I pranishëm në “Festivalin e Serie A”, Gianfranco Zola iu përgjigj disa pyetjeve nga skena, duke filluar me një vlerësim për titullin kampion të Napolit: “Kam qenë me fat shumë vite më parë që fitova titullin me Napolin. Edhe lojtarët aktualë kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke ia realizuar qytetit këtë ëndërr.
Unë kisha përpara Maradonën, ndaj e dija se duhej të mësoja shumë. Pra, kisha përpara më të mirin në botë. Kjo ka bërë diferencën. Në vitin që luajta me të, mësova shumë gjëra. Ai mendonte se ishte më i gjatë se unë, por nuk ishte; u morëm menjëherë me simpatinë e njëri-tjetrit. Ai ishte idhulli im”.
Mungesa e specialistëve të goditjeve të dënimit: “Sot ka shumë më tepër informacion, portierët e dinë si i godasin kundërshtarët goditjet e dënimit, janë më të përgatitur, edhe barrierat janë më të përgatitura. Kësaj i shtohet edhe mungesa e stërvitjes. Kisha intervistuar Cole Palmer dhe ai më tha se nuk stërvitet fare për goditjet e dënimit. Talenti duhet të shoqërohet me praktikë”.
Për kombëtaren italiane, në krizë totale, sidomos pas humbjes së mbrëmshme 3-0 ndaj Norvegjisë: “Më dhemb që nuk ka cilësi. Historikisht ne si komb kemi prodhuar gjithmonë cilësi. Rivera, Beccalossi, unë, Mancini, Baggio, Antognoni, Giannini, Totti, Del Piero…
Është një moment i vështirë. Unë vij nga rruga, kam mësuar vetë. Tani strukturat e organizuara punojnë më shumë për të plotësuar lojtarin sesa për ta formuar në cilësi. Duhet të reflektojmë dhe të angazhohemi. Në Spanjë prodhojnë cilësi, në Belgjikë, Francë, Angli, madje edhe në Norvegji… Ne duhet të kthehemi ta prodhojmë përsëri cilësinë. Futbolli pa cilësi nuk është futbolli ynë.
Si të veprojmë? Nuk është e vërtetë që nuk ka talente në Itali. Deri në moshën 17-18 vjeç, kombëtaret tona funksionojnë mirë. Problemi është që më pas këta djem nuk arrijnë dot në ekipet e para. Fatkeqësisht, ka shumë interesa; duhet të fitosh kampionatin, të mbijetosh dhe për këtë duhen lojtarë me përvojë. Hapësirat për të rinjtë bëhen gjithnjë e më të vogla.
Imagjinoni Zola që nga Serie C shkon në Serie A, nuk do të kisha luajtur. Është një gjë që duhet rregulluar. E kuptoj që klubet shpenzojnë shumë para, por duhet të mendojnë edhe për produktin tonë të brendshëm. Nuk është se nuk kemi gjëra që të tjerët i kanë, por ndoshta duhet të ndryshojmë mënyrën se si i menaxhojmë”.
Tag: cilësi
-

Zola: Kjo Itali më dhemb. Talentet ekzistojnë, por iu ndërpritet karriera 17-18 vjeç
-

Spalletti, pas turpërimit ndaj Norvegjisë: Do të flas me Gravina, duhet të ndryshoj patjetër diçka
Nga salla e shtypit e “Ullevaal Stadion”, trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, komentoi humbjen e rëndë të pësuar kundër Norvegjisë.
Çfarë po ndodh me këtë kombëtare? Gjuajtja e parë në portë erdhi në minutën e 92-të…Duhet t’i analizojmë faktet që ndodhën. Nuk kishim vendosmëri në veprimet tona, ishim disi të lehtë. Në golin e parë humbëm topin gjatë ndryshimit të krahut të lojës, kur mund të kishim bërë dy pasime të afërta. Ata gjetën hapësira. Mund të reagonim më mirë në mbrojtje, individualisht. Humbëm shumë topa në një të tretën e fushës së tyre, duhej t’i shfrytëzonim më shumë krahët, por u grumbulluam në qendër. Në të tre golat, në aspektin individual mbrojtës, duhet të ishim më të vendosur, më agresivë. Kishte kundërsulme, por kurrë nuk ishim në inferioritet numerik. Edhe në golin e tretë, pas humbjes së topit nga Tonali, linja mbrojtëse ishte mjaft e ulët. Vepruam me njerëzit e gabuar dhe në mënyrën e gabuar. Janë lexime të gabuara dhe qëndrime që duhet të jenë më të forta, me më shumë muskuj, më shumë vendosmëri. Ishim nën nivelin e duhur. Na mungon pak entuziazëm, nivel individual. Duhet të japim më shumë, përndryshe diçka duhet ndryshuar. Ky grup është i rëndësishëm, më i miri që kam në dispozicion. Duhet të bëjmë më mirë, por e mbroj grupin. Do t’iu them diçka atyre që nuk po arrijnë në maksimumin e tyre.
