Tag: cilësi

  • Basketboll/ Ka diferenca në cilësi, Shqipëria humb duelin me Kosovën

    Basketboll/ Ka diferenca në cilësi, Shqipëria humb duelin me Kosovën

    Në kuadër të parakualifikueseve të EuroBasket 2029, mbrëmë u ndeshën në Shkodër përfaqësuesja e basketbollit të Shqipërisë me atë të Kosovës, një ndeshje emocionuese, ku vështirë të kuptoje se cila është skuadra jote kombëtare. Gjithsesi, ndeshja pati ritëm, u luajt për fitore, por me një cilësi më të mirë të përbërjes, Kosova e fitoi ndeshjen me rezultatin 99-84.
    Epërsia e kosovarëve ishte që në gjysmën e parë të ndeshjes, ku diferenca arriti përgjatë lojës deri në 20 pikë. Herë pas here reagonjin edhe kuqezinjtë, duke ngushtuar rezultatin. Sidoqoftë, në periodën e fundit të takimit epërsia e Kosovës në parket bëhet dominuese dhe siguroi një shkëputje që nuk e kërcënonin më kuqezinjtë. Në fund Kosova fitoi me 15 pikë diferencë, e konkretisht 99-84. Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, E.Karaj, tha se ekipi i tij kishte në përbërje lojtarë të rinj që nuk kishin përvojë, ndërkohë që te Kosova përvoja bën diferencë, për më tepër në formacion një lojtar si Berisha që ka cilësi dhe udhëhoqi ekipin e tij në parket drejt fitores. Tekniku kosovar, B.Loci nga ana e tij tha se e priste fitoren dhe pavarësisht shifrave ajo nuk ishte e lehtë. Në grup me Shqipërinë dhe Kosovën është edhe Sllovakia, e cila e ka mundur ekipin e Shqipërisë në duelin e para tri ditëve me shifrat 73-63. Pra Kosova do ta ketë rivalitetin në grup me Sllovakinë.
    Kapiteni Dardan Berisha e udhëhoqi Kosovën me 35 pikë, gjashtë asistime e tri kërcime. Erjon Kastrati kontribuoi në fitore me 21 pikë e dy kërcime, kurse Drilon Hajrizi i realizoi 15 pikë e shtatë kërcime. Lojë të mirë kishte edhe Dardan Kapiti me tetë pikë e tetë kërcime, kurse Mikaile Tmushiq i kishte shtatë pikë, katër kërcime e tri asistime. Te kuqezinjtë më i miri ishte Juljan Hamati me 19 pikë e 10 kërcime. Eldi Hysa shënoi 12 pikë, 9 asistime e 5 kërcime.

  • Murataj: Më pëlqen kampionati, Vllaznia fiton ndaj Partizanit

    Murataj: Më pëlqen kampionati, Vllaznia fiton ndaj Partizanit

    Talenti i Vllaznisë Edon Murataj ka dalë sot para mediave në vigjilje të takimit (java e 12) ndaj Partizanit nesër në orën 16:30 në “Arena e Demave” për të dhënë disa përgjigje personale por dhe të shokëve të skuadrës.

    Sulmuesi anësor kuqeblu: “Partizani është një ekip i mirë, me shumë cilësi, por ne duhet të shohim veten. Jemi gati për të fituar”

    Ndeshja me Partizanin?

    “Është e vërtetë që po kalonim një formë të mirë, por ndërprerja e kampionatit na ka ndihmuar, pasi na ka dhënë kohë për të pushuar, për t’u stërvitur dhe kryesorja na janë bashkuar edhe lojtarët e tjerë që kanë qenë të dëmtuar. Jemi përgatitur shumë mirë për të dhënë maksimumin nesër.

    Si ndiheni tani?

    Unë jam shumë mirë, ndihem mirë dhe jam gati për të luajtur, ashtu sikurse i gjithë ekipi. Normalisht që dëmtimi bën të vetën, por me stërvitjen e bërë kam pasur mundësi të kap ritmin e kampionatit. Jam gati për ndeshjen tjetër, jo vetëm unë por edhe të gjithë lojtarët e tjerë, si fizikisht, ashtu edhe mentalisht. Kërkojmë vetëm 3 pikë nesër. Normalisht që Partizani është një ekip i mirë, me shumë cilësi, por ne duhet të shohim veten. Jemi shumë të motivuar, si gjithmonë. Nuk e shoh problem për të marrë 3 pikë nesër.

