Tag: chivu

  • Presing i lartë, ritëm dhe fokusim maksimal, ky Inter të fut frikën. Dora e Chivu ndihet kudo

    Presing i lartë, ritëm dhe fokusim maksimal, ky Inter të fut frikën. Dora e Chivu ndihet kudo

    Interi po garon me shpejtësi maksimale. Fitorja 2-0 ndaj Lazios në “San Siro” tregon shumë më tepër sesa rezultati; është pasqyra e një skuadre që hyn në fushë për të dominuar dhe që sot është teknikisht, fizikisht dhe mendërisht mbi shumicën e kundërshtarëve në Serie A. Lautaro Martínez dhe Bonny firmosën golat, por substanca vjen nga idetë, struktura dhe qasja që Chivu i ka dhënë skuadrës së tij.
    Statistikat flasin vetë: në 12 ndeshjet e fundit zyrtare, Interi ka fituar 11. Humbja e vetme, ndaj Napolit, erdhi për mungesë përqendrimi, jo për arsye teknike, dhe shërbeu si mësim. Kundër Lazios, skuadra zikaltër reagoi me një intensitet të frikshëm; është ekipi më goditës në minutat e para të ndeshjeve, me 5 gola në 15 minutat e para.
    Chivu ka perfeksionuar presingun modern dhe të koordinuar, ku Lautaro udhëheq, mesfushorët shtyjnë lart dhe mbrojtja rri e avancuar. Bonny konfirmoi thellësinë e grupit dhe harmoninë kolektive. Sot, Interi nuk është thjesht skuadër fituese, por me identitet, ekuilibër dhe uri. Nëse Chivu ruan këtë intensitet dhe qartësi, Interi mbetet jo vetëm në krye të tabelës, por edhe si skuadra më e plotë tërësisht.
     

  • Chivu: Ndeshjet e Champions-it nuk janë kurrë të lehta, zëvendësimi i Lautaros ishte paracaktuar

    Chivu: Ndeshjet e Champions-it nuk janë kurrë të lehta, zëvendësimi i Lautaros ishte paracaktuar

    6 Nëntor 2025

    7:57

    Alfred Lleshi

    Interi fitoi 2-1 ndaj Kairatit në “San Siro”, duke siguruar kreun e grupit të Champions League bashkë me Bayern Munich dhe Arsenalin. Skuadra e Chivu vuajti më shumë se pritej, me golin vendimtar të Carlos Augustos pas barazimit të kazakëve në fillim të pjesës së dytë.
    Pas ndeshjes, Chivu tha: “Marr përgjegjësinë, sepse ndoshta nuk arrita ta transmetoj energjinë e duhur. Luajmë çdo tri ditë, por të rëndësishme janë tre pikët. Ndeshjet e Champions-it nuk janë kurrë të lehta”. Ai shtoi: “Duhet të punoj që skuadra të ketë më shumë vëmendje e qëndrim. Sot ndoshta na mungoi qetësia, kërkuam shumë lëvizje spektakolare në vend të thjeshtësisë”.
    Për Lautaron: “Zëvendësimi ishte i paracaktuar. Pasi shënoi në pjesën e parë, vendosëm ta pushonim në pjesën e dytë”. Në fund: “Nuk jam plotësisht i kënaqur. Nuk kërkoj perfeksionin, por mund të bënim më mirë. Duam të bëjmë një sezon të madh”.
     

  • Chivu ka një kërkesë publike për Lautaro-n para ndeshjes në Champions League

    Chivu ka një kërkesë publike për Lautaro-n para ndeshjes në Champions League

    4 Nëntor 2025

    19:07

    Telesport

    Cristian Chivu ka folur në konferencën për shtyp një ditë para përballjes ndaj Kairat Almaty në “San Siro” për në Champions League. Trajneri i Interit ka kërkuar nga lojtarët të qëndrojnë me këmbë në tokë dhe të mos e nënvlerësojnë aspak kundërshtarin.
    Sigurisht që Chivu nuk mund mund t’i shmangej dot pyetjeve në lidhje me situatën e Lautaro Martinez dhe nëse argjentinasi është kthyer në një çështje tek zikaltrit.
    “Lautaro nuk është problem, ai është një shembull se si punon. Nëse sulmuesi nuk shënon, dikush tjetër do të shënojë. Ndonjëherë pesha e përgjegjësisë i turbullon mendimet. I kam kërkuar të buzëqeshë më shumë, ai e di kush është, sa punon dhe çfarë përfaqëson për ne”, tha Chivu.

