Tag: cilësi

  • Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndodura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndodura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te sezonit turistik.
    Sipas Agjencisë, shqetësim serioz mbetet derdhja e ujërave të ndotura të bizneseve në lumenj apo direkt në det përmes kanaleve, të hapura prej tyre.
    “Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i larte i pushuesve sidomos ne pikun e sezonit por dhe gjate muajit Shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte”, thuhet në raport.Sipas tij, plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.

    Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
    “Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thotë agjencia.

    Në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.
    Vitin e kaluar një task-forcë e ngritur nga qeveria synonte pikërisht të ndëshkonte bizneset që nuk instalonin impiante të trajtimit të ujërave të ndotura që gjeneroheshin nga aktiviteti i tyre, por mesa duket efektet nuk ishin të dukshme.
    Edhe lumenjtë po përballen me abuzime nga qytetarë e biznese. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica vijojnë të jenë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.
    Agjencia e Mjedisit thotë se duhet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që shkarkohen në ujërat pritëse duke qenë se janë shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.
    “Probleme shqetësuese në shumë basene janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe në terracat aluviale të tyre duke shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Ka shfrytëzim të zhavorreve në shtratin e lumit Drin dhe Mat”, vijon raporti.

  • Çfarë ndodh kur cilësia nuk duket… por ndjehet?

    Çfarë ndodh kur cilësia nuk duket… por ndjehet?

    Ka marka që kërkojnë të bëjnë zhurmë, dhe ka marka që flasin me punë.Kjo është Billa. Një histori që nisi në vitin 2003, jo me premtime të mëdha, sepse për ne cilësia nuk është thjesht premtim, është standard. Thjesht cilësi që shihet dhe ndjehet.Nga Shqipëria, në katër kontinente.Sot, pllakat e Billa-s udhëtojnë në më shumë se 90 shtete. Nga një banesë e vogël, deri te projekte gjigante me mijëra metra katrorë, standardi nuk ka ndryshuar kurrë: të njëjtat produkte rezistente, estetikisht të bukura dhe të menduara për jetëgjatësi.Villa Ceramica, aty ku çdo detaj merr peshëNë Castellón të Spanjës ndodhet zemra e prodhimit, Villa Ceramica. Aty ku argjila e përzgjedhur bashkohet me teknologjinë më të avancuar, por edhe me diçka më të rrallë: përgjegjësinë. Sepse çdo pllakë që del prej andej përfundon në një hapësirë që dikush do ta quajë shtëpi, zyrë, punë, kujtim. Dhe kjo e bën çdo detaj të vlefshëm.Produkte që bëhen pjesë e jetësPllakat e Billa-s nuk janë thjesht dizajn për katalog, ato janë të menduara për përditshmërinë, për t’u përballur me lagështinë, me pastrimin e përditshëm, me kalimin e kohës. Dizajni ka vlerë, por vetëm kur shkon dorë për dore me funksionin.Cilësi që nuk ndikohet nga koordinatatQoftë në një apartament në Oslo apo në një vilë në Marakech, produktet e Billa-s përballen me të njëjtat sfida të përditshme, dhe i kalojnë me të njëjtën qëndrueshmëri. Edhe pjesët që nuk shihen, materiali i ngjitjes, sistemi i montimit, punohen me të njëjtën përpikmëri, sepse jetëgjatësia e një ndërtese nuk matet në vitin e parë, por me vitet që pasojnë.Marrëdhënie që nuk përfundojnë me shitjenNë showroom-et e Billa-s, çdo pyetje ka përgjigje. Klientët tanë nuk blejnë vetëm pllaka, blejnë qetësi mendore, siguri dhe besim. Dhe ky besim ndërtohet pas shitjes, jo përpara saj.Një ekip që ndërton çdo ditëÇdo produkt që del nga Billa mban më shumë sesa teknologji dhe dizajn. Mban përkushtimin e një ekipi që e sheh çdo detaj si pasqyrë të vlerave që përfaqëson. Shumë prej punonjësve të kompanisë janë aty që nga dita e parë. Nuk janë thjesht të punësuar, janë bashkëndërtues të historisë së saj.Mbështetje që vazhdon përtej blerjesNë një kohë ku shumë kompani ndjekin efikasitetin, Billa zgjedh të investojë në qëndrueshmëri dhe në marrëdhënie njerëzore dhe kjo është ajo që e dallon një markë që rritet me rrënjë të forta.Një vizion që rritet, por nuk ndryshonÇdo vit sjell tregje të reja, teknologji më efikase dhe koleksione më të guximshme, por baza mbetet e njëjtë; cilësi e pakompromis. Ne nuk e shohim klientin si blerës, por si partner dhe  bashkëndërtues.Kjo është Billa.Një markë që premton cilësi dhe punon për të çdo ditë. Një markë që nuk synon të jetë kudo, por që vlerësohet aty ku cilësia është kriter, jo luks. Sepse ndonjëherë… cilësia nuk duket. Por ndjehet. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Allegri: Fituam se patëm durim, Nkunku sjell më shumë cilësi. Për merkaton mendon klubi