    Pista për kampionate të tjera?

    Më pëlqen ky kampionat, nuk ka asnjë ekip të lehtë, secili ka cilësi. Ndeshjet janë të vështira, por më pëlqen rivaliteti i fortë. Normalisht që mungesa e trajnerit ndikon, pasi është ai që na motivon, por përsëri do të bëjmë maksimumin. Gjithsesi, jemi gati për ta fituar këtë ndeshje.

    Këshilla e trajnerit? Fito, jep maksimumin, vazhdo përpara! Lojtarët janë gati për të luajtur nesër.

    Bismark? Është duke u stërvitur mirë, e presim që nesër të jetë gati. Të gjitha janë ekipe të forta. Trajneri Borshi është shumë i mirë që e di stilin e lojës, jemi gati të japim 100% për tifozët shkodranë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Asllani në stol edhe ndaj Juves, trajneri: Është një rol që kërkon cilësi, nuk ka rënë niveli i Krisjtanit

    Asllani në stol edhe ndaj Juves, trajneri: Është një rol që kërkon cilësi, nuk ka rënë niveli i Krisjtanit

    Kristjan Asllani ka humbur vendin e titullarit te Torino në dy ndeshjet e fundit dhe duket se do ta nisë nga stoli edhe derbin kundër Juventusit. Trajneri Baroni ka deklaruar në konferencë për shtyp se aktivizimi i Iliçiy në mesfushë nuk ka ardhur si pasojë e rënies së nivelit të Asllanit. Ai ka theksuar se tëdy kanë cilësi të shkëlqyera, por Iliçi ka shfaqur rritje së fundmi. Sa i përmet balotazhit mes Ismajlit dhe Tamezez, Baroni shprehet se ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë në fushë nga minuta e parë dhe se cili do të qendrojë në stol.
    “Më lejoni të sqaroj një gjë. Ata kanë cilësi të shkëlqyera. Nuk është se ardhja e Iliçit ndodhi për shkak se Asllani ra. Le të themi vetëm se Iliçi është ngritur. Ky është një rol që kërkon shumë cilësi, dhe unë po menaxhoj rotacionet.
    Kush do të luajë midis Ismajlit dhe Tamezes në mbrojtje? Nuk është një balotazh Të dy janë lojtarë që po luajnë mirë, njëri do të jetë titullar dhe tjetri do të jetë atje i gatshëm. Unë ende po pres për këtë seancë, por ata janë lojtarë të besueshëm, gati për këtë ndeshje”, ka deklaruar Marko Baroni./Sport Ekspres/

  • Lamtumirë Fatos Nano! Mban fjalën bashkëshortja, Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, shmangte populizmin dhe banalitetin

    Lamtumirë Fatos Nano! Mban fjalën bashkëshortja, Xhoana Nano: Ishte i vërtetë, shmangte populizmin dhe banalitetin

    Xhoana Nano

    TIRANË- Gjatë ceremonisë mortore për Fatos Nanon, Xhoana Nano mbajti një fjalim emocionues, ku përshkroi jetën dhe virtytet e bashkëshortit të saj. Xhoana e përshkroi ish-kryeministrin si një njeri të jashtëzakonshëm, të sinqertë dhe me zemër të madhe, që besonte në vlerat evropiane, shmangte populizmin dhe banalitetin, nuk bënte gjëra përgjysmë dhe i dhuronte dashuri, miqësi dhe mirëkuptim pa kufij për të gjithë.
    “Të dashur miq e dashamirës, I nderuar zoti kryeministër, kjo është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova një cerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndërra, shpresa e zhgënjime të përbasjhkëta. Është një nga ato ditë që sdo doja ta kaloja. E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë. Këtu e një cerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.
    Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk jan. e ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që I njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen. Sepse Fatosi ishte i vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte.”- shprehet Xhoana.

    /ZËRI

  • Flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person por dhe për…

    Flet bashkëshortja Xhoana Nano: E dashurova jo vetëm si person por dhe për…

    Xhoana Nano: Të dashur miq e dashamirës, I nderuar zoti kryeministër, kjo është dita më e errët dhe e trishtuar e jetës. Po ndahem me njeriun që kalova një cerek shekulli jetë dhe që më lidhën shumë ëndërra, shpresa e zhgënjime të përbasjhkëta. Është një nga ato ditë që sdo doja ta kaloja. E njëjta ditë është dhe për fëmijët tanë. Këtu e një cerek shekulli më parë, rashë në dashuri me Fatosin, isha shumë e re atëherë nuk e kuptoja pse. Kisha rënë në dashuri jo thjesht me Fatosin si person por dhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, tjetër nga ajo që po kalonim.
    Nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhërë. Me kalimin e kohës, ditë pas dite, pata fatin të zbuloja te Fatosi vlera e cilësi që nuk jan. e ndjej për detyrë publike e morale që disa cilësi të tijat, me mirënjohje të thellë e them, që I njohim të gjithë, por ja vlen të përmblidhen. Sepse Fatosi ishte I vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, e urrente populizmin. Besonte me shpirt në vlerat evropiane, ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizmit dhe paaftësisë. Ai eci mes baltës së politikës pa u bërë pis prej saj. Ai nuk bënte asgjë përgjysëm, as punën, as miqësinë, as dashurinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte e të mirëkuptonte, hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm nuk e kishte por as nuk donte ta njihte.

  • “Yildiz ngjason në karakteristika me Del Pieron. Aspak e lehtë ta mbash numrin 10 në moshën 19 vjeç”

    “Yildiz ngjason në karakteristika me Del Pieron. Aspak e lehtë ta mbash numrin 10 në moshën 19 vjeç”

    22 Shtator 2025

    12:19

    Alfred Lleshi

    Vincenzo Montella, trajneri i Turqisë, foli për kampionët që ka në kombëtare dhe futbollin italian. Për Yildiz: “Është vetëm 19 vjeç, nuk është e lehtë të veshësh fanellën me numrin 10 te Juventusi. Që prej disa vitesh kishte treguar cilësi të mëdha, këtë sezon është më i vazhdueshëm dhe më i vetëdijshëm. Si karakteristika i afrohet Del Pieros”.
    Për Calhanoglu: “Ka shumë pak lojtarë në botë të këtij niveli në atë rol. Sezonin e kaluar pati disa rënie fizike, por tani e shoh në rritje të madhe. Për ne dhe për Interin është  element thelbësor”.
    Për Romën dhe Pellegrinin: “Derbi u vendos nga një episod, jam i lumtur që shënoi Pellegrini, sepse është një djalë i jashtëzakonshëm dhe tifoz i Romës. Shpesh kritikohet, por është mesfushor me cilësi dhe me golin në ADN. Roma është në rrugën e duhur”.

  • Nagelsmann, i tërbuar pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë: Nuk dua më të flitet për cilësi…

    Nagelsmann, i tërbuar pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë: Nuk dua më të flitet për cilësi…

    5 Shtator 2025

    10:07

    Alfred Lleshi

    Pas humbjes 2-0 ndaj Sllovakisë, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, reagoi ashpër: “Nuk dua më të flitet për cilësi. Për mua mjafton të ketë emocione. Ky është faktori vendimtar, emocionet. Sot kemi zgjedhur lojtarët më të mirë të Gjermanisë, por ndoshta duhet të fokusohemi më pak te cilësia dhe më shumë tek ata që japin maksimumin”.
    Ai shtoi për ndryshimet në ekip: “Kam besim te grupi, por të gjithë duhet të kuptojnë fjalët e Rudi Völler: çdo ndeshje këtu të trajtohet si finale e Champions League. Kemi 5 ndeshje të mbetura dhe duhet t’i fitojmë të gjitha, me diferencë të madhe, përndryshe shkojmë në play off”.
    Rreth atmosferës në dhomën e zhveshjes: “Disa lojtarë flasin mes tyre dhe e ngrenë zërin, por kjo duhet të ndodhë. Motivimi duhet të vijë nga brenda skuadrës dhe pastaj te tifozët”. Nëse ndihet në vështirësi: “Nuk jam në vështirësi. Nuk po shkatërroj asgjë, po punoj brenda skuadrës”.
     