Vijmë nga ditë me polemika dhe lojtarë që janë larguar nga grumbullimi. Sot (dje), Liga e Futbollit zgjodhi të prezantojë kalendarin e kampionatit dy orë para kësaj ndeshjeje vendimtare. A është kjo kombëtare e braktisur? Ju, a ndiheni pak vetëm?Polemika ka pasur… Nuk ndjehem i braktisur. Edhe sikur të isha vetëm, jam përgjegjës për këtë situatë. Nuk ka vend për mëshirë ndaj askujt. Ajo që më bezdis më shumë është kur dikush më bën të kuptoj se do të më ndihmojë, sepse sipas tij unë nuk ia dal dot vetëm. Kjo më çmend. Kam kaluar mijëra situatë, edhe më keq se kaq. Kur zgjedh të jesh trajner i kombëtares, je përgjegjësi kryesor. Çfarë ndodh në fushë është përgjegjësia ime. Që tani e tutje duhet të ndryshoj edhe unë diçka, sepse i mbroj dhe them shumë, por duhet edhe qëndrimi i duhur. Nëse skuadra tregon pak cilësi, atëherë jam trajner me pak cilësi. Në lëvizjen e parë të tyre, i lamë të kalonin…
Keni thënë se do të flisni me Gravina. Për çfarë konkretisht?Po, për zgjedhjet në aspektin teknik. Ai më dha mundësinë të jem trajneri i kombëtares dhe do ta falënderoj gjithmonë. Pastaj, ai mund të bëjë çfarë të dojë. Tani duhet të mendoj për këtë ndeshje dhe më pas do të flas me Gravina.
A do të vazhdoni me këtë modul të hënën?Po, por është e qartë se do të ndryshoj disa lojtarë, sepse kemi nevojë për frymë të re. Do të fus disa lojtarë me cilësi dhe role të ndryshme.
Pas kësaj mbrëmjeje rikthehet frika e “play off”-it…E pranoj që është një diskutim i drejtë. Duam të tregojmë se nuk e pranojmë këtë gjë.
Të gjithë gjatë javës thanë me fjalë se e kishin kuptuar rëndësinë e ndeshjes. Pastaj pamë këtë paraqitje. Si e shpjegoni?E shpjegoj me faktin që ka pak lodhje, siç thamë edhe më herët. Kemi mbërritur në këtë pikë në këtë gjendje. Kishim pak energji dhe kur gjërat nuk shkojnë siç do, duhet më shumë forcë morale dhe karakter. Ashtu si Coppola, që humbi një top, por qëndroi në lojë dhe bëri gjëra pozitive. Këto janë gjërat që i kam përmendur dhe me to do të përballemi.
Çfarë mendoni për ndeshjen e Nusa?Në këtë moment, Norvegjia ka cilësi të rëndësishme. Futëm Zappacosta për të ndihmuar në mbulimin e tij, por ai kaloi shpesh mes dy lojtarëve, jo vetëm në duelet një kundër një me Di Lorenzo.
A do ta kryesojë Norvegjia grupin?Pas rezultatit të sotëm është e mundur. Ne duhet të japim gjithçka dhe të mos gabojmë më që ta rikthejmë në diskutim vendin e parë. -

“Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës për të diskutuar për sezonin veror, që nis së shpejti.
Teksa pohoi se turizmi në shërbimi është përmirësuar ndjeshëm, Rama tha se ka ende shumë për të bërë.
“Dikur, hoteleve u vendosnin emrat e çunit, gocës dhe vjehrrës. Kjo që kemi bërë është shumë e rëndësishme me ku ishim, por nuk mjafton me ku do të shkojmë. Jemi akoma në një moment të brishtë se nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nuk investojmë më shumë”.
Rama kërkoi më shumë cilësi në shërbim, ndërsa tha se nuk mund të mbetet më prioritet sasia.
“Duhet të kemi të qartë çfarë duhet të bëjë privati dhe shtetit. Privati duhet të ketë vetëm një fjalë me të cilën të zgjohet në mëngjes e të flejë në darkë: cilësi. Nuk është më koha e parave kuturu. Është koha për cilësi, jo sasi“, tha Rama.Top Channel
-

Rama në Durrës: Koha për cilësi, duam turistë që konsumojnë më shumë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit, në Durrës. Rama tha se aktualisht është koka për cilësi dhe jo për sasi, duke kërkuar që të rritet cilësia e shërbimit. Për të Shqipëria tashmë duhet të synojë ata turistë që konsumojnë më shumë.
”Nuk është më koha e sasisë, por e cilësisë. Nuk është më koha e hedhjes së parave kuturu, por është koha që çdo qindarkë të investuar ta investojë në cilësi sektori privat, në cilësinë e shërbimeve. Ne nuk duhet të rrisim numrat pafundësisht, por të rrisim numrin e turistëve që konsumojnë më shumë.Për të siguruar rritje cilësore dhe të qëndrueshme, duhet të jemi shumë të qartë për çfarë duhet të bëjë sektori privat dhe çfarë duhet të bëjë shteti. Sektori privat duhet të ketë vetëm një fjalë kyçe, me të cilën duhet të zgjohet çdo mëngjes dhe të flejë çdo mbrëmje: cilësia. Cilësia e shërbimit.
Ka ardhur koha që çdo qindarkë e investuar të shkojë në rritjen e cilësisë. Ka ardhur koha që sektori privat të investojë seriozisht në cilësinë e të gjitha shërbimeve, në mënyrë që Shqipëria të mos jetë vetëm një vend i bukur, por edhe një vend mikpritës, dinjitoz dhe konkurrues në nivel global”. -

“Dikur hoteleve u vendosnin emrat e çunit apo vjehrrës”/ Rama me turoperatorët në Durrës: Ka përmirësime, por jemi akoma në moment të brishtë! Tani duhet cilësi, jo sasi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës për të diskutuar për sezonin veror, që nis së shpejti.
Teksa pohoi se turizmi në shërbimi është përmirësuar ndjeshëm, Rama tha se ka ende shumë për të bërë.
“Dikur, hoteleve u vendosnin emrat e çunit, gocës dhe vjehrrës. Kjo që kemi bërë është shumë e rëndësishme me ku ishim, por nuk mjafton me ku do të shkojmë. Jemi akoma në një moment të brishtë se nëse e marrim të mirëqenë këtë që kemi arritur dhe nuk investojmë më shumë”.
Rama kërkoi më shumë cilësi në shërbim, ndërsa tha se nuk mund të mbetet më prioritet sasia.
“Duhet të kemi të qartë çfarë duhet të bëjë privati dhe shtetit. Privati duhet të ketë vetëm një fjalë me të cilën të zgjohet në mëngjes e të flejë në darkë: cilësi. Nuk është më koha e parave kuturu. Është koha për cilësi, jo sasi“, tha Rama.Top Channel
-

RTSH, koha për cilësi
Nga Lutfi Dervishi/RTSH është si një pasuri e madhe kombëtare që sot është strukur. Ka më shumë punonjës se çdo televizion tjetër privat në Shqipëri, por ka më pak audiencë se një live në TikTok.
Ideja e shpallur për ta mbyllur, sado e diskutueshme apo e papranueshme, nuk ka dalë nga hiçi. Dinozauret nuk u zhduken nga ndryshimi i klimës, por sepse nuk u përshtaten me kohën.
Në vend që të udhëheqë, RTSH ndjek dhe kopjon të tjerët. Në vend që të krijojë, i drejtohet arkivës dhe imitimit. Ndërkohë që teknologjia ecën përpara me ritëm të çmendur, Transmetuesi Publik shpesh duket sikur funksionon me valë të mesme dhe mentalitet analog.