    Allegri: Fituam se patëm durim, Nkunku sjell më shumë cilësi. Për merkaton mendon klubi

    30 Gusht 2025

    8:03

    Alfred Lleshi

    “Gjëja më pozitive është se patëm shumë raste, por krijuam edhe situata ku duhej të silleshim më mirë prapa. Në fazën mbrojtëse duhet të përmirësohemi. Ishte e rëndësishme të fitonim për ta lënë pas humbjen me Cremonese. Kundër Lecce treguam përulësi, kujdes dhe durim, duhet të vazhdojmë kështu”, – tha Massimiliano Allegri pas fitores në “Via del Mare”.
    Më pas foli për afrimin e ri: “Nkunku ka një cilësi të madhe, shton atë që tashmë kemi përpara, por me rëndësi është ekuilibri. Ndryshimi i sistemit të lojës? Vendosa një lojtar më tepër në mesfushë, në këtë mënyrë kemi më shumë ekuilibër dhe e mbulojmë më mirë fushën. Duhet të gjejmë siguri, gjë që vjen vetëm nëse nuk pëson gola”.
    Allegri u ndal edhe te tema e mundshme e largimeve të Gimenez dhe Musah: “Nuk kam folur me ta, ishte një ndeshje e rëndësishme, nuk mund t’i shpenzonim energjitë për merkaton. Për të mirën e të gjithëve ishte e drejtë të mendohej vetëm për ndeshjen, klubi do të mendojë çfarë duhet të bëjë për ta rikthyer Milanin konkurrues”.

  • Nga premtimi për “flamur blu” mbi bregdetin shqiptar, tek realiteti i ujërave të zeza

    Nga premtimi për “flamur blu” mbi bregdetin shqiptar, tek realiteti i ujërave të zeza

    Në fillim të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference të posaçme për prezantimin e “Arritjeve, sfidave dhe objektivave të vitit”, shpalosi ambiciet për përmirësimin e cilësisë së ujërave larës në vend.
    “Qëllimi është të shkojmë në zero dhe të avancojmë me një procedurë tjetër që është flamuri blu për plazhet. Synohet zerimi i ujërave larës problematikë”, deklaroi ajo, teksa citoi të dhëna nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

    E njëjta agjensi, një vit më vonë ngre alarmin për cilësinë e ujërave në Shqipëri. Ndryshe nga sa zotohej Kumbaro, Shqipëria renditet e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës.

