Tag: cilin

  • Berisha rikthehet në Kuvend pas festës për 35-vjetorin e themelimit të PD, fokusi tek zgjedhjet

    Berisha rikthehet në Kuvend pas festës për 35-vjetorin e themelimit të PD, fokusi tek zgjedhjet

    Pas ceremonisë në selinë e PD për 35-vjetorin e rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha u rikthye në seancën plenare të Kuvendit.

    Ai u ndal te zgjedhjet e 11 majit, duke u shprehur se në këtë proces u dhunua ligji, duke ndikuar në rezultatin final.
    “Për funeralin e votës së lirë që partia në pushtet e ngërthyer nga të gjitha anët, nga interesat kriminale, bandat kriminale, i rezervoi procesit më themelor, votës së shqiptarëve. Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një proces fund e krye, farsë tipike e narko-diktaturave. Ishin një proces në të cilin u dhunua ligji i vendit dhe ligji ndërkombëtar botëror në të gjithë periudhën parazgjedhore. Ishte një proces në të cilin me paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të manipuluar votën e tyre, narko-regjimi organizoi 4553 aktivitete, nga të cilat ditën e zgjedhjeve, Giro D’Italia.
    Arrestoi në vitin elektoralë liderë të opozitës, apo i vuri në ndjekje penale. Ishte një proces në të cilin, shteti elektoral përdori gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet dhe vendimmarrjen, në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve, të kontrollojë vullnetin e tyre”, tha Berisha.

  • Nëse Shqipëria shkon në Botëror, në cilin grup dhe me cilët rivalë?

    Nëse Shqipëria shkon në Botëror, në cilin grup dhe me cilët rivalë?

    Është mbajtur në mbrëmje shorti për 12 grupet e Kupës së Botës 2026, ku në rast se Shqipëria arrin të triumfojë ndaj Polonisë dhe të mposhtë fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi në marsin e vitit të ardhshëm, atëherë do të jemi në Grupin F të Botërorit, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
    Dhe, nëse sigurohet “bileta” për këtë kompeticion, historia nis  duke luajtur kundër Tunizisë.
    Ky turne ka një risi, pasi për herë të parë me 48 kombëtare. Do fillojë në 11 qershor dhe do mbyllet në 19 korrik të 2026-ës. SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë mikëpritëset e këtij Botërori amerikan.

  • Papa Leo XIV viziton Ankaranë, mesazhe uniteti dhe paqeje

    Papa Leo XIV viziton Ankaranë, mesazhe uniteti dhe paqeje

    Papa Leo XIV ka mbërritur sot në Ankara, në udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga dita kur filloi detyrën si Papë.
    Kjo vizitë, që përfshin Turqinë dhe Libanin, shënon një moment të rëndësishëm të misionit të tij si udhëheqës i Kishës Katolike.
    Aeroplani Airbus A320neo i ITA Airways, me të cilin udhëtonte Ati i Shenjtë, u nis nga aeroporti i Fiumicino-s në orën 07:58. Papa Leone XIV pritet të rikthehet në Romë pasditen e së martës, më 2 dhjetor.

    Mesazhi i Papës: “Të ecim së bashku drejt paqes”
    Gjatë përshëndetjes drejtuar gazetarëve në bordin e avionit, Papa Leone theksoi domosdoshmërinë e një mesazhi global harmonie.
    “Është e rëndësishme të transmetojmë një mesazh të vërtetë dhe harmonie, për të cilin bota ka nevojë,” u shpreh ai.
    Duke kujtuar 1700-vjetorin e Koncilit të Nikesë, ai theksoi se kjo vizitë ishte një dëshirë e tij e veçantë.
    “Ky udhëtim është një thirrje për unitet mes të krishterëve, por është edhe një mesazh për mbarë botën. Prania ime në Turqi dhe Liban është një ftesë për paqe, një thirrje për të ecur së bashku drejt unitetit dhe harmonisë.”
    Ai i ftoi të gjithë njerëzit “të ndihen vëllezër e motra, përtej çdo dallimi apo feje”.
    Papa nisi fjalën e tij me një urim të veçantë për gazetetarët, duke kujtuar edhe Ditën e Falënderimeve që shënohej sot.
    “Faleminderit për shërbimin që i jepni Vatikanit, Selisë së Shenjtë dhe botës.”
    Mesazhi i Presidentit Mattarella
    Presidenti italian Sergio Mattarella i dërgoi Papës një mesazh urimi me rastin e vizitës së tij në Turqi dhe Liban, duke theksuar rëndësinë e pranisë së Papës në rajone ku bashkëjetesa fetare ka qenë historikisht themelore.
    “Harmonia ndërfetare dhe pluralizmi kulturor kanë qenë themele të qytetërimeve të Mesdheut. Uroj që kjo vizitë të forcojë arsyet e unitetit dhe vëllazërisë njerëzore.”

