Tag: chris

  • Lidhja e fshehtë u zbulua në koncertin e tij, Chris Martin: Shpresoj të mos kemi bërë diçka të keqe

    Lidhja e fshehtë u zbulua në koncertin e tij, Chris Martin: Shpresoj të mos kemi bërë diçka të keqe

    Një moment i papritur dhe viral ndodhi gjatë një koncerti të grupit të njohur britanik Coldplay, kur “kiss cam”-i në skenë kap një çift duke u puthur, por jo gjithçka ishte ashtu siç dukej. Skena, që kishte si synim thjesht të argëtonte publikun, përfundoi duke ekspozuar aksidentalisht një lidhje të mundshme jashtëmartesore, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Këngëtari Chris Martin, pasi e pa situatën në ekranin gjigant, reagoi:
    “Shpresoj të mos kemi bërë diçka të keqe.”
    Ky moment u bë menjëherë viral në TikTok dhe Instagram, duke ndezur diskutime për etikën e “kiss cam” dhe privatësinë në evente publike. Coldplay vazhdon turneun e tyre botëror “Music of the Spheres”, por ky incident i vogël tregoi se edhe një detaj i thjeshtë mund të krijojë shumë bujë në rrjet.

  • “Chris LaCivita përfitoi 20 milionë dollarë”, avokati: Berisha i dha paratë që u ka vjedhur shqiptarëve

    “Chris LaCivita përfitoi 20 milionë dollarë”, avokati: Berisha i dha paratë që u ka vjedhur shqiptarëve

    “Shqipëria po i përmbush me ritme të shpejta të gjitha reformat dhe për këtë duhet të anëtarësohet në BE para vitit 2030”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani vlerëson progresin e Shqipërisë dhe thotë se kjo po arrihet falë vullnetit politik.
    Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News theksoi se jo vetëm Tajani, por edhe liderët e Bashkimin Evropian kanë pohuar se Shqipëria meriton të anëtarësohet në union brenda 2030.
    Ai theksoi se Shqipëria e vogël është kthyer sot në një zë të fuqishëm.
    “Nuk fakt nuk është vetëm konstatimi i ministrit të jashtë të Italisë, por ne e pamë, që në Shqipëri kur ishte samite i fundit i shteteve të Evropës, të gjithë ishin tepër entuziastë dhe nënvizuan se çfarë arritje ka Shqipëri faktikisht dhe se pse ajo e meriton të jetë pjesë e BE. Këto vite, nga 2013, e në vazhdim, Shqipëri ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara në çdo fushë të jetës. Këto duken kudo. Një Shqipëri e vogël është bërë një zë i fuqishëm kudo në botë”, tha ai.
    Ai theksoi se reforma në drejtësi është një nga instrumentet, që ka rritur besimin dhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
    “Reforma në drejtësi ishte iniciativë seriozë e PS, në fushatën elektorale që bëri në 2013, u finalizua pastaj me procesin e vettingu, me pastrimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë dhe me krijimin e SPAK dhe po shikohen frytet, SPAK dhe GJKKO kanë godituri krimin e lartë shtetërore, korrupsionin, krimin e organizuar”, tha ai.
    Avokati u ndal dhe tek Partia Demokratike dhe marrëveshja e saj me Chris LaCivita, për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2019. Sipas tij, strategu i fushatës së Partisë Demokratike ka marrë nga Sali Berisha 20 milionë dollarë.
    Ai theksoi se këto para ish-kryeministri ua ka vjedhur shqiptarëve.
    “Chris LaCivita “defacto” i mori 20 milionë dollarë nga gjaku dhe djersa e shqiptarëve, të cilat ua kishte përvetësuar Saliu dhe i dha pa kursim LaCivita. Ai është në të drejtën e vet, sepse do justifikojë paratë që ka marrë.
    Berisha nuk ka justifikuar asgjë në këtë vend. Nuk ka justifikuar vrasjet e 2 prillit në Shkodër, shkatërrimin e të gjithë ekonominë e vendit”, tha ai.

