Tre shtetas kanë përfunduar në prangat e Policisë Kufitare në Kapshticë pasi tentuan të kaloni kufirin në kundërshtim me ligjin. Bëhet me dije se tre të arrestuarit kishin vepra penale si për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kalimi i kufirit me pasaportë me vulë false dhe kontrabandimi i stekave të cigareve.
Blutë kanë sekuestruar pasaportën me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare në cilësinë e provës materiale.
Njoftim i Policisë:
PKK Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.
Si rezultat i kontrolleve, u kapën:-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin ndërkohë që ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve;-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false;-1 shtetase që tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, janë kapur në PKK Kapshticë, 3 shtetas që po tentonin të lëviznin në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve:
-u kap në dalje të RSh-së dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 37 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Elbasan;
-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:1-M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij u konstatua një vulë e dyshuar e falsifikuar;2-F. D., 47 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra steka me cigare, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar.
Pasaporta me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Tag: cigare
-

Arrestohen tre persona/ Tentuan të kalonin kufirin ilegalisht me vulë false dhe kontrabandim të stekave të cigareve
-

Pasaporta me vulë false dhe kontrabandë cigaresh, disa arrestuar dhe proceduar në Korçë
Njoftimi:
PKK Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.
Si rezultat i kontrolleve, u kapën:-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin ndërkohë që ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve;-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false;-1 shtetase që tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare.
Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, janë kapur në PKK Kapshticë, 3 shtetas që po tentonin të lëviznin në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve:
-u kap në dalje të RSh-së dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 37 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Elbasan;
-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:1-M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij u konstatua një vulë e dyshuar e falsifikuar;2-F. D., 47 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra steka me cigare, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar.
Pasaporta me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Pse burrat malësorë e mbanin natën cigaren ndezur?
Në shoqërinë shqiptare të së kaluarës dhe të ditëve tona drita e cigare s së ndezur ka rrezatuar simbolikisht mesazhe të shumëllojshme.
Kur burrat rrugëtonin natën mbanin ndezur duhanin dhe kjo tregonte se nuk ishin të përfshirë në veprimtari kriminale ose siç thuhej “nuk i binin askujt në qafë”, “nuk shkonin në shtigje të liga”.
Madje në mendësinë e shqiptarëve “shkalla” e fortësisë së duhanit shprehte “shkallën” e burrërisë së burrave. Ata që pinin duhan të fortë konsideroheshin më të qëndrueshëm në mbajtjen e fjalës si dhe burra më për të qënë në krahasim me ata që pinin duhan më të butë.
Por, sipas mendësive mbisunduese në shoqërinë tradicionale shqiptare ndezja e duhanit në rrethana të caktuara mund edhe ta ekspozonte burrin përballë keqbërësve, të cilët mund ta sulmonin për ta grabitur ose për ta vrarë, të nxitur nga motive të dobëta.
Për të ilustruar këtë ide mjafton t’i referohemi një kënge popullore, e cila me pak vargje i udhëzonte me zgjuarsi burrat, sidomos djemtë e rinj, të bënin kujdes me ndezjen e duhanit, sepse drita e tij mund t’i viktimizonte.
Mos ban dritë djal me cigare,Kam ba be me t’ba batare!Mos kërko djalë nëpër banë,Kan ba be t’duen me t’xanë!
Në shoqërinë tradicionale shqiptare gjendja emocionale shprehej edhe në mënyrat “e komunikimit” me cigaren. Cigarja krijonte korrelacione të caktuara me modele sjelljesh, me gjeste dhe sidomos me ndryshime të mimikës së fytyrës.
Një cigare e fikur në buzët e një fytyre të ngrysur shprehte një gjendje hidhërimi të skajshëm. Për njerëz të tillë thuhej se “duan të kalojnë helmin e hidhërimit me helmin e duhanit, por nuk munden”. Gjithashtu cigarja në buzë shprehte simbolikisht shuarjen e shpresave për realizimin e një qëllimi të rëndësishëm.
Në shoqërinë tradicionale shqiptare kur martohej një vajzë, përgjithësisht të afërmit e saj, veçanërisht vëllai, paraqiteshin të brengosur në mjedise publike. Ndërkohë, të afërmit e dhëndrit, veçanërisht vëllai, e shprehnin hapur gëzimin në mjedise publike të gjera.
Ndërkohë drita e cigares bashkë me dritën e buzëqeshjes, me dritën e një fytyre të çelur shprehte gëzim dhe lumturi.
Mesazhe të tilla simbolike përcillen qartë edhe në vargjet e kësaj kënge popullore përmetare:
U nisçë e vajta për ujë,Gjeçë të vëllain e nuses,Me cigare të shuarë,Me buzë lëshuarë,Rrinte zemëruarë.U nisç e vajta për ujë,Gjeta të vëllain e dhëndërrit,Me cigare të ndezur,Me buzë të qeshur.
ObserverKult
Lexo edhe:
VENDIMI HISTORIK I MBRETIT ZOG: NDALOHET FEREXHEJA NË SHQIPËRI
-