  • Berisha flet për përmbytjet: PD do mbështesë çdo nismë për zhdëmtim të plotë të pasojave

    Berisha flet për përmbytjet: PD do mbështesë çdo nismë për zhdëmtim të plotë të pasojave

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD do mbështesë çdo nismë për zhdëmtim të plotë të pasojave të motit të keq. Gjatë një konference për gazetarët, Berisha u shpreh se dënon me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj kësaj situate.
    Lideri i PD tha se cilido që kërkon të bëjë diferencën, të kuptojë më mirë se çfarë u zhvillua, i sugjeron të lexoj një status të profesor Artan Fugës, duke u kthyer nga Gjakova. Ai tha se profesori në statusin e tij, përshkruan një vend krejt tjetër, një vend në të cilin pavarësisht nga shirat, tokat nuk ishin përmbytur.
    Një vend në të cilin kudo dukeshin makineritë e punimit bujqësor. Në fund, Berisha bëri krahasimin e Shqipërisë me Kosovën për të cilën tha se ka një zhvillim më të mirë, ndonëse ka vetëm dy dekada histori.
    “Narkoqeveria është në gjumë. Ramaduro udhëton për hesape të veta personale. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin e papërgjegjshëm të qeverisë ndaj kësaj situate. PD dhe grupi i saj parlamentar do të ndërmarrin të gjitha nismat për një mbështetje urgjente, për zhdëmtim të plotë të gjithë pasojave të moteve, të cilat në rast se do ishte mirëmbajtur infrastruktura e kanaleve, ato nuk do ndodhnin. Cilido që kërkon të bëjë diferencën, të kuptojë më mirë se çfarë u zhvillua, i sugjeroj të lexoj një status të profesor Artan Fugës, duke u kthyer nga Gjakova.
    Profesori i nderuar, në statusin e tij, përshkruan një vend krejt tjetër, një vend në të cilin pavarësisht nga shirat, tokat nuk ishin përmbytur. Një vend në të cilin kudo dukeshin makineritë e punimit bujqësor. Një vend në të cilin nafta ishte me një çmim krejt tjetër nga Shqipëria. Në të cilin kanalet funksiononin. Pra Kosova një shtet me histori prej dy dekadash, kurse Shqipëria shkon në 113-vjetorin e pavarësisë së saj, e rrënuar nga narkoshteti në mënyrë katastrofale. Të gjitha këto janë shprehje e një rrënimi.” tha Berisha

  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 nëntor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 26 nëntor 2025

    Showbiz E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 09:02
    DashiMerrni kohë për të stabilizuar veten në vend që të hidheni kuturu nga një projekt në tjetrin. Do të jeni shumë më produktivë në punë sot kur të ngadalësoni dhe të organizoheni. Ndihma do të vijë nga të gjitha këndvështrimet kur ta bëni këtë.
    DemiDikush me të cilin punon po të pengon në një farë mënyre. Ndoshta ai ose ajo po të fsheh informacion me qëllim. Afrohu me këtë person me qetësi dhe ndershmëri për ta nxjerrë të vërtetën në shesh. Në fund të fundit, kjo do t’ju ndihmojë të dyve.

    BinjakëtMundohu të mos lejosh që një qëndrim negativ të të futet në punë. Mund të të bezdisë ritmi i ngadaltë me të cilin po ecin gjërat për ty, por mos u shqetëso. Gjërat e mira kërkojnë kohë. Arritja e qëllimeve të tua në karrierë është një proces i gjatë, jo një arritje brenda natës.

    GaforrjaJe në një pozicion fantastik për të bërë hapin tënd të radhës të madh në karrierë. Mbaje mend se në këtë kohë, marrëdhëniet e tua ndërpersonale me të tjerët janë një pjesë kyçe e suksesit tënd. Mos e harro këtë si një nga pikat e tua kryesore të forta.

