjekur të shuajnë mbetjet që ende tymosin me zorrët e tyre të ujit.
Ambulancat janë gjithandej në zonë. Rrugët janë të bllokuara. Në periferi, njerëz të afërmit e të cilëve po udhëtonin drejt Londrës kanë filluar të mblidhen.
Boeing 787 Dreamliner u rrëzua pak pas ngritjes të enjten pasdite me orën lokale, me destinacion aeroportin London Gatwick. Në bord ndodheshin 242 persona – kryesisht shtetas indianë, por edhe shumë britanikë, disa portugezë dhe një kanadez.
Banorët e qytetit perëndimor indian dëgjuan fillimisht një zhurmë të madhe, pastaj panë tym të zi duke u ngritur drejt qiellit.
“Isha në shtëpi kur dëgjuam një zhurmë të madhe,” i tha një banor i Ahmedabad agjencisë indiane të lajmeve PTI.“Kur dolëm jashtë për të parë çfarë kishte ndodhur, ajri ishte mbushur me tym të dendur. Kur erdhëm këtu, trupa të pajetë dhe mbetje nga avioni i përplasur ishin të shpërndara gjithandej.”
Avioni ra mbi një konvikt mjekësh pranë Spitalit Civil, vetëm pak larg nga aeroporti.Nuk është e qartë sa njerëz ndodheshin brenda. Sipas një dëshmitari okular, njerëz u panë duke kërcyer nga kati i tretë “për të shpëtuar veten”.
“Avioni ishte në flakë,” i tha një banor i paidentifikuar agjencisë AFP.
“Ne ndihmuam njerëzit të dilnin nga ndërtesa dhe dërguam të plagosurit në spital.”Ramila i tha agjencisë indiane ANI se djali i saj, i cili sapo ishte kthyer në konvikt për drekë, ishte ndër ata që kërcyen.
Ai pësoi plagë, por është jashtë rrezikut, shtoi ajo. Jashtë, njerëzit filluan të mblidhen. Shërbimi i zjarrfikësve u ndihmua edhe nga vullnetarë të komunitetit lokal.
Por mes turmës ishin edhe njerëz familjarët e të cilëve ndodheshin në bordin e fluturimit.Poonam Patel, i cili ndodhet në Spitalin Civil në Ahmedabad, i tha ANI se kunata e tij ndodhej në fluturimin drejt Londrës.
“Brenda një ore, mora lajmin që avioni ishte rrëzuar. Kështu që erdha këtu.”Top Channel
-

Boeing Dreamliner, avioni civil i sofistikuar që u rrëzua në Indi, xhevahiri i prodhuesve amerikanë
Një tragjedi e madhe aviacioni goditi Ahmedabadin të enjten kur një Boeing 787-8 Dreamliner i Air India, që operonte si fluturimi AI171 për në Aeroportin Gatwick të Londrës, u rrëzua pranë Aeroportit Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel menjëherë pas ngritjes.
Avioni mbante 230 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit, për një total prej 242 personash në bord.
Pamjet dramatike nga vendi i ngjarjes treguan rrënojat e avionit të përfshirë nga flakët dhe tym të zi të dendur që ngrihej pranë pistës, ndërsa ekipet e emergjencës nxituan në vendngjarje për të kryer operacione shpëtimi.
Boeing 787-8 Dreamliner është një avion i teknologjisë së fundit, me trup të gjerë dhe për distanca të gjata, i projektuar për efikasitet, rehati dhe performancë mjedisore. I prezantuar në vitin 2011, 787-8 është modeli i parë në serinë Dreamliner të Boeing dhe përdoret gjerësisht nga linjat ajrore në nivel global për fluturime ndërkontinentale.
Kapaciteti: Zakonisht ka kapacitet midis 242 dhe 290 pasagjerëve, varësisht nga konfigurimi i linjës ajrore, duke e bërë të përshtatshëm si për itinerare me trafik të lartë ashtu edhe për itinerare në distanca të gjata.