    Burimi: EEA

    Këto shifra e vendosin Shqipërinë si vendin me përqindjen më të ulët të cilësisë së shkëlqyer dhe më të lartën për cilësinë e dobët, ndër të gjitha vendet e përfshira në analizë.
    “Janë të paktën katër raportet e fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit që tregojnë përkeqësimin e cilësisë së ujërave larës në Shqipëri. Jemi shumë larg flamurit blu. Dhe kjo e dëmton turizmin”, thotë Olsi Nika, drejtues i Eco Albania.
    Të fundit në Evropë
    Nga 119 pika të monitoruara në vend, vetëm 16% janë klasifikuar me cilësi “shkëlqyer”, duke shënuar rënie dramatike nga 41% një vit më parë dhe shumë larg mesatares së BE-së që është 85.4%. Edhe më shqetësues është fakti se 22.7% e ujërave në Shqipëri kanë cilësi të dobët.

    46% e ujërave të monitoruara në vend rezultojnë me cilësi të mirë dhe 11.8% kanë cilësi të mjaftueshme.
    Ndërkohë që Ministrja Kumbaro promovon idenë e plazheve me flamur blu, një standard ndërkombëtar që kërkon cilësi të lartë ujore, menaxhim të qëndrueshëm dhe shërbime të plota, të dhënat tregojnë se jemi shumë larg tij.
    Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se problemi kryesor lidhet me mungesën e investimeve në trajtimin e ujërave të ndotura. Shpeshherë, ujërat e zeza të papërpunuara përfundojnë drejtpërdrejt në det apo lumenj, duke kontaminuar zonat bregdetare që janë kthyer në epiqendra të turizmit masiv.
    Po ashtu, raporti nxjerr në pah se reshjet intensive dhe përmbytjet e herëpashershme mund të shtojnë ndjeshëm ndotjen nga rrjetet e kanalizimeve.
    Ndaj për vendet me renditje të dobët, si Shqipëria, Agjencia Europiane e Mjedisit rekomandon masa urgjente duke përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, forcimin e monitorimit sezonal dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale në kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit.
    Përfundim
    Nisur nga të dhënat e mbledhura, deklaratën e ministres Mirela Kumbaro për zerimin e ujërave larës problematikë në Shqipëri, e kategorizojmë të pavërtetë./ Faktoje.al

  • Nga premtimi për ‘flamur blu’, tek realiteti i ujërave të zeza

    Nga premtimi për ‘flamur blu’, tek realiteti i ujërave të zeza

    Në fillim të vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference të posaçme për prezantimin e “Arritjeve, sfidave dhe objektivave të vitit”, shpalosi ambiciet për përmirësimin e cilësisë së ujërave larës në vend.

    “Qëllimi është të shkojmë në zero dhe të avancojmë me një procedurë tjetër që është flamuri blu për plazhet. Synohet zerimi i ujërave larës problematikë”, deklaroi ajo, teksa citoi të dhëna nga Agjencia Europiane e Mjedisit.

    E njëjta agjensi, një vit më vonë ngre alarmin për cilësinë e ujërave në Shqipëri. Ndryshe nga sa zotohej Kumbaro, Shqipëria renditet e fundit në Europë për cilësinë e ujërave larës.

    Këto shifra e vendosin Shqipërinë si vendin me përqindjen më të ulët të cilësisë së shkëlqyer dhe më të lartën për cilësinë e dobët, ndër të gjitha vendet e përfshira në analizë.

    “Janë të paktën katër raportet e fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit që tregojnë përkeqësimin e cilësisë së ujërave larës në Shqipëri. Jemi shumë larg flamurit blu. Dhe kjo e dëmton turizmin”, thotë Olsi Nika, drejtues i Eco Albania.

    Nga 119 pika të monitoruara në vend, vetëm 16% janë klasifikuar me cilësi “shkëlqyer”, duke shënuar rënie dramatike nga 41% një vit më parë dhe shumë larg mesatares së BE-së që është 85.4%. Edhe më shqetësues është fakti se 22.7% e ujërave në Shqipëri kanë cilësi të dobët.

    46% e ujërave të monitoruara në vend rezultojnë me cilësi të mirë dhe 11.8% kanë cilësi të mjaftueshme.

