Tag: cilin

  • Jo çdo frut është i dobishëm: cilin nuk konsumon asnjëherë një mjek i Harvardit

    Jo çdo frut është i dobishëm: cilin nuk konsumon asnjëherë një mjek i Harvardit

    Një mjek i njohur nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se cilin frut nuk e përfshin asnjëherë në dietën e tij, duke e konsideruar të dëmshëm për shëndetin e zorrëve. Sipas tij, jo të gjitha frutat janë njësoj të dobishme dhe disa prej tyre, pavarësisht se duken të shëndetshme, mund të shkaktojnë probleme me tretjen.

    Në intervistën e tij, ai publikoi një listë të frutave që konsiderohen më të mirat për mirëqenien e aparatit tretës dhe disa të tjera që duhen konsumuar me shumë kujdes ose shmangur plotësisht.

    Frutat më të mira për shëndetin e zorrëve janë ato të pasura me fibra, probiotikë natyralë dhe lëndë ushqyese që nxisin tretjen e lehtë dhe balancën e mikrobiotës intestinale. Ndër to përmenden frutat e pyllit, kivi, mollët dhe dardhat.

    Nga ana tjetër, frutat që duhen konsumuar me kujdes janë ato shumë të pasura me sheqer të thjeshtë ose që mund të shkaktojnë fryrje dhe parehati. Pikërisht këtu mjeku ka theksuar frutin që ai personalisht nuk e konsumon kurrë, duke e konsideruar problematik për shëndetin e zorrëve, veçanërisht për personat që kanë ndjeshmëri në tretje.

    Ky zbulim ka ngjallur interes të madh tek publiku, pasi tregon se edhe ushqimet që mendojmë se janë “gjithmonë të shëndetshme”, mund të kenë anët e tyre negative në varësi të organizmit.

  • Ali Podrimja: Fishta – ndërgjegjja e kombit

    Ali Podrimja: Fishta – ndërgjegjja e kombit

    Nga Ali Podrimja

    1.

    Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare shfletova për herë të parë “Lahutën e Malcis”. Im atë nuk e di ku e kishte gjetur, në cilin kënd të antikuariatit të gjërave të çmuara, siç e quanim qytetin, aty nën Çabrat, ku dhuna serbe bënte çmos të zhbinte çdo vlerë tonën shpirtërore që mbante gjallë kujtesën.

    Mbi tavolinë, aty në kënd të dhomës, ku qëndronte deri vonë llamba e ndezur, im atë e kishte vënë librin e anatemuar dhe kishte pëshpëritur: “Dy ditë ke afat ta lexosh”. Kisha pastruar tavolinën dhe kisha zënë ta shfletoja. Më bëhej se gëlltitja çdo germë, varg e këngë. Përballesha me poetin, për të cilin kisha dëgjuar shumë çka, sidomos për dinjitetin e guximin e tij prej krijuesi. Nga faqja e parë hyra në botën imazhiste të tij, ku lexoja dhembje njerëzore, që për dikë konsiderohej e rrezikshme. Po ç’ishte ajo: dhembje për popullin e bërë pikë e pesë e vendin e kërcënuar nga fqinjët.

    Ditën e tretë im atë ishte ndalur para dritareve me shikim kah Pashtriku, për të cilin thoshte se atje rrinë perënditë tona dhe kisha hetuar si i lëviznin buzët. Fishta qenka më i lartë se mali ynë, Baba, i kisha thënë. I buzëqeshur ai e kishte mbështjellë librin dhe ishte bërë frymë në natën e frikshme. Nuk e dija në cilin kënd të antikuariatit do ta vendoste. Pas një kohe im atë iu bashkua të tejmve në breg të Erenikut. Unë vështirë i bija në gjurmë Fishtës, të cilin fillova ta konsideroj fuqi hyjnore dhe të pajtohesha me atë që dëgjoja: Ai është ndërgjegjja e Kombit.

    2.