Diapazoni: Mund të fluturojë deri në 13,530 kilometra pa ndalesa, duke lejuar lidhje të drejtpërdrejta midis qyteteve të largëta.
Ndërtimi: Ndërtuar me materiale të përparuara kompozite, të cilat përbëjnë rreth 50% të strukturës primare, duke rezultuar në një avion më të lehtë dhe më efikas në karburant.
Teknologjia: E pajisur me avionikën më të fundit, kontrollet fluturuese me tela dhe sisteme të përparuara sigurie.
Boeing 787-8 Dreamliner është i pajisur me sisteme të përparuara navigimi dhe sigurie që rrisin ndërgjegjësimin për situatën dhe efikasitetin operacional. Sistemi Sintetik i Shikimit (SVS) ofron një pamje 3D të terrenit dhe pengesave të mundshme, duke përmirësuar vendimmarrjen e pilotëve, veçanërisht në kushte me dukshmëri të ulët.
Avioni është i pajisur me Sistemin e Integruar Modular të Avionikës (IMA), një sistem i centralizuar që përmirëson mirëmbajtjen dhe optimizon performancën duke integruar funksione të shumëfishta të avionikës në më pak komponentë.
Aksidenti ndodhi menjëherë pas ngritjes, ndërsa shkaku është ende nën hetim nga Air India dhe Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA).
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësve reaguan shpejt dhe qeveria qendrore ka premtuar mbështetje të plotë për operacionet në vazhdim. Deri më tani, numri i viktimave dhe shkaku i saktë i aksidentit mbeten të pakonfirmuara.
Kryeministri Narendra Modi foli me Ministrin e Aviacionit Civil, Rammohan Naidu, dhe bëri një vlerësim të incidentit të rrëzimit të avionit të Air India në Ahmedabad.
Boeing 787-8 Dreamliner, i njohur për besueshmërinë dhe karakteristikat e përparuara të sigurisë, ka një rekord të fortë operativ, duke e bërë rrëzimin e së enjtes një ngjarje të rrallë dhe thellësisht shqetësuese për sektorin e aviacionit të Indisë. -

Zbardhet VKM-ja: Qeveria kërkon t’i hapë rrugë koncensioneve të tjera në pronat e ushtrisë, si do bëhet ndarja
Foto Ilustruese
TIRANË- Qeveria Shqiptare po kërkon që të bëjë disa ndryshime në ligjin për Forcat e Armatosura që prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë planin e administrimit dhe mënyrën e administrimit të pronave ushtarake në territorin e Republikës së Shqipërisë. Një shkresë që mban emrin e Elisa Spiropalit është botuar sot në faqen zyrtare të Vendimeve të Këshillit tëMinistrave ku bëhen me dije pikat në të cilat kërkohet ndryshimi i ligjit për Forcat e Armatosura.
Përtej kompetencave të për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, vihet re se ajo që kërkohet është edhe mundësia për ‘përdorim të dyfishtë’ të pronave ushtarake të vendosura Jshtë planit ushtarak. E gjitha nis fillimisht me ndryshimin e planit të vendosjes, në mënyrë që pronat që mbeten jashtë planit, të kenë mundësi të përdoren nga palë të teeta, por nën monitorimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu shkruhet se plani i vendosjes dhe përhapjes i Forcave të Armatosura rishikohet periodikisht çdo 5 (pesë) vjet dhe në çdo kohë, në rastet e:
a) ndryshimeve të nevojave të Forcave të Armatosura; b) përputhshmërisë me nevojat operacionale për mbështetjen e operacioneve dhe të plotësimit të standardeve të NATO-s; c) investimeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit apo ndërtimeve, përmirësimeve të infrastrukturës publike, që prekin pjesërisht apo plotësisht një pronë brenda planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura, kur vlerësohet se ky ndryshimin nuk cenon operacionalitetin e Forcave të Armatosura.