Problemi fillon te kokaE gjithë kjo histori ka një nyje të madhe: drejtuesin e institucionit. Se cili është roli, pesha dhe rëndësia e drejtuesit u provua me rastin e Thoma Gëllçit. Ishte koha kur ai shtroi dhe inauguroi shinat e digjitalizimit dhe dha shenjat e kthimit të RTSH-së te publiku. (Për gjithçka bëri, “sistemi” e çoi në burg, ndërkohë që Strasburgu e quajti skandaloze masën ndaj tij).
Bota e informacionit sot është dinamike, e ndërlidhur, vizuale, sociale dhe mobile. RTSH ka një rrjet të ri digjital që i ka kushtuar miliona euro, (dhe për të cilën paguan çdo vit 7 milionë euro kredi dhe shërbim mirëmbajtje) por nuk ka ende një sistem modern të informacionit, një redaksi të integruar apo një qasje të re ndaj lajmeve dhe çështjeve që i interesojnë publikut. Në vend që fokusi të jetë te liderët dhe institucionet, duhet të drejtohet te njerëzit dhe problemet. Në vend të raportimeve e reportazheve nga terreni, ka më shumë deklarata nga zyra dhe dalje live nëpër inspektime. Në vend të gazetarisë, ka protokoll.
Tre herë ‘C’: Cilësi, Cilësi, Cilësi
RTSH nuk ka pse t’ia nisë nga e para, nga ABC-ja, por duhet ndalet te gërma C.
Nuk ka nevojë për më shumë programe, por për programe më të mira. Njerëzit nuk shohin televizionin, por programin. Cilësia, është oksigjeni që mungon.
Biseda bëjnë të gjithë, emisione politike bëjnë të gjithë, gjasme show bëjnë të gjithë, gallatë bëjnë të gjithë, ajo që RTSH mund të bëjë është një gjë që edhe nëse e bëjnë të tjerët, duhet ta bëjë më mirë se të tjerët.Pyetja që nuk merr përgjigje të lehtë është: më thuaj çfarë programi të shoh?
RTSH është e “dënuar” të bëjë emisione me përmbajtje edukative, dokumentarë cilësorë, reportazhe që prekin realitetin dhe argëtim që nuk fyen inteligjencën. Këto nuk kanë pse të kushtojnë miliona e miliona, thjesht kërkojnë ide të mira dhe njerëz të përkushtuar.Audienca?
Me audiencë të vogël, RTSH nuk ka më luksin të jetojë me lavdinë e djeshme dhe iluzionet e sotme. Nuk ka më as “publik të sigurt”, as “fonde 100% të garantuara”. Ose ofron vlerë të shtuar në treg, ose mbetesh një muze televiziv.
RTSH ka gjithçka për t’u ringritur: ka histori, ka transmetues të fuqishëm, ka staf të madh,(që kur ka dashur e ka treguar veten) ka arkiv, ka orkestër, ka radio Tiranën, ka detyrime ligjore që i japin ekskluzivitete që nuk i ka askush tjetër. Por mesa duket mungon motivimi, cilësia po e po dhe bashkë me to edhe vizioni.
Padyshim, po të kishte vullnet politik, sot do të ishte situatë tjetër.
Të bësh programe të mira kërkon kohë, fonde dhe njerëz, por ndryshimi dhe sinjalet se punohet për publikun mund të jepen më shpejt.
Nuk duhet as shkencë as kohë, as fonde për të bërë lajme të mira.RTSH mund të jetë streha e lajmit të balancuar dhe të verifikuar, jo altoparlanti i qeverive, institucioneve dhe partive. Në vend të fjalëve boshe, mund të jetë zë i pavarur. Është koha që lajmi të ketë ritëm, imazh, thellësi dhe integritet profesional. Pa propagandë, pa servilizën, me vend për kritika, por edhe për zgjidhje. Pse jo dhe gazetari hulumtuese?
Është koha kur bëhet fact check live. Është koha që një brez i tërë e merr informacionin nga WhatsApp e Instagram.
Sfidat e epokës digjitale nuk përballohen me mendësi analoge.RTSH mund të ringrihet. Por vetëm nëse zgjedh me kurajo drejtuesit e duhur, përqafon epokën digjitale, investohet në përmbajtje me vlerë dhe qytetari-konsumator vendoset në qendër të ekranit.
Nëse jep shenja ndryshimi ideja për ta mbyllur/kufizuar do të mbetet një lajm fushate. Në të kundërt, zërat që do e mbështesin ideatorin do të shtohen.