Tag: cigare

  • Chivu: Mbledhje në dhomën e zhveshjes? Piva tri cigare njëra pas tjetrës. Humbje që djeg

    Chivu: Mbledhje në dhomën e zhveshjes? Piva tri cigare njëra pas tjetrës. Humbje që djeg

    27 Nëntor 2025

    8:05

    Alfred Lleshi

    Interi i Chivu u mposht 2-1 nga Atletico Madridi, pas një goditjeje këndi në minutat e fundit, me golin vendimtar të Gimenez. Në konferencë, trajneri tha: “Mbledhje pas ndeshjes? Piva tri cigare dhe i thashë skuadrës çfarë duhej. Kjo humbje djeg shumë. Në disa momente bëmë mirë, pas golit të parë reaguam. Ndoshta u tërhoqëm pak, por kjo është edhe meritë e tyre. Shpenzuam shumë energji, por fatkeqësisht e pësuam në fund, edhe pse kishim kërcyesit më të mire në lojën me kokë”.
    I pyetur për shqetësimet, ai u shpreh: “Kjo skuadër duhet të reagojë dhe të jetë e vetëdijshme për forcën e saj. Duhet më shumë cinizëm dhe më pak kërkim i bukurisë. Nuk fituam kur patëm mundësinë, pastaj s’e mbrojtëm rezultatin”.
    Për konkretizimin: “Në pjesën e dytë pati gjëra të mira. Duhet të punojmë më shumë para portës. Skuadra është e bukur, por duhet të jetë edhe ‘e pistë’ dhe agresive”. Për zëvendësimet: “E prisnim reagimin e tyre. Pas derbit kishim pak energji. Askënd s’e qortoj, por të gjithë mund të bënim më shumë”.

  • ‘Ndodhi në 2 min, po pija cigare jashtë’ Djali vrau të atin, nëna: Ore qen ma mbylle derën…e goditi 3-4 herë me thikë

    ‘Ndodhi në 2 min, po pija cigare jashtë’ Djali vrau të atin, nëna: Ore qen ma mbylle derën…e goditi 3-4 herë me thikë

    Marjan dhe Pjetër Kodheli

    DURRËS-Bashkëshortja e Pjetër Kodhelit, i cili u vra me thikë nga djali i tij Marjan Kodheli mesditën e 28 tetorit në shtëpinë e tyre në Shkallnur të Durrësit ka rrëfyer skenën e ngjarjes së rëndë. Nëna shprehet se i biri kishte kaluar disa faza depresioni dhe ishte i mbyllur në vetvete. Duke rrëfyer detaje nga dita e ngjarjes, ajo tregon se gjithçka ndodhi në 2 minuta dhe nuk kishte asnjë debat.
    Gruaja e të ndjerit ka treguar se në momentin kur ndodhi krimi i rëndë, ndodhej jashtë banesës për të pirë cigare dhe ka djeni çfarë ndodhi mes babë e bir, vetëm dëgjoi zërin e burrit dhe u fut menjëherë në banesë. Nëna e 25-vjeçarit tregon se viktima po mbrohej, ndërsa i biri mund ta ketë goditur 3-4 herë dhe sërish kërkoi ta qëllonte. Ajo ka treguar se ka gjetur edhe një letër të djalit të saj me fjalë të pakuptimta.
    “Në letër u gjetën fjalë të pakuptimta. Hëngri drekë. Ishin tezja dhe halla e tij aty. Ato donin të hanin bashkë. Nuk kishim asnjë debat; ai rrinte i mbyllur. Përleshja zgjati vetëm dy minuta. Unë dola të pija një cigare dhe e piva kot e ndeza. Nuk di çfarë ndodhi mes tyre. Ai ishte i mbyllur në vetvete dhe nuk fliste. Nuk ndjeva zërin, se dritarja ishte hapur. Vetëm kur më thirri burri, shoh. Burri u mbrojt dhe nuk kishte asgjë në dorë. Thika nuk ishte e imja; do ta kem blerë. Burri po mbrohej dhe djali mund ta ketë goditur pa mendje, 3-4 herë. Një goditje ishte e dukshme se e kishte në zemër. Më preku pak thika kur e kapa nga dora. Ai donte ta godiste përsëri burrin, jo mua. Kishte kaluar në depresion. Nuk kishte mllef, ishte depresion. Letra e gjeta në dhomën e tij. Ishte një dhomë pritjeje dhe ishte me ngjyrë të bardhë,”-rrëfen nëna e 25-vjeçarit në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.
    Ajo theksoi se i biri nuk foli fare gjatë shoqërimit në komisariat, por vetëm e pa me bisht të syrit, ndërsa shtoi se nuk ka mundësi financiare për t’i gjetur avokat dhe psikolog.
    “Kur isha në polici i thashë “ore qen ma mbylle derën”, nuk foli fare vetëm më pa në bisht të syrit. T’i gjeja avokat dhe psikolog do ishte ndihmë e madhe për mua, por skam mundësi”, u shpreh ajo.