VENDIMI:Vendimi
P R O J E K T L I GJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.64/2014, “PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 169, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
V E N D O S I:
Në ligjin nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas pikës 12, të nenit 6, shtohen pikat 12/1 dhe 12/2, me këtë përmbajtje:
“12/1. “Plani i vendosjes dhe përhapjes i Forcave të Armatosura” është plani me karakter strategjik, në të cilin përcaktohen vendndodhja e zonave dhe objekteve, ku kryejnë aktivitetin e tyre ditor për punë, jetesë, stërvitje, përgatitje për operacione, përkujdesje, si dhe marrin mbështetje logjistike dhe administrative Forcat e Armatosura në territorin e Republikës së Shqipërisë.”.
12/2. “Pronat jashtë planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura” janë ato pasuri të paluajtshme shtetërore, që janë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes ose të një personi tjetër juridik, të krijuar sipas formave të parashikuara nga ligji, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe që nuk janë pjesë të planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura.”.
Neni 2
Në titullin e nenit 7, fjala “… strategjik …” zëvendësohet me fjalët “… të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë …”.
Neni 3
Pas shkronjës “i”, të nenit 11, shtohet shkronja “j”, me këtë përmbajtje:
“j) përcakton rregullat e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera shtetërore në angazhimin e strukturave, mjeteve dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.”.
Neni 4
Në nenin 13 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Shkronja “h”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“h) emëron, liron ose shkarkon nga detyra oficerët aktivë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët me gradën “nënkolonel/kapiten i rangut të dytë” dhe “kolonel/kapiten i rangut të parë”, në Forcat e Armatosura, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me përjashtim të oficerëve me grada madhore;”.
2. Pas shkronjës “h”, të pikës 2, shtohet shkronja “h/1”, me këtë përmbajtje:
“h/1) nxjerr në rezervë apo në lirim oficerët aktivë të Forcave të Armatosura, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me përjashtim të oficerëve me grada madhore;”.
3. Shkronja “j”, e pikës 2, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“j) komandon në një detyrë tjetër oficerët aktivë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët me gradën, “nënkolonel/kapiten i rangut të dytë” dhe “kolonel/kapiten i rangut të parë”, në Forcat e Armatosura, për një periudhë kohe jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj, me të drejtë rikomandimi, por jo më shumë se 2 (dy) herë, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me përjashtim të oficerëve me grada madhore;”.
4. Pas shkronjës “sh”, të pikës 2, shtohet shkronja “t”, me këtë përmbajtje:
“t) i propozon për miratim Presidentit të Republikës planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura.”.
5. Pika 4, e nenit 13, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Ministri i Mbrojtjes zëvendësohet nga zëvendësministri i Mbrojtjes në kryerjen e detyrave, sipas legjislacionit në fuqi.”.
Neni 5
Në nenin 15 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Pas shkronjës “m”, të pikës 9, shtohet shkronja “m/1”, me këtë përmbajtje:
“m/1) emëron, liron ose shkarkon nga detyra oficerët aktivë të Forcave të Armatosura me gradën “nëntoger/nënlejtënant”, “toger/lejtënant”, “kapiten/kapitenlejtënant” dhe “major/kapiten i rangut të tretë”, me propozimin e komandantëve të Forcave të Armatosura, të strukturave mbështetëse dhe të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të personelit oficer të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes;”.
2. Pas shkronjës “n”, të pikës 9, shtohet shkronja “n/1”, me këtë përmbajtje:
“n/1) miraton marrjen në punë me kontratë për personelin civil në funksionet ushtar/civil (U/C) dhe nënoficer/civil (N/C) të strukturave të Forcave të Armatosura, me propozimin e komandantëve të Forcave, të strukturave mbështetëse dhe të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të atyre që gëzojnë statusin e nëpunësit civil ose që janë në funksione oficer/civil (O/C);”.