  • Plazhet më të pistë në Shqipëri

    Plazhet më të pistë në Shqipëri

    Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.
    Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum. Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
    Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.

  • Nga Velipoja në Ksamil, plazhet më të pista në vend/ Raporti i AKM: Vendet me ujin më të pastër

    Nga Velipoja në Ksamil, plazhet më të pista në vend/ Raporti i AKM: Vendet me ujin më të pastër

    Vetëm 14% e plazheve në vend kanë cilësi të shkëlqyer, ndërsa më shumë se një e katërta janë në gjendje të keqe. Ndotësit më të mëdhenj janë bizneset që shkarkojnë ujërat në lumenj e dete. Një raport i Agjencisë kombëtare të Mjedisit tregon se situata ka ardhur duke u përkeqësuar ndjeshëm.

    Plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.

    Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.

    Aktualisht në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.

     

  • Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Del raporti i 2025, ja cilat janë plazhet më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri!

    Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ka listuar plazhet me te pastra dhe ato me te ndotura ne vend, ne permbyllje te sezonit turistik.
    Sipas Agjencisë, shqetësim serioz mbetet derdhja e ujërave të ndotura të bizneseve në lumenj apo direkt në det përmes kanaleve, të hapura prej tyre.
    “Burimet e ndotjes së ujërave të larjes janë numri i larte i pushuesve sidomos ne pikun e sezonit por dhe gjate muajit Shtator, derdhja e ujërave sipërfaqësore dhe shkarkimet e ujërave urbane të pa trajtuara në ujërat pritëse bregdetare në mënyrë direkte dhe indirekte, si dhe prania e mbetjeve urbane inerte”, thuhet në raport.Sipas tij, plazhet me cilësi më të mirë për vitin 2024 janë vlerësuar ato në Lukovë, Palasë, Drimadhe, Dhërmi, Jalë, Livadh dhe Borsh duke vijuar me plazhet Shëngjin, Tale, Gjiri i Lalzit, Seman e Derëzezë, Divjakë, Zvërnec, Orikum.

    Ndërsa me cilësi jo të mirë ku duhet të merren masa të menjëhershme janë Velipojë, Durrësi, Kavajë, Qerret, Spille, Vlorë, Himarë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe Lin-Pogradec.
    “Për përmirësimin e cilësisë të plazheve të ndotura kërkohet marrja e masave për trajtimin e ujërave të ndotura urbane përpara derdhjes në ujërat pritëse si shkaktari kryesor i ndotjes së tyre”, thotë agjencia.

    Në vend janë vetëm 14.6% e plazheve me cilësi të shkëlqyer (stacioni Spille Djathtas, stacioni Plazhi Lame Borshi, Plazhi i Palasës, Drimadhes etj.), në rënie krahasuar me 2023-shin kur kjo shifër ishte 27.8%. Kurse plazhe me cilësi të mirë janë 43.6% në rritje në raport me 2023. Sipas raportit ka rënë sipërfaqja e plazheve të shkëlqyera dhe janë rritur ato me cilësi të mirë.
    Vitin e kaluar një task-forcë e ngritur nga qeveria synonte pikërisht të ndëshkonte bizneset që nuk instalonin impiante të trajtimit të ujërave të ndotura që gjeneroheshin nga aktiviteti i tyre, por mesa duket efektet nuk ishin të dukshme.
    Edhe lumenjtë po përballen me abuzime nga qytetarë e biznese. Lumi i Tiranës, Ishmi dhe Gjanica vijojnë të jenë lumenjtë më të ndotur në Shqipëri.
    Agjencia e Mjedisit thotë se duhet ndërhyrje e menjëhershme për trajtimin e ujërave të ndotura urbane që shkarkohen në ujërat pritëse duke qenë se janë shkaktari kryesor i ndotjes së lumenjve.
    “Probleme shqetësuese në shumë basene janë shkaktuar nga hedhja e mbeturinave në shtretërit e lumenjve dhe në terracat aluviale të tyre duke shkaktuar ndotje të ujërave sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Ka shfrytëzim të zhavorreve në shtratin e lumit Drin dhe Mat”, vijon raporti.