  • Inter, “makineri” golash edhe pa Thuram. Rikthimi i francezit i duhet Chivu dhe… Lautaros

    Inter, “makineri” golash edhe pa Thuram. Rikthimi i francezit i duhet Chivu dhe… Lautaros

    Interi vazhdon të jetë skuadra më produktive në Serie A me 22 gola të shënuar, 6 më shumë se Napoli kryesues, 12 më shumë se Roma, 8 më shumë se Milani dhe 10 mbi Juventusin e Como. 10 lojtarë të ndryshëm kanë shënuar për skuadrën e Chivu.
    Calhanoglu kryeson me 5 gola, ndjekur nga Lautaro, Thuram dhe Bonny me nga 3 gola, Dimarco me 2, ndërsa Bastoni, Dumfries, Barella, Pio Esposito dhe Sucic me nga 1 gol. Këtu shtohet edhe autogoli i Muharemovic (Sassuolo).
    Edhe pse mungesa e Thuram për shkak dëmtimi s’ka ndikuar në efiçencën sulmuese zikaltër, ka pasur peshë në aspektin taktik dhe fizik. Bonny dhe Pio Esposito kanë bërë mirë, por rikthimi i francezit do të jetë thelbësor për t’i dhënë Lautaros mundësinë të marrë frymë pas një muaji pa pushim mes kampionatit, Champions-it dhe kombëtares.
    Thuram ka rifilluar stërvitjet në fushë dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të jetë në listë për ndeshjen me Veronën, në pritje që të rikthehet titullar javën e ardhshme në Champions kundër Kairat, mbi një muaj pas dëmtimit ndaj Slavia Prague.
     

  • U dëmtua në sfidën ndaj Napoli, trajneri Chivu humbet për një muaj mesfushorin

    U dëmtua në sfidën ndaj Napoli, trajneri Chivu humbet për një muaj mesfushorin

    28 Tetor 2025

    10:09

    Telesport

    Mesfushori armen i Inter, Henrikh Mkhitaryan, i dëmtuar në ndeshjen kundër Napoli, mësohet se ka pësuar një tendosje muskulore në gjysmëtendinozin e kofshës së majtë. Nuk është ende e qartë saktësisht se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave, por ka të ngjarë që ai të jetë jashtë për rreth një muaj.
    “Situata e lojtarit do të vlerësohet përsëri javën tjetër“, thuhet në deklaratën e Inter, duke detajuar gjendjen e lojtarit pas testeve klinike dhe mjekësore të kryera ditën e hënë, pas rikthimit në Milano.
    Kështu, Mkhitaryan do të humbasë ndeshjet kundër Fiorentina, Verona dhe Lazio në Serie A dhe atë ndaj Kairat në Champions League. Kthimi i mundshëm i armenit mund të vijë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve.
    Klubi zikaltër synon që ta ketë lojtarin në dispozicion për ndeshjen derbi kundër Milan (më 23 nëntor) dhe më pas në sfidën e Champions kundër Atlético Madrid (26 nëntor). Gjithsesi, mungesa e tij është një goditje e rëndë për trajnerin Chivu.

  • Keqkuptimi “foshnjarak” i Contes ndezi polemikat me Marotta dhe Chivu pas Napoli-Inter

    Keqkuptimi “foshnjarak” i Contes ndezi polemikat me Marotta dhe Chivu pas Napoli-Inter

    Mbas tensioneve të shpërthyera pas Napoli-Inter 3-1 fshihet një keqkuptim “foshnjarak”, që çoi në deklaratat e Antonio Conte kundër Marotta dhe Chivu, të cilat i irrituan shumë interistët. Në klub, fjalët e Contes u konsideruan “të rënda”, si për formën, ashtu edhe përmbajtjen. Conte përmendi Cristian Chivu, që më pas u dallua për “fair play”, dhe kritikoi Beppe Marotta: “Një skuadër e madhe duhet të gjejë arsyet e vërteta të një humbjeje dhe jo të fajësojë të tjerët, sepse krijohen alibi për ambientin dhe lojtarët”.
    Marotta, megjithëse kritikoi arbitrimin, kishte nënvizuar meritën e kundërshtarëve: “Goli i penalltisë së Napolit vendosi ndeshjen… Napoli e legjitimoi fitoren në 30 minutat e fundit”. Conte u përgjigj ashpër: “Nuk do ta lejoja kurrë një drejtues, ose president të fliste kështu… Unë gjithmonë jam mbrojtur vetë, nuk kam nevojë për avokat mbrojtës”.
    Sipas “Gazzetta dello Sport”, tensioni lindi nga një keqkuptim. Conte mendonte se Chivu nuk do të deklarohej për mediat, vetëm Marotta do të komentonte para gazetarëve. Ky keqkuptim e shndërroi një mosmarrëveshje të thjeshtë në çështje mediatike, ndërkohë që Chivu më pas foli për ta ulur tensionin, diskutoi vetëm për ndeshjen.

  • Interi ka rilindur nga mbrojtja në sulm, Chivu është gati “ta fundosë” Napolin

    Interi ka rilindur nga mbrojtja në sulm, Chivu është gati “ta fundosë” Napolin

    25 Tetor 2025

    6:13

    Alfred Lleshi

    “Interi ka rilindur nga mbrojtja te sulmi”, thotë Cristian Chivu, i gatshëm për ta sfiduar direkt Napolin. Pas golit të Adzic, në barazimin ndaj Juventusit, skuadra zikaltër ka regjistruar 7 fitore radhazi në kampionat dhe Champions League, me vetëm një gol të pësuar dhe 18 të shënuar. Napoli i Antonio Contes, “i plagosur”, ka pësuar humbjen 6-2 ndaj PSV-së në Champions dhe një goditje nga Simeone në kampionat.
    Përballja e së shtunës në “Maradona” pritet të jetë për “zemra të forta”. Chivu ka tre kandidatë për dy vende sulmuese në formacionin 3-5-2. Lautaro Martinez është i sigurt, ndërsa Bonny dhe Pio Esposito luftojnë për të qenë në krahun e argjentinasit. Mungesa e Thuram ndikon, por sulmi i Interit po rikthehet me intensitet.
    Pas ndeshjes së Champions-it, disa lojtarë kyç si Dimarco, Barella dhe Mkhitaryan do të rikthehen në start, ndërsa Acerbi dhe Akanji rikuperojnë vendet në mbrojtje. Forca e Interit qëndron në gatishmërinë e ekipit për të dhënë më shumë për njëri-tjetrin, teksa Sommer ka rikuperuar formën e tij të mirë. Napoli do të jetë një sfidë më e vështirë se kundërshtarët e mëparshëm, e ngjashme me “larje hesapesh” mes dy pretendentësh.
     

  • Chivu kundër Conte, çfarë kaosi në përballjen e vetme. Shtylla, kartonë të kuq, grindje dhe “copë mu*ti…”

    Chivu kundër Conte, çfarë kaosi në përballjen e vetme. Shtylla, kartonë të kuq, grindje dhe “copë mu*ti…”

    Në përballjen e vetme mes Antonio Conte dhe Cristian Chivu ndodhi gjithçka: tri shtylla, një penallti e dhënë dhe më pas e anuluar, shumë nervozizëm, grindje dhe dy kartonë të kuq, një për Conte dhe një për Chivu, në ndeshjen Parma–Napoli të majit 2025, që rrezikoi t’i kushtonte titullin.
    Ishte java e parafundit e Serie A, me Napolin që kishte 78 pikë, një më shumë se Interi (77). Parma e Chivu mbrojti fort, ndërsa Napoli goditi traversën me Politano dhe shtyllën me Anguissa. Ajo penallti për Neres u hoq më pas nga VAR-i dhe ndeshja përfundoi 0–0, ndërsa Inter-Lazio 2-2 i dha Napolit frymëmarrjen drejt titullit.
    Në fund, pas golit të barazimit të Lazios, shpërtheu kaosi. Conte u përplas me ndihmësin Gagliardi, duke i thënë: “Nuk ke durim, copë mu*i… Pastaj do të vij të të kap vetë”. Kurioziteti i fundit që lidh Chivu dhe Conte i përket ndeshjes së 25 viteve më parë, Itali-Rumani 2-0, në çerekfinalet e “Euro 2000”.
    Antonio doli nga loja me notën 6 dhe kyçin e këmbës të dëmtuar rëndë pas ndërhyrjes së ashpër të Gheorghe Hagi, që e detyroi të largohej nga fusha. Vlerësimi për të ishte: “Nga ai erdhi sinjali i parë i reagimit të italianëve, pas një fillimi të vështirë”. Chivu mori notën 6.5: “U konfirmua si një talent i shkëlqyer, gjithmonë në lëvizje. Me të ardhme të sigurt”.

  • Starti i Chivu për rekord, parakaloi Mourinhon dhe Inzaghin. Vetëm Spalletti më mirë se ai

    Starti i Chivu për rekord, parakaloi Mourinhon dhe Inzaghin. Vetëm Spalletti më mirë se ai

    23 Tetor 2025

    10:12

    Alfred Lleshi

    Marrja e drejtimit të Interit, pas sezonit të kaluar të vështirë, nuk ishte diçka e lehtë, veçanërisht për një trajner pa përvojë të madhe. Megjithatë, Cristian Chivu i ka bindur të gjithë në vetëm 5 muaj. Me “pokerin” ndaj Union Saint-Gilloise në Bruksel, zikaltrit arritën 7 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet.
    Në 10 ndeshjet e para të Serie A dhe Champions-it, Chivu ka mesatare 2.4 pikë për ndeshje (8 fitore, 2 humbje). Që nga sezoni 2004/05, vetëm Luciano Spalletti ka bërë më mirë (8 fitore dhe 2 barazime në 10 ndeshjet e para të sezonit 17-18).
    Leonardo arriti 24 pikë në 10 ndeshjet e para, ndërsa Jose Mourinho dhe Simone Inzaghi kanë mesatare 2.2 pikë për ndeshje. Pas sfidave me Romën dhe transfertës në Bruksel, Chivu do të udhëtojë drejt Napolit në formë të jashtëzakonshme, duke synuar të mbetet i pamposhtur dhe të shkruajë historinë e Interit.
     

  • Capello për Chivu: “Po bën të njëjtën gjë si unë te Milani”. Rumuni: “Shpresoj të fitoj gjysmën e trofeve të tu”

    Capello për Chivu: “Po bën të njëjtën gjë si unë te Milani”. Rumuni: “Shpresoj të fitoj gjysmën e trofeve të tu”

    22 Tetor 2025

    13:02

    Alfred Lleshi

    Pas ndeshjes USG–Inter 0-4, Fabio Capello i tha Cristian Chivu: “Flisni si një profesor, po bëni atë që bëra unë te Milani. Keni hyrë në kokën e lojtarëve, iu rikthyet vetëbesimin. Kjo e juaja është një punë shumë psikologjike”. Chivu iu përgjigj: “Faleminderit për komplimentet, shpresoj të fitoj të paktën gjysmën e asaj që keni fituar ju”.
    Në analizën për “Sky Sport”, Chivu tha: “Skuadra duhej ta rikthente besimin pas zhgënjimeve të fundit të sezonit të kaluar. Futbolli është i vështirë, sjell edhe gjëra negative. Lojtarët kanë nevojë për besim, të kuptojnë se janë të aftë dhe të motivuar të punojnë fort. Jam pjesë e një grupi fantastik, me shumë mundësi për përmirësim. Më pëlqen kur janë të gatshëm të lënë mënjanë krenarinë personale dhe të punojnë për grupin”.