3. Pas shkronjës “p”, të pikës 9, shtohet shkronja “p/1”, me këtë përmbajtje:
“p/1) komandon në një detyrë tjetër oficerët aktivë të Forcave të Armatosura me gradën “nëntoger/nënlejtënant”, “toger/lejtënant”, “kapiten/kapitenlejtënant” dhe “major/kapiten i rangut të tretë”, për një periudhë kohe jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj, me të drejtë rikomandimi, por jo më shumë se 2 (dy) herë, përjashtuar personelin oficer të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes;”.
4. Shkronja “q”, e pikës 9, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“q) “komandon në një detyrë tjetër ushtarët aktivë, nënoficerët dhe personelin civil, me përjashtim të atyre që gëzojnë statusin e nëpunësit civil, të atyre që janë në funksione oficer/civil (O/C) në strukturat e varësisë së drejtpërdrejtë dhe nga një forcë, strukturë mbështetëse në një tjetër, për një periudhë kohe jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj, me të drejtë rikomandimi, por jo më shumë se 2 (dy) herë, me propozimin e komandantëve të Forcave, të strukturave mbështetëse dhe të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;”.
5. Shkronja “r”, e pikës 9, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“r) miraton kalimin në emërtesë të personelit nënoficer, ushtar dhe të personelit civil, me përjashtim të atyre që gëzojnë statusin e nëpunësit civil, ose që janë në funksione oficer/civil (O/C), në Forcat e Armatosura, me propozimin e komandantëve të Forcave, strukturave mbështetëse dhe të strukturave të varësisë së drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;”.
6. Pika 11, e nenit 15, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“11. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura zëvendësohet nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura në kryerjen e detyrave, sipas legjislacionit në fuqi.”.
Neni 6
Në nenin 18 bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Në shkronjën “ç”, të pikës 5, të nenit 18, në fund të fjalisë, pas fjalës “… oficeri …” shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“ç) … si dhe merr në punë me kontratë, me miratimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, personelin civil, i cili është në funksione ushtar/civil (U/C), nënoficer/civil (N/C).”.
2. Pas shkronjës “ç”, të pikës 5, të nenit 18, shtohet shkronja “ç/1”, me këtë përmbajtje:
“ç/1) komandon në një detyrë tjetër nënoficerët aktivë, ushtarët aktivë dhe personelin civil të forcës apo të strukturës mbështetëse që drejton, me përjashtim të atyre që gëzojnë statusin e nëpunësit civil ose që janë në funksione oficer/civil (O/C), për një periudhë kohe jo më shumë se 6 (gjashtë) muaj, por jo më shumë se 2 (dy) herë.”.
Neni 7
Pas kreut III shtohet kreu III/1, me këtë përmbajtje:
“KREU III/1 KOMPETENCAT PËR HARTIMIN DHE RISHIKIMIN E PLANIT TË VENDOSJES DHE PËRHAPJES DHE ADMINISTRIMI I PRONAVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Neni 23/1 Hartimi i planit të vendosjes dhe përhapjes
1. Plani i vendosjes dhe përhapjes i Forcave të Armatosura hartohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, bazuar në planin afatgjatë të zhvillimit të Forcave të Armatosura.
2. Plani i vendosjes dhe përhapjes i Forcave të Armatosura përmban detyrimisht emërtimin dhe vendndodhjen e strukturës, si dhe koordinatat.
3. Procedurat për hartimin dhe rishikimin e planit të vendosjes dhe përhapjes, si dhe modeli i tij, miratohen me urdhër të ministrit të Mbrojtjes, me propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Neni 23/2 Kriteret e rishikimit të planit të vendosjes dhe përhapjes
1. Plani i vendosjes dhe përhapjes i Forcave të Armatosura rishikohet periodikisht çdo 5 (pesë) vjet dhe në çdo kohë, në rastet e:
a) ndryshimeve të nevojave të Forcave të Armatosura; b) përputhshmërisë me nevojat operacionale për mbështetjen e operacioneve dhe të plotësimit të standardeve të NATO-s; c) investimeve me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit apo ndërtimeve, përmirësimeve të infrastrukturës publike, që prekin pjesërisht apo plotësisht një pronë brenda planit të vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura, kur vlerësohet se ky ndryshimin nuk cenon operacionalitetin e Forcave të Armatosura.
