Çiljeta ka emocionuar ndjekësit me një dedikim për partnerin e saj, portierin Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes së tij. Në rrjetet sociale, këngëtarja publikoi një foto, por të ngarkuar me ndjenjë, e cila u shoqërua me një tekst të gjatë, që tregonte historinë e tyre të dashurisë dhe sfidat që çifti ka përballuar ndër vite.
Në dedikimin e saj, Çiljeta e përshkruan lidhjen me Albanin si një marrëdhënie të vërtetë, plot pasion, tensione, pajtime dhe përqafime që i kanë mbajtur bashkë edhe në momentet më të vështira. Ajo shprehet se lidhja e tyre nuk ka qenë asnjëherë e thjeshtë, por gjithmonë e udhëhequr nga dashuria dhe vendosmëria për të mos u dorëzuar.
Këngëtarja e quan portierin “njeriun që mban gjithçka mbi shpatulla”, duke vlerësuar rolin e tij si partner dhe si baba. Në urimin e saj, ajo thekson se Albani është “babai që i rrit me dashuri dhe sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi” një fjali që ka prekur shumë ndjekës për sinqeritetin që bart.
Çiljeta e falënderon partnerin për karakterin, forcën, burrërinë dhe qëndrueshmërinë që ai ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve së bashku. Ajo shkruan se e zgjedh atë çdo ditë dhe lutet që Zoti ta mbajë zemrën e tij të fortë, të pastër dhe të ndritshme.
Postimi i saj:
Tag: çiljeta
-

Çiljeta emocionon me urimin për Albanin: Dy shpirtra që zgjodhën njëri-tjetrin çdo ditë
-

“Me krushkën time”, Elsa Lila dhe Çiljeta, miqësia nga “Ferma VIP” që vazhdon edhe pas spektaklit
Prej vitesh të njohura për publikun shqiptar, Elsa Lila dhe Çiljeta Xhilaga kanë treguar se lidhja e tyre e fortë e miqësisë, e krijuar gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, vazhdon edhe pas përfundimit të spektaklit.
Dy këngëtaret janë bërë të pandara, dhe këtë e kanë dëshmuar sërish me postimet e fundit në rrjetet sociale, ku shfaqen krah njëra-tjetrës.
“Me krushkën time”, ka shkruar Çiljeta në përshkrimin e fotos, duke rikthyer nofkën që u mbeti gjatë reality show-t, kur u afruan përtej çdo pritshmërie të publikut.Ndërkohë, Elsa Lila është rikthyer sërish në ekran, këtë herë si anëtare e jurisë në spektaklin “Albania’s Got Talent”, ku i është bashkuar treshes së njohur Agron Llakaj, Adelina Ismaili dhe Kastro Zizo.
/vizionplus.tv -

Çiljeta Xhilaga: Do rikthehem në muzikë vetëm nëse rikthehet Flori Mumajesi!
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Çiljeta “ia bën të qartë” Albanit: Nga sot nuk ka më gatime
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Çiljeta “i’a bën të qartë” Albanit: Nga sot nuk ka më gatime
Çiljeta Xhilaga duket se ka vendosur të bëjë pak pushim nga gatimet në shtëpi, duke e marrë me shumë humor vendimin e saj. Këngëtarja ka ndarë në Instastory një postim që ka bërë menjëherë bujë dhe ka shkaktuar shumë të qeshura mes ndjekësve.
Në foto, Çiljeta kishte publikuar një imazh të shoqëruar me një citim interesant:
“Harvard Study Finds: Women who don’t cook for their husbands have happier marriages”(“Studim i Harvardit: Gratë që nuk gatuajnë për burrat e tyre kanë martesa më të lumtura”).
Duke e marrë me shaka, ajo i është drejtuar partnerit të saj, portierit të njohur Alban Hoxha, dhe ka shkruar me humor:
“Që sot s’ka më gatime njish.”Mesa duket, Çiljeta ka gjetur mënyrën më të bukur për të bërë shaka me rutinën e përditshme, duke e kthyer situatën në një moment plot gaz dhe batuta. Postimi është pritur me shumë komente pozitive, ku ndjekësit kanë vlerësuar anën e saj të sinqertë dhe me humor, ndërsa shumë gra janë shprehur se ndihen “të përfaqësuara” nga ky mesazh.
Artisja, e njohur për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, shpesh ndan momente të jetës në çift me Albanin, dhe këtë herë e ka bërë sërish me stilin që e karakterizon. -

Çiljeta: Prej dy vitesh po përpiqemi për një vajzë, kam një problem hormonal
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, ka ndarë së fundmi një rrëfim shumë personal dhe të ndjeshëm për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë e një vajze. Ajo zbuloi se prej dy vitesh është duke u përpjekur për ta sjellë në jetë një vajzë, por për shkak të disa problemeve hormonale, rruga nuk ka qenë e lehtë.
“Ne kemi dy vjet që po përpiqemi të bëjmë një vajzë. Unë kam një problem hormonal. Do doja shumë ta kisha një vajzë,”- tha ajo me sinqeritet.
Çiljeta tregoi gjithashtu se disa vite më parë ka kaluar një abort spontan, i cili ka komplikuar disi mundësinë për një shtatzëni tjetër. Megjithatë, ajo nuk ka humbur shpresën dhe vazhdon të jetë nën kujdes mjekësor.
“Para 2-3 viteve, kur kisha një abort spontan, mu komplikua pak kjo gjëja. Jam vizituar, por të shohim. Kam kohë dhe dy vjet për ta bërë, po ma dha Zoti dhuratë,”- përfundoi ajo.