    Avokatët dhe prokurorja kanë kërkuar një ekspertim psikik për 25-vjeçarin, ndërsa Gjykata vendosi arrest me burg për të riun. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 tetor në shtëpinë e familjes në Shkallnur të Durrësit. 69-vjeçari Kodheli u godit me thikë nga i biri. Pas dy orësh ndjekje nga policia, 25-vjeçari u kap nga Policia. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia tha se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

  • Shoferi nga Gjirokastra kapet me cigare kontrabandë në Kakavijë

    Shoferi nga Gjirokastra kapet me cigare kontrabandë në Kakavijë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Zh., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • “Të pafajshmit në burgje, kriminelët e lirë”/ “Ligjet”, reagon ashpër Blushi: Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por…

    “Të pafajshmit në burgje, kriminelët e lirë”/ “Ligjet”, reagon ashpër Blushi: Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por…

    Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka folur në Komisionin e Ligjeve, ku po raportonte Prokuroi i Përgjithshëm, OIsi Çela. Në fjalën e tij, Blushi ka akuzuar sistemin e drejtësisë, që sipas tij, i kanë mbushur burgjet me të pafajshëm, pasi dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për një maune me drogë.
    Tedi Blushi:
    Paraburgimi është një nga padrejtësitë më të mëdha. Mbipopullimi i burgjeve, dëshmi e shtetit represiv dhe policor të Edi Ramës. Gati 2/3 e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur dhe 1/3 e tyre janë pa akuzë. Gati 3 herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.
    Sot burgjet janë mbushur me të pafajshëm, ndërsa kriminelët janë të lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë. Sot dënohesh për një kotec pa leje por jo për një kullë pa leje.
    Kërkesat e Prokurorise për arrest me burg po shkatërrojnë jetë njerëzish. Vullneti juaj për të kërkuar arrest me burg për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ka çuar në vetëvrasje brenda burgjeve. Kanë humbur jetën në burg për 35 mijë lekë të vjetra të papaguara për OSSHE. A ndiheni fajtor Z. Kryeprokuror që i keni shërbyer instalimit të një regjimi represiv që është i ashpër me të dobtit dhe i butë me të fortit.

  • “Sot dënohesh për një cigare hashash”/ Shpërthen Blushi: Kriminelët enden të lirë

    “Sot dënohesh për një cigare hashash”/ Shpërthen Blushi: Kriminelët enden të lirë

    Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, theksoi se burgjet në Shqipëri janë mbushur me qytetarët ë pafajshëm, kurse sipas tij, kriminelët enden të lirë.
    Blushi tha se mbipopullimi i burgjeve është dëshmi e një shteti policor.
    “Paraburgimi është një nga padrejtësitë më të mëdha. Mbipopullimi i burgjeve, dëshmi e shtetit represiv dhe policor të Edi Ramës. Gati 2/3 e qytetarëve në burgje janë të paraburgosur dhe 1/3 e tyre janë pa akuzë. Gati 3 herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.
    Sot burgjet janë mbushur me të pafajshëm, ndërsa kriminelët janë të lirë. Sot dënohesh për 1 cigare hashash, por jo për 1 maune me drogë.Sot dënohesh për një kotec pa leje por jo për një kullë pa leje.
     
     
    Kërkesat e Prokurorisë për arrest me burg po shkatërrojnë jetë njerëzish. Vullneti juaj për të kërkuar arrest me burg për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ka çuar në vetëvrasje brenda burgjeve.
    Kanë humbur jetën në burg për 35 mijë lekë të vjetra të papaguara për OSSHE. A ndiheni fajtor Z. Kryeprokuror që i keni shërbyer instalimit të një regjimi represiv që është i ashpër me të dobtit dhe i butë me të fortit.”, tha Blushi.

  • OBSH në alarm: 15 milionë adoleshentë konsumojnë cigare elektronike

    OBSH në alarm: 15 milionë adoleshentë konsumojnë cigare elektronike

    Më shumë se 100 milionë njerëz në botë përdorin cigare elektronike, thonë shifrat “alarmante” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga ku mendohet se thuajse 15 milionë janë adoleshentë.

    Sipas raportit që gjurmon përdorimin e pajisjeve elektronike të duhanpirjes dhe “vape”, në këtë shifër përfshihen të paktën 86 milionë të rritur, pjesa më e madhe nga vendet me të ardhura të larta.

    Raporti thotë se 14.7 milionë të totalit mendohet të jenë fëmijë të moshave 13-15 vjeç.

    Prevalenca e “vaping” mes adoleshentëve në të gjithë botën është 7.2%. Rreth 20.4% e adoleshentëve thanë se janë duhanpirës, por cigarja e zakonshme ka një prevalencë 5.1%.