    Disa vjet më vonë piramida e Shtetit ideologjik Shqiptar ishte bërë bezdisëse me retorikën e mugët. Të pranohej se ishte antikombëtar Fishta, i cili vendin e popullin i kishte ngritur në mit?! Mund të kapërcehej “Lahuta e Malcis” dhe të pajtohesh me etiketat e kuzhinës së diktaturës? Në vitin 1940 morën pjesë në varrimin e tij nga të gjitha trevat shqiptare. Në krye ishte dhe kremi i letrave shqipe. Ata që kishin ardhur për ta përcjellë në udhëtimin e tij të fundit e dinin se kush kishte qenë Fishta, por gogolët e diktaturës nuk mund ta pranonin madhështinë e tij. Qëndrimi i tyre fyente dhe rrugëtimin historik të popullit. Akuzat ndaj veprës dhe personalitetit të tij, ishin absurde. Nuk kishin asgjë nga kodi ynë etik. Ishin pjellë e logjikës sllavo-otomane, e cila bënte çmos t’i shembte majat e kombit.

    3.

    Komunikimi me opusin letrar të Fishtës është i rëndë, pakëz i trishtë por krenar. Shpalos ngjarje të mëdha të kohës së artë të shqiptarizmit, kur atdheu ishte mbi çdo gjë. Kujtojini heronjtë nga Lidhja e Prizrenit (1878), u ngjanin atyre të kohëve mitike. Ishin tubuar të mbronin çdo pëllëmbë të vendit, i cili po e humbiste gjeografinë historike. Fishta nuk mund të çonte dorë, se Lidhjen e Prizrenit e konsideronte ngjarje kombi. Si ta kapërdinte këtë Piramida ideologjike kur veten e mendonte të paprekshme, ndërsa propaganda e fqinjëve kryente punët e veta. Shqiptarët besonin se do të prajnë krrokamat e gëlltitësve, po qe se atë dhe bashkëmendimtarët e tij i rrokullisnin nga Panteoni shqiptar. Kujtesa është e çuditshme. Vështirë harrohet morbiditeti. Pas të ashtuquajturës LNÇ, brenda qenies sonë ndodhi gjenocid nacional. Mbetet i paharrueshëm pendimi i Mehmet Shehut para të birit: “Kishin ndodhur ekzekutime masive në Shqipërinë e Veriut” (Bashkim Shehu, “Vjeshta e ankthit”). Dhe shtrohet pyetja: Përse në Veri dhe pse ajkën e intelektualëve dhe kreun e Kishës Katolike Shqiptare? Sipas të gjitha gjasave kasta politike luante ndonjë karagjozllëk për ndonjë të huaj. Ky është ai turpi nacional nga i cili duhet të lirohemi.

    4.

    Për potencën krijuese të Fishtës dëshmojnë poezitë lirike dhe ato satirike, vlera të pakontestueshme jo vetëm në letrat shqipe. Në “Lahutën e Malcis” ndeshemi me artikulim karakteristik burrëror, rrëmbyes. Ngjarjet lemeritëse Fishta nuk pranonte t’i harrojë populli. Mu për këtë kishte lexues-dëgjues të shumtë. Këta duhet të njiheshin me të kaluarën e tyre, konkretisht me ngjarjet që i kishte për subjekt në “Lahutën e Malcis”, duke u dhënë atyre përmasa mitologjike. Prizreni ishte dhe metaforë. Nga të gjitha skajet e vendit kishte tubuar luftëtarë për të mbrojtur nderin dhe një copë tokë. Bën të harrohen zonat e shkëputura nga trungu amë? Fishta ia kishte parashtruar vetes se shqiptarët duhet mbajtur të zgjuar, pa marrë parasysh cilit besim apo krahine i takonin. Ai qëndronte në ballë me atë kumbimin trimërues. “Lahuta e Malcis”, ishte në një farë mënyre, abetare historike. Të vetmin problem Magi e kishte ekzistencën e Shqipërisë. Kjo e bën të madh atë, ma të madhin ndër të mëdhenjtë.

    5.