    LuaniMos zgjidh asnjë rrugë të shkurtër sot, sepse çdo përpjekje do të ketë vetëm efekt të kundërt. Në vend që të kalosh një hap përpara konkurrencës, do të përfundosh duke mbetur një duzinë hapash prapa. Bëj gjërat sipas rregullave dhe do të bësh përparime të mëdha në punën tënde sot.
    VirgjëreshaDikush me të cilin punon është tepër kritik ndaj punës tënde sot, por mos e shiko këtë si diçka negative. Kupto që ky person po përpiqet vetëm të të ndihmojë. Komentet e tij ose të saj në fakt po nxisin suksesin tënd, prandaj sigurohu që ta pranosh këtë kritikë.
    PeshorjaJe gati të ngjitesh në detyrë në punën tënde aktuale, por duket se njerëzit përreth teje po të pengojnë në një farë mënyre. Ndoshta je në një ekip me të tjerë që thjesht nuk punojnë njësoj si ti. Mos hezito të kërkosh një transferim.
    AkrepiMarrëdhëniet e mira me të tjerët janë një katalizator për suksesin tuaj në vendin e punës. Mos e nënvlerësoni dhënien e një komplimenti të sinqertë një kolegu pune. Ky person mund t’ju bëjë një nder më vonë që në fund të fundit do të çojë në suksesin tuaj.
    ShigjetariQëndro i përqendruar në detyrat që ke në dorë, në vend që të humbasësh në ëndrra me sy hapur. Me shumë mundësi, nuk do ta kesh të vështirë të qëndrosh në rrugën e duhur sot – në fakt, ke potencialin të bësh mjaft gjëra. Je në gjendje të arrish më shumë sesa mendon.
    BricjapiProjekti në të cilin po punoni aktualisht ka marrë një kthesë që nuk e kishit parashikuar. Përballuni sfidave dhe shikoni se kjo rrugë e re është në të vërtetë për të mirën. Mund t’ju duhet të mendoni me hapa të shpejtë sot, por ka shumë të ngjarë që kjo do të sjellë pikë të mëdha.
    UjoriNiveli juaj i produktivitetit do të rritet ndjeshëm sot – duke ju habitur edhe ju. Sekreti i suksesit tuaj është të mos shpërqendroheni nga email-et qesharake, rrjetet sociale ose mesazhet nga miqtë. Mos lejoni që bisedat e pafajshme të shndërrohen në shpërqendrime dy-orëshe nga puna juaj.
    PeshqitShpërblimet do të vërshojnë sot në përgjigje të punës së palodhur që keni bërë. Përfitimet financiare janë afër, kështu që mos kini frikë të merrni përsipër atë që e dini se e keni fituar me të drejtë. Më shumë sesa mund të mendoni është duke ardhur drejt jush.

  • Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Betohemi se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë, shkatërron familjen shqiptare

    Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Betohemi se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë, shkatërron familjen shqiptare

    Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën para Kryeministrisë u ndal edhe te miratimi i ligjit për barazinë gjinore.
    Ai tha se ky ligj shkatërron familjen shqiptare, prandaj nuk do të lejohet që të hyjë në fuqi.
    Berisha deklaroi se ky është një ligj të cilin vetë Presidenti Donald Trump e anuloi menjëherë sapo mori pushtetin.

    “Narkoparlamenti votoi me shpejtësi ligjin Xhorxh Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes. Ligjin me të cilin ekselistë të majtë në SHBA, me ndikimin direkt të George Soros, ndërmorën fushatën më të paimagjinueshme të ndryshimit të gjinisë, ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin Trump u formulua ndaj tij 35 akuza, u gjobita qindra e qindra milionë euro, atë ligj votoi parlamenti. Atë ligj shqiptarët s’do ta pranojnë kurrë. Ai ligj është shpërbërja e familjes, po u shpërbë familja zhduket kombi. Ne jemi sot këtu të betuar se atë ligj nuk do e pranojmë kurrë. Familja shqiptare do të mbetet institucioni më i shenjtë i çdo shqiptari, i kombit dhe i Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

  • Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha nga “Foltorja 2”: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha nga “Foltorja 2”: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Gjatë fjalës së tij këtë mbrëmje në podiumin e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, Sali Berisha u ndal te kalimi i ligjit për barazinë gjinore.