    Autorët e raportit thanë se bazuar në të dhënat e 63 vendeve, shifrat e “vaping” për 13-15 vjeçarët janë “mesatarisht nëntë herë më të larta sesa prevalenca te të rriturit” duke shtuar se “adoleshentët po i përdorin produktet më shumë sesa të rriturit.”

    Njëkohësisht theksohet se kjo shifër mund të mos jetë plotësisht e saktë pasi mund të jetë më e lartë.

    “Rezultati nuk është surprizues duke konsideruar faktin që industria po shënjestron shumë fëmijët dhe të rinjtë, edhe përmes kanaleve të reja dixhitale që janë pa rregulloret e duhura”.

    Drejtuesi i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje që qeveritë të veprojnë më shpejt dhe më fort në implementimin e politikave efektive për kontrollimin e duhanit.

  • OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

    OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike

    Të paktën 15 milionë adoleshentë të moshës 13 deri në 15 vjeç përdorin cigare elektronike në mbarë botën, sipas raportit të parë global të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sipas të dhënave, të rinjtë kanë mesatarisht nëntë herë më shumë gjasa të përdorin cigare elektronike sesa të rriturit.

    Raporti thekson se mbi 100 milionë persona në botë përdorin këto produkte, përfshirë të paktën 86 milionë të rritur, kryesisht në vendet me standard të lartë jetese, raporton Reuters.

    Këto shifra publikohen në një kohë kur përdorimi global i duhanit ka vijuar të bjerë, nga 1.38 miliardë përdorues në vitin 2000, në 1.2 miliardë në vitin 2024. Me rregulloret gjithnjë e më të rrepta kundër duhanit, industria është përqendruar në produktet alternative, si cigaret elektronike, për të kompensuar rënien e shitjeve.

    Kompanitë e duhanit thonë se cigaret elektronike synojnë t’u ofrojnë duhanpirësve të rritur një alternativë më pak të dëmshme dhe t’i ndihmojnë të heqin dorë nga tymi tradicional.

    “Megjithatë, cigaret elektronike po shkaktojnë një valë të re varësie nga nikotina”, paralajmëroi Etienne Krug, Drejtor i Departamentit për Promovimin dhe Mbrojtjen e Shëndetit në OBSH.

  • Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

    Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: Ky akt të jetë parimi i palëkundur

    Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës.
    Rama u ndal te vendimi i ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për të shkarkuar zv.ministrin, Andi Mahila nga detyra, pasi ky i fundit u fotografua duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur.
    Sipas tij, ky akt nuk u përshëndet nga opozita, por u kthye në tallje.
    “Të mos kemi probleme që hapësirat publike të mos jenë të zëna nga drejtues. Ne praktikisht do ta adresojmë në ligjin e ri, në paketën e re që do kalojmë në qeveri që sjell ndryshimin e rëndë penal për të gjithë ata që shkelin ligjin. U bë një llomotitje e madhe nga ata që iu ka rënë Diella në kokë, që duhet të presim të marrin veten, por që të marrin veten duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e përgjuan shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e cigares në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndesim këtë akt dhe të mos kërkojmë që ky akt të jetë normë, të jetë parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me këtë, do të thotë që të jesh një bisht cigareje i mbetur më kot në taketuken e jetës demokratike, që askush nuk ka ndërmend ta ndezë më, por dhe askush mos t’i shkojë në mendje që ta vlerësojë për riciklim. Dua të besoj që të gjithë deputetët, ata që janë aktualë, ata që ishin dhe mbeten për mua pjesë e skuadrës sonë të 11 majit, por dhe të gjithë ata të tjerët që banojnë në Bashkinë e Tiranës, do të mobilizohen që të përfshihen drejtpërdrejt duke marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë në shpatulla. Sigurisht që duke mos pasur asnjë dyshim për këtë, nuk kam asnjë dyshim që patronazhistët mezi presin të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës, me një reagim të duhur që do të pasqyrohet me rezultatin e ditës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, kur ato të mbahen sipas procedurave. Po flas për Tiranën, se pastaj për Matin, Vlorën, Beratin e çfarë ka thelluar, goditja e patronazhistëve të atjeshëm do të jetë më e fortë se ajo e Tiranës. Prapë se prapë do të zhvillohet një garë, sikurse do zhvillohet kudo, sepse në fund të fundit jemi këtu për të fituar çdo garë”, u shpreh Rama.

  • Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit

    Tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës, e pësojnë dy vëllezërit

    Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar dhjetëra steka me cigare në pikën kufitare të Kapshticës.

    Për pasojë janë ndaluar dhe më pas proceduar dy vëllezër, banues në Bilisht.
    Në pranga ranë shtetasit me iniciale R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Njoftimi i policisë:
    PKK Kapshticë/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.
    Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare.
    Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, për goditjen e paligjshmërive, u kaluan për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, shtetasit R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.
    Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel