Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën ditën e sotme lidhur me strategun i PD-së për fushatën, amerikanin Chris LaCivita.
Rama e cilësoi LaCivitën si turist që vjen në Shqipëri për të marrë para (dollarë): “Ne kemi ato 300-ditëshat e brendshëm që çdo 300 ditë, të rinovohet programi, çdo ministri, çdo ministër, çdo ekip, çdo institucion i pavarur. Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi, po bëjmë një program po marrim dhe sherifin.Po na vjen dhe sherifi! Turistë, janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin është një pyetje më vete. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh, megjithatë të vijnë. Bujrum, të vijnë! Ja erdhi dhe 11 maji në fakt, dhe aty do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat”, tha Rama ditën e sotme në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet sociale.
Tag: chris
-

Rama për Chris LaCivita: Turist që vjen për të marrë para!
-

Rama për Chris LaCivita: Turist që do të marrë para
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën ditën e sotme lidhur me strategun i PD-së për fushatën, amerikani Chris LaCivita.
Rama e cilësoi LaCivitën si turist që vjen në Shqipëri për të marrë para.“Ne kemi ato 300-ditëshat e brendshëm që çdo 300 ditë, të rinovohet programi, çdo ministri, çdo ministër, çdo ekip, çdo institucion i pavarur. Nuk është muhabet kënete që hajde po mblidhemi, po bëjmë një program po marrim dhe sherifin.Po na vjen dhe sherifi. Turistë, janë të gjithë të mirëpritur të vinë, po këta turistët që marrin kaq shumë para dhe s’i i marrin është një pyetje më vete. Ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh, megjithatë të vijnë. Bujrum, të vijnë. Ja erdhi dhe 11 maji në fakt, dhe aty do duken qartë dhe pastër që të gjitha gjërat”, tha Rama ditën e sotme në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet sociale.
-

Ku është drejtuesi i fushatës Chris LaCivita? Ja si u përgjigj kreu i PD-së, Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha, ishte i ftuar në një emision ku ndër të tjera u pyet për mungesën në Tiranë të drejtuesit amerikan të fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita. Sipas Berishës, ai është në kontakt të vazhdueshëm me të, ndërsa shtoi se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.
“Unë kam një korrespondencë të madhe me email dhe telefon me Chris LaCivita. Ai do të vijë dhe do të jetë i pranishëm kur të fillojë fushata. Kur të vijë, do ta shihni, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë, jo me dorë,” – tha Berisha.
Ai kujtoi një moment kur Rama e kishte goditur tavolinën gjatë një bisede online, duke shtuar se: “Mirë që nuk ishte ndonjë ministre afër”, tha Berisha. Berisha tha se Chris LaCivita është njohur me programin e PD, e ka pëlqyer dhe ka dhënë një mbështetje të plotë për të.
“Chris LaCivita është njohur me programin e PD dhe e ka mbështetur plotësisht atë,” – deklaroi Berisha. Në programin e fushatës sonë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore The Heritage Foundation dhe Adenauer-Stiftung. Këto dy fondacione e kanë mbështetur fuqishëm programin tonë. Programi është njohur edhe nga Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump, dhe kemi marrë miratimet dhe mbështetje të plotë prej tyre. Është një program i sanksionuar me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe i ka pëlqyer shumë LaCivitas”, tha Berisha.
Kujtojmë se Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump për vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë. Ai është zgjedhur nga PD për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025. -

Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë/ Berisha flet per LaCivita
Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë/ Berisha flet per LaCivita
Kreu i PD, Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, ku ndër të tjera u pyet për mungesën në Tiranë të drejtuesit amerikan të fushatës elektorale të PD, Chris LaCivita.
Sipas Berishës, ai është në kontakt të vazhdueshëm me të, ndërsa shtoi se LaCivita do të kthehet së shpejti në Tiranë.
“Unë kam një korrespondencë të madhe me email dhe telefon me Chris LaCivita. Ai do të vijë dhe do të jetë i pranishëm kur të fillojë fushata. Kur të vijë, do ta shihni, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë, jo me dorë,” – tha Berisha.
Ai kujtoi një moment kur Rama e kishte goditur tavolinën gjatë një bisede online, duke shtuar se: “Mirë që nuk ishte ndonjë ministre afër”, tha Berisha.
Berisha tha se Chris LaCivita është njohur me programin e PD, e ka pëlqyer dhe ka dhënë një mbështetje të plotë për të.
“Chris LaCivita është njohur me programin e PD dhe e ka mbështetur plotësisht atë,” – deklaroi Berisha. Në programin e fushatës sonë kanë kontribuar në mënyrë thelbësore The Heritage Foundation dhe Adenauer-Stiftung. Këto dy fondacione e kanë mbështetur fuqishëm programin tonë. Programi është njohur edhe nga Chris LaCivita, strategu i fushatës së presidentit Trump, dhe kemi marrë miratimet dhe mbështetje të plotë prej tyre. Është një program i sanksionuar me mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe i ka pëlqyer shumë LaCivitas”, tha Berisha.
Kujtojmë se Chris LaCivita ka shërbyer si këshilltar i lartë dhe menaxher i fushatës presidenciale të Donald Trump për vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në formësimin e strategjisë për një nga garat më të ndjekura në botë.
Ai është zgjedhur nga PD për të drejtuar fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit 2025.
-