  • A ia vlejtën paratë që dhatë për Chris LaCivita? Ja çfarë thotë Berisha për drejtuesin e fushatës së tij

    A ia vlejtën paratë që dhatë për Chris LaCivita? Ja çfarë thotë Berisha për drejtuesin e fushatës së tij

    Sali Berisha, në konferencën për media, është pyetur lidhur me drejtuesin e fushatës së tij elektorale, Chris LaCivita, nëse paratë që i kanë dhënë ia kanë vlejtur.
    Berisha tha se ia kanë vlejtur, sepse “kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë. Kjo faktoi se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti”.
    Berisha gjithashtu tha se LaCivita drejtoi fushatën më të suksesshme në histori.
    “Solli ekspertizën e tij, vlerësimet e tij, bashkëpunim i ngushtë, intensive, i frytshëm, mes partisë tonë dhe Chris LaCivita dhe udhëzimet sigurisht që janë marrë parasysh plotësisht”, tha ai.
    Berisha: Kontraktimi i Chris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD.
    Pse? Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale. Shumë të pasur. Por, përsëri nëse ai do të ecte në këtë fushatë elektorale pa një ekspertizë, ai do të gabonte. Pse merret këshilltari elektorale? Merret si një garant i bashkëkohësisë së fushatës. Dhe unë besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori. Solli ekspertizën e tij, vlerësimet e tij, bashkëpunim i ngushtë, intensive, i frytshëm, mes partisë tonë dhe Chris LaCivita dhe udhëzimet sigurisht që janë marrë parasysh plotësisht.
    Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita. Dhe më shumë se kurrë u faktua në këto zgjedhje. Në këtë farsë elektorale ne patëm ekspertizën më të mirë dhe bëmë fushatën më të mirë të jetës time, paraqitëm programin më transformues, por asnjë nga këto nuk e bëri opozitën fituese të farsës.
    Tani, ju shtoni problemin e transparencës. Do të bëhet transparente në afatin që parashikon ligji zgjedhor. Ai ia vlente? Ia vlente shumë sepse kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë. Kjo faktoi se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti. Kjo është.

  • Krim pasioni në Bruksel, e dashura e drejtuesit të lartë të Goodyear arrestohet për vrasjen e gruas së tij

    Krim pasioni në Bruksel, e dashura e drejtuesit të lartë të Goodyear arrestohet për vrasjen e gruas së tij

    Chris Delaney, një drejtues i lartë në kompaninë e njohur Goodyear, është larguar nga pozicioni i tij pas një ngjarjeje tragjike që ka tronditur opinionin publik. Delaney, që prej vitit 2017 drejtonte operacionet e Goodyear për rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës, u përfshi në një hetim penal pasi bashkëshortja e tij, Carmel Delaney, u gjet e vrarë në apartamentin e tyre në Bruksel më 17 mars. Autoritetet belge arrestuan më vonë asistenten e tij dhe të dashurën e dyshuar, Greet Vandeput, e cila akuzohet për vrasje me thikë.
    Hetimi fillimisht u përqendrua në pistën e një grabitjeje të dështuar, por më pas doli në dritë lidhja jashtëmartesore mes Delaney dhe Vandeput, e cila gjithashtu ishte e martuar. Provat kyçe përfshinin orë luksoze të vjedhura, të cilat policia i gjeti të fshehura në një stallë ku Vandeput mbante kuajt e saj. Një mikeshë e saj kishte ngritur dyshime pas një bisede konfuze, çka çoi në zbulimin e të vërtetës. Autopsia konfirmoi se Carmel ishte goditur katër herë me thikë në gjoks dhe trup.
    Greet Vandeput, asistentja ekzekutive dhe e dashura nga lidhja jashtëmartesore e Chris Delaney
    Delaney është marrë në pyetje si dëshmitar dhe nuk është akuzuar për përfshirje në vrasje. Kompania Goodyear konfirmoi se as ai dhe as Vandeput nuk janë më pjesë e stafit, duke theksuar se Delaney nuk ka marrë asnjë paketë largimi. Tragjedia ka shkaktuar tronditje të madhe, pasi çifti Delaney ishte i njohur për jetën e tyre ndërkombëtare dhe lidhjen e fortë, duke punuar dhe jetuar në disa shtete para se të vendoseshin në Bruksel.

    /vizionplus.tv
    Chris Delaney dhe gruaja e tij, Carmel Delaney

  • A ka komunikuar me Chris LaCivita pas humbjes së zgjedhjeve?Ja si përgjigjet Berisha

    A ka komunikuar me Chris LaCivita pas humbjes së zgjedhjeve?Ja si përgjigjet Berisha

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur ditën e sotme nga gazetarët, nëse ka komunikuar gjatë 72 orëve të fundit me këshilltarin e tij elektoral amerikan, Chris LaCivita.
    Në një dalje për media, pas daljes nga SPAK, Berisha nuk dha detaje nëse ka komunikuar apo jo më të pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, pasi e konsideroi një çështje privatësie.
    Më tej, ai e falenderoi LaCivita-n, për kontributin dhe angazhimin e tij gjatë fushatës.
    “Dua ta falenderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë edhe Sali Berisha sado që është njeri publik, ka edhe ai privatësinë e tij. E falënderoj për ndihmën dhe kontributin që na ka dhënë.
    Ju ftoj të bëheni avoketër të interesit publik të qytetarëve shqiptarë. Ky është misioni në tërësi i të gjithë opozitës, misioni i mediave”, tha Berisha.

  • Humbi zgjedhjet, Berisha falenderon Chris LaCivita për punën e bërë

    Humbi zgjedhjet, Berisha falenderon Chris LaCivita për punën e bërë

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në SPAK ditën e sotme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”. Berisha u pyet nëse ka pasur komunikim me Chris LaCivita pas humbjes së zgjedhjeve.
    Berisha zgjodhi të përgjigjej shkurt dhe e falenderoi drejtuesin amerikan të fushatës elektorale të PD-së.
    Berisha: Dua ta falenderoj për punën që ka bërë. Çështjet e privatësisë, edhe Sali Berisha, sado që është njeriu më publik, ka privatësinë e tij. Po mjaftohem me falenderimet për kontributin dhe ndihmën që na ka dhënë dhe na jep.

    Berisha duhet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në zbatim të masës “Detyrim paraqitje” lidhur me dosjen “Partizani”.
    Ditën e sotme, në orën 11:30, Gjyata e Posaçme do të vendosë nëse dosja “Partizani” do të kalojë për gjykim, do të kthehet për plotësim të hetimeve në SPAK apo do të pushohet nëse gjyqtarja Flojera Davidhi vlerëson se nuk provohet dyshimi i arsyeshëm i ngritur nga SPAK.
    Në seancat e mëparshme avokatët mbrojtës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Davidhi./vizionplus.tv

  • A ka komunikuar me Chris LaCivita pas humbjes? Ja si përgjigjet Berisha

    A ka komunikuar me Chris LaCivita pas humbjes? Ja si përgjigjet Berisha

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mirënjohje publike për Chris LaCivita-n, drejtuesin e fushatës së PD në zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar për kontributin dhe angazhimin e tij në proceset e partisë.
    Ai nuk dha detaje nëse ka komunikuar apo jo më të pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, duke e konsideruar si çështje privatësie.
    “Dua ta falënderoj për punën që ka bërë,” u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe pse vetë është i hapur për publikun, duhet respektuar privatësia. “Çështjet e privatësisë, pavarësisht se unë jam i hapur, kanë privatësinë e tyre. Po mjaftohem me falënderimet,” tha ai.

  • Chris Brown arrestohet në Londër, akuzohet për lëndim të rëndë trupor

    Chris Brown arrestohet në Londër, akuzohet për lëndim të rëndë trupor

    Showbiz E Premte, 16 Maj 2025 09:53
    Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar të enjten në orët e para të mëngjesit, në një hotel në Manchester ndn dyshimin për “lëndim të rëndë trupor me qëllim”, ka njoftuar Policia e Londrës, raporton BBC.
    Sipas forcave të rendit, akuza lidhet me një incident që dyshohet se ka ndodhur më 19 shkurt të vitit 2023 në një klub nate në qendër të Londrës.