    Berisha tha se “kanë të betuar, se atë ligj nuk do ta pranojnë kurrë”.
    “Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë.
    Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra milionë euro, atë ligj votoi Parlamenti. Atë ligj, shqiptarët nuk do e miratojnë kurrë. Ai ligj shpërbën familjen dhe po u shpërbë familja, kombi shembet”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Ligji për barazinë gjinore/ Berisha jep fjalën: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Ligji për barazinë gjinore/ Berisha jep fjalën: Betohemi se kurrë nuk do ta pranojmë

    Gjatë fjalës së tij këtë mbrëmje në podiumin e protestës që po mbahet para Kryeministrisë, Sali Berisha u ndal te kalimi i ligjit për barazinë gjinore.

    Berisha tha se “kanë të betuar, se atë ligj nuk do ta pranojnë kurrë”.
    “Mos harroni se Parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme ligjin George Soros, ligjin e shkatërrimit të familjes, ligjin me të cilin mbështetës të majtë të SHBA-së, me ndikimin e Sorosit ndërmorën fushatën e ndryshimit të gjinisë.
    Ligjin me të cilin u vendos censura më e rreptë. Ligjin me të cilin presidentin Donald Trump, formuluan ndaj tij 35 akuza, e gjobitën qindra milionë euro, atë ligj votoi Parlamenti. Atë ligj, shqiptarët nuk do e miratojnë kurrë. Ai ligj shpërbën familjen dhe po u shpërbë familja, kombi shembet”, tha Berisha.

  • Borges e urrente futbollin duke e konsideruar “estetikisht të shëmtuar”!

    Borges e urrente futbollin duke e konsideruar “estetikisht të shëmtuar”!

    Jorge Luis Borges

    Në pamje të parë, neveria e shkrimtarit argjentinas përkundrejt “lojës së bukur”, duket se pasqyron qëndrimin e urrejtësit tipik të futbollit të sotëm, për të cilin sloganet janë shndërruar gati në një refren: futbolli është i mërzitshëm; rezultati varet nga shumë faktorë; s’i duroj dot simulimet në fushë.

    Nga Shaj Mathew

    Dhe është e vërtetë: Borges e quante futbollin “estetikisht të shëmtuar”. Ai thoshte:”Futbolli është një nga krimet më të mëdha të Anglisë!”. Dhe me sa duket, ai madje planifikonte një nga leksionet e tij mbi këtë temë, në mënyrë që të përkonte qëllimisht me ndeshjen e parë të Argjentinës në Kupën e Botës 1978.

    Por, zhgënjimi i Borges me këtë sport, buronte nga diçka shumë më shqetësuese sesa estetika. Problemi i tij ishte me kulturën e fansave të futbollit, të cilin e lidhi me llojin e mbështetjes së verbër popullore, që mbështeste drejtuesit e lëvizjeve politike më të tmerrshme të shekullit XX-të.

    Gjatë jetës së tij, ai pa elementë të fashizmit, peronizmit dhe madje edhe antisemitizmit, të shfaqeshin në sferën politike argjentinase, kështu që dyshimi i tij i madh ndaj lëvizjeve politike dhe kulturës masive popullore – kulmi i të cilës në Argjentinë është futbolli – ka shumë kuptim. “Në futboll ekziston një ide e supremacisë, e pushtetit, që mua më duket e tmerrshme”- shkroi ai në një rast. Borges e kundërshtoi dogmatizmin në çdo lloj shfaqje apo forme.

    Kështu, ai ishte natyrshëm dyshues ndaj përkushtimit të verbër që bashkatdhetarët e tij kishin ndaj çdo doktrine apo religjioni, madje edhe ndaj kombëtares së tyre të dashur Albiceleste. Futbolli, është i lidhur pazgjidhshmërisht me nacionalizmin, ishte një nga kundërshtimet e tjera të Borgesit ndaj këtij sporti.

    “Nacionalizmi lejon afrmimin, dhe çdo doktrinë që hedh poshtë dyshimin, negacionin, është një formë fanatizmi dhe marrëzie”- thoshte ai . Ekipet kombëtare, gjenerojnë “zjarrin” nacionalist, duke krijuar mundësinë për formimin e një qeverie të paskrupullt  që përdor një yll të futbollit si një zëdhënës për të legjitimuar veten.

    Në fakt, pikërisht kjo ndodhi me një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit: Pele. “Edhe pse qeveria e tij arriti deri tek disidentët politikë, ajo prodhoi një poster gjigand të Peles, të shoqëruar me sloganin ‘Ninguém mais segura este país’: Askush s’mund të ndalojë tani këtë vend!”- shkruan Dejv Zirin në libër i ri “Vallja e Brazilit me Djallin”.

    Qeveritë, si p.sh diktatura ushtarake braziliane në të cilin luajti Pele, mund të përfitojnë nga lidhja që tifozët kanë me ekipet e tyre kombëtare, për të forcuar mbështetjen popullore, dhe kjo është ajo që i druhej apo edhe neveriste Borgesi.

    Tregimi i tij i shkurtër , “Esse Est Percipi” (që në latinisht do të thotë “Të jesh, do të thotë të perceptohesh”), mund të shpjegojë gjithashtu urrejtjen e tij për futbollin. Nësë shfleton pak histori, mund të zbulosh se futbolli në Argjentinë pushoi në një moment së qeni një sport, dhe hyri në sferën e spektaklit.

    Në këtë univers imagjinar, përfaqësimi i sportit ka zëvendësuar sportin aktual. “Këto sporte nuk ekzistojnë jashtë studiove televizive dhe redaksive të gazetave”- thotë një president i një klubi futbolli. Futbolli frymëzon një fanatizëm aq të thellë, sa që mbështetësit do të ndjekin ndeshjet jo-ekzistente në televizione dhe radio pa pyetur një gjë: Stadiumet kanë kohë që janë të dënuara, dhe po rrënohen. Në ditët e sotme, gjithçka është shfaqet në televizion dhe radio. Ndjesia ekzaltuese e sportistit , a nuk ju ka bërë ndonjëherë të dyshoni se gjithçka është një trillim? Hera e fundit që një ndeshje e vërtetë futbolli u zhvillua në Buenos Aires, ishte më 24 qershor 1937.

    Që nga ai moment, futbolli, së bashku me tërë gamën e sporteve, i përket zhanrit të dramës, të aktruar nga një njeri i vetëm në një kabinë, ose nga aktorë që shtirren para kamerave televizive.

    Kjo histori shkon nga shqetësimi i Borgesit me lëvizjet masive: ”Esse Est Percipi” akuzon median për pjesëmarrje në krijimin e një kulture masive që himnizon futbollin, dhe për rrjedhojë krijon hapësirë për demagogjinë dhe manipulimin.

    Sipas Borgesit, njerëzit ndjejnë nevojën t’i përkasin një plani të madh universal, diçkaje më të madhe se vetja. Feja e bën atë për disa njerëz, futbolli për disa të tjerë. Personazhet në korpusin Borgesian, ballafaqohen shpesh me këtë dëshirë, duke u rikthyer tek ideologjitë ose lëvizjet me efekte katastrofike: Rrëfimtari i historisë “Deutsches Requiem” bëhet nazist, ndërsa në “Lotaria në Babiloni” dhe “Kongresi”, “organizime të vogla, në dukje të parrezikshme, transformohen shpejt në burokraci të mëdha, totalitare, të cilat nisin ndëshkimin fizik të njerëzve, ose djegin libra”.

    Ne duam të bëhemi aq shumë pjesë e diçkaje më të madhe, sa që e verbojmë veten me të metat që zhvillohen në këto plane të mëdha – ose të metat që ishin të natyrshme për ta gjatë gjithë kohës. E megjithatë, siç na kujton tregimtari i “Kongresi”, joshja e këtyre tregimeve të mëdha flet shpesh shumë: “Ajo që ka realisht rëndësi, është të kesh ndjerë që plani ynë, me të cilin dikur jemi tallur, të ketë ekzistuar në fshehtësi, dhe ka qenë bota dhe vetja jonë”.    

    Kjo fjali mund të përshkruajë me saktësi, se si miliona njerëz në botë ndihen rreth futbollit./“New Republic”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BORGES: VEÇ MUJ ME T’DASHTË ASHTU SIÇ JE…

  • Makina bie në humnerë, humbin jetën dy persona

    Makina bie në humnerë, humbin jetën dy persona

    Dy persona kanë mbetur të vdekur, pasi automjeti me të cilin udhëtonin ra në humnerë.

    Sipas informacioneve paraprake të Policisë, aksidenti u regjistrua rreth orës 14.10 minuta të kësaj të mërkure, në fshatin Zall Bastar.

    Automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë, ku për pasojë kanë gjetur edhe vdekjen.  

    Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe  po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.  

    Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.

    Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe  po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.