    Ndërkohë që Ministrja Kumbaro promovon idenë e plazheve me flamur blu, një standard ndërkombëtar që kërkon cilësi të lartë ujore, menaxhim të qëndrueshëm dhe shërbime të plota, të dhënat tregojnë se jemi shumë larg tij.

    Agjencia Europiane e Mjedisit thotë se problemi kryesor lidhet me mungesën e investimeve në trajtimin e ujërave të ndotura. Shpeshherë, ujërat e zeza të papërpunuara përfundojnë drejtpërdrejt në det apo lumenj, duke kontaminuar zonat bregdetare që janë kthyer në epiqendra të turizmit masiv.

    Po ashtu, raporti nxjerr në pah se reshjet intensive dhe përmbytjet e herëpashershme mund të shtojnë ndjeshëm ndotjen nga rrjetet e kanalizimeve.

    Ndaj për vendet me renditje të dobët, si Shqipëria, Agjencia Europiane e Mjedisit rekomandon masa urgjente duke përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, forcimin e monitorimit sezonal dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale në kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit.

    Përfundim

    Nisur nga të dhënat e mbledhura, deklaratën e ministres Mirela Kumbaro për zerimin e ujërave larës problematikë në Shqipëri, e kategorizojmë të pavërtetë. /Esmeralda Topi, Faktoje.al/

  • WhatsApp po merr një veçori që do të bëjë shumë përdorues të lumtur

    WhatsApp po merr një veçori që do të bëjë shumë përdorues të lumtur

    WhatsApp po shumë mundësi do të prezantojë një funksion të ri që do të lejojë përdoruesit të zgjedhin cilësinë e automatikisht shkarkimit të fotografive dhe videove.

    Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme për ata që kanë kufizime në ruajtjen e të dhënave ose që përdorin lidhje interneti me shpejtësi të ulët.

    Nëse jeni pjesë e programit beta të WhatsApp për Android, mund të keni mundësinë të aktivizoni këtë funksion duke shkuar te Settings > Storage and data > Media upload quality. Në këtë seksion, do të shihni një opsion të ri të quajtur Auto-download quality, ku mund të zgjidhni midis dy opsioneve:

    Standard quality: Kjo do të shkarkojë përmbajtjen mediatike në cilësi të ulët, duke kursyer hapësirë dhe të dhëna.HD quality: Kjo do të shkarkojë përmbajtjen mediatike në cilësi më të lartë, duke përdorur më shumë hapësirë dhe të dhëna.

    Nëse zgjidhni “Standard quality” për shkarkimin automatik, do të keni ende mundësinë të shikoni përmbajtjen në cilësi HD manualisht, nëse ajo është ende e disponueshme në serverët e WhatsApp.

    Aktualisht, ky funksion është në fazën e testimit dhe është i disponueshëm për disa përdorues të beta programit në Android.

    Nuk ka një datë të saktë se kur do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, por pritet që gjatë javëve të ardhshme të shpërndahet për një numër më të madh përdoruesish.

    Nëse dëshironi të merrni pjesë në programin beta për të testuar këtë funksion, mund të regjistroheni përmes Google Play Store. Pas regjistrimit, mund të shkarkoni versionin beta të WhatsApp dhe të provoni funksionet e reja para se ato të bëhen të disponueshme për të gjithë./KultPlus.com

  • “Transformim tërësor i Banjave të Bënjës”, Rama: Cilësi e re në këtë pikë magjepsëse të natyrës

    “Transformim tërësor i Banjave të Bënjës”, Rama: Cilësi e re në këtë pikë magjepsëse të natyrës