    Artisti 36-vjeçar ndodhet ende në paraburgim. Ai pritet të dalë përpara Gjykatës në Manchester të premten.
    “Kemi autorizuar Policinë që të ngrejë akuzë ndaj Chris Brown për një rast të vetëm të lëndimit të rëndë trupor, në kundërshtim me nenin 18 të Ligjit për Veprat Penale, që u krijua në vitin 1861”, ka deklaruar Adele Kelly, zëvendëskryeprokurore.
    Ajo ka shtuar se “procedurat penale ndaj këtij të pandehuri janë aktive” dhe se “ai ka të drejtën për gjykim të drejtë”.
    Sipas The Sun, këngëtari i njohur i muzikës R&B kishte fluturuar drejt Aeroportit të Manchesterit me një avion privat të mërkurën pasdite.
    Aktualisht, Chris Brown ndodhet në turne dhe ka të planifikuara disa koncerte nëpër Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajve qershor dhe korrik.

  • Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë’/ Chris LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

    Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë’/ Chris LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

    Soros gjeti Ramën për të destabilizuar Shqipërinë’/ Chris LaCivita: Këta janë armiq të vërtetë që duhen luftuar!

    Kryestrategu i fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita I ftuar në Çim Peka Live në Syri Tv, u ndal edhe mbi rëndësinë që ka Shqipëria në aspektin gjeo-politik, ashtu sikurse katapultimet e manjatit Xhorxh dhe Aleks Soros në vendin tonë përmes kryeministrit Edi Rama.

    Sipas LaCivita, Soros përpiqet të gjejë demokraci të brishta dhe qeveri të pasigurta për të krijuar destabilizim në atë vend. Dhe kjo në fakt është ajo çfarë ka ndodhur me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama, Soros sipas kryestrategut amerikan, Chris LaCivita, e ka thyer Shqipërinë në pikën e nxehtë të veprimtarisë së tij destabilizuese.

    Dëshira më e madhe e shqiptarëve është të kenë një të ardhme, dhe cdo herë që ka individë apo organizatë që duan ta bëjnë të vështirë këtë, për mua këto janë armiq të vërtetë dhe për mua janë ato të cilët duhet të luftojmë gjatë fushatave tona’, u shpreh ndër të tjera LaCivita.

    Çim Peka: Nuk e di para se të vinit në Shqipëri për të ndihmuar Sali Berishën dhe PD për fushatën, kishit dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë. Besoj se jo. Por pasi keni ardhur, keni mësuar faktin se streha kryesore pas Uashingtonit e Xhorxh Soros është Tirana. A ju ka bërë përshtypje ky vend kaq periferik në raport me Uashingtonin?! Çfarë e lidh kaq shumë, atë që në një farë forme ka qenë kundërshtari kryesor i konservatorëve në Amerikë dhe Donald Trumpit. Si mund të lidhet një kryeministër i një vendi me një GDP të papërfillshme me Aleks Soros kaq shumë?! Madje ka dhe personazhe të tjerë që kanë ardhur në Shqipëri dhe Rama i pret si në shtëpinë e tij. Çfarë rëndësie ka Shqipëria për gjithë këto personazhe?!

    Chris LaCivita: Pse eshtë Shqipëria kaq e rëndësishme?! Një prej gjërave që ne i dime në SHBA, është se familja Soros është aktive në politikën në botë dhe s’janë politika të rregullta, por kanë të bëjnë me politika destabilizuese, dhe ato janë fushata destabilizuese dhe lulëzojnë në mjedise ku qeveritë janë të pasigurta dhe ata kanë gjetur shtëpinë e duhur në Shqipëri, fatkeqësisht dhe kryeministrin Rama sa i përket destabilizimit. Shqipëria ishte kthyer në këtë pikën e nxehtë të veprimtarive të Soros dhe që unë merrem në SHBA, është e rëndësishme ta nxjerrim në pah këtë dhe kjo ka ndikim në Shqipëri. Kur ju mirëprisnit një faktor destabilizues ju i jepni një qasje tjetër, dhje kjo i shkon për shtat, pasi vetë Rama është i paqëndrueshëm dhe kjo i shkon për shtat familjes Soros. Dëshira më e madhe e shqiptarëve është të kenë një të ardhme, dhe çdo herë që ka individë apo organizatë që duan ta bëjnë të vështirësojnë këtë, për mua këto janë armiq të vërtetë dhe për mua janë ato të cilët duhet të luftojmë gjatë fushatave tona.

  • Chris LaCivita e thot troc: Nuk punoj me komunistet si Edi Rama

    Chris LaCivita e thot troc: Nuk punoj me komunistet si Edi Rama

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona