Tag: cigaret

  • Cigaret elektronike/ Mjekët: Lëshojnë lëndë kimike të rrezikshme për mushkërinë

    Cigaret elektronike/ Mjekët: Lëshojnë lëndë kimike të rrezikshme për mushkërinë

    “Vape” ose cigaret elektronike shumë të rinj  i kanë kthyer në modë prej vitesh  dhe  i konsumojnë ndoshta pa ditur dëmin që iu shkaktojnë.
    “Pavarësisht se ato nuk prodhojnë atë nikotinën normale që prodhon cigarja e zakonshëm ato lëshojnë lëndë kimike si formaldehidi apo siç është  acidi acetik të cilët dëmtojnë  pjesën e pulmonit  e japin efekte të mëvonshme në shëndetin e tyre”, u shpreh mjekja.
    Mjekët ngrenë shqetësimin se përdoruesit e tyre do të jenë pacientët e ardhshëm të pneumologëve.
    “Kam pas dhe rastin e një të riu që e përdorte prej tre katër vitesh nargjilen dhe vapet më pas i kishte dhënë efekte të dëmtimit të pulmonit. Ai paraqitet me dispne të theksuar në frymëmarrje, me një kollë të thatë,  që e kishte prej disa kohësh. Megjithëse ishte trajtuar dhe nga mjeku i familjes me antialergjik pak kortizonik  përsëri kolla ishte dominante persistonte.  E nisëm pastaj për ekzaminime të mëtejshme në Qendrën Universiare “Shefqet Ndroqi”, por që dëmtime në pulmon kishte dhënë”.
    Dëme cigaret elektronike shkaktojnë në çdo moshë, por  bluzat e bardha thonë se më të mëdha ato janë tek më të vegjlit.  Ulja e sasisë së konsumuar sipas mjekëve  nuk e zgjidh problemin.
    “Ndryshimet e mushkërive vijojnë deri në moshën 25 madje tek meshkujt deri në 28 vjeç mushkëria është në zhvillim si i gjithë organizmi i njeriut.  Unë mendoj se nuk duhen përdorur nga të gjithë por sidomos tek ata më të vegjlit që mushkëritë I kanë në zhvillim”./abcnews