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga inspektimi i punimeve i ministres Mirela Kumbaro së bashku me kryebashkiaken e Përmetit Alma Hoxha në Banjat e Bënjës. Kreu i qeverisë njofton se ka nisur puna për projektin që përmirëson përvojat turistike në Ujërat Termale si një destinacion turistik. Sipas tij pas transformimit do të garantohen shërbimet bazë nga parkimi te furnizimi me ujë.
    “Transformimi tërësor i Banjave të Bënjës ka nisur me ndërhyrjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, përmes një projekti që përmirëson përvojat turistike në Ujërat Termale të Bënjës, një destinacion shumë i frekuentuar i hartës turistike të Përmetit e Këlcyrës, ku garantimi i disa shërbime bazë si parkimi, furnizimi me ujë, shërbimet, por edhe një krijimi i një përvoje mjedisore më rekreative, do t’i japin një cilësi të re kësaj pike magjepsëse të natyrës, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Zyra Administrimit të Parkut Kombëtar të Vjosës, vijojnë punën së bashku me pushtetin vendor për një model menaxhimi të qëndrueshëm të këtij investimi të ri”, shkruan Rama.

  • Beckham mirëpret De Paul: Marrim një tjetër kampion bote, plot përvojë, pasion dhe cilësi

    Beckham mirëpret De Paul: Marrim një tjetër kampion bote, plot përvojë, pasion dhe cilësi

    26 Korrik 2025

    10:05

    Alfred Lleshi

    David Beckham ka mirëpritur zyrtarisht Rodrigo De Paul. Bashkëpronar i Inter Miami, Beckham ka dashur t’ia urojë vetë mirëseardhjen mesfushorit të ri. Ish-lojtari i Udineses do të nisë një kapitull të ri në MLS, pikërisht te skuadra ku luan edhe bashkëkombësi i tij, Leo Messi. Këto janë fjalët e ish-yllit të futbollit anglez, të publikuara në faqen zyrtare të klubit:
    “Rodrigo është një lojtar që e admiroj prej shumë vitesh. Si lider, ai ka dhënë shumë për skuadrat ku ka luajtur, veçanërisht për kombëtaren e tij, Argjentinën. Ai sjell përvojë, pasion dhe cilësi në ekipin dhe qytetin tonë. Jam shumë i lumtur që mirëpres një tjetër fitues të Kupës së Botës, jo vetëm tek Inter Miami, por edhe në MLS”.

  • Alarmi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të ujërave në plazhe në Europë, vetëm 16% të shkëlqyera

    Alarmi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të ujërave në plazhe në Europë, vetëm 16% të shkëlqyera

