Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka tentuar të kontrabandojë mallra për të cilat paguhet akcizë.
Policia bën të ditur se i riu nga Kukësi është kapur në tentativë për të dalë jashtë shtetit, me 177 steka me cigare të cilat i kishte fshehur në furgon, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore.
Janë sekuestruar stekat dhe furgoni, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
“Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë. Kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare, arrestohet në flagrancë në dalje të RSh-së, 28-vjeçari. Sekuestrohen stekat dhe furgoni. Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin”, njofton Policia.
Tag: cigare
-

Kishte fshehur 177 steka me cigare në furgon, arrestohet 28-vjeçari në Portin e Durrësit
-

Abbiati për Milanin: Asgjë nuk po shkon mirë. Më bën shumë nervoz kur e shoh, pi cigare pa fund…
Gjatë një interviste për mikrofonët e “Radio Serie A”, Christian Abbiati, ish-portieri i Milanit, foli për situatën aktuale te kuqezinjtë, me fokus te Mike Maignan: “Këtë sezon e shoh negativisht. Për mua Milani duhet të jetë më lart, s’ka justifikime. Është e vërtetë që ka rindërtim të skuadrës dhe projekt në zhvillim, por deri më sot nuk duket se po shkon mirë.
Kur shikoj ndeshjet, bëhem shumë nervoz, pi cigare pa fund. Nuk shkoj në stadium, por njëherë kur shkova, theva televizorin përpara meje. Nuk nervozohem sepse nuk luajnë, por sepse jam në tension, e ndjej brenda.
Fatkeqësisht pashë Napoli-Milan. Më pëlqen gjithsesi ta ndjek futbollin, të shoh rezultatet, Serie C, Serie B dhe jam tifoz i çmendur për Pippo Inzaghin. Më pëlqen shumë t’i ndjek, sidomos ish-shokët e skuadrës, që tani janë trajnerë.
Nuk e njoh mirë Maignan, por nga sa shoh nga jashtë ka shumë personalitet, edhe pse nuk jam dakord që portieri ta mbajë shiritin e kapitenit. Kjo për shkak se, nëse ndodh diçka në zonën tjetër, kapiteni duhet të jetë i pari që flet me arbitrin.
Megjithatë, duke parë personalitetin dhe rëndësinë që ka në këtë skuadër, ndoshta është e drejtë që ta ketë ai shiritin. Sipas mendimit tim është një portier shumë i mirë, që luan edhe me kombëtaren franceze. Ndoshta edhe ai ka pësuar një rënie, por mediat e vënë më shumë në dukje këtë”.