Tag: cilën

  • Rama në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv, me të cilën po jetësojmë marrëveshjen e partneritetit me QSUT

    Rama në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv, me të cilën po jetësojmë marrëveshjen e partneritetit me QSUT

    Izrael – Në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv, rankuar në 8-ta në botë, e me të cilën po jetësojmë marrëveshjen e partneritetit me QSUT, duke nisur nga Onkologjiku ku tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi ynë kujdesen bashkarisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificial

  • Oops!: Trump publikon video tronditëse të sulmit vdekjeprurës në Jemen

    Oops!: Trump publikon video tronditëse të sulmit vdekjeprurës në Jemen

    Donald Trump

    SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump publikoi një video që tregon dhjetëra luftëtarë të lëvizjes Houthi teksa vriten nga një bombardim amerikan në Jemen. Videon, në të cilën ka njerëz që vriten, Trump e ka shoqëruar me një: Oops! Imazhet bardh e zi, të kapura nga lart – me sa duket nga një dron ushtarak – tregojnë dhjetëra njerëz, më pas mbi ta bie një bombë.
    Kamera kap shpërthimin, tymin e dendur, më pas pamjet e zonës së prekur, ku nuk ka mbetur asgjë.
    “Këta Houthis ishin mbledhur për të marrë udhëzime për një sulm. Oops, epo sulm nuk do të ketë. Ata nuk do i fundosin kurrë më anijet tona!,”-shkruan Trump.
    MOMENTI ME VIDEO:

    Postimi i Trump nuk përfshin detaje të mëtejshme rreth operacionit. Të hënën, Trump u zotua të vazhdojë të godasë Houthis derisa “grupi terrorist” jemenas të ndalojë sulmet e anijeve tregtare në Detin e Kuq. Nga ana tjetër, Houthis pretendojnë se 67 njerëz janë vrarë që nga 15 marsi, që kur SHBA filloi fushatën e sulmeve ajrore.
    Rebelët Huthi kanë kryer një mori sulmesh ndaj anijeve transportuese në 18 muajt e fundit, duke pretenduar se këto veprime janë shenjë mbështetjeje për palestinezët për luftën e Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Huthët kanë thënë se kanë sulmuar vetëm anijet izraelite, ndonëse është raportuar të jenë shënjestruar edhe anije tjera. Shumë kompani janë detyruar të ndryshojnë drejtimin e anijeve të tyre për të bërë rrugë më të gjatë dhe më të kushtueshme, vetëm për të shmangur dhunën. Që nga viti 2014, rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e një pjesë të territorit në veriperëndim të Jemenit, çka ka rezultuar me luftë në të cilën janë vrarë mijëra njerëz dhe është përshkallëzuar rëndë situata humanitare në këtë shtet – më të varfrin në botën arabe.
    Shumë vëzhgues kanë thënë se lufta është zhvilluar mes Arabisë Saudite dhe Iranit, përmes grupeve që mbështesin dhe në një territor të tretë. Arabia Saudite mbështet qeverinë e Jemenit, të cilën synojnë ta rrëzojnë rebelët Huthi./ZËRI

  • Vrasja e studentes shqiptare! Gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 23-vjeçari

    Vrasja e studentes shqiptare! Gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 23-vjeçari

    Ilaria Sula

    ITALI-Një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për të vrarë studenten shqiptare Ilaria Sula, dhe disa njolla gjaku janë gjetur nga policia mjeko-ligjore gjatë kontrollit të banesës së Mark Samson në Romë. Ndërkohë vetë 23-vjeçari deklaroi se e kishte hedhur thikën në një kazan plehrash. 
    Oficerët kanë marrë disa prova të cilat do të analizohen. Ndërkohë, pritet që hetuesit të bëjnë edhe një kontroll tjetër në banesë. Kontrolle do të kryhen edhe në makinën me të cilën 23-vjeçari dyshohet se ka transportuar trupin e vajzës nga Roma në zonën e pyllëzuar ku u gjet. 
    Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Shqiptarja u vra nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Samson, i cili ndodhet në qeli. Hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale për të fshirë dyshimet./ZËRI

  • Vrasja e studentes shqiptare në Itali, gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 23-vjeçari filipinez

    Vrasja e studentes shqiptare në Itali, gjendet thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 23-vjeçari filipinez

    Një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për të vrarë studenten shqiptare Ilaria Sula, dhe disa njolla gjaku janë gjetur nga policia mjeko-ligjore gjatë kontrollit të banesës së Mark Samson në Romë.
    La Repubblica raporton se hetuesit po shqyrtojnë edhe rolin që mund të kenë pasur prindërit e ish-të dashurit të 22-vjeçares, e cila u zhduk 25 marsin e kaluar nga shtëpia e saj në Romë, ku qëndronte pasi studionte në Universitetin ‘La Sapienza’ dhe u gjet e pajetë pranë Bashkisë së Polit, brenda një valixheje.
    Të dy nuk janë aktualisht nën hetim për ‘bashkëpunëtor’ me djalin e tyre në vrasjen e të resë shqiptare. Oficerët kanë marrë disa prova të cilat do të analizohen. Ndërkohë, pritet që hetuesit të bëjnë edhe një kontroll tjetër në banesë. Kontrolle do të kryhen edhe në makinën me të cilën 23-vjeçari dyshohet se ka transportuar trupin e vajzës nga Roma në zonën e pyllëzuar ku u gjet.

  • Luiz Ejlli ankimon dënimin me 1 vit burg! Gjykata e Fierit e shpalli fajtor këngëtarin për falsifikim dokumentesh. Ja kur do jetë seanca

    Luiz Ejlli ankimon dënimin me 1 vit burg! Gjykata e Fierit e shpalli fajtor këngëtarin për falsifikim dokumentesh. Ja kur do jetë seanca

    Këngëtari Luiz Ejlli ende nuk ka mbyllur problemet me drejtësisë pasi ky i  fundit ka ankimuar vendimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Fierit. Ai u gjet fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, e ndërsa pjese ne proces ishte edhe i pandehuri tjetër Fatmir Avdurramani për të cilën mori një dënim prej 18 muajsh burg

    Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg për vepren panele të Falsifikimit të dokumenteve. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Dosja në ngarkim të tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.

    Sipas prokurorisë Luiz Ejlli në cilësinë e noterit ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani  e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

    Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

  • I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit

    I dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin e Gjykatës së Fierit

    Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg për vepren panele të Falsifikimit të dokumenteve.
    Dosja në ngarkim të tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.
    Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.
    Sipas prokurorisë Luiz Ejlli në cilësinë e noterit ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.
    Deklarat noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.
    U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.