    Ndërsa Shqipëria po përjeton një lulëzim turistik dhe plazhet në mbarë vendin janë të mbushua me pushues të huaj, qeveria ka bërë shumë pak, ose aspak për të garantuar cilësinë e ujërave të deteve, liqeneve e lumenjve, duke rrezikuar që kjo situatë ti kthehet në një bumerang..Shqipëria renditet e fundit në Europë për cilësinë e ujërave për not, sipas raportit të publikuar këtë javë nga Agjencia Evropiane për Mjedisin (EEA), në bashkëpunim me Komisionin Europian. Raporti, i cili analizon të dhënat e vitit 2023 për sezonin e notit në 2024, përfshin më shumë se 22,000 pika notuese në det, liqene dhe lumenj në të gjithë Bashkimin Europian, si dhe në Shqipëri dhe Zvicër. Në Shqipëri janë vrojtuar 119 pika.Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 16% e ujërave të monitoruara në Shqipëri janë klasifikuar me cilësi “shkëlqyer” – vlerësimi më i ulët mes të gjitha vendeve të përfshira në raport, ndërkohë që mesatarisht Bashkimi Europian ka 85.4% të ujërave me cilësi të shkëlqyer. Ky rezultat përfaqëson një përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar, kur rreth 41% e pikave të notit në vend ishin të klasifikuara me këtë nivel të lartë. Për më tepër, raporti nënvizon se disa prej pikave më problematike ndodhen përgjatë vijës bregdetare, e cila është kthyer në një magnet për turizmin ndërkombëtar vitet e fundit.46% e ujërave të monitoruara në vend rezultojnë me cilësi të mirë, 11.8% kanë cilësi të mjaftueshme dhe 22.7% kanë cilësi të dobët. Përqindja e ujërave që konsiderohen me cilësi të dobët është shumë më e lartë në raport me vendet e tjera të monitoruara, ku shteti i dytë pas nesh, Estonia, ka vetëm 4.6% të ujërave me cilësi të dobët.Në kontrast të plotë me Shqipërinë, vende si Qipro, Austria, Greqia dhe Kroacia kanë ruajtur ose përmirësuar rezultatet e tyre. Në krye të renditjes qëndron Qipro, me 99.2% të ujërave të saj të klasifikuara si me cilësi “shkëlqyer”. Më shumë se 85% e të gjitha pikave për not në BE janë vlerësuar me këtë cilësi, ndërsa 96% përmbushin standardet minimale të Direktivës për Ujërat e Destinuara për Not.Sipas EEA, arsyeja kryesore për këtë renditje të dobët të Shqipërisë lidhet me nivelin ende të pamjaftueshëm të investimeve në sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura. Shpesh, ujërat e zeza të papërpunuara derdhen drejtpërdrejt në det apo në lumenj, duke ndikuar rëndë në cilësinë e përgjithshme të mjedisit ujor. Përveç kësaj, raporti vë në dukje se reshjet intensive dhe përmbytjet e herëpashershme – gjithnjë e më të zakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike – mund të shtojnë ndjeshëm ndotjen nga rrjetet e kanalizimeve.Edhe pse Shqipëria ka përparuar ndjeshëm në sektorin e turizmit detar, raporti shtron alarmin se mungesa e investimeve bazë në infrastrukturën e mjedisit po dëmton rëndë perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm. EEA thekson se vendet që kanë bërë progres në këtë drejtim — si Kroacia dhe Sllovenia — kanë përfituar jo vetëm në cilësinë e jetës dhe shëndetin publik, por edhe në tërheqjen e turistëve me kërkesa gjithnjë e më të larta për standarde mjedisore.Raporti rekomandon masa urgjente për vendet me renditje të dobët, përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, forcimin e monitorimit sezonal dhe përfshirjen aktive të komuniteteve lokale në kontrollin dhe mbrojtjen e mjedisit. “Ujërat për not janë një pasuri e përbashkët europiane dhe një tregues i drejtpërdrejtë i lidhjes mes mjedisit dhe shëndetit publik,” thuhet në përmbledhjen ekzekutive të raportit.Nëse trendi aktual nuk përmbyset, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm reputacionin si destinacion turistik, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit. Në prag të një sezoni të ri turistik, raporti i EEA përbën një thirrje të qartë për veprim.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kërkon një vend pune? Këto cilësi do të të japin avantazh në tregun e punës

    Kërkon një vend pune? Këto cilësi do të të japin avantazh në tregun e punës

    Në një treg pune gjithnjë e më konkurrues, nuk mjafton më vetëm një diplomë apo përvojë bazë. Punëdhënësit kërkojnë individë që sjellin vlera reale, që përshtaten lehtë dhe që dallohen nga të tjerët jo vetëm nga CV-ja, por edhe nga cilësitë personale dhe profesionale.
    Nëse je në kërkim të një vendi pune, këto cilësi do të të japin një avantazh të vërtetë:

    1. Përshtatshmëria dhe fleksibiliteti
    Në një botë ku gjithçka ndryshon shpejt, aftësia për të përshtatur veten me situata të reja dhe për të mësuar vazhdimisht është ndër më të kërkuarat. Kandidatët që nuk ankohen, por zgjidhin, janë gjithmonë të preferuar.
    2. Komunikimi i qartë dhe i efektshëm
    Aftësia për të komunikuar qartë, qoftë me kolegët apo klientët, është thelbësore. Punëdhënësit vlerësojnë ata që dinë të dëgjojnë, të shprehen qartë dhe të bashkëpunojnë me profesionalizëm.
    3. Aftësia për të zgjidhur probleme
    Një punëtor që sjell zgjidhje dhe jo vetëm probleme, është një aset për çdo kompani. Tregohu i/e gatshëm/e për të menduar në mënyrë kritike dhe për të ofruar alternativa praktike.