Tag: civil

  • Të gjithë pasagjerët evropianë, rrëzohet avioni në Kenia, s’ka të mbijetuar

    Të gjithë pasagjerët evropianë, rrëzohet avioni në Kenia, s’ka të mbijetuar

    Një avion i vogël, në të cilin ndodheshin 11 person u rrëzua në Qarkun Këale, Kenia, të dielën në mëngjes, duke vrarë të gjithë pasagjerët në bord, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA).
    Kompania ajrore keniane, Mombasa Air Safari, tha se në avion ndodheshin tetë hungarezë, dy gjermanë dhe një anëtar i ekuipazhit nga Kenia.

    #breakingnews‌ Plane Crashes Near Kwale, 12 Onboard
    ▶️A small aircraft carrying 12 people crashed early Tuesday while flying from Diani to Kichwa Tembo, the Kenya Civil Aviation Authority (KCAA) confirmed.

    The aircraft, registered 5Y-CCA, went down at approximately 5:30 a.m.… pic.twitter.com/DUtOykhtEa
    — Tim (@osorotimothyKE) October 28, 2025

    “Fatkeqësisht nuk ka të mbijetuar… Me keqardhje të thellë njoftojmë se, sipas informacionit fillestar, kishte 10 pasagjerë, 8 hungarezë, 2 gjermanë dhe një anëtar i ekuipazhit, piloti nga Kenia”, tha linja ajrore në një deklaratë.
    Avioni u rrëzua rreth orës 5:30 të mëngjesit (ora lokale, 7:30 e mëngjesit GMT).
    Sipas një deklarate nga Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit, agjencitë qeveritare kanë shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit./vizionplus.tv

  • Komisionerja Strakosha nën akuzë, Kalaja: Ajo harroi përgjegjësinë morale dhe nuk dha përgjigje për skandalin e patronazhimit

    Komisionerja Strakosha nën akuzë, Kalaja: Ajo harroi përgjegjësinë morale dhe nuk dha përgjigje për skandalin e patronazhimit

    E ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV, ka qenë avokatja Adriana Kalaja.

    Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri, ajo ka komentuar deklaratat e një dite më parë të Komisioneres së Shërbimit Civil, Strakosha.

    Adriana Kalaja: Në fakt, në këndvështrimin tim, jo vetëm në aspektin moral që në ndërgjegjen e kësaj zonje duhet të prevalonte interesi publik. Dhe kjo, në çfarëdo lloj rrethane, duhej të jepte dorëheqjen nga një funksion kaq i rëndësishëm. Kjo gjë vlen edhe për ata që e riemëruan dhe ky është Edi Rama, se nuk ka njeri tjetër përveç atij. Dhe mbi të gjitha një person — po e marr pastaj në aspektin pak më të ngushtë — një person, një individ, një nënë, kur nuk mbikëqyr dot fëmijën e saj, nuk mund të mbikëqyrë gjithë shërbimin civil.

    Unë nuk them që ajo është fajtore. Nuk mban përgjegjësi për veprimet e të birit. Po them në aspektin moral. Është mungesë totale morale. Sepse të kesh fëmijën në kërkim për 2.4 miliardë euro, është një e treta e buxhetit të shtetit. Duhet të flasim me fakte dhe me prova dhe të japë ato përgjigje fyese, tallëse, të papërgjegjshme. Çfarë tha? Ja, unë po marr vetëm një moment, se pastaj do t’i rikthehemi prapë çështjes së Amant Josifit. Tha në një moment që patronazhistët janë një problem jashtëligjor dhe ne merremi vetëm me probleme ligjore.

    E para, një herë, nuk e di a ndjek lajmet kjo zonja, sepse patronazhimin e ka shpallur si kauzë të vetën vetë Edi Rama, në thirrje publike, në mënyrën se si funksionon procesi zgjedhor dhe në mënyrën se si nga maja e pushtetit, në formë kapilare deri tek pjesa fundore e administratës publike, është në shërbim, në formë patronazhimi të zgjedhjeve. Ndërkohë, ne këtë i kërkuam. Pra, kush është roli yt mbikëqyrës, nëpërmjet deputetëve tanë, në këtë skemë patronazhimi, për sa kohë që janë po këta njerëz të shërbimit civil që bëjnë edhe patronazhimin. E bëjnë mbi të gjitha me paratë publike, e bëjnë me strukturat publike dhe e bëjnë në orar të punës. Pra, kjo ishte thelbësore për ta parë.
    Ndërkohë edhe përgjigja për dorëheqjet në bashkitë më kryesore të vendit, ishte po kështu fyese dhe tallëse, sepse tha: “Dorëheqja është.” Po ne e pamë të gjithë që dorëheqjet filluan të nesërmen e deklaratës që bëri i madhërishmi i Surrelit.

    Kështu që ne nuk mund të bëjmë barazinë midis asaj që thotë ligji, sepse ne në ligj vërtet i kemi të shkruara mirë e bukur, por problemi është që ti, si kryetare, ose si komisionere e mbikëqyrjes së shërbimit civil, çfarë hapash ke evidentuar? Sepse nuk është puna jote vetëm problemi “u shkarkua dikush nga puna” dhe “si do ta zgjidhim”.
    E patë pastaj edhe në raport me atë çështjen tjetër në lidhje me KLP, KLGJ dhe ILD. Tha se ne vetëm i menaxhojmë. Jo, nuk është detyra e tyre t’i menaxhojnë. Është detyrë e tyre t’i kontrollojnë se si sillen ato në raport me shërbimin civil, sepse këtë detyrë ka. Nëse një komisioner thotë se kjo nuk është e imja, atëherë cila është detyra e një komisionereje të Shërbimit Civil?

  • “Qafsh mua ka ngelur ndonjë demokrat në administratë?”/ Deputeti i PD ironi me nëpunësit civilë

    “Qafsh mua ka ngelur ndonjë demokrat në administratë?”/ Deputeti i PD ironi me nëpunësit civilë

    Gjatë raportimit në Komisonerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka ironizuar punësimin e socialistëve në administratë.

    Korreshi duke iu drejtuar Pranvera Strakoshës, ka pyetur nëse ka ndonjë nëpunës civil pa teserën e PS. Më tej, demokrati u ka thënë deputetëve të mazhorancës se këtë pyetje duhet ta bënin ata.
    “Me qenë i sinqertë, pyetja ime është; ka rezultuar ndonjë nënpunës civil sot që nuk e ka teserën e PS? E them këtë se është problem i madh”, u shpreh Korreshi.
    Gjithashtu ai e pyeti Strakoshën nëse ka ndonjë demokrat në administratë pas 12 viteve qeverisje nga socialistët.

    Top Channel

  • A ndërhyri Rama për dorëheqjet në Bashkitë e vendit? Ja si përgjigjet Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

    A ndërhyri Rama për dorëheqjet në Bashkitë e vendit? Ja si përgjigjet Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil

    Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha raportoi sot në Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës.
    Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, referoi disa pyetje për Komisioneren, ku mes tyre ishte edhe ajo për urdhrin e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës për dorëheqjet e nëpunësve të institucioneve vendore, nënkryetarëve të bashkive.
    “Lidhur me urdhrin e kryeministrit ndaj Bashkive, referuar rasteve të punonjësve me statusin e nëpunësit civil. A është ndërhyrje e drejtë të organet e qeverisjes vendore dhe a pengon mbarëvajtjen e punëve atje?
    Sa është fatura financiare në buxhet që ndikon, për shkarkimet nga puna dhe gjyqet e fituara nga të larguarit?”, pyeti ligjvënësi demokrat.
    Kurse Strakosha u përgjigj për rastin e urdhrit të kryeministrit duke shpjeguar se:
    “Përsa i përket pyetjes për urdhrin e dorëheqjeve, kjo është në vullnetin e tyre, e jep apo nuk e jep, është e drejta e tyre. Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin”.
    Kurse për vendet bosh në institucionet e drejtësisë, Komisionerja tha se: “Ne nuk jemi gjykatë, jemi indirekt, marrim njoftimin dhe shqyrtojmë procedurën, sepse është gjykata nëse çështja është atje. Ne bëjmë vetëm shqyrtimin apo zgjidhjen pa shkuar në gjykatë. KLGJ, ILD dhe KLP ne i inspektojmë rregullisht, por të tjerat jo. Ne nuk kemi lidhje se çfarë bëjnë ata në gjykata, por me statusin e tyre”.
    Pyetjes për shpenzimet e buxhetit ë shtetit për gjyqet e humbura me nëpunësit e shkarkuar apo larguar, Strakosha tha se nuk e kishte një të tillë.
    “Nuk jemi në gjendje të japim një faturë të përgjithshme sepse kjo bëhet në bashkëpunim me KLSH-në, institucionet që inspektojnë”, përfundoi ajo.

  • Deputeti i PD pyet Komisoneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civi: A ka ndonjë demokrat në administratë?

    Deputeti i PD pyet Komisoneren e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civi: A ka ndonjë demokrat në administratë?

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka hedhur kritika në Komisionin e Ligjeve lidhur me politizimin e administratës publike dhe moszbatimin e vendimeve gjyqësore për rikthimin në punë të punonjësve të pushuar padrejtësisht.
    Gjate raportimit të Komisioneres  për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, deputeti demokrat përmendi edhe institucionet publike që janë jashtë mbikëqyrjes së drejtpërdrejtë të sistemit të nëpunësit civil, duke u ndalur tek OSHEE, ku dy ditë më parë SPAK ushtroi kontrolle në zyra dhe shtepine e administratorit te OSHEE, Enea Karakaçi.
    “Për fatin e kryetarëve të bashkisë që ju merreni me ata që janë me status të nëpunësit civile, se po të shkoni në Ujësjellësa, në OSHEE, në këto ish komunale, se kur vajti SPAK atje u drejtuan tek banka se nuk e dinin nga i vini lekët”, tha Korreshi.
    Po ashtu Korreshi ngriti shqetësimin për mungesën e përgjegjësisë ndaj kryetarëve të bashkive që refuzojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave dhe shkelin ligjin mbi statusin e nëpunësit civil.
    Në fund, Korreshi e mbylli me një pyetje ironike: “Më thuaj, ka mbetur ndonjë demokrat në administratë publike?”

    “Vajza e hallës sime e kishte fituar gjyqin për t’u kthyer në punë, por kishte ndërruar jetë kur erdhi vendimi”, tha Korreshi.
    Fjala e Korreshit:
    Dua që për një moment të jesh e sinqertë, pyetje ime është ka rezultuar ndonjë nëpunës civil që nuk e ka teserën e PS? E them këtë se nëse ka shpëtuar ndonjë ne duhet tja japim teserën dhe nuk e zhbëjmë dot.
    Së dyti, lidhur me vendimin e gjykatës për rikthim në punë, duke qenë se shoku Ulsi e donte shkurt, sa kemi nga ato që marrin rroga dhe nuk i ktheni në punë, se nuk do kryetari i bashkisë?
    Unë ju rikujtoj se nga drejtësia eficente, drejtpërdrejt vajza e hallës time e fitoi gjyqin për rikthim në punë, por kishte ndërruar jetë kur i erdhi vendimi gjyqësor. E them këtë se mos na ndodh ndonjë rast tjetër.
    Ju thatë në raportimin tuaj një rast që ne shkojmë, e konstatojmë të paligjshme, për fatin e kryetarëve të bashkisë që ju merreni me ata që janë me status të nëpunësit civile, se po të shkoni në Ujësjellësa, në OSHEE, në këto ish komunale, se kur vajti SPAK atje u drejtuan tek banka se nuk e dinin nga i vini lekët, ku konstatoni që është marrë në mënyrë të paligjshme, e ka shbërë atë vendim që thatë ju dhe nga ana tjetër, ca ndodh me këtë kryetar bashkie, ca i bëni apo thjesht e konstatoni. Ca merr ky kryetar, ka marrë ndonjë  gjobë, ndonjë karton të verdhë apo e ka bërë këtë dhe po bën prapë edhe këtë tjetrën.
    Më qafsh mua, ka mbetur ndonjë demokrat më në ndonjë administratë publike?

  • Frikë nga konflikt civil në Gaza: Palestinezët dyshojnë në armatimin e klaneve rivale nga Izraeli

    Frikë nga konflikt civil në Gaza: Palestinezët dyshojnë në armatimin e klaneve rivale nga Izraeli

    Shumë palestinezë kanë frikë se mund të shpërthejë një konflikt civil mes Hamasit dhe klaneve rivale, për të cilat dyshohet se janë armatosur dhe mbështetur nga Izraeli.

    Kjo situatë është një tregues i dobësive në marrëveshjen e armëpushimit të Sharm el-Sheikh, e cila nuk përfshinte një dakordësi për një forcë ndërkombëtare stabilizuese apo për çmilitarizimin e Gazës.

    Hamas, në përpjekje për të forcuar pushtetin e tij të dobësuar, mohon se ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit dhe në vend të kësaj akuzon Izraelin për shkelje të shumta.

    E djathta izraelite, pjesë e koalicionit të Netanyahu-t, po e shfrytëzon momentin për të kërkuar rifillimin e plotë të luftës.

    Të enjten, Donald Trump, i cili në fillim të javës kishte mbajtur një qëndrim më të përmbajtur, shkroi: “Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza gjë që nuk ishte pjesë e marrëveshjes nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të hyjmë dhe t’i eliminojmë.”

    Ndërsa të shtunën vonë në mbrëmje, Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një paralajmërim për një “sulm të planifikuar ndaj civilëve palestinezë” nga Hamasi, gjë që u cilësua si një shkelje e rëndë e marrëveshjes së armëpushimit.

  • Ndryshime dhe në Kodin Civil/ Lamllari: Paraburgimi padrejtësi, burgu të shihet si mjeti i fundit

    Ndryshime dhe në Kodin Civil/ Lamllari: Paraburgimi padrejtësi, burgu të shihet si mjeti i fundit

    Besfort Lamllari

    TIRANË-Ministri i Drejtësisë Besfort Lamllari ka raportuar në Komisionin e Ligjeve lidhur me Kodin e ri Penal, por edhe me shqetësimet për mënyrën se si përdoret paraburgimi në Shqipëri. Sipas tij Kodi i ri Penal do të marrë edhe ‘ok’ nga Brukseli, por priten edhe ndryshime në Kodin Civil.
    “Lidhur me Kodin Civil, do të vijojmë edhe një rishikim të Kodit Civil për të adresuar problematikat, por është ende herët të flasim me këtë proces. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës Civile do jenë pjesë e rishqyrtimit, për ti përfaruar me direktivat e BE. Një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar. Kjo duhet adresuar. Kjo ka të bëjë edhe me mënyrën si janë shkruar dispozitat, por edhe me zbatimin e tyre në praktikë. Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit, kur plotësohen edhe kushtet e rrezikshmërisë. Kjo kërkon ndërgjegjësim të gjithë aktorëve përkatës, prokurorive dhe gjykatave, këtu vjen në ndihmë edhe roli i partnerëve,”-u shpreh Lamllari.

  • Qeveria miraton Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil

    Qeveria miraton Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil

    Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë, më 8 tetor, Programin Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, një dokument strategjik që synon të përmirësojë përvojën e udhëtarëve dhe funksionimin e pikave ajrore në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare. 

    Së bashku me programin, u vendos edhe krijimi i Komitetit Kombëtar të Lehtësirave në Aviacionin Civil, i cili do të koordinojë zbatimin e tij në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse. 

    Kush do të përbëjë Komitetin? 

    Komiteti do të drejtohet nga drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, dhe do të përfshijë përfaqësues nga disa institucione kyçe, si: 

    -Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë 

    -Ministria e Brendshme (drejtoritë e migracionit dhe pasaportave) 

    -Policia e Shtetit 

    -Doganat 

    -Ministritë e Shëndetësisë, Turizmit dhe Bujqësisë 

    -Përfaqësues nga kompanitë ajrore dhe ato të shërbimeve në tokë 

    -Drejtorët ekzekutivë të aeroporteve në Shqipëri 

    Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, Komiteti do të mblidhet dy herë në vit, por edhe në raste të veçanta kur paraqiten nevoja urgjente apo problematika të lidhura me lehtësirat në aviacionin civil. Ai do të ketë gjithashtu mundësinë të ftojë ekspertë të fushës, për të dhënë kontributin e tyre në mbledhje. 

    Komiteti ka një sekretar, i cili është punonjës i Autoritetit të Aviacionit Civil dhe është përgjegjës për kryerjen e të gjitha përgatitjeve administrative për mbledhjet e Komitetit në bashkëpunim me kryetarin. 

    “Data, ora dhe rendi i ditës së mbledhjes u njoftohen me shkrim anëtarëve të Komitetit të paktën 10 (dhjetë) ditë përpara mbledhjes. 

    Për çdo mbledhje, sekretari i Komitetit mban procesverbal dhe e shpërndan tek anëtarët e Komitetit brenda 15 ditëve nga përfundimi i mbledhjes.”, thuhet në vendim. 

    Programi synon të sigurojë procedura më të thjeshta, efikase dhe të harmonizuara në aeroportet shqiptare, duke lehtësuar lëvizjen e pasagjerëve dhe mallrave, rritur transparencën dhe koordinimin mes institucioneve. 

    Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, dhe Autoriteti i Aviacionit Civil, së bashku me Komitetin e sapokrijuar, do të jenë përgjegjës për zbatimin konkret të tij. 

     

  • Dalin pamjet/ Ja momentet kur forcat speciale spanjolle godasin kartelin shqiptar

    Dalin pamjet/ Ja momentet kur forcat speciale spanjolle godasin kartelin shqiptar

    Nga Francisco Lirola Villegas, D-Cerca

    Në operacionin “ABULA” të zhvilluar nga Guardia Civil e Almería-s në Spanjë, janë konfiskuar 300 kilogramë kanabis, me një vlerë më shumë se gjysmë milioni euro.

    Operacioni ka zbuluar praninë e një karteli shqiptar të vendosur në Roquetas de Mar, me plantacione marihuane të shpërndara në Sierra de Los Filabres, duke gjetur një prej tyre në komunën e Felix dhe një tjetër në Las Tres Villas. Janë arrestuar tre nga anëtarët e tij, të akuzuar për krime kundër shëndetit publik dhe mashtrim me energjinë elektrike.

    Plantacioni ishte i fshehur në një zonë të thellë me orografi të komplikuar dhe larg qendrave të mëdha të populluara, me akses të vështirë. Ai kishte masa të larta sigurie përreth, si kamera vëzhgimi dhe një gardh elektrik që mbulonte të gjithë sipërfaqen e mbjellë. Pasi aktiviteti policor u fokusua te grupi kriminal, u zbulua një plantacion i dytë në komunën e Felix, i cili kishte masa sigurie të ngjashme.

    Operacioni u zhvillua në dy faza në mënyrë të njëkohshme. U krye hyrja dhe kontrolli i tre banesave dhe arrestimi i tre personave; gjithashtu u lokalizua një ndërtim nëntokësor, i cili po përgatitej për një plantacion të brendshëm, ku u gjetën llamba LED me fuqinë e lartë, qese me substrakt për bimë, si dhe materiale të ndryshme të nevojshme për këtë lloj kultivimi.

    Plantacionet ndodheshin në zona me terren shumë të pjerrët dhe me diferencë lartësie të konsiderueshme, gjë që e vështirësonte operacionin e nxjerrjes. Për këtë, ishte e nevojshme mbështetja logjistike e Shërbimit Ajror të Guardia Civil (SAER), për të nxjerrë bimët duke përdorur një ankorim të pezulluar, ku lidhnin qese me kapacitet 1000 litra. Gjatë operacionit, agjentët konfiskuan 300 kilogramë kanabis, me një vlerë mbi gjysmë milioni euro.

    Hetimet zbuluan ekzistencën e një organizate ndërkombëtare, duke identifikuar një rrjet kriminal me origjinë shqiptare, të vendosur në Roquetas de Mar dhe të lidhur me trafikimin e drogës. Anëtarët e tij kishin një nivel të lartë profesionalizimi ndërkombëtar dhe tashmë ishin dënuar për veprime të ngjashme në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.

    Në zhvillimin e këtij operacioni morën pjesë Njësitë territoriale, Njësia e Sigurisë së Qytetarit, Shërbimi Kinologjik dhe Njësia e Shërbimeve e Komandës, e cila gjithashtu ka pasur mbështetjen e Shërbimit Ajror të Guardia Civil (SAER).

    Si rezultat përfundimtar, Guardia Civil e Komandës së Almería-s ka arrestuar tre persona për krim kundër shëndetit publik dhe mashtrim të energjisë elektrike, duke konfiskuar 300 kg kanabis me një vlerë mbi 500.000 euro, si dhe materiale të ndryshme të nevojshme për kultivimin e tij. Personat e arrestuar janë vënë në dispozicion të Gjykatës së Shkallës së Parë të provincës Almería.

  • Besfort Lamallari merr detyrën si Ministër i Drejtësisë: Prioritet Kodi Penal de Kodi Civil

    Besfort Lamallari merr detyrën si Ministër i Drejtësisë: Prioritet Kodi Penal de Kodi Civil

    Besfort Llamallari

    TIRANË- Në krye të drejtësisë në Shqipëri do të jetë Ministri i ri Besfort Lamallari, i cili u prezantua sot nga kryeministri Rama.
    Në fjalën e tij, Llamallari u shpreh se duhet të kenë prioritet mbyllja e punës për Kodin Penal dhe Kodin Civil, të nisura nga “paraardhësi” I tij Ulsi Manja. Po ashtu ai theksoi se digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat është një element i rëndësishëm.
    “Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në Drejtësi, dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE, për mbylljen me sukses të Kodit Penal, Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do të shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient, dhe llogaridhënës. Gjithashtu një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejtë Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës,” tha Lamallari./ ZËRI