Tag: çiftin

  • E papritur! Reba McEntire dhe Rex Linn zbulojnë fejesën e tyre

    E papritur! Reba McEntire dhe Rex Linn zbulojnë fejesën e tyre

    Reba McEntire dhe Rex Linn janë fejuar! Lajmi është konfirmuar nga PEOPLE, pasi një reporter i E! News përmendi çiftin si “fiancés” në tapetin e kuq të Çmimeve Emmy 2025, më 14 shtator. McEntire, 70 vjeçe, dhe Linn, 68 vjeç, u njohën për herë të parë në vitet 1990, por lidhja e tyre nisi më vonë, në vitin 2020, pas vdekjes së nënës së Reba-s. Ata patën sërish kontakt gjatë karantinës dhe filluan të kalonin kohë së bashku, përfundimisht duke e nisur një lidhje më serioze.
    Një burim pranë çiftit tha për PEOPLE: “Ka ndodhur disa muaj më parë dhe ata janë shumë të lumtur me vendimin.”
    Në një intervistë për Today në tetor të vitit 2021, McEntire ka shpërndarë më shumë detaje për historinë e lidhjes së tyre: “Në 2020, kur mamaja ime ishte e sëmurë, ai më telefonoi. Kishim pasur mundësinë të shiheshim më parë, sepse të dy ishim në serialin Young Sheldon. Kështu që nga marsi i 2020, vetëm flisnim dhe vizitonim njëri-tjetrin, dhe më pas, në qershor, u takuam dhe që nga atëherë kemi qenë të pandashëm.”
    Lidhja e McEntire dhe Linn është shumë e veçantë, dhe ajo ka theksuar se ata janë shumë të ngjashëm: “Ai është një kuzhinier më i mirë se unë, prandaj më pëlqen, padyshim. Ne duam Longhorns dhe jetën e kaubojëve. Të dy e kemi filluar karrierën në industrinë e argëtimit.”
    Çifti tani po luajnë së bashku në serialin Happy’s Place, dhe Linn e ka quajtur këtë eksperiencë një “ëndërr që është bërë realitet.”
    Në një intervistë për PEOPLE, Linn gjithashtu ka ndarë disa momente të ëmbla: “Herë pas here, do t’i jap një puthje të shpejtë në faqe, pastaj vazhdoj. Është argëtuese,” tha ai.
    Për çiftin, ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri dhe të lumtur në jetën e tyre.

  • Robert Berisha dhe Ana Skrel në qendër të vëmendjes sërish, çfarë po ndodh me çiftin e njohur?

    Robert Berisha dhe Ana Skrel në qendër të vëmendjes sërish, çfarë po ndodh me çiftin e njohur?

    Robert Berisha dhe Ana Skrel, një nga çiftet e showbiz-it shqiptar shpesh shumë të komentuar, duket se po kalojnë një tjetër moment të ndërlikuar në marrëdhënien e tyre.
    Pas një krize të parë që u bë publike disa muaj më parë, Ana Skrel riktheu në Instagram fotot me Robert Berishën, gjë që u pa si një shenjë ribashkimi për çiftin.
    Por së fundmi, ato fotografi janë zhdukur sërish nga profili i modeles, dhe kaq ka mjaftuar për t’u ngritur aludime për një tension të ri mes dyshes.
    Detaji që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është mungesa e një urimi publik nga Robert Berisha në ditëlindjen e Anës, ndonëse modelja festoi me miqtë dhe ndjekësit e saj.
    Megjithatë, dyshja vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke lënë hapur mundësinë që bëhet fjalë vetëm për një periudhë të ftohtë e jo përfundimin e historisë së tyre.

    Sakaq rikujtojmë që ende nuk ka asnjë deklaratë publike prej tyre, as prej Robert Berishës dhe as prej Ana Skrelit. Fansat mbeten në pritje për të parë nëse Roberti dhe Ana do të kapërcejnë sërish këtë krizë, apo nëse kësaj here bëhet fjalë për një ndarje të vërtetë.
    Deri atëherë mbetet veç të presim…

  • Thashethemet s’ndalen: Johnny Depp dhe Angelina Jolie në një lidhje të fshehtë?

    Thashethemet s’ndalen: Johnny Depp dhe Angelina Jolie në një lidhje të fshehtë?

    Prej kohësh në media qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes Johnny Depp dhe Angelina Jolie dhe së fundmi, spekulimet janë shtuar ndjeshëm.
    Dy yjet e Hollywood-it, të cilët u njohën gjatë xhirimeve të filmit The Tourist në vitin 2010, thuhet se janë rikthyer në kontakt të ngushtë dhe po takohen fshehurazi mes Londrës dhe Los Angeles-it.
    Sipas burimeve të huaja, takimet e tyre zhvillohen në dhoma private të restoranteve dhe klubeve luksoze, larg syrit të publikut.
    Një burim i afërt me çiftin dyshon se marrëdhënia është ende në fazat e para, por shton se Johnny ka pasur ndjenja për Angelinën prej vitesh dhe është i hapur për një lidhje serioze.
    Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar publikisht, por fansat janë në pritje… a do të kemi çiftin më të papritur të vitit?

  • Erion është ‘çift’ me Edin, jo me Ajolën

    Erion është ‘çift’ me Edin, jo me Ajolën

    Nga Basir Çollaku

    I dashur SPAK, natyrisht kjo është një metaforë rreth së vërtetës lidhur me funksionet publike e jo ato biologjike. Struktura e Posaçme lajmëroi këtë javë akuzë ndaj kryebashkiakut të pandehur Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe. Pastrim parash e fshehje pasurish. Janë marrë në akuzë rreth 30 persona. Aty ka zyrtarë bashkie, biznesmenë, specialistë, viktima, derdimenë, dele e banorë të tjerë të koopshtit.

    Një nga elementët thelbësorë të hetimit flet për një zonjë financiere të bashkëshortes Xoxe dhe pendesa e saj paska mbushur thesin e fakteve për çiftin bashkiak.

    Por kjo është më fort një dredhi e amnisti sesa udhë drejt rrënjëve të masakrës së financave publike.

    Çfarë po harrohet me një padashje të qëllimshme?!

    Erion Veliaj, kryetar bashkie, është “çift” në pushtet e parti me Edi Ramën dhe jo me Ajola Xoxen.

    Pasuri e fshehur dhe e pastruar?!

    Nga i paskan ardhur Veliajt këto para në papërputhshmëri me ligjin?! Natyrisht, nga shpërdorimi i detyrës. Përdorja e pushtetit!

    Inceneratorët, 5D, Eco Tirana, Teatri Kombëtar, Ndrangheta, tendera rrugësh, shërbimesh, leje ndërtimi, etj.

    I marrim me radhë, shkurtimisht:

    Përse mungon akuza e grupit të strukturuar kriminal, organizatës kriminale, siç parashikon neni 28 i Kodit Penal, kur numri i të pandehurve është mbi 100 dhe abuzimet me qindra milionë euro me lidhje të dyfishta bashki-qeveri?!

    Inceneratorët

    Koncesioni i ideuar dhe kërkesa zyrtare e firmosur nga Veliaj në emër të Këshillit Bashkiak — 430 milionë euro — ku Rama ka firmosur bonus për një kompani fantazmë, a i bashkon “çiftin” Rama-Veliaj?!

    Teatri Kombëtar

    Shembja e tij, ku një vendim i Gjykatës Kushtetuese konstaton shkeljet e ligjit — a ishte një porosi, urdhër i Ramës për Veliajn?! Rezultati dihet dhe vijon tenderi i ndërtimit?! A e lidh kjo “çiftin” Rama-Veliaj?

    Ndrangheta – ndërtimet

    Dosja e antimafias italiane e vitit 2020, ku njerëzit e Ndranghetës në Tiranë, të dënuar në Itali, marrin leje për kulla shumëkatëshe — së paku 180 milionë euro ofertë ndërtimi dhe tendera në disa ministri. Madje edhe në Ministrinë e Jashtme, kur kjo drejtohej nga Rama pas largimit të Cakajt. A i lidh kjo “çiftin” Veliaj-Rama?!

    Eco Tirana

    Kompania tjetër e gjoja pastrimit me ortakëri në Verona, ku pjesa italiane kishte lidhje me Ndranghetën dhe atje u bënë arrestime e sekuestrime. Thuajse u bë pas kurrizit të KM?! A e lidh kjo bashkë “çiftin” Veliaj-Rama?!

    5D

    A nuk ishin Veliaj dhe drejtorët bashkë?! A nuk ishin ekipi elektoral dhe prodhues të fitoreve të kërkuara nga Rama?! A nuk ka dijeni Rama për hotelin, edhe ai kaluar nga zyra ku ai vendos dhe vulos?! A i lidh edhe kjo bashkë “çiftin” Veliaj-Rama?!

    Lejet e ndërtimit

    Miliona metra katrorë ndërtim në pallate e hotele. Ndërsa dihet se mbi katet e larta e përpjetë, leje merret nga zyra e drejtuar nga Rama, ndonëse ca tefterë dorëzohen në bashki. Këtu, sipas gjithë raporteve të DEA, DIA, Europol, CIA, pastrohen miliarda euro me “nënë” kokainën. A i lidh kjo bashkë “çiftin” Rama-Veliaj?!

    Çështjet janë të shumta. Abuzimet gjithashtu. Natyrisht, bashkëshortja dhe vëllai i Veliajt janë në përfitimet e punës së kapërcyer ligjërisht nga kryebashkiaku. Financierja e penduar nuk i di këto, por publiku natyrisht i njeh mirë.

    Po përse SPAK nuk i sheh si “çift” abuzues të pushtetit në gjithë këto dosje të çiftit Rama-Veliaj?!

    Por dita e njoftimit të akuzës për marrjen të pandehur, por qëndrimin kryetar, ishte një dremitje politike — sikur në godinën e xhamtë ka ndodhur një ujdi dhe jo një padi…  

  • Plagosi çiftin e bashkëshortëve pas sherrit për qenin, Policia gjen pistoletën e autorit

    Plagosi çiftin e bashkëshortëve pas sherrit për qenin, Policia gjen pistoletën e autorit

    Pak orë pas krimit të ndodhur në Gosë të Rrogozhinës, Policia e Kavajës ka gjetur armën e krimit të përdorur nga autori i dyshuar, i cili gjithashtu u arrestua. Sherri mes fqinjëve këtë të premte përfundoi me veprimin e Shpëtim Osma, i cili ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark. Pak poas arrestimit të tij, policia vendore konfirmoi se gjeti të fshehur në një mur pistoletën që dyshohet se përdori Osma.

  • Të shtëna me armë në Rrogozhinë! Komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve (Emrat)

    Të shtëna me armë në Rrogozhinë! Komshiu plagos çiftin e bashkëshortëve (Emrat)

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rrogozhine rreth ores 10:15.
    Një konflikt mes fqinjësh ka përfunduar në përdorimin e armeve në fshatin Gosë
    Një person ka qëlluar me armë zjarri mbi dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.
    Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin.
    Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet dhe është në ndjekje të autorit të dyshuar.
    Njoftimi i Policisë:

    Kavajë/Informacion paraprak Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

    Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.