Po kontrabandonte ushqime, alkool, cigare dhe celularë nga Greqia, arrestohet në kufi ‘tregtari’ 57-vjeçar (Emri)
Një ‘tregtar’ 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë teksa kontrabandonte me mjetin e tij mallra të ndryshëm, përfshi edhe celularë, nga Greqia për në Shqipëri.
Aksioni është kryer nga drejtoria vendore për Kufirin dhe Migracionin, ndërsa u sekuestruan ehe mallrat kontrabandë. I arrestuari është Theodhori Braholli.
“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Korçë, në PKK Kapshticë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin Th. B., 57 vjeç, banues në Plasë. Nga kontrolli, në automjet janë gjetur produkte ushqimore dhe pije alkoolike, dhjetëra steka cigare dhe disa aparate celularë, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje”, bëri me dije sot (17 gusht) policia. -

Pse po digjet Shqipëri?/ Profesori Lush Susaj tregon arsyen: Nuk ndizet zjarri me cigare…Do zhvillojnë parqe fotovoltaike
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në Facebook një reagim të profesorit të mirënjohur Lush Susaj, i cili ka treguar arsyet se përse po digjet Shqipëria.
Në një intervistë për gazetarin Klevin Muka, Susaj theksoi se ‘studimet shumë vjeçare në Shqipëri tregojnë që Saranda Fieri Lushnja dhe një pjesë e Beratit kanë 2730 orë ndriçim diellore në vit’ dhe këto zona të djegura po synohen të kthehen në toka të abandonura dhe më pas të investohet për energji të pastër diellore nëpërmjet parqeve fotovoltaike.
‘Pa fjalë’, shkruan Berisha krahas kësaj deklarate të profesor Susaj.
Susaj: Studimet shumë vjeçare në Shqipëri tregojnë që Saranda Fieri Lushnja dhe një pjesë e Beratit kanë 2730 orë ndriçim diellore në vit. Këto zona po synohen herë duke i quajtur të kripura por s’janë të kripura, herë duke menduar se duke i djegur pastaj i quajnë tokë të abondonuara dhe mund t’i zhvillojnë për prodhimin e energjisë së pastër diellore nëpërmjet parqeve fotovoltaike. Më thotë një inxhinier pyjesh 63-vjeç kemi mbaruar shkollën bashkë në 1986 dhe më thotë. Mora 4 shokë dhe shkuam në Biz të Martaneshit, temperatura 41 gradë, e provuam hodhëm 6 bishta cigare dhe nuk mori zjarr me cigare o Lush, lërë çfarë thonë. E di i thash se unë jam malësor, jam rrit në mal, e kam malin në derë të shtëpisë, e kam shtëpinë në mes të pyllit por i thash kjo punë po ndodh.
-

Dukagjin Lipa reagon pas fotos së shumëpërfolur të Dua Lipës: Ajo nuk pi cigare…
Babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, Dukagjin Lipa, ka thyer heshtjen mbi fotografinë që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku vajza e tij shihet duke tymosur duhan. Në intervistën për emisionin “Pushime On Top”, ai sqaroi se zakonet e Duas nuk lidhen me periudhën e performancave, duke theksuar:
“Dua nuk e pi cigaren para koncertit. As alkool nuk pi, as cigare nuk pi. Kur jemi në turne nuk pi. Kur është në pushim, pi.”
Dukagjini theksoi se një artiste e rritur dhe e pavarur ka të drejtë për zgjedhjet e saj personale, pavarësisht prejardhjes kulturore:
“Nuk e besoj që në shekullin 21-të ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’.”
Komenti i tij vjen pas debatit të krijuar në rrjet, ku disa fansa shprehën habi e zhgënjim për foton e Duas me cigare, veçanërisht gjatë pushimeve në mes të një turneu botëror intensiv. -

Dukagjin Lipa për Duan: “Kur jemi në turne, nuk pi as cigare, as alkool”
Dukagjin Lipa, muzikant i njohur dhe babai i këngëtares me famë botërore Dua Lipa, ka reaguar për herë të parë lidhur me fotografinë që qarkulloi gjerësisht në rrjete sociale, ku vajza e tij shihet duke pirë cigare gjatë pushimeve.
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Lipa u pyet drejtpërdrejt nëse e shqetëson kjo sjellje e vajzës së tij dhe nëse ai e konsideron të përshtatshme për një figurë publike, përcjellë KultPlus.
“Dua nuk e pinë cigaren para koncertit. As alkool nuk pinë, as cigare nuk pinë – kur jemi në turne nuk pinë. Kur është në pushim, pi”, u shpreh ai me sinqeritet.
Ai shtoi se nuk e sheh të udhës të paragjykohet një artiste për zgjedhje personale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një person të rritur dhe të suksesshëm si Dua.
“Nuk e besoj që në shekullin 21 ka rëndësi nëse je shqiptar apo amerikan. Nëse vajza jote i ka 29-30 vjet, çfarë të drejte ke t’i thuash ‘pi’ ose ‘mos pi’?”, theksoi ai.
Kjo deklaratë vjen pas një vale reagimesh në rrjete sociale, ku fansa të ndryshëm shprehën habi apo pakënaqësi për fotot e Duas me cigare, të realizuara në mes të pushimeve që ajo po shijon ndërkohë që ndodhet në një turne botëror./KultPlus.com
-

Ndezi një cigare në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Paris, 47-vjeçarit maroken i hiqet leja e qëndrimit në Francë
Një shtetas maroken 47-vjeçar është arrestuar në Francë pasi ndezur një cigare nga Flaka e Përjetshme në Varrezën e Ushtarit të Panjohur, që ndodhet nën Harkun e Triumfit në Paris.
Ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje, kur burri iu afrua flakës, u gjunjëzua dhe ndezi cigaren. Incidenti u filmua nga një turist nga Letonia, i cili më pas publikoi pamjet në platformën TikTok. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të gjerë publike dhe reagime të ashpra institucionale.
Sipas dëshmisë së turistit për gazetën Le Figaro, burri “nuk dukej nën ndikimin e alkoolit apo drogës”, por përkundrazi “shfaqej i vetëdijshëm dhe krenar për veprimin e tij”.
Ministria e Brendshme Franceze ka njoftuar se leja e qëndrimit e të arrestuarit, e cila ishte e vlefshme deri në tetor 2025, do të revokohet menjëherë.
Burri është i njohur për autoritetet policore dhe gjyqësore, dhe sipas burimeve zyrtare, ka pranuar veprimin e tij gjatë marrjes në pyetje.
Ministri i Brendshëm francez reagoi në platformën X (ish-Twitter), duke e quajtur këtë akt si:
“I padenjë dhe i mjerueshëm, që ofendon kujtimin e atyre që ranë për Francën.”
Varri i Ushtarit të Panjohur, vendosur nën Harkun e Triumfit më 11 nëntor 1920, është një simbol i përkujtimit për të gjithë ushtarët francezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe Flaka e Përjetshme ndizet çdo ditë në nderim të tyre.Top Channel

