Tag: cilëve

  • Makina merr përpara turmën e njerëzve në Francë, 1 viktimë dhe 5 të plagosur

    Makina merr përpara turmën e njerëzve në Francë, 1 viktimë dhe 5 të plagosur

    Një i vdekur dhe pesë të plagosur, prej të cilëve dy rëndë. Ky është bilanci i një nate çmendurie në Normandi, në qytetin francez të Evreux.

    Pas një sherri në një bar, rreth orës 4 të mëngjesit, një burrë që drejtonte një makinë dyshohet se ka përplasur me qëllim një grup njerëzish jashtë lokalit, duke vrarë njërin dhe plagosur pesë të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

    “Një person mori një makinë dhe me qëllim bëri marsh të kundërt me shpejtësi të lartë mes turmës”, deklaroi prokurori i Evreux, Rémi Coutin, për AFP, duke shtuar se tre persona janë arrestuar. Policia franceze ka hapur një hetim për vrasje dhe tentativë për vrasje vrasjeje.

    “Këtë mëngjes u informova për një aksident të rëndë që ndodhi para lokalit La Winery, në bulevardin Winston Churchill” , shkruan në Facebook kryetari i bashkisë së Evreux, Guy Lefrand.

    “Ka shpërthyer një sherr që ka shkaktuar lëvizje të turmës dhe një automjet ka përplasur disa persona. Bilanci paraprak është një i vdekur, dy të plagosur në gjendje kritike dhe tre të plagosur më lehtë”, shtoi ai, duke shprehur gjithashtu solidaritet të thellë për viktimat, familjet e tyre dhe të afërmit.

    “Situata tani është kthyer në normalitet. Një hetim është në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e sakta të kësaj tragjedie”, përfundoi ai.

  • Godet gjykatësit, por pse është më rëndë se ata?

    Godet gjykatësit, por pse është më rëndë se ata?

    Kryeministri Rama është kapur sërish me një njeri të drejtësisë, një verdiktdhënës në gjyqësor, të cilëve u kundërvihet herëpashere në atë që ai e konsideron vendimmarrje absurde.
    “Më në fund, gjykatësi Balliu e nxori arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz, për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.

    Se si mund të angazhohen prokurorë apo gjyqkatës të Republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurores Gjeli dhe të gjykatësit Balliu. Por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që, me ndihmën e të Madhit Zot, organet e kontrollit dhe të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi.

    Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatësit Balliu, si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune, për sa kohë nuk ka viktima”, shkruan Rama.
    Por vetë njeriu që qeveris Shqipërinë është po aq absurd në vendimmarrje, sa ç’mund të jetë ky gjyqtar e emra të tjerë në drejtësinë shqiptare, të cilëve ai u vërtitet me gjuhën e tij acide.
    Kujtojmë se pas zgjedhjeve, krejt papandehur, Rama urdhëroi në shkelje të Kushtetues e nëpëkëmbje të çdo dinjitetit njerëzor minimal dorëheqjen e stafeve të Bashkive, pa marrë parasysh asnjë kriter, e paprecedent gjëkundi në sisteme demokratike. Po ashtu, pa qenë fare emergjencë, pa qenë aspak diskutim publik apo çështje e mprehtë publike, ai urdhëroi zhbërjen e çdo strukture tregtare – lokale apo restorante – pa asnjë referim ligjor për prishje, duke djegur të njomin me të thatin, pra të rregulltin me të parregulltin, duke cenuar kësisoj me qindra biznese deri në asfiksimin e tyre. Ndërsa Thethi është çështje më vete për vetë absurdin e madh që bart. /tesheshi.com/        
     

  • Si u shndërrua Guria – Gurina (Guri Ynë) në Georgie, Gurgistan e Gjeorgji, një periudhë edhe Gruzi (Gurëzi)

    Si u shndërrua Guria – Gurina (Guri Ynë) në Georgie, Gurgistan e Gjeorgji, një periudhë edhe Gruzi (Gurëzi)

    Abdulla Mehmeti

    (Cili ishte ai popull i lashtë, që i përdori fjalët shqipe – GUR (Gurinë, Gurgistan-Georgie-Gjeorgji) dhe AR (Armeni, Araks etj.), për emërtimin e vendeve të tij, që nuk kanë asnjë kuptim në gjuhët tjera, sllavisht apo persisht?)

    Nëse të tjerët nuk duan ta dinë, shqiptarët duhet ta dinë, hulumtojnë e studiojnë, se si u shndërruar GURINA (Guri Ynë) në GEORGIE dhe GURGISTAN.

    Në ILIRINË LINDORE (Bullgaria dhe Rumania e sotme-Vllahia dhe Bessapara, jo Bessarabia) përjet Detit të Zi, banorët më të lashtë të shteteve këndej vargmaleve të Kaukazit (aktualisht janë disa shtete me afërsisht 50 milionë banorë) dhe disa popuj të përzier, të ndarë mbi baza fetare (katolikë, ortodoksë dhe të besimit islam) toka të vërshuara nga pushtuesit dhe sunduesit e mëvonshëm, janë banuar më herët nga pellazgët dhe fiset ilire-dardane-trake (parthinët dhe besët), një pjesë e të cilëve janë autoktonë (toka ka qenë kryesisht e pabanuar para tyre), një pjesë e banorëve është ngulitur në ato vise nga ekspeditat ushtarake, para dhe gjatë pushtimeve të Lekës së Madh, disa prej të cilëve gjatë Mesjetës janë rikthyer në Gadishullin e Ilirisë (si edhe bullgarët-vollgarët, emri sipas luginës së lumit Vollga) ose janë shpërngulur në vende të ndryshme të botës edhe në lindje të Azisë, si Ujgurët (prodhues dhe tregtarë të njohur të vajgurit (uji i gurit-gazi nytaror), prej nga e kanë marrë këtë emër) dhe Hundësit etj.).

    Këto vise, ne shqiptarët sot nuk i pretendojmë si troje tona etnike, por janë vise, janë atdheu i vëllezërve tanë nga prejardhja (të krishterë e të besimit islam), një pjesë e të cilëve janë asimiluar dhe vazhdojnë të sundohen e shtypen nga të huajit, nga popuj barbarë të ardhur nga Mesjeta në ato vise.

    Qytetërimi evropian, popujt dhe gjuhët, nuk janë krijuar me dyndjen e sllavëve në Evropë dhe Gadishullin e Ilirisë, as me dyndjen e fiseve persiane, mongole e tartare nga Azia në Ilirik, Anadolli dhe vende të tjera.

    (22.IX.2021) /Trungu & InforCulture

  • Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

    Mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

    Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Itali ka mbërritur këtë të enjte, 26 qershor, në portin e Shëngjinit.
    Mjeti lundrues “Guardia Costiera” u ankorua rreth orës 18:00 dhe pas procedurave fillestare, emigrantët janë dërguar në qendrën pritëse për verifikim dhe më pas pritet të transferohen drejt kampit të Gjadrit.
    Ky është kontingjenti i katërt që mbërrin në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së arritur mes Romës dhe Tiranës, që parashikon transferimin e emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane dhe të cilëve u është refuzuar azili.
    Sipas dekretit të qeverisë italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni, kampi në Gjadër do të shërbejë si një strukturë e përkohshme për mbajtjen e këtyre emigrantëve deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit të tyre.
    Marrëveshja është kritikuar nga organizatat për të drejtat e njeriut, ndërsa qeveria shqiptare ka theksuar se po respektohen të gjitha standardet ndërkombëtare të trajtimit të refugjatëve./tvklan.al

  • Mbërrijnë nga Italia në Shëngjin 15 emigrantë të dëbuar, pritet të transferohen në Gjadër

    Mbërrijnë nga Italia në Shëngjin 15 emigrantë të dëbuar, pritet të transferohen në Gjadër

    Një tjetër anije me 15 emigrantë të cilëve ju është refuzuar azili në Itali, ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit.
    Mjeti lundrues i rojes bregdetare italiane është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe pas procedurave në qendrën pritëse emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit.
    Ky është kontigjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve ju është refuzuar azili në shtetin fqinj.
    gijotina.com/

  • 15 emigrantë të dëbuar mbërrijnë sot në Gjadër

    15 emigrantë të dëbuar mbërrijnë sot në Gjadër

    15 emigrantë të cilëve u është refuzuar azili në Itali, pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit. Anija është parashikuar të ankorohet në port rreth orës 18:00 dhe, pas procedurave në qendrën pritëse, emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit. Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj.

  • Marrëveshja me Italinë / Mbërrin tjetër anije me 27 emigrantë, vendosen në kampin e Gjadrit

    Marrëveshja me Italinë / Mbërrin tjetër anije me 27 emigrantë, vendosen në kampin e Gjadrit

    Një grup tjetër emigrantësh të cilëve ju është refuzuar azili në Itali kanë mbërritur në Shqipëri. Anija “Spica” e Marinës Ushtarake Italiane u nis mëngjesin e së martës nga porti i Brindisit dhe zbarkoi në portin e Shëngjinit, duke transportuar 27 migrantë në bord.
    Pas mbërritjes në Shqipëri, emigrantët u transferuan drejt kampit të Gjadrit, ku janë riatdhesuar brenda kësaj strukture, konform rregullave dhe protokolleve të përcaktuara. Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në territorin shqiptar, si pjesë e dekretit të ri të qeverisë italiane, të cilët do të qëndrojnë në Gjadër deri në deportimin në vendet e tyre të origjinës, me një afat maksimal që nuk kalon 18 muaj.
    Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte projektuar si një qendër pritjeje për azilkërkuesit e shpëtuar në det, për një periudhë deri në 28 ditë, por me dekretin e ri të qeverisë italiane të drejtuar nga Giorgia Meloni, funksioni i kësaj qendre është zgjeruar. Tashmë, ajo do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që pritet të deportohen.
    Ndërkohë, në ditët në vijim pritet vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë lidhur me apelimin e paraqitur nga Gjykata e Romës. Kjo e fundit ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e arrestimeve të emigrantëve të shpëtuar në Mesdhe dhe të transferuar më pas në Shqipëri, veçanërisht për rastet që vijnë nga vende që Italia i cilëson si të sigurta, si Egjipti dhe Bangladeshi.

  • Izraeli nuk ndal masakrën në Gaza, 54 të vrarë nga sulmet e fundit, mes tyre edhe fëmijë

    Izraeli nuk ndal masakrën në Gaza, 54 të vrarë nga sulmet e fundit, mes tyre edhe fëmijë

    Izraeli vijon të sulmojë pa mëshirë Gazën. 54 persona kanë mbetur të vrarë gjatë orëve të fundit, 36 prej të cilëve në një shkollë të shndërruar  në strehimore, të cilës iu vu flaka ndërsa njerëzit po flinin.
    Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se u gjetën 20 trupa mes të cilëve edhe fëmijë. Shumë prej trupave ishin djegur rëndë.
    Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që operonin nga shkolla.

    Sakaq grupet humanitare kanë paralajmëruar se banorët e Gazës mund të vdesin  nga uria dhe thonë se ndihmat që kanë ardhur ditët e fundit nuk janë aspak të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popullsisë.
    Izraelitët janë zotuar se do ta marrin kontrollin e Gazës dhe se do të vazhdojnë të luftojnë, derisa Hamasi të shkatërrohet apo të çarmatoset, dhe derisa ai të kthejë 58 pengjet e mbetura, një e treta prej të cilave besohet të jenë gjallë./vizionplus.tv

  • Askush nuk ka më imunitet nga plumbat në drejtim të paditur!

    Askush nuk ka më imunitet nga plumbat në drejtim të paditur!

    Nga Elkier Bushkolaj/

    Kur kanë kaluar vetëm 3 javë nga atentati në Lundër, ku mbetën të plagosur gabimisht 4 të rinj, mes të cilëve një i mitur 11 vjeçar dhe vetëm pak ditë nga përplasja me armë në zyrat e PSD në Tiranë, një ngjarje në kufijtë e tragjedisë u shënua në sot në zemër të Laçit, në një segment rrugor ku për ironi të fatit kryqëzohet rruga që të çon nga Komisariati tek godina e ish Gjykatës me rrugën që të çon tek Kisha e “Shna Ndout”

    Pesë persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, me të cilëve dhe 58 vjeçarja, Angjelina Gjezaj, që kishte dalë për të shitur qirinj dhe lule për qytetarët e shumtë që këtë të shtunë kishin zbarkuar në Laç për të vizituar Kishën e “Shna Ndout”.

    Pesë personat e plagosur, 4 të cilët janë të rinj janë nisur me urgjencë drejt Spitalit Traumës në Tiranë, se ndonëse spitalet e Kurbinit dhe Lezhës, na kanë kushtuar miliona euro, aty nuk kanë më mjekë për ndërhyrje kirurgjikale për emergjenca të tilla.

    Nga Laçi, së fundmi është larguar dhe Prokuroria dhe Gjykata, por sëmundjet e vjetra që ujiten nga mungesa e pranisë së institucioneve ligjzbatuse po vijojnë të shkaktojnë plagë të reja, në Lezhë, Kurbin e Mirditë, treva që shteti i ka lënë si Tokë pa Zot.

  • Xhironin 1 mln euro drogë/ Përgjimet çmontojnë organizatën italo-shqiptare, 12 të arrestuar

    Xhironin 1 mln euro drogë/ Përgjimet çmontojnë organizatën italo-shqiptare, 12 të arrestuar

    Foto ilustruese

    ITALI- Guardia di Financa ka çmontuar një organizatë italo-shqiptare të trafikut të drogave në zonat e Arezo, Peruggia dhe Siena. Në kuadër të operacionit “Pastrimi”, Policia ka vendosur në pranga të paktën 12 persona të dyshuar, një pjesë e të cilëve janë shqiptarë. Por nuk janë bërë me dije identitetet e tyre, por 8 prej tyre u lanë në burg, 2 në arrest shtëpie dhe të tjerët në detyrim paraqitje.
    Hetimi për grupin nisi në tetor 2023 dhe i mbështetur nga aktivitetet teknike të kryera me metoda proaktive, kryesisht përgjime dhe filmime. Organizata ishte e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës.
    Sipas mediave italiane, grupi vepronte në një territor të madh, duke përfshirë Arezzo, Valdarno, Città di Castello të Perugia dhe Montepulciano në Siena.
    Për këtë rast u arrestuan në flagrancë 2 persona, një italian dhe një shqiptar, të cilëve iu gjetën në pronësi, përkatësisht në provincën e Sienës dhe Arezzo, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, material ambalazhimi dhe para në dorë për një total prej afro 15 mijë eurosh. Hetuesit kanë konstatuar se të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme mund të arrijnë në rreth 1 milion euro. Grupit iu sekuestruan 2 kg kokainë, 62 kg hashash dhe 17 kg marihuanë./ZËRI