Berisha flet për rikthimin e LaCivita-s: Do t’ia bëj surprizë Ramës
Kreu i PD, Sali Berisha, nuk dha një datë fikse për rikthimin e drejtuesit të fushatës Chris LaCivita-s, por theksoi se do të vijë në Shqipëri.
Berisha tha se data do të jetë surprizë për Kryeministrin Edi Rama.“Unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë.Chris do vijë. Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër“, tha Berisha.
-

“Sherifi do të vijë”, Berisha: Data e ardhjes së Chris LaCivita surprizë për Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme tha se Chris LaCivita do të vijë në Tiranë, por nuk pranoi të bzulonte datën.
Strategu i fushatës elektorale të Presidentitn amerikan Donald Trump, do të udhëheqë fushatën elektorale të opozitës për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tha se datën e mbërritjes së tij në Tiranë do t’ia lërë surprizëkryeministrit të vendit, Edi Ramës.Berisha: Datën e ardhjes, unë u garantoj që do të vijë, por po e lë si surprizë për Edi Ramën që t’i bjerë kokës në tavolinë kur të vijë. Nuk po ua them se duhet ta ketë surprizë ai. Do vijë. Sherifi do vijë. Chris do vijë.
Më tej, Berisha theksoi se shpenzimet e partisë opozitare do të jenë transparente dhe në përputhje me ligjet.
Berisha: Çdo gjë, ju siguroj se çdo shpenzim i kësaj partie, do të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe ligjet e vendit tjetër. Prandaj këtu nuk mund të ketë asnjë lloj aludimi tjetër. Do jetë edhe në zyrë, edhe online. Tani online e kemi çdo ditë sa për dijeni. Çdo ditë punojmë me të, funksionon me këshilla, me probleme. Do ketë një njeri të kompanisë së tyre të instaluar përfundimisht. Ai do shkojë, do vijë. Kjo është praktika e punës me këto kompani konsultative elektorale. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Mediu takon LaCivita: Ekipi i Chris vjen në Shqipëri javën tjetër
Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, strateg i fushatës së Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Në takim me ta ka qenë edhe Phil Griffin, një personazh i njohur në botën e televizionit dhe ish-president i MSNBC.
Në një postim në Facebook, Mediu njoftoi se duke nisur nga java e ardhshme, ekipi i LaCivita do të jetë i pranishëm në Shqipëri për të ndihmuar opozitën deri më 11 maj.
“Kënaqësi që të takohem edhe me mikun tim, Prof. Edward P. Joseph, një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC”, ka shtuar ai në postimin e tij.Postimi i plotë:
Mbas një dreke pune me strategun e fushatës Trump dhe drejtuesin e fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore Chris LaCivita dhe Phil Griffin. Prej javës tjetër ekipi i Chris do jetë non stop në Shqipëri në krah të opozitës deri në fitoren në 11 Maj.
Po ashtu kënaqësi që të takohem me mikun tim Prof Edward P Joseph një nga miqtë më të mirë të shqiptarëve në Washington DC. -

Chris LaCivita: “Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!”
Chris LaCivita, kryestrategu i rikthimit të Donald Trump si Presidenti i 47-të i ShBA-ve, ka reaguar me anë të një video në krah të kreut të PR-së, Fatmir Mediu gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Amerikë.
‘Jam rrugës për në Shqipëri. Mezi pres të kthehem. Shqipëria Madhështore sërish!’, shprehet LaCivita.