    Me rënien e diktaturës gjërat ndërruan. Fishta i atdheut, u bë qytetar edhe i metropoleve. Njëri ndër përkthyesit e “Lahutës së Malcis” dr. Robert Elsie, në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë, me rastin e promovimit të eposit shqiptar në pyetjen: Si ia hyre përkthimit të veprës së Fishtës, ishte deklaruar: “Kisha në shtëpi një kasetë, të cilën Ali Podrimja ma kishte futur në xhep një ditë në Prishtinë, para shumë vitesh” (Gazeta “Korrieri”, prill 2006). Në të vërtetë audiokaseta, për të cilën bën fjalë përkthyesi, mbante ca fragmente nga “Lahuta” në interpretimin e shkëlqyeshëm të aktorit kosovar Çun Lajçi. Kjo disi ma kujtonte dhe udhëtimin tim në Horën Arbëreshe. Aty mbahej Simpoziumi me rastin e 500 vjetorit të ngulitjes së shqiptarëve në Jugun e Italisë. Pasi i kisha lexuar ca poezi me motive arbëreshe prifti i Kishës së Horës më ishte afruar dhe ma kishte dhuruar një ekzemplar të “Lahutës së Malcis”. Gjesti i tij më kishte prekur. Nuk e kishte biznes patriotizmin. Ishte i familjes së Arapit nga Vlora. Mua m’u dha rasti t’ia kaloja edhe tim eti. Dy kufij i kisha kaluar me librin e anatemuar pa fije frike. Ia vlente të ndëshkohesha për Fishtën, se po merrja me vete një copë të historisë.

    I ngacmuar nga ca intelektualë, që trumbetonin se “Fishta është i papërkthyeshëm”, Robert Elsie megjithatë i ishte përveshur përkthimit duke arsyetuar “… kjo ishte vepra që duhej ta bëja të njohur patjetër”.

    6.

    Në poezinë “Shkodër, (ri)varrimi i Gjergj Fishtës” (nga libri “Thesaret e frikës” 2005) përmes nëntë vargjeve poeti Visar Zhiti na jep madhështinë e pavdekshme të poetit, por vë në mëdyshje edhe atë që kishte ndodhur pas (ri)varrimit:

    Çka mund të bahet me to, o At veçse skeleti i dorës

    që mbi dhé ka shkrue eposin e vdekun të t’gjallëve

    e nën dhé eposin e gjallë të t’vdekunve

    Qëndrimi i Zhitit është dinjitoz, qorton dhunën e Piramidës që ishte ngritur duke shkelur dhe vlera kombëtare. Fatkeqësisht, Fishta ishte njëri nga të fyerit. Si duket, libri ynë kombëtar nuk dihet kur do të kryhet, në të ndodhin çudira të pabesuara. Më parë nga libri nxorën të padëgjueshmit dhe të “dyshimtit”, tani kërkohet t’i heqin ca të tjerë në emër të katarsisit;  do të thotë se libri ynë kombëtar nuk dihet se a do të kryhet ndonjëherë. Ky akrobacion nacional ka shqetësuar dhe Dritëro Agollin. Në gazetën “Korrieri”, prill 2006 deklaron: “Ne vazhdojmë të mohojmë kulturën tonë dhe nuk mendojnë se do të vijë një kohë pak më vonë, kur do të pendohen, siç pendohemi ne sot për mohimin e Fishtës”. Botuesi dhe analisti nga New Yourk-u Gjekë Gjonlekaj ka të drejtë që në vështrimet e tij ngrit në çështje arrogancën sllavo-otomane ndaj At Gjergj Fishtës, se nuk i jepet ende vendi i merituar poetit kombëtar në Panteonin shqiptar. Kjo ndoshta ndodh se ca nga ne ende nuk janë liruar nga hija e Piramidës.

    Toleranca ndërfetare mbetet njëra nga stolitë tona. Na e kanë zili dhe të tjerët. Fishta kishte respekt për besimet shqiptare. Figurat historike nuk mund t’i ndante në myslimanë e të krishterë. Në galerinë e tij kishte vend për të gjithë. Si dhe pse ndodhi te ne islamizmi dihet. Por ekziston frika se mund të vihet në pyetje lashtësia iliro-shqiptare. Pansllavizmi ka kohë që merret me të kaluarën dhe origjinën tonë, duke lansuar gënjeshtra gjithandej Europës, pikërisht për lashtësinë dhe autoktoninë tonë. Ndodh luftë e heshtur për dominimin e hapësirës Ballkanike. Mirëpo, ne vazhdojmë të mbështesim se identiteti ynë mbetet ai europian. Ky është realitet që nuk mund të ndërrohet për hirë të askujt. Shkas ndoshta është njëra nga degët e besimeve tona që dëshmon për trungun nacional se kush jemi e nga vijmë. Të merremi tani me përkatësinë tonë të zgjidhur që në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga rilindësit më bëhet se i fyejmë pararendësit tanë. Në këtë moment kurcial për Kosovën si duket ne shqiptarët i paskemi zgjidhur të gjitha problemet!

    Nëna Tereze na la një amanet që duhet ta kujtojmë shpesh: “Do ta  doni Shqipërinë, aq sa do ta doni njëri-tjetrin” (30 prill 1993).

    Ulpianë, maj 2006

    ObserverKult

    Gjergj Fishta

    Lexo edhe:

    “LUTJA IME”, POEZI NGA ALI PODRIMJA

  • Ky është klubi i vetëm për të cilin Barcola mund të largohet nga PSG dhe mund të ndodhë merkaton e janarit

    Ky është klubi i vetëm për të cilin Barcola mund të largohet nga PSG dhe mund të ndodhë merkaton e janarit

    12 Shtator 2025

    18:13

    Telesport

    Pavarësisht se nuk është një titullar fiks në formacionin e Luis Enrique, Bradley Barcola ka ngjallur interesin e shumë klubeve të tjera të mëdha si Barcelona, Bayern, Real Madrid, Liverpool etj.
    Megjithatë, e ardhmja e yllit francez në rast se vendosë të largohet nga PSG, do të jetë Man. City. “Qytetarët” duan të transferojnë francezin që në merkaton e janarit. Pep Guardiola beson se Barcola mund të jetë një lojtar kyç në forcimin e sulmit për gjysmën e dytë të sezonit dhe në formimin e një sulmi të nivelit të lartë së bashku me emra si Erling Haaland, Phil Foden dhe Jeremy Doku.
    Drejtuesit e City-t janë të vetëdijshëm se nuk do jetë aspak i lehtë transferimi i mundshëm i Barcola, pasi PSG e verëson shumë dhe mund të hiqte dorë prej tij vetëm për një shifër 100 milionë euro. Vetë lojtari nga ana e tij sipas mediave franceze, është i vendosur të vazhdojë te PSG, por nëse do kishte një klub për të cilin do të largohej nga parizienët është pikërisht Man. City dhe pikërisht për shkak të Guardiolës.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 8 shtator 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 8 shtator 2025

    Showbiz E Hënë, 8 Shtator 2025 08:54
    Dashi
    Njerëzit nuk do të jenë veçanërisht të besueshëm, prandaj kini kujdes se kujt i besoni. Të tjerët flasin shumë, por nuk veprojnë. Ka shumë ide, por t’i shohësh këto ide të realizohen është një gjë krejt tjetër. Mund t’i besoni vetëm vetes.

    Demi
    Gjatë muajit të ardhshëm, do të zbuloni se përparimi i përgjithshëm me karrierën tuaj është mjaft i mirë. Komunikimet janë më pak të tendosura dhe gjithçka duket se rrjedh më mirë nga ç’ka qenë më parë.
    Binjakët
    Nëse doni që diçka të ndodhë, duhet të flisni hapur. Të tjerët janë shumë të orientuar mendërisht sot dhe nuk do t’i ndiejnë gjërat automatikisht në mënyrën që mundeni ju. Jini të qartë dhe të drejtpërdrejtë në komunikimin tuaj me të tjerët. Kjo është e vetmja mënyrë.
    Gaforrja
    Ka shumë karburant për të ushqyer zjarrin tënd. Fjalët e të tjerëve janë inkurajuese dhe të dobishme. Nuk do të jetë e vështirë të gjesh dikë që është dakord me ty dhe të kupton, duke e bërë shumë më të lehtë për ty të ecësh drejt qëllimeve të tua me shumë besim.
    Luani
    Edhe planet tuaja më të mirëmenduara do të shkatërrohen sot, falë veprimeve të papritura të dikujt. Një person me të cilin punoni ose për të cilin punoni është po aq i parashikueshëm sa vetëtima. Ky person po i trondit gjërat dhe po jua vështirëson punën.
    Virgjëresha
    Një ndryshim i madh ndodh në qiell sot, nga i cili do të përfitoni shumë. Mund ta ndjeni energjinë që ndryshon. Tani është koha për të pastruar të gjitha gjërat në mënyrë që të filloni nga e para.
    Peshorja
    Nëse po kërkoni dhembshuri ose një shpatull mirëkuptuese për të qarë, mund të jeni duke kërkuar një gjilpërë në kashtë. Në fund të fundit, nuk do të keni shumë sukses në kërkimin tuaj. Për pjesën më të madhe, sot jeni vetëm.Akrepi
    Një pengesë e vogël në rrugë po rezulton të jetë një problem më i madh nga sa prisnit. Kjo gropë pirgjesh në fakt po shndërrohet në një mal, ndërsa kundërshtari vazhdon të fitojë forcë. Kjo është një shenjë se duhet të përshtatni perspektivën tuaj dhe të jeni fleksibël.
    Shigjetari
    Sot shënohet fillimi i një cikli katër-javor në të cilin do të ndiheni shumë më të sfiduar në karrierën tuaj. Do të hasni pengesa gjatë kësaj periudhe dhe do të kuptoni se duhet të përshtatni rrjedhën tuaj të veprimit në mënyrë që të keni sukses.
    Bricjapi
    Mjedisi planetar sot po krijon një atmosferë të përgjithshme më të lehtë, më të qetë dhe më fleksibile. Për katër javët e ardhshme, ky do të jetë toni mbizotërues, duke krijuar kështu një atmosferë shumë më të favorshme për ju për të vepruar.
    Ujori
    Sekreti për t’u përballur me qëndrimet kokëforta dhe kontrolluese është komunikimi. Sa më të fshehtë të bëheni në lidhje me qëllimet dhe planet tuaja, aq më të ngurtë do të jenë njerëzit e tjerë, duke e bërë të vështirë për ju të dilni nga situata në të cilën ndodheni.
    Peshqit
    Sot shënohet fillimi i një cikli katër-javor në të cilin ose do të korrni shpërblimet ose do të kuptoni dështimet tuaja. Kjo është një periudhë shumë kulminante për ju, prandaj përgatituni për vlerësim dhe ndryshim të madh.

  • Rama 4/ Cilin ministër të qeverisë e doni sërish në kabinet?

    Rama 4/ Cilin ministër të qeverisë e doni sërish në kabinet?

    Në shtator pritet të nisë sesioni i legjislaturës së re parlamentare dhe siç e ka ‘tradita’, kryeministri Edi Rama formon ekipin që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Teksa priten emrat e ministrave të rinj edhe për këtë mandat, hidhni një sy figurave që kanë drejtuar ministritë për mandatin që lamë pas. Nga viti 2013 e deri më sot, në krye të renditjes si ministrat më afatgjatë të kryeministrit Rama qëndrojnë Mirela Kumbaro me më shumë se 9 vite, Ogerta Manastirliu me 8 vite dhe Belinda Balluku me 6 vite. Por a do të jenë sërish pjesë e kabinetit qeveritar?

  • “Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

    “Pse po pi cigare aty?”/ Zbulohet si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

    Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, duke rrezikuar të kthehej në tragjedi.
    Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, kur një automjet i bardhë, me të cilin lëviznin disa persona, ndaloi pranë banesës së autorit. Ky i fundit, Oltjon Asllani, 28 vjeç, i është afruar dhe i ka qortuar pse po pinin cigare afër shtëpisë së tij dhe pse po kalonin në atë rrugë.
    Shkëmbimi i fjalëve çoi në një konflikt fizik mes të rinjve, të cilin u desh ndërhyrja e personave të tjerë për ta shuar. Por vetëm pak minuta më vonë, Asllani u rikthye i armatosur me kallashnikov dhe qëlloi disa herë drejt makinës së bardhë. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
    Policia arrestoi në kuadër të operacionit të koduar “Quick Response” autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij, S. B., 30 vjeç, që dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u krye sulmi.

  • ‘Mos pi cigare afër shtëpisë time’/ Ja si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

    ‘Mos pi cigare afër shtëpisë time’/ Ja si nisi sherri me të shtëna armësh në Kombinat

    Një konflikt i nisur për motive të dobëta mes fqinjëve në zonën e Kombinatit, Tiranë, ka degraduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, duke rrezikuar të kthehej në tragjedi.

    Sipas burimeve nga grupi hetimor, mëson A2 CNN, ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, kur një automjet i bardhë, me të cilin lëviznin disa persona, ndaloi pranë banesës së autorit. Ky i fundit, Oltjon Asllani, 28 vjeç, i është afruar dhe i ka qortuar pse po pinin cigare afër shtëpisë së tij dhe pse po kalonin në atë rrugë.

    Shkëmbimi i fjalëve çoi në një konflikt fizik mes të rinjve, të cilin u desh ndërhyrja e personave të tjerë për ta shuar. Por vetëm pak minuta më vonë, Asllani u rikthye i armatosur me kallashnikov dhe qëlloi disa herë drejt makinës së bardhë. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Policia arrestoi në kuadër të operacionit të koduar “Quick Response” autorin e dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij, S. B., 30 vjeç, që dyshohet se drejtonte automjetin nga ku u krye sulmi.

  • Quentin Tarantino zbulon se cilin film e konsideron ‘më të mirin’ e tij

    Quentin Tarantino zbulon se cilin film e konsideron ‘më të mirin’ e tij

    Regjisori i famshëm i Hollivudit, Quentin Tarantino, ka zbuluar se cilin nga filmat e tij e konsideron veprën më të mirë, duke ndarë me publikun edhe filmin e tij të preferuar personal dhe atë për të cilin ndihet se “ka lindur” për ta bërë.

    Në një intervistë për podkastin “The Church of Tarantino”, regjisori 62-vjeçar bëri një ndarje të qartë mes tre filmave kryesorë të tij:

    Filmi i tij më i mire

    Tarantino e cilësoi filmin e vitit 2009, “Inglourious Basterds”, si “kryeveprën” e tij. Filmi, me protagonistë Brad Pitt dhe Christoph Waltz, ndjek një grup ushtarësh amerikanë që planifikojnë të vrasin udhëheqës nazistë.

    Filmi i tij i preferuar

    Për këtë kategori, ai zgjodhi filmin e tij më të fundit me metrazh të gjatë, “Once Upon a Time… in Hollywood”.

    Filmi që ndien se ka lindur për ta bërë

    Tarantino tha se filmi “Kill Bill”, i ndarë në dy vëllime, është filmi për të cilin ai ndjen se “ka lindur”. Ai theksoi se çdo aspekt i këtij filmi vjen drejtpërdrejt nga imagjinata dhe pasionet e tij.

    Tarantino, fitues i dy çmimeve Oscar për skenarët e filmave “Pulp Fiction” dhe “Django Unchained”, theksoi gjithashtu se, pavarësisht sa i do këta filma, ai i vlerëson “Pulp Fiction” dhe “Reservoir Dogs” si vepra me “budallallëqe amatoreske”, duke pranuar se i kishte bërë në fillim të karrierës kur “nuk dinte se çfarë duhej të dinte”.

    Gjatë intervistës, ai zbuloi se projekti i tij i fundit, “Aventurat e Cliff Booth”, një vazhdim i “Once Upon a Time… in Hollywood”, sapo ka filluar xhirimet. Kjo vjen pasi ai hoqi dorë nga ideja për filmin e tij të fundit, “The Movie Critic”, duke shpjeguar se kishte humbur entuziazmin për ta sjellë atë në ekranin e madh.

  • Gjykata konfirmon shkarkimin e Millorad Dodik nga posti i presidentit, shpallen zgjedhje të parakohshme në Republikën Srpska

    Gjykata konfirmon shkarkimin e Millorad Dodik nga posti i presidentit, shpallen zgjedhje të parakohshme në Republikën Srpska

    Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës hodhi poshtë ankesën e Milorad Dodik kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i cili i hoqi atij mandatin si President i Republika Srpska.

    Kështu shkruajnë mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas të cilave, me këtë, Dodik zyrtarisht nuk është më në atë pozicion dhe KQZ është e detyruar të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit.

    KQZ-ja kishte marrë më parë një vendim për ndërprerjen e mandatit të tij, por ai mund të hynte në fuqi vetëm pasi të bëhej ligjërisht i detyrueshëm, domethënë, i konfirmuar nga Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. 

    Dhe vendimi i sotëm vendosi ligjërisht se Dodik nuk e kryen më funksionin e Presidentit të RS-së.

    Edhe pse avokatët e Dodikut pretenduan se kishte arsye ligjore për anulimin e vendimit, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tyre. 

    Kjo hoqi pengesën e fundit për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme në entitetin e Republikës Srpska.

    Megjithatë, më herët sot nga Banja Luka, Dodik njoftoi mbajtjen e një referendumi në fund të shtatorit, në të cilin qytetarët e RS duhet të përgjigjen nëse pranojnë që përfaqësuesi i lartë në BeH të marrë vendime dhe nëse e njohin vendimin me të cilin ai u shkarkua.

    Në të njëjtën fjalim, Dodik tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në RS, megjithëse tani është e qartë se KQZ-ja do të jetë e detyruar t’i shpallë ato.

    Përveç kësaj, ai njoftoi një referendum të dytë brenda 90 ditëve nga i pari, këtë herë për shkëputjen e entitetit, të cilin Dodik e ka përsëritur për vite me radhë.

  • Gjykata konfirmon shkarkimin e Millorad Dodik nga posti i presidentit, KQZ shpall zgjedhje të parakohshme në Republikën Srpska

    Gjykata konfirmon shkarkimin e Millorad Dodik nga posti i presidentit, KQZ shpall zgjedhje të parakohshme në Republikën Srpska

    Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës hodhi poshtë ankesën e Milorad Dodik kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i cili i hoqi atij mandatin si President i Republika Srpska.

    Kështu shkruajnë mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas të cilave, me këtë, Dodik zyrtarisht nuk është më në atë pozicion dhe KQZ është e detyruar të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e entitetit.

    KQZ-ja kishte marrë më parë një vendim për ndërprerjen e mandatit të tij, por ai mund të hynte në fuqi vetëm pasi të bëhej ligjërisht i detyrueshëm, domethënë, i konfirmuar nga Divizioni i Apelit i Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. 

    Dhe vendimi i sotëm vendosi ligjërisht se Dodik nuk e kryen më funksionin e Presidentit të RS-së.

    Edhe pse avokatët e Dodikut pretenduan se kishte arsye ligjore për anulimin e vendimit, gjykata e hodhi poshtë ankesën e tyre. 

    Kjo hoqi pengesën e fundit për thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme në entitetin e Republikës Srpska.

    Megjithatë, më herët sot nga Banja Luka, Dodik njoftoi mbajtjen e një referendumi në fund të shtatorit, në të cilin qytetarët e RS duhet të përgjigjen nëse pranojnë që përfaqësuesi i lartë në BeH të marrë vendime dhe nëse e njohin vendimin me të cilin ai u shkarkua.

    Në të njëjtën fjalim, Dodik tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në RS, megjithëse tani është e qartë se KQZ-ja do të jetë e detyruar t’i shpallë ato.

    Përveç kësaj, ai njoftoi një referendum të dytë brenda 90 ditëve nga i pari, këtë herë për shkëputjen e entitetit, të cilin Dodik e ka përsëritur për vite me radhë.