2. Për qëllime të shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij neni, institucioni përgjegjës për investimet e rëndësisë së veçantë kërkon rishikimin e planit të vendosjes dhe përhapjes, pasi vlerëson natyrën dhe rëndësinë e investimit.
3. Në çdo rast, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura garanton gatishmërinë operacionale të Forcave të Armatosura.
Neni 23/3 Administrimi i pronave
1. Pronat në përgjegjësi administrimi administrohen nga Ministria e Mbrojtjes ose nga një person tjetër juridik, i krijuar sipas formave të parashikuara nga ligji, pranë Ministrisë së Mbrojtjes për këtë qëllim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Pronat brenda dhe jashtë planit të vendosjes dhe përhapjes mund të jepen për përdorim të dyfishtë, në interes të Ministrisë së Mbrojtjes, për aq kohë sa nuk cenohen kapacitetet operacionale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
3. Në kuptim të pikës 2, të këtij neni, termi i përdorimit të dyfishtë nga Ministria e Mbrojtjes nënkupton mundësinë për të administruar pronën shtetërore, në përgjegjësi administrimit të Ministrisë së Mbrojtjes, si në funksion të garantimit të veprimtarisë së Forcave të Armatosura, ashtu edhe në funksion të zhvillimit dhe rritjes së vlerës ekonomike të saj.
4. Kriteret dhe procedurat për dhënien e pronës në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, me qira, enfiteozë, përdorim të dyfishtë apo forma të tjera përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 8 Nxjerrja e akteve nënligjore
Ngarkohen Këshilli i Ministrave dhe ministri i Mbrojtjes për nxjerrjen e akteve nënligjore përkatëse, në zbatim të neneve 3 dhe 7, të këtij ligji, brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e tij.
Neni 9 Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.64/2014, “PËR PUSHTETET DHE AUTORITETET E DREJTIMIT E TË KOMANDIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU -

“Dumani, bashkëpunëtor i krimit”, Berisha sulmon nga SPAK edhe gjyqtaren Irena Gjoka
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha, i detyruar të paraqitet në SPAK, akuzoi drejtuesin e këtij institucioni, Altin Dumani si të lidhur me krimin.
“Kjo zyrë shteti, e paguar me rroga nga më të lartat në Ballkan, është bërë seksion i kartelit që kontrollon portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës në Europë. Për këtë arsye, unë e quaj zyrtarisht Altin Troplini, bashkëpunëtor i kartelit më të fuqishëm të drogës në kontinent”, tha Berisha.Lexo edhe :Related Posts
Lideri i opozitës i tregoi mediave një kontratë qiraje, ku sipas tij qiradhënëse rezulton gjyqtarja Irena Gjoka. Kryedemokrati pretendoi se ajo ka kryer falsifikim dokumentesh pasi ka përdorur kodin civil të 2014 për të lidhur kontratën e 1996.“Kjo kontratë e panoterizuar është pranuar si dokument zyrtar nga vetorët e Edi Ramës, për të justifikuar paratë e saj të krimit dhe për ta mbajtur në shërbim. Kontratë qiraje e lidhur në Fier sot me datën 13 shkurt 1996 në palët kontraktuese shkruajnë në kontratën e poshtëshënuar. Kjo kontratë, dëgjojeni tani se kjo turpëron edhe shtetin e gomarit, por paraja denigron njerëzit në atë shkallë sa i transformon, kjo kontratë hartohet në pajtim me nenet 801 dhe 825 të Kodit Civil. Miq, Kodi Civil i miratuar në vitin 1994 ka pasur gjithsej 280 e ca nene”, tha kreu i PD-së.
Dosja “Partizani” për të cilën Berisha akuzohet se ka kryer korrupsion pasiv, kaloi për gjykim në 19 maj.
Shorti përcaktoi se do të jenë gjyqtarët Elsa Ulliri si kryesuese e seancës, dhe dy anëtarët, Rudina Palloj e Bib Ndreca ata që do të shpallin vendimin përfundimtar për fatin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi./vizionplus.tv -

DOKUMENTI- Kush u përfshi në zgjedhje rrezikon të humbasë statusin e nëpunësit civil
Foto ilustruese
TIRANË- Kushdo që është përfshirë në fushatë apo në procesin zgjedhor, duke ndikuar për të mbledhur vota për kandidatë për deputetë do të humbasë statusin e nëpunësit civil. Por jo vetëm kaq! Rrezikojnë edhe vendin e punës. Sipas një dokumenti të siguruar nga “Weblajm”, shteti ka nisur një kontroll ndaj administratës publike. Kërkesa është bërë nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, që i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një letër zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneri kërkon informacion mbi çdo denoncim apo konstatim të ardhur pranë KQZ-së. E gjitha do të bazohet në procesin e monitorimit që është zhvilluar gjatë periudhës 11 prill – 11 maj 2025.
NJOFTIMI I DEPOZITUAR:REPUBLIKA E SHQIPËRISË KOMISIONERI PËR MBIKËQYRJEN E SHËRBIMIT CIVIL
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E INSPEKTIMIT DHE MBIKËQYRJES
Nr. 533 Prot. Tiranë, më 23.05.2025
Lënda: Kërkesë për informacion në lidhje me konstatime të institucioneit të KQZ-së, apo denoncime të ardhura pranë këtij institucioni, për veprime të nëpunësve civilë të çdo niveli të administratës publike, që vijnë në kundërshtim me rregullimet ligjore për administrimin e procesit zgjedhor, si dhe për administrimin e shërbimit civil.
KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVEKOMISIONERIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVETiranë
I nderuar z. Celibashi,
Në përfundim të procesit zgjedhor, Komisioneri është duke administruar dhe analizuar të dhënat e dërguara nga institucionet pjesëmarrëse që përfshihen në sistemin e shërbimit civil, të cilat kanë lidhje me monitorimin e sjelljes së nëpunësve civilë përgjatë periudhës 11.04.2025 – 11.05.2025, që përkon me fushatën zgjedhore që zhvilluan subjektet politike në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025.
Ne vijim të bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë këtij procesi, duke vlerësuar rolin e këtij institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve, sipas kompetencave të përcaktuara në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i RSH”, i ndryshuar, si dhe duke marrë parasysh rregullat e detajuara në Vendimin nr. 9/2020 të KQZ, “Për regjistrat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik e me kapital shtetëror, agjencive, etj. që veprojnë, karakter të veprimtarive të ndaraura, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës publike për zgjedhje”, kërkojmë të informohemi në lidhje me konstatime të mundshme apo denoncime të regjistruara pranë institucionit tuaj, për veprime të nëpunësve civilë të çdo niveli të administratës publike që vijnë në kundërshtim me rregullimet ligjore për administrimin e procesit zgjedhor, apo për administrimin e shërbimit civil, duke evidentuar punonjësin dhe llojin e shkeljes, për rastet kur ata janë proceduar administrativisht, apo janë në proces hetimi administrativ.
Për sa më sipër, do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj, për të dërguar informacionin që ju dispononi, si dhe çdo dokumentacion të nevojshëm në këtë rast, brenda një afati të arsyeshëm, në kuadër të përmbylljes së procesit të monitorimit që ka zhvilluar Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil./ZËRI -

Irena me 3 mbiemra si standard i Drejtësisë së kapur nga Edi Rama (kontrata e falsifikuar)
Nga Jamarbër MALLTEZI
Irena me tre mbiemra si standard i drejtësisë së kapur nga Edi Rama (kontrata e falsifikuar)
1- Dënim penal në Greqi (i fshehur nga Irena, motra e Ballukut dhe Ulsi Manja);2- Dëbim dy herë nga Greqia (i fshehur nga Irena, motra e Ballukut dhe Ulsi Manja);3- Para të paligjshme e të pajustifikuara, për të cilat u detyrua të falsifikojë edhe kontrata;4 -Falsifikime të dokumenteve zyrtare (formulari i dekriminalizimit, formulari i vettingut, ILDKP, etj.).
Ngado që ta kapësh Irenën me tre mbiemra, është llum.
Në vitin 2003, Irena qenka dëbuar jo një, por dy herë nga Greqia. Për këtë problem ka nënshkruar vetë, para noterit publik, një prokurë për një avokat në Patra. Ajo i ka fshehur këto dëbime duke falsifikuar edhe formularin e dekriminalizimit. Falsifikuar gjithashtu formularin për dënimin penal nga Gjykata e Janinës, por shoqet e partisë pyetën Gjykatën e Athinës, se ashtu është një punë.
Ligji detyron që të hetohet brenda 15 ditësh, por “shokët dhe shoqet” e partisë kanë 14 muaj që gjoja hetojnë dhe nuk kanë zbuluar asgjë. Ose kanë zbuluar që nuk është dënuar nga Gjykata e Athinës.
Prokura e firmosur në vitin 2003 nga vetë Irena Gjoka shkruan se ajo është bashkëshorte e Sotiraq Gjokës që nga viti 2003, kur në fakt në gjendjen civile ai figuronte i martuar me një grua tjetër, ndërsa me Irenën është martuar në vitin 2006, siç shihet nga certifikata e martesës.
Ka falsifikuar deklaratën në ILDKP. Pas kësaj, ka falsifikuar edhe kur ka paguar tatim me 20 vjet vonesë për paratë e pajustifikuara dhe të padeklaruara. Nuk deklaroi dhe falsifikoi formularin e dekriminalizimit, si për dy dëbimet nga Greqia, ashtu edhe për dënimin penal. Dhe të gjithë kanë mbyllur sytë, sepse këtë llum e keqpërdornin sipas nevojës.
Për të justifikuar rreth 60,000 euro të paligjshme, Irena ka paraqitur sikur kishte një kontratë qiraje të panoterizuar të shkurtit 1996, mes burrit të ardhshëm dhe vëllezërve të vet.
Programi Microsoft Ëord doli për herë të parë në Palo Alto, Kaliforni, në vitin 1995, por menjëherë gjeti rrugën për në Fier dhe në shkurt 1996 kishte hyrë në Fier tek kontrata e qirasë mes burrit të ardhshëm të Irenës dhe vëllezërve të Irenës. Kontratë pa noter, por me Ëord for Ëindoës, me font “Times Neë Roman” 12, me funksionet “alignment: justified”, “bold” dhe “underlined” – siç janë sot. Këtë kontratë e ka paraqitur Irena me tre mbiemra si bazë për të siguruar paratë e ardhshme dhe “syleshat Belindesha” të vettingut e pranuan për të justifikuar paratë e paligjshme të Irenës.
Kontrata shkruan se hartohet në pajtim me nenet 801–825 të Kodit Civil. POR nenet 801-825 i përkasin Kodit Civil te sotshem e jo te Kodit Civil qe ishte ne fuqi ne 1996 nese kontrata do ishte e vertete.
Asokohe ishte ne fuqi LIGJI Nr.7850, dt 29.7.1994 “KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” i cili ka vetem 198 nene!!! Si e dinte kontrata e vitit 1996 se do ishte ne perputhje me nenet 801-825 te Kodit Civil te 20 viteve me pas?
Mbi bazen e ketij mashtrimi “syleshet“ dashamirese te vetingut e lejuan qe te paguante tatim fitim te 60,000 eurove te paligjshme qe kinse i kish fituar para 20 vitesh!
(Kodi Civil i miratuar ne 1994 eshte ndryshuar me ligjet nr. 8536, datë 18.10.1999, nr. 8781,datë 3.5.2001, nr. 17/2012, datë 16.2.2012, nr.121/2013,datë 18.4.2013, nr.113/2016, datë 3.11.2016; VGJK nr. 69, datë 27.12.2023. pra ne 1996 ishte ne fuqi Kodi i miratuar ne 1994 qe kishte vec 198 nene!)
A nuk e dinin? A nuk e verifikonin dot? Te pakten kete kinse kontrate me nene qe nuk ekzistonin qe justifikonte 80 miljon leke 20 vite me pas dhe te paguante tatim me 20 vite vonese per ato fitime? I shpetoi padashje apo e kaluan per t’a keqperdorur?
Kishte 16 muaj qe u raportua denimi i Irena Gjokes. Edhe Gazeta Protothema e botoi, por u hesht. Neper koridore flitej se zyrtare amerikane te Blinken/Soros i benin presion Greqise qe mos bente publike vendimin e denimit se na hidhet ne ere gjithe reforma ne drejtesi ne Shqiperi. Cdo vendim i firmosur nga Irena behet nul dhe cdo gjyq duhet perseritur nga e para.
Epilog
Nese ishte veç Irena e keqperdorura mjafton te shohim se çfare beri zevendesuesja e Irenes ne seancen paraprake kunder Sali Berishes.
Fillimisht pranoi si te rregullt dhe nuk pranoi as te korrigjoje mashtrimet e trasha te aktakuzes perfshi genjeshtrat 10-fishe te qirave, genjeshtrat sikur kryetar i KRRT ishte Berisha kur ishte Edi Rama, falsifikimin sikur VKM per letrat me vlere u ndryshua nderkohe qe nuk eshte e vertete dhe u vertetua falsiteti i prokuroreve, etj. perfshi quajtjen perfitim te Sali Berishes sponsorizimin e kengetareve dhe bamiresine qe kam kryer ne dhjetera vite per trajtimin e femijet autike. Nen urdhra politike pranoi si te rregullt edhe ato qe ligji i ndalon, si psh. marrjen per ekspert të dikujt qe ka djalin punonjës të BKH, pra sipas nenit 181 në lidhje me nenin 17/1 gërma “a” të K.Pr.Penale, njëra palë, prokurori është punëdhënës I djalit të tij.
Te henen ne mengjes Berisha beri te njohur vendimin e denimit penal te Irena Gjokes te sjelle me vule apostile nga Gjykata e Janines.
Kodi i Procedures Penale, Neni 128/a Pavlefshmëria absolute e akteve (Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017), thote se Aktet procedurale janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me: a) kushtet për të qenë gjyqtar …; prandaj vendimet e Irena Gjokes jane te gjitha te pavlefshme dhe makthi i zyrtareve te Soros po behet realitet.
Avokatet e Berishes ne seance njoftuan se sapo kane marre dijeni per denimin penal te Irena Gjokes dhe per pasoje qe ajo nuk ka plotesuar kushtet per te qene gjyqtare dhe do depozitojne kerkese per shpalljen te pavlefshme te gjithe vendimeve te Irena Gjokes. Gjyqtarja ju pergjigj se gjykata e rrezon kete kerkese per pavlefshmeri. Atehere avokatet ne seance shtruan pyetjen se si mundet qe ju te refuzoni nje kerkese qe ende nuk eshte bere? Kjo tregon paragjykim ekstrem pasi as nuk shihni se cfare jane argumentet dhe cfare thote ligji ndaj u kerkua perjashtimi i gjyqtares Davidhi per njeanshmeri.
Injorimi i ligjeve, mbyllja e syve ndaj falsifikimeve, proceset politike ne injorim te fakteve jane tregues te drejtesise se kapur dhe jo te shtetit ligjor. Irena me 3 mbiemra eshte simboli i keqperdorjes se personave delinkuente qe i kane emeruar pikerisht se jane te gatshem per te injoruar shtetin ligjor dhe te keqperdoren deri ne shkelje ligji dhe kthim ne idiote te dobishem